Me rastin e përvjetorit të pestë të Pavarësisë së Kosovës si dhe në vazhdën e aktiviteteve për zhvillimin e komunitetit, Kompania SharrCem në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit organizon një garë shkollore për fëmijët e shkollës “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit me ç’rast do të jepen shumë shpërblime si iPad, Kompjuter Llaptop, Bicikleta, Play Station etj.
Përmes një njoftimi për media, Fabrika për prodhimin e çimentos SharrCem ka njoftuar se për nderë të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizojë një garë shkollore nga e cila do të përfitojnë fëmijët e Komunës së Hanit të Elezit. Sipas SharrCem gara do të zhvillohet në mes nxënësve të shkollës fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit dhe të drejtë pjesëmarrjejeje do të kenë të gjitha klasat, ndërsa garimi do të bëhet në bazë të moshës dhe klasës përkatëse:
Klasat I-III , do të kenë mundësi të marrin pjesë në garë duke vizatuar një vizatim për Pavarësinë e pestë te Kosoves dhe 3 vendet e para do të shpërblehen me Bicikletë, DVD me set edukativ e Top te futbollit.
Klasat IV-VI mund të garojnë me një poezi me titullin “Kosova, shtëpia ime,” ku nxënësit do të mund të shprehin aftësitë e tyre të të shkruarit, të cilat do t’iu shperblehen me dhurata si kompjuter Llaptop, iPod e Aparat Fotografik.
Klasat VII – IX mund të garojnë me një ese me temën “Kosova, shtet pesë vjeçar,” përmes të cilës 3 vendet e para do të mund të fitojne një iPad, një Play Station Portable apo një set pune: tavolinë dhe karrikë.
Përfaqësuesit e SharrCem në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe Drejtorinë e shkollës kanë njoftuar të gjithë nxënësit për këtë iniciativë si dhe kanë shpërndarë broshura informuese me detaje mbi garën e cila do të zhvillohet në mënyrë transparente, në kohën dhe mënyrën e organizuar nga Drejtoria e Shkollës “Ilaz Thaçi”, thuhet tutje në komunikatën e kompanisë SharrCem.
Fëmijët kanë mirëpritur iniciativën me shumë gëzim dhe tanimë pregaditjet për garë kanë filluar, ndërsa dhënia e shpërblimeve do të bëhet më datë 15 Shkur 2013, në ora 15:00 në një manifestim të financuar nga SharrCem e të organizuar nga shkolla Fillore Ilaz Thaçi dhe Komuna e Hanit të Elezit, ku fëmjët do të interpretojnë me poezi, këngë e valle, njofton SharrCem.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre