LAJMI I FUNDIT:

Shembje rruge në Firence, hendeku “përpin” njëzet makina (Foto)

Shembje rruge në Firence, hendeku “përpin” njëzet makina (Foto)

Një shembje dheu në rrugë ka hapur një hendek 200 metra të gjatë e shtatë metra të gjerë, i cili ka përpirë njëzet makina në qendër të Firences.

Shembja ka ndodhur në 6:30 të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që ekziston frika për përkeqësim të situatës.


Mijëra shtëpi në Firence e Prato kanë mbetur pa furnizim me ujë, ndërkohë që komuna ka vendosur evakuimin e dy pallateve aty pranë, me frikën se mund të shemben.

Janë kryer kontrolle edhe në disa pallate të tjerë, për të parë nëse kanë dëmtime në strukturë.

Shkak është çarja e tubit nëntokësor të ujit, çka ka sjellë grryerjen e dheut nga poshtë.