Nxënësit serbë në Kosovë mësojnë sipas plan-programeve të Serbisë dhe nuk pengohen nga askush. Ligji kosovar për arsim nuk përfshin të gjithë qytetarët e vendit, pasi nuk respektohet nga komuniteti serb. Ky i fundit vazhdon të refuzojë plan-programet e Qeverisë së Kosovës, dhe të punojë me ato të Serbisë.
Këtë privilegj nuk e kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkundrazi kërkesa e tyre për përdorimin e abetares së përbashkët nuk ka marrë përgjigje, shkruan “Zëri”.
Ministria e Arsimit e Serbisë është organi legjitim për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës nuk është, duke përfshirë këtu dhe drejtorit komunale arsimore. 14 vjet pas luftës ky komunitet është “shah”në vete, por në anën tjetër mësimdhënës të këtyre nxënësve i marrin rrogat nga Qeveria e Kosovës.
Kësaj lirie të këtij komuniteti në Kosovë ia kanë lakmi pakicat shqiptare në Serbi e Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri ka thënë për “Zërin” se abetarja unike ende nuk është lejuar të përdoret për fëmijët e klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Beqiri ka bërë të ditur se para dy muajsh ka bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit të Serbisë që të lejohet përdorimi i kësaj abetareje të përbashkët, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje. Ai konsideron se vonesa e përgjigjes nënkupton një përgjigje negative.
“I jam drejtuar para dy muajsh Ministrisë së Arsimit dhe nuk kam marrë përgjigje, kjo na bënë të ditur se nuk po lejohet përdorimi i abetares unike në shkollat fillore ku mësojnë fëmijët shqiptarë. Në shkollat tona tani përdorim abetaren e Shqipërisë për fëmijët, por atë të para një viti me autor Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj, dhe jo këtë të renë, jo uniken edhe me dy autorë tjerë nga Kosova”, tha ai.
Beqiri thotë se ka tekste tjera nga Shqipëria që janë lejuar për shkollën fillore si dhe ato të autorëve vendorë. Sipas tij, deri në 60 për qind tekstet për shkollën fillore janë siguruar në shqip, dhe shprehet optimist se deri në fund të vitit të sigurojnë të gjitha tekstet.
“Shumicën e teksteve i kemi nga Shqipëria dhe të autorëve tanë. Neve na lejohen tekstet e botuara nga Shqipëria, por jo dhe të autorëve nga Kosova, këto nuk lejohen nga Serbia pasi nuk e njeh Kosovën si shtet. Tekstet nga Kosova refuzohen sa herë që ne bëjmë kërkesë”, tha ai.
Shkollat kanë dëshirë që të kenë dhe tekstet nga Kosova, sikurse nga Shqipëria. Problemin kryesor tani, Beqiri tha se përveç abetares unike e kanë me tekste të shkollave të mesme, ku mungojnë tekstet e reja. “Në të mesmen mësimi mbahet me tekste të vjetra dhe me shënime”, ka thënë Beqiri.
Abetarja e përbashkët nuk është në përdorim as në Mal të Zi, për komunitetin shqiptar atje. Bilal Halaj njohës i arsimit në Mal të Zi ka thënë se do duhej të lejohej abetarja unike pasi këtë e garantojnë edhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ai ka kërkuar nga spektri politik shqiptar në Mal të Zi që të shtrijnë më shumë ndikim tek qeveria së bashku dhe me drejtorët e shkollave. Halaj vlerëson se pa përpjekje e këmbëngulje në këtë çështje nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet e Kosovës, nuk mund të ketë abetare në përdorim për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.
Ai e quan abetaren unike të kompletuar, shumë në nivel dhe të domosdoshme edhe për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi. Për dallim nga dy qeveritë e vendeve fqinje, qeveria e Kosovës është pafund liberale.
Ministria e Arsimit e Kosovës lejon që në shkollat ku mësojnë nxënës të komunitetit serb të punohet me planprograme serbe, të mos njohin legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, por të marrin paga nga qeveria e këtij vendi dhe gjithashtu edhe atë të Serbisë, të cilën e njohin si qeveri.
Drejtoresha për arsim në komunën e Rahovecit Besa-Hoxha Beqiri konfirmon se komuniteti serb në Rahovec, por dhe në Hoçë të Madhe punon me plane të Serbisë.
Ndryshe, më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, quajtur ndryshe abetarja e kombit. Teksti i përzgjedhur ka si bashkautorë Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert