LAJMI I FUNDIT:

Shefi që i bëri punëtorët milionerë (Video)

Shefi që i bëri punëtorët milionerë (Video)

Pronari i kompanisë, eksportuesi më i madh grek i jogurtit në tregun amerikan, Hamdi Ulukaj, u ka dhuruar punëtorëve të tij 10 për qind të kompanisë, duke i shndërruar në milionerë.

Ulukaj, që drejton kompaninë “Chobani” (Barinjtë), vjet ka shitur mall me vlerë 1.6 miliard dollarë, ndërsa tani kompania vlen 3-5 miliardë dollarë, transmeton Koha. net.

Që t’u dalë hakut punëtorëve për mundin dhe kontributin e dhënë për suksesin e kompanisë, Ulukaj ka vendosur që dy mijë punëtorëve t’ua dhurojë 10 për qind të aksioneve pronësore.

Kjo i bie që shpërblimi mesatar për punëtor të jetë rreth 150 mijë dollarë, por nëse kompania shitet ose nxirret në bursë, vlera e shpërblimit mund të arrijë mbi një milion dollarë, vlerësojnë analistët në New York.

“Kemi punuar bashkë dhe tash jemi partnerë në punë”, deklaroi Ulukaj, i cili kishte emigruar në SHBA më 2005 dhe me pesë punëtorë kishte themeluar firmën e cila tash vlen miliarda.

Ai ka nënshkruar amanetin, si shumë miliarderë të tjerë, se pas vdekjes gjysmën e pasurisë do ta lë për qëllime humanitare. /Telegrafi/