LAJMI I FUNDIT:

Shala viziton shtëpinë e Xhafer Devës e Kullat e Isa Boletinit

Shala viziton shtëpinë e Xhafer Devës e Kullat e Isa Boletinit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të qëndrojë sot në Komunën e Mitrovicës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Shala gjatë qëndrimit në Mitrovicë, do të vizitojë shtëpinë e Xhafer Devës.


Po ashtu, ai do të vizitojë edhe kullat e Isa Boletinit.

Nga njoftimi, bëhet e ditur se vizitën tek shtëpia e Xhafer Devës do të realizojë në orën 13:00, për të vazhduar pastaj në 13:40 në Kullat e Isa Boletinit.