LAJMI I FUNDIT:

Shala: Futbolli i Kosovës në familjen e moderne të futbollit

Shala: Futbolli i Kosovës në familjen e moderne të futbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, uron futbollistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses historik të vendit tonë.

Më ketë rast, ministri Shala u shpreh se pranimi i Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit evropian është ngjarje madhore për futbollin në veçanti dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi, por edhe shenjë e dëshmi domethënëse e suksesit të shtetit të tonë.

Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për punën e palodhshme që kanë bërë që futbolli i Kosovës të shënoi këtë sukses historik.

Ai u shpreh se pranimi i Kosovës në UEFA është një akt historike dhe i jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, dhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, meqë Kosova ka talent të shkëlqyer, të cilët mund ta prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ministri Shala uroi veçmas futbollistët e Kosovës, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit tonë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin dhe njohjen e vlerave të Kosovës në botë, shtoi Shala dhe u shpreh se Kosova ka talent të shkëlqyer të cilët mund t’i kontribuojnë vlerave të futbollit Evropian.

Ministri Shala këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Budapest, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, dhe ka përcjellë nga afër zhvillimet rreth pranimit të Kosovës në UEFA.

Ai gjatë gjithë kohës u ka dhënë mbështetje të fuqishme drejtuesve të FFK-së, të cilëve u ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e garave të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori