LAJMI I FUNDIT:

Serbia akuzohet nga ushtarët që i ka mobilizuar me dhunë për luftë (Video)

Serbia akuzohet nga ushtarët që i ka mobilizuar me dhunë për luftë (Video)

Luftërat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në hapësirën e ish-Jugosllavisë, pos numrit tragjik të shumë viktimave, kanë lënë pasoja edhe teka ata që me dhunë, shpesh me kërcënimin e armëve, janë dërguar në luftëra, raporton Al Jaazera. Në Serbi, sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, pesëmijë persona dhunshëm u dërguan në lutë.

Para 17 vjetësh, në Krushevc të Serbisë, Nadezhda Kostiq kishte kërkuar që nga lufta në Kosovë t’i kthehej djali i saj i madh. Në këtë qytet, transmeton Koha.net, në majin e vitit 1999 kishte filluar protesta spontane e grave të qytetit për shkak të vrasjes së gjashtë ushtarëve.


“Kemi kërkuar informata se çfarë po ndodh me fëmijët tanë atje. S’e kemi pasur asnjë informatë. Të gjithë ishin frikësuar”, thotë sot Nadezhda Kostiq.

Një numër i madh i të rinjve të aftë për luftë, në ato vite fshihej nga mobilizimi. Disa ikën jashtë ose u fshehën nga ata që dërgonin ftesa për ushtri.

Thuhet se të mobilizuarit me dhunë edhe tash jetojnë me frikë, sepse një pjesë e atyre që i kishin ndjekur janë ende në pushtet.

Sidoqoftë, 800 nga ta e kanë akuzuar shtetin e Serbisë.