LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Icardi shkëlqen për Sampdorian

Serie A: Icardi shkëlqen për Sampdorian

Pavarësisht se Napoli përfitoi më shumë këtë javë, duke ngushtuar diferencën ndaj liderit Juventus, ishte Sampdoria ajo e cila pushtoi lajmet kryesore.

Gjashtë gola të shënuara kundër Pescaras, katër nga të cilët u shënuan nga Mauro Icardi, i sigurojnë Sampdorias dy vende në ekipin e javës. Përveç Icardit, kjo skuadër kontribuon edhe me mbrojtësin Lorenzo De Silvestri në mesin e më të mirëve.

Fitore befasuese këtë javë shënuan edhe Catania ndaj Fiorentinas dhe Chievo ndaj Lazios. Fitore më të vështirë se që u mendua shijoi Palermo, që mposhti Cagliarin, e që po ashtu kontribuon në ekipin më të mirë të javës.

Sulmi i javës përfshin edhe Riccardo Meggiorinin e Torinos dhe Cyril Thereau të Chievos, derisa në mesfushë kanë edhe emri i yllit të Napolit, Marek Hamsik dhe atij të Interit, Esteban Cambiasso.

Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A:

Portier: Stefano Sorrentino (Palermo)

Mbrojtës: Lorenzo De Silvestri (Sampdoria); Nicola Legrottaglie (Catania); Marco Andreolli (Chievo)

Mesfushorë: Marek Hamsik (Napoli); Esteban Cambiasso (Inter); Alessandro Diamanti (Bologna) dhe Lucas Castro (Catania)

Sulmues: Riccardo Meggiorini (Torino); Mauro Icardi (Sampdoria); Cyril Thereau (Chievo);

Formacioni 3-4-3

Sorrentino

De Silvestri – Legrottaglie – Andreolli

Hamsik – Cambiasso – Diamanti – Castro

Meggiorini – Icardi – Thereau
/Telegrafi/