A është një ekzaminim me RM i rrezikshëm?

0:13 / 5.09.2012
Nuk njihen rreziqe apo efekte anësore të lidhura me një ekzaminim me Rezonancë Magnetike është pa dhimbje - pacienti nuk mund ta ndiejë atë.

Përderisa nuk përdoren rrezatimet, ekzaminimi mund të përsëritet aq herë sa është e nevojshme, pa ndonjë pasojë. Teorikisht ekziston një rrezik i vogël për fetusin në 12 javët e para të shtatzënisë, për këtë arsye gjatë kësaj periudhe nuk preferohet ky ekzaminim.

Pacienti që të bëjë RM-në duhet të qëndrojë i shtrirë dhe të futet në brendinë e një cilindri të madh, moment ky që mund të jetë problematik për individët që kanë fobi nga hapësirat e mbyllura - klaustrofobik. Kësaj kategorie të pacientëve shpesh duhet t’u jepet anestetik. Pacientët e tjerë që kanë frikë nga një gjendje e tillë konsultohen paraprakisht me mjekun e tyre, i cili mund t’u japë medikamente që mundësojnë relaksimin.

Aparatura gjithashtu gjatë incizimit lëshon zhurma të konsiderueshme, të cilat mund të jenë të pakëndshme për pacientin.

RM nuk mund të bëhet tek pacientët të cilët kanë implante elektrike, siç është një implant i veshit, PaceMaker, apo kanë në trup metale të tjera siç janë klipset e ndryshme kirurgjikale. Por, metalet ortopedike si kukat artificial, apo protezat e tjera metalike në kushte normale nuk janë ndonjë problem. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.