LAJMI I FUNDIT:

Shala: NISMA në Drenas nuk është shuar, po fuqizohemi në tërë vendin

Shala: NISMA në Drenas nuk është shuar, po fuqizohemi në tërë vendin

“Është absurde të thuhet që dega në NISMA është shuar, kjo është absurde pasi njëri nga themeluesit e NISMA-s edhe të degës në Drenas është Jakup Krasniqi”, ka thënë Haxhi Shala deputet dhe anëtar i NISMA-s për Kosovën në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Shala ka sqaruar se ka pas largime individuale për arsye parciale – që nuk e kanë dëmtuar të përgjithshmen e NISMA-s .


“Nga NISMA është larguar kryetari i degës dhe nënkryetari dhe është emëruar kryetari i ri Isa Xhemajlaj”.

“Qytetarët kanë nevojë për ndryshim dhe atë ndryshim e shohin tek NISMA dhe AAK-ja.”

“Shkaqet e largimit të Izet Ibrahimit kanë qenë pasi ka qenë kundër koalicionit me AAK-në njëjtë ka vepruar edhe Xhevat Bislimi të cilët kanë qenë për një koalicion me Vetëvendosjen,” ka thënë Shala.

Më tej ish komandanti dhe tani deputet ka thënë se edhe nëse dy krerët e NISMA-s largohet, subjekti vazhdon, madje ka shtuar se ka lëvizje të shumta ndër parti dhe më së shumti NISMA po merr anëtarë të LDK-së në Prishtinë.

“NISMA për Kosovën sot nuk varet nga individë, nëse edhe largohet Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi NISMA nuk shuhet pasi ka krijuar mjaft kuadro.”

“Ata që janë larguar mund t’i falënderoj për punën që e kanë bërë ata sot kanë rrugët e veta.”

“Ne sot më shumë se 50 % të territorit e kemi të mbuluar me struktura.Koalicioni me AAK-në është mirëpritur nga kryesia dhe strukturat në terren.”

“Ka lëvizje nëpër çdo subjekt politik, në Prishtinë ka pas aderime të shumta nga LDK-ja në NISMA,” ka përfunduar Shala, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori