LAJMI I FUNDIT:

SHBA mohon të ketë lidhje me puçin në Turqi

SHBA mohon të ketë lidhje me puçin në Turqi

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby gjatë një konference me gazetarët tha se vendi i tij nuk ka ndonjë lidhje me tentativën e 15 korrikut për grusht shteti në Turqi.

Në përgjigje të një pyetjeje në konferencën ditore të shtypit, Kirby reagoi ndaj komenteve që e vendosin ShBA-në prapa tentativës së grushtit të shtetit në Turqi.


“Turqia nuk është vetëm një aleat, por njëherësh edhe mik”, tha Kirby.

Turqia luan një rol të rëndësishëm në operacionet që zhvillohen kundër organizatës terroriste DAESH dhe marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë”,- shto ai.

Kirby iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me ekstradimin e kreut të organizatës FETO/PDY, Fethullah Gulen, duke bërë sqarime edhe për komentet se marrëdhëniet Turqi-Amerikë do të prekeshin nga mos-ekstradimi i Gulenit.

“Në lidhje me Gulenin dhe ekstradimin e tij ne bisedojmë rregullisht me autoritetet turke. Ekstradimi është një çështje që ka të bëjë me provat”, u shpreh Kirby, duke shtuar se ky proces përparon ashtu siç duhet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Siç e kam shprehur edhe më parë, na kanë mbërritur disa dokumente dhe po i analizojmë ato. Por për momentin nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me këtë çështje”,- sqaroi Kirby.

“Ne e kemi dënuar tentativën për grusht shteti dhe i kuptojmë hapat që ka hedhur Qeveria turke pas kësaj tentative. Zgjidhja e kësaj çështjeje deri në fund është një detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve. Çështja duhet të hetohet dhe të ngarkohen me përgjegjësi pjesëmarrësit në këtë tentativë për grusht shteti”,- tha zëdhënësi i departamentit amerikan.

Në përgjigje të pyetjeve mbi masat e marra në Turqi pas tentativës së grushtit të shtetit, John Kirby tha: “Po ua lë autoriteteve turke të flasin mbi arsyet e vendimit që kanë marrë (pas puçit). Sukseset e tyre demokratike janë të rëndësishme për ne. Me autoritetet turke ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të ngushta gjatë këtij procesi si një vend mik dhe aleat i tyre”.

Gazetarët e pyetën zëdhënësin edhe për takimin që presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të realizojë muajin e ardhshëm me kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Turqia është një vend i pavarur dhe i gëzon të gjitha të drejtat për të ndërtuar marrëdhënie dypalëshe dhe shumëpalëshe, që ajo mendon se do ta forcojnë dhe përparojnë edhe më shumë. Për ne ajo që është e rëndësishme në lidhje me Turqinë ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi ndërtuar me këtë vend në kuadër të NATO-s dhe koalicionit kundër DAESH-i”,- vlerësoi John Kirby.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori