LAJMI I FUNDIT:

Serbia bojkoton takimin për shkak të Kosovës

Serbia bojkoton takimin për shkak të Kosovës

Serbia nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë në Panairin e 78 ndërkombëtar në Berlin, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, respektivisht ministrit të Bujqësisë Blerand Stavileci.

“Pasi që Gjermania do ta trajtojë delegacionin kosovar “si të Republikës së Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në tubim”, u ka thënë gazetarëve sekretari i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë, Danillo Goluboviq.

Ai ka thënë se, nikoqiri nuk ka përmbushur kërkesën e Qeverisë së Serbisë që përskaj emrit të Kosovës të vendoset asteriski, apo fusnota, raporton Rel.


Kjo nuk është hera e parë që Serbia nuk merr pjesë në tubimet ndërkombëtare, edhe pse në Bruksel është arritur marrëveshja me Kosovën për bashkëpunimin rajonal, përkatësisht pjesëmarrjen në konferencat e tilla. /Telegrafi/