LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Dyfishohet numri i tabletëve

SHBA: Dyfishohet numri i tabletëve

Ishte viti 2010 kur kompjuterët tablet filluan të përdoreshin në masë të gjerë, në SHBA, fillimisht me iPad, i cili u shndërrua në simbol të industrisë duke marrë pjesën më të madhe të tregut.

Dy vjet më pas, në tregun amerikan pothuajse secila shtëpi e ka së paku një pajisje të tillë mobile, e cila po popullarizohet gjithnjë e më shumë.

Në fakt, sipas hulumtimit të Forrester Research, numri i pronarëve të tabletëve është dyfishuar në SHBA, për vitin 2012.
Një hulumtim me 60.000 respondentë amerikan, thotë se 19 për qind e tyre posedon një tablet.


Pyetësorët janë realizuar me qytetarë më të moshuar se 18 vjet, duke gjetur se të moshuarit janë gjithashtu adoptues të rëndësishëm të tabletëve, mirëpo me një shkallë më të ngadalshme të rritjes.

Ndërsa, njerëzit më të moshuar se 47 vjet ishin ata që më së shumti përdorin dhe posedojnë një tablet, pasi që 14 për qind e tyre kanë deklaruar se kanë një tablet, përqindje kjo dy herë më e lartë se sa në vitin e kaluar.

Dhe ky fakt nuk mund të jetë i befasishëm kur dihet se 84 për qind e të rriturve qasen online çdo ditë, një rritje kjo prej 78 për qind sa ishte vitin e kaluar. / Telegrafi /