LAJMI I FUNDIT:

Shahisti rus më i miri në Kampionatin Individual Evropian të Shahut në Gjakovë

Shahisti rus më i miri në Kampionatin Individual Evropian të Shahut në Gjakovë

Është mbyllur mbrëmë Kampionati Individual Evropian i Shahut, i cili u mbajt për 12 ditë me radhe në komunën e Gjakovës.

Në ceremoninë përmbyllëse që u mbajt në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, u vlerësua se organizimi ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se e tërë rrjedha e kampionatit ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.


Vlerësimet më pozitive i ka dhënë presidenti i Federatës Evropiane të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, i cili ka thënë se Gjakova dhe Kosova kanë ditur ta bëjnë një organizim të mrekullueshëm, madje duke qenë entuziast të sportit, e kanë organizuar këtë event sportiv shumë më mirë sesa që kanë mundur ta bëjnë edhe profesionistët më të mirë për organizimin e eventeve nëpër shtetet tjera të botës, raporton Koha.net.

Në ceremoninë përmbyllëse ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila gjithashtu është shprehur e kënaqur për mbarëvajtjen e këtij eventi.

Ajo ka thënë se kënaqësia më e madhe për komunën është fakti se krahas flamujve të Evropës është valëvitur i barabartë edhe flamuri i Kosovës dhe se të gjithë shahistët mysafirë janë ndarë të kënaqur me mikpritjen e Gjakovës dhe gjakovarëve.

Ndryshe, në këtë turne evropian kanë marrë pjesë gjithsejtë 240 pjesëmarrës nga 38 shtete evropiane.

Fitues i Kampionatit doli të jetë Ernesto Inarkiev nga Rusia, ndërsa në mesin e shahistëve kosovarë, më i miri është radhitur Nderim Saraqini.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori