LAJMI I FUNDIT:

Seti fotografik që shfaq emocionet e adoptimit të fëmijës

Seti fotografik që shfaq emocionet e adoptimit të fëmijës

Përderisa fotografitë e bukurisë së dhënies së gjirit, lidhjes së babait me djalin etj., janë të zakonshme këto ditë, Kristen Prosser ka vendosur të dokumentoj një rrugëtim tjetër prindëror: adoptimin.

Prosser kishte mësuar të martën që miqtë e saj, Sarah dhe David Oslen, do të adoptojnë fëmijë, dhe të mërkurën në mëngjes iu ishte bashkuar çiftit në fluturimin nga Minesota në Florida, për të dokumentar momentin kur e takojnë vajzën e tyre, transmeton Telegrafi.


3

“Gjithmonë kam dashur ta fotografoj takimin e parë të një foshnje të adoptuar”, ka shkruar Prosser në profilin e saj të Facebook-ut.

2

Olsenët gjithmonë kishin dashur tre fëmijë, dhe pas dy shtatzënive të vështira i kishin lindur dy djem, Zakaryn 6 vjeçar dhe tre vjetarin Levi, i cili kishte lindur në Spina Bifida. Por, pavarësisht dashurisë ndaj djemve, Olsenët nuk ishin ndjerë të kompletuar dhe, pas shumë tentativave, ata nuk kishin qenë të aftë ta bëjnë një fëmijë të tretë. Prandaj, ata kishin vendosur ta adoptojnë një vajzë.

4

Sidoqoftë, edhe në adoptim kishin dështuar katër herë, derisa në fund e kishin pranuar thirrjen të cilën e pritnin qe një kohë të gjatë dhe brenda 30 orëve David dhe Sarah do ta takonin vajzën e tyre, Tilly Pearl.

5

“Në momentin që e pamë vajzën, zemrat tona u kompletuan. Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë ndjesi”, ka thënë David duke rikujtuar momentin e parë kur e ka takuar vajzën e tij. /Telegrafi/