Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se liderët e shtetit “po tallen me qytetarët” kur po flasin për tema të caktuara.
Ai ka komentuar interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa, të enjten, të cilën nuk e ka vlerësuar si të përmbushur, pasi Mustafa nuk ka dhënë informata për gjendjen e shqiptarëve në veri të vendit. Shala ka kërkuar nga kryeministri që të jetë proaktiv në kthimin e të gjithë shqiptarëve të shpërngulur në pronat e tyre, njofton Klan Kosova.
“Udhëheqësit e shtetit kanë filluar të tallen me qytetarët, me marrëveshjet që po i bëjnë në Bruksel. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka marrë kodin telefonik, por dihet mirëfilli se aplikimin e ka bërë Austria, pronare është Serbia, ndërsa ne vetëm e shfrytëzojmë. Kryeministri në raportimin e tij për veriun e vendit nuk foli për jetën e shqiptarëve atje. Ai nuk është kryeministër vetëm i serbëve të veriut, por edhe i shqiptarëve. Ai duhet të flasë për gjendjen e tyre atje. Atje banorët të cilët kanë jetuar dikur, tashmë janë të shpërngulur. Megjithatë askush nuk merret me kthimin e tyre në pronat që posedojnë”.
Deputeti Shala po ashtu ka komentuar arrestimin e zyrtarit policor Nehat Thaci, nga autoritetet serbe, duke kërkuar nga Mustafa që ta zgjidhë çështjen dhe njëherësh të bëjë presion në Interpol që të pastrohen listat dhe kosovarët të mos arrestohen me fletarreste të vjetra të Serbisë.
“Përderisa drejtori regjional i Policisë së Kosovës arrestohet, atëherë nuk mund të themi se e kemi nën kontroll territorin”.
“Kryeminisitri Mustafa bën telefonata në Serbi për çështjet e serbëve disa herë në ditë. Por ai nuk e pa të udhës që këtë gjë ta bëj për ta liruar një zyrtar të lartë të policisë së vendit. Ministria e Punëve të Brendshme nga ana tjetër duhet të kërkojë nga Interpol-i që listat e Serbisë për arreste ndërkombëtare të pastrohen, në mënyrë që të mos preken qytetarët tanë që udhëtojnë sot nëpër territorin e Serbisë”.
Ai ka komentuar edhe sondazhin e fundit të “fuqisë” së partive politike, që NISMËN e rendit poshtë, me vetëm dy për qind të votuesve, duke e cilësuar si të pabazë, njofton Klan Kosova.
“Sondazhi i fundit lidhur me renditjen e subjekteve politike është qesharak. NISMA ka dy për qind të votave vetëm në Malishevë. Besoj që shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje dhe do të shihet se kush e ka besimin e qytetarëve të vendit. Disa zyrtarë të partisë që kanë shkuar në Vetëvendosje, kanë filluar të kthehen. Shumë shpejt do të kalojë komplet dega e Vetëvendosjes e një komune tek NISMA për Kosovën. Sipas sondazheve tona ne tash e kalojmë 8 për qindëshin, të dhëna këto shumë të sakta”. /klankosova.tv/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën