A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!

0:04 / 14.04.2010
Astma është sëmundja kronike më e shpeshtë te fëmijët shkollor. Ajo është shkaktar i numrit më të madh të mungesave nga shkolla dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të hospitalizmit me arsye të fëmijëve shkollor.

Dr. Spec. Ergyl Gafuri, pediatër-astmolog

Studimet afatgjata të dokumentuara tregojnë që prevalenca e astmës në shtetet më të zhvilluara perëndimore në disa dekada të fundit shënon rritje. Një dukuri tjetër interesante është se prevalenca e astmës është më e vogël te fëmijët më të vegjël brenda familjeve më të mëdha se sa te fëmijët e parë dhe të dytë të familjeve të njëjta.

Sipas këtyre del se eksponimi ndaj infeksioneve në fëmijërinë sa më të hershme në një farë mënyre mbron fëmijët nga sëmundjet alergjike dhe astma. Eksponimi ndaj infeksioneve në fëmijërinë e hershme zvogëlon mundësinë e zhvillimit të sistemit TH1-qelizave dhe kështu predominojnë TH2-qelizat, me citokinet e tyre të cilat potencojnë senziblizimin alergjik të fëmijëve me predisponim gjenetik.

Klasifikimi i astmës

E lehtë kohë pas kohe: kjo është forma më e lehtë e astmës. Në përgjithësi pacientët me astmë të lehtë kohë pas kohe kanë simptome të lehta; deri 2 ditë në javë dhe deri 2 net në muaj.
E lehtë e vazhdueshme: Forma e astmës e cila ka simptoma te astmës më shumë se 2 herë në javë por jo më shumë se një herë në një ditë të vetme.
Mesatare e vazhdueshme: Simptomat e astmës një herë në ditë dhe më shumë se një natë në javë.
E rëndë e vazhdueshme: Forma më e rëndë e astmës e cila manifestohet me simptoma gjatë tërë ditës në shumicën e ditëve dhe shpesh natën.

Qëllimi i shërimit te astma e fëmijëve

Në përputhje me udhërrëfyesit për shërimin e astmës dhe në bazë të rezultateve te arritura, sot, konstatojmë se qëllimi i shërimit është arritja dhe mbajtja e kontrollit të plotë me sasi sa ma të vogël të barërave dhe nuzefekteve minimale. Shërimi i plotë nënkupton përveç farmakoterapisë edhe përcjelljen e drejtë të sëmundjes, masat e ndërmarra për zvogëlimin e eksponimit ndaj trigerëve të njohur të astmës dhe shkaktarëve tjerë që përkeqësojnë sëmundjen, pastaj edukimin e të sëmurëve, prindërve të tyre, si edhe njerëzve tjerë, të cilët janë në ndonjë formë të ndërlidhur me aktivitetet e përditshme të fëmijës.

Vitet qё i lamë pas, diku pёrafёrsisht dhjetë vitet e fundit, janë publikuar konsensuse apo udhёrrёfyesve tё ndryshëm nacional, regjional dhe ndёrkombёtar pёr shërimin e astmës. Me aplikimin dhe implementimin e tyre, interesimi qendror nё kujdesin e astmёs, kalon nё prevencёn e vdekshmёrisё dhe egzacerbimeve, tё mesme e tё rënda gjatё kontrollit tё astmёs. Mirёpo, gjerё mё tani, anketimi i udhërrëfyesve, nё shumicёn e rasteve, tregon rezultate tё pakënaqshme me shkallën e arritur tё kontrollit sё astmёs. Arsyet pёr kёtё janё: definicioni jo i qartë i kontrollit tё astmës dhe shumёdimensionaliteti i çështjes.

Pёr shkak tё problemeve tё matjes apo vlerësimit tё kontrollit tё astmës nё praktikën e përditshme, ёshtё zhvilluar testi semikvantitativ, nё formё tё pyetësorit ”Asthma controll test”(ACT), i cili ёshtё treguar si metodё e shpejtё, e saktё, e thjeshtё, e lirё pёr vlerësimin e kontrollit tё astmës dhe e cila mund tё përdoret lehtё si nё shtëpi, ashtu edhe nё ambientet klinike.

Viteve tё nёntёdhjeta tё shekullit tё kaluar astma ёshtё identifikuar si problem global i cili ngarkon buxhetin e sistemeve shёndetёsore, bile edhe tё atyre vendeve tё zhvilluara. Kjo rezultoi me numёr tё madh tё hulumtimeve themelore dhe klinike. Kёto tё dhёna pёr rrjedhёn natyrale tё procesit inflamator tё astmёs, afirmuan kalljen, hiperreagibilitetin, remodelimin dhe ngecjet ireverzibile tё funkcioneve respiratore si rrjedhojё lineare e ndodhive, nё shumicёn e rasteve tё tё sёmurёve. Nё bazё tё kёtyre tё dhёnave janё sajuar udhërrëfyesit e ndryshёm pёr shërimin e astmës, tё cilat theksojnë se me barёrat ekzistuese nё shumicën e rasteve mund tё arrihet qё tё ndalen simptomat, dmth.jeta normale, e plotë, kualitative.

Edhepse implementimi shumёvjeçarё i udhёrrёfysit GINA, nё masё tё madhe ka pёrmirёsuar dhe barazuar diagnostifikimin dhe shёrimin e kёsaj sёmundje, praktika e përditshme tregon se vetëm numër i vogël i tё sёmurёve i ka arritur caqet e lartёpёrmendura. Autorёt e ndryshëm theksojnë se shërimi adekuat i astmës nё praktikën e përditshme, nënkupton kontrollin afatgjatë dhe tё efektshëm tё rrugёve të frymёmarrjes dhe se shërimi i cili koncentrohet vetëm nё largimin e simptomave dhe pёrmirёsimin e përkohshëm të funksioneve respiratore, shpesh nuk siguron kontrollin optimal të sёmundjes.

Literatura bashkëkohore e pёrkrahё kёtë koncept tё qasjes ndaj astmës, si dhe analizon mundësinë e vlerësimit klinik tё aktivitetit tё reaksionit inflamatorё nё rrugёt respiratore. Kontrolli i plotë mund tё arrihet me kusht tё përdorimit adekuat tё barërave adekuate nё dozё adekuate dhe mjaft gjatё.
Nëse astma nuk shërohet mirё nё fёmijёri, pacienti nё fjalё do tё vuaj tёrё jetёn dhe nga kjo kanë lindur thëniet: “Fёmija ёshtё baba i tё madhit” , apo “Arkeologjia e fёmijёrisë ёshtë historia e madhёrisё”.

Duke u ballafaquar me kёtё problem nё punën time tё përditshme dhe duke e njohur kompleksitetin e problemit, ndërsa nё anёn tjetër duke vёrejtur se nё Kosovё as qё mund tё bisedohet pёr njё konsensus tё unifikuar nacional, pyetem: a thua pediatria kosovare e ka nёn kontrollё astmёn!?

Shkaqet e acarimit të astmës në këtë periudhë

- Lagështia e ajrit
- Ndryshimi i presionit atmosferik
- I ftohti
- Virozët dhe gripi
- Bronkopneumonitë, etj.

Këshilla

• Qëndroni në vende të ajrosura mirë
• Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
• Bëni vaksinën anti-grip, vetëm me rekomandimin e mjekut specialist
• Shmangni daljen në ditët e ftohta, sidomos në mëngjes herët dhe në darkë vonë
• Shmangni qëndrimin në ambiente të mbipopulluara dhe me tym duhani
• Zbatoni me përpikëri rekomandimet e mjekut alergolog
/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Dr. Spec. Ergyl Gafuri, pediatër-astmolog
Dr. Spec. Ergyl Gafuri, pediatër-astmolog
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.