LAJMI I FUNDIT:

Shefi i dërgon në pushim luksoz 2.500 punëtorët e kompanisë (Foto)

Shefi i dërgon në pushim luksoz 2.500 punëtorët e kompanisë (Foto)

Miliarderi zemërgjerë nga Kina, i cili gjatë vitit të kaluar iu ka paguar punëtorëve pushimin në Cote d’Azur të Francës, këtë vit po i dërgon diku tjetër.

Li Jinyuan ka angazhuar 20 aeroplan, për të transportuar 2,500 punëtorët e tij për në Barcelonë të Spanjës.

Punëtorët e ‘Tiniens Group’ do t’i kenë të gjitha të paguara, ndërsa do të qëndrojnë në 1,650 dhoma të hoteleve luksoze.

Rreth 70 autobus, janë angazhuar që t’i bartin ata nëpër vende të ndryshme si Toledo dhe Madrid.

Në këtë fortë, Jinyuan po e shënon 21-vjetorin e themelimit të kompanisë. /Telegrafi/