0Shares

Çdo betejë, qoftë dhe kjo me një forcë shkatërruese të natyrës, ka heronjtë e saj. Pa frikë mund të quhet e tillë Ronda Chrosswhite, mësuesja e shkollës fillore “Plaza Touer Elementary”, e cila mbuloi me trupin e saj fëmijët për t’i mbrojtur nga shembja e çatisë apo nga gurët, tubat dhe objektet e tjerë që përplaste me forcë stuhia.

Ajo e tregon shume thjeshtë: “Kur nisi te vinte unë i mbulova me trupin tim fëmijët. Nje prej vogëlusheve më tha ‘Të dua shumë, të lutem na shpëto’".

Të gjithë fëmijët që ndodheshin me Ronden tani janë të sigurt. Ajo ka marrë disa gërvishtje, që i quan të parëndësishme, duke pasur parasysh pasoja edhe më të tmerrshme.

“Për asnjë çast nuk mendova se isha në prag të vdekjes”,thotë ajo.

“Përgjatë gjithë kohës u bërtisja fëmijëve: ‘Mos u shqetësoni, jemi mirë’. Thërrisja, sepse doja t’i qetësoja, doja të tejkaloja me zë, zhurmën e furishme të stuhisë. Një vajzë qante me ngashërim dhe iu drejtova ‘gjithçka shkon mirë, të mbroj unë’, dhe më pas iu drejtova Zotit me një lutje ‘kujdesu për femijët e mi’”.

Megjithëse nuk e mban mend mirë atë moment, e krahason forcën e stuhisë me forcën shtypëse të një treni.

“Ishte sikur me godisnin pa pushim mbi kurriz”, tregoi ajo.

Pas intervistës nxënësit e përqafuan dhe e falënderuan; kishin qenë me fat. Ndërsa 9 vogëlushë të tjerë u rrëmbyen nga stuhia. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)