Abuzimi me kafshët shtëpiake

23:29 / 3.09.2011
Kafshët shtëpiake, tashmë, janë kthyer në pjesëtarë të familjes. Mënyra se si i trajtojmë kafshët është mënyra se si trajtojmë njëri-tjetrin. Nëse në një familje ushtrohet dhunë, nga ajo nuk përjashtohen as kafshët.

Endri Haxhiraj,
mjek veteriner

Tashmë, dhuna ndaj kafshëve njihet si pararendëse e dhunës ndaj njerëzve. Në një studim në strehët e njerëzve të abuzuar, 54% e grave raportonin se përpara ushtrimit të dhunës ndaj tyre ato kishin parë abuzim me kafshët e shtëpisë.
Nga ana tjetër, personeli që ndihmon njerëzit e abuzuar, po e sheh si dobi shoqërimin me kafshë të viktimave, veçanërisht, fëmijëve si një burim qetësimi dhe stabiliteti.

3 mënyrat se si lidhet abuzimi i kafshëve dhe ai i njerëzve

1- Abuzuesit i përdorin kafshët për të ndikuar ose dëmtuar njerëzit:
- Për të treguar dominancë ose kontroll mbi partnerin, prindin ose fëmijën, sepse kur një fëmijë shikon se çfarë mund t'i bëjë një person abuzues kafshës së tyre, atëherë ata
kuptojnë se sa të brishtë ata janë ndaj një abuzimi të tillë dhe si pasojë viktimizohen.
- Për të ndëshkuar kafshët në mënyrë që partneri ose fëmija të marrë "një mësim". P.sh., shumë të njerëz të abuzuar thonë se abuzimi ndaj kafshës aq të dashur për ta ka qenë më e dhimbshme se vetë dëmtimi fizik që mund të kenë marrë nga abuzuesi.
- Për tu shfajsuar për ushtrimin e dhunës ndaj një njeriu. Por, nëse kafsha reagon me agresivitet, abuzuesi i kthehet fëmijës ose partnerit.
- Për të mbajtur dhunën sekret. Abuzuesi parandalon viktimat e tij të tregojnë për dhunën e ushtruar, duke kërcënuar me dhunën ushtruar ndaj kafshës.
- Për të eleminuar konkurrencën për vëmendje, p.sh., nga xhelozia.

2- Fëmijët e abuzuar mund të bëhen abuzues në të ardhmen
Studimet tregojnë se fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë ndaj kafshëve ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të kthehet në dhunues të kafshëve dhe njerëzve, sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale. Ata mësohen ta shprehin fuqinë dhe kontrollin e tyre duke abuzuar me qenie më të dobëta.

3- Abuzimi me kafshët mund të parashikojë një dhunë e të rriturit
Njerëzit që abuzojnë me kafshët kur janë fëmijë ka shumë të ngjarë të kryejnë krime kur të rriten. Por, jo gjithmonë fëmijët e rritur në një ambient ku është ushtruar dhunë ndaj kafshëve bëhen kriminelë, madje ndodh krejt e kundërta, mbrojtës të zjarrtë të kafshëve.

 

Çfarë mund të bëhet?
* Fëmijët duhet të edukohen dhe të nxiten të tregojnë dashuri ndaj kafshëve.
* Të ndalohet dhuna ndaj kafshëve në komunitet.
* Të nxitet dhe të përforcohet legjislacioni për mbrojtjen e kafshëve.
* Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kur ndaj një kafshe ushtrohet dhunë të lajmërohet menjëherë policia.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.