Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë kosovare. Konfirmimin për këtë mbështetje e ka marrë edhe njëherë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili është duke qëndruar në shtetin Iowa të SHBA-ve për një vizitë zyrtare.
Gjatë kësaj vizite, në kryeqytetin Des Moines, ministri është takuar me Sekretarin për Bujqësi të Iowas, Bill Northey, si dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, me të cilët mes tjerash kanë diskutuar edhe për hapat konkretë të bashkëpunimit mes dy shteteve, të cilat tashmë edhe janë të binjakëzuara.
“Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar në veçanti për projekte të përbashkëta që mund të bashkojnë fermerët e të dyja shteteve, me qëllim të ndërtimit të komunikimit më të mirë të fermerëve dhe shoqatave të tyre nga të dyja vendet, për të sjellë pastaj edhe vizita të ndërsjella. Për të gjitha këto ne kemi gjetur përkrahjen e veçantë të këtij shteti e ku kemi marrë premtim edhe për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mbështetje të mëtejmë për zhvillimin e bujqësisë në vend”, tha ministri Krasniqi.
Gjatë qëndrimit në Iowa, ministri ka takuar edhe Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Timothy Orr, me të cilin diskutoi për hapat konkret drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave nga Kosova dhe shteti i Iowa-s.
Po ashtu, ai bashkë me koordinatorin e zyrës së MCC-së në Kosovë, Petrit Selimi, kanë takuar edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme që merren me ekonomi, ku gjatë këtyre takimeve është diskutuar për mundësitë e investimeve në sektorë të ndryshëm në Kosovë nga fondi i MCC, e sidomos investimet potenciale në projekte që ndërlidhen me sektorin e bujqësisë.
Ndryshe, për nder të vizitës së ministrit Krasniqi, është shtruar edhe një darkë nga organizata Iowa Sister States, ku pjesëmarrës ishin edhe Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, drejtues të institucioneve të ndryshme në Iowa, përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe të institucioneve arsimore, me ç’rast ministri ka prezantuar para tyre të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe i ka ftuar ata që të vizitojnë Kosovën për të parë mundësitë e krijimit të lidhjeve të reja të bashkëpunimit.
Ministri Krasniqi, po qëndron në këtë vizitë zyrtare me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të Iowas, ku gjatë këtyre ditëve ai pritet të takojë edhe drejtues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të fermerëve të këtij shteti. Po ashtu, bashkë me Sekretarin Northey, ministri Krasniqi do të marrë pjesë në takimin vjetor të NASDA (Asociacioni Kombëtar i Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë) në shtetin Nebraska, ku pritet të marrin pjesë mbi 40 Sekretarë të Bujqësisë së shteteve të ndryshme të SHBA-ve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?