LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri dëshiron të hyjë në histori me Zvicrën

Shaqiri dëshiron të hyjë në histori me Zvicrën

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri mezi po pret që të fillojë Kampionati Evropian. Ai po shpreson që me Zvicrën të hyjnë në histori.

“Unë jam duke u përgatitur për Evropian, sepse dua të bëjë histori me Zvicrën. Ne duam të kemi një Evropian të mirë dhe për këtë nuk më pritet të luajë me Zvicrën”, ka thënë Shaqiri për mediat vendase.


“Ne kemi një grup të vështirë, por mendoj se ne jemi një ekip i mirë. Ne kemi lojtarë të talentuar dhe që kanë përvojë. Duam të kalojmë grupin me Zvicrën. Kur ne luajmë, askush nuk mund të na ndalë, dhe mendoj se bashkë me Francën jemi favoritë për të kaluar grupin”, theksoi futbollisti nga Zhegra, shkruan albinfo.ch.

Ai gjithashtu shtoi se edicionin e ardhshëm pret rezultate më të mira me skuadrën angleze Stoke City.