LAJMI I FUNDIT:

Shantazhet e Qeverisë e fusin Kuvendin në krizë

Shantazhet e Qeverisë e fusin Kuvendin në krizë

Deputetë të opozitës dhe monitorues të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se biseda telefonike e përgjuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është argument shtesë që konfirmon se agjenda e Kuvendit diktohet nga Qeveria. Sipas tyre, këtu anashkalohet pozicioni i kryetarit të Kuvendit në përgatitjen e agjendës, nga shefi i Qeverisë dhe ai i Grupit parlamentar të PDK-së.

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi gjithnjë ka shërbyer për Qeverinë siç e ka quajtur ai “trampolinë e projekteve të pushtetit” , shkruan Koha Ditore.

Ndërsa për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka nevojë që nga bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së të kuptohet që Ekzekutivi e cakton agjendën e Legjislativit.

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga IDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë se telefonatat paraqesin dëshminë e radhës se në Kosovë, Kuvendi është në krizë identiteti dhe i nënshtruar ndaj tendencave abuzuese nga ana e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori