LAJMI I FUNDIT:

SHBA e do mbetjen e Britanisë në BE

SHBA e do mbetjen e Britanisë në BE

Shtetet e Bashkuara thanë se dëshirojnë që Britania të mbetet në Bashkimin Evropian, duke tërhequr vërejtjen për referendumin mbi largimin e mundshëm nga BE-ja.

Komentet vijnë derisa kryeministri britanik David Cameron përgatitet të mbajë një fjalim të shumëpritur mbi lidhjet e Britanisë me BE-në, në mes të të rritjes së thirrjeve për referendum për tërheqje nga blloku.

“Ne kemi marrëdhënie në rritje me BE-në si një institucion, që ka një zë në rritje në botë dhe duam të shohim një zë më të fortë britanik në BE,”, tha Philip Gordon, ndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroaziasë, transmeton Rel.

Cameron ka thënë se dëshiron që të rinegociojë lidhjet me Evropën dhe më pas të kërkojë “pëlqimin e ri” të publikut për një zgjidhje të re.

Në javët e ardhshme, ai pritet të ofrojë një referendum mbi Evropën, që do të mund të mbahej pas zgjedhjeve e ardhshme të përgjithshme në vitin 2015. /Telegrafi/