Aneurizma e Aortës

21:32 / 29.08.2011
Aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Ja përse vendosëm që në këtë numër të Vital t’ju njohim me rrezikun, mundësitë e trajtimit dhe mbi të gjitha seriozitetin që mbart kjo sëmundje.

Nga Prof. Dr. Neyyir T. Eren
Shef i Kardiokirurgjisë
Kryemjek i Spitalit AmerikanTiranë

Zyra Prishtine 038 221 661
+355 42 35 75 35 / +355 42 36 66 63
www.spitaliamerikan.com
facebook.com/spitaliamerikan


Gjaku në trupin tonë shpërndahet në të gjitha organet nëpërmjet një ene gjaku kryesore që quhet aorta. Zemra përngjan me rrënjën ushqyese të një peme dhe aorta me trungun e saj. Degët që dalin nga kërcelli apo trungu i pemës janë enët arteriale që çojnë gjak në gjithë trupin tonë. Pra një aortë e sëmurë apo që vuan do të thotë qarkullim defektoz i gjakut që sapo del nga zemra. Një nga sëmundjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të aortës është zgjerimi i pjesshëm (lokal) i saj, që quhet ANEURIZMA. Këto zgjerime të enëve të gjakut krijohen si pasojë e ATEROSKLEROZES, e cila është një sëmundje që prish murin arterial. Shkaktarë të tjerë të aneurizmës janë hipertensioni dhe disa sëmundje inflamatore, si edhe patologjitë që zhvillohen në shtresën elastike të murit arterial dhe që janë zakonisht gjenetike. Në 15 % e pacientëve me aneurizëm aorte, sëmundja vihet re te më shumë se një person i familjes, pra kemi të bëjmë me një faktor gjenetik. Ndonjëherë pas një aksidenti trafiku ose traume të rëndësishme, dëmtimet e krijuara në murin e aortës bëjnë që muri të dobësohet dhe të krijohen aneurizma të rrezikshme në të ardhmen. Ajo që e bën aneurizmën e aortës një sëmundje shumë të rëndesishme është se një ditë ky zgjerim i aortës mund të çahet krejt papritur duke i kushtuar jetën pacientit.

Aneurizmat e aortës zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë simptomë të rëndësishme. Me përparimin e sëmundjes aneurizmat mund të shtypin organet rreth e rrotull dhe sipas vendodhjes së tyre shfaqen edhe simptomat si dhimbje barku, dhimbje shpine, ngjirje zëri, ndryshim zëri, simptoma këto të cilat nuk janë shumë specifike. Sidomos në pacientët e dobët mund të vihet re një masë në bark, e cila rreh si puls me çdo rrahje të zemrës.

Ndonjëherë pjesë nga inflamacioni i murit të zgjeruar të aortës mund të shkëputen dhe të bllokojnë enët e mëposhtme të gjakut. 90 % e aneurizmave degjenerative të aortës zhvillohen në pjesën e aortës që ndodhet brenda barkut. Kjo quhet aneurizma e aortës abdominale. Aneurizmat e aortës torakale ndodhen brenda kafazit të kraharorit, kurse aneurizma e aortës torakoabdominale quhet kur zgjerimet ndodhin në të dy pjesët kafaz kraharor dhe bark.

Në fillim vdekshmëria e operiacioneve të aneurizmës ka qenë mbi 25%, kurse sot ky numër ka zbritur në 2-5 %. Në operacionin e aneurizmës hapet ajo pjesë e trupit ku ndodhet aneurizma. Gjenden dhe mbyllen me klemp (kapëse) pjesët e mira të aortës lart edhe poshtë aneurizmës. Aneurizma çahet, pjesa e brendëshme pastrohet nga inflamacioni dhe më pas qepet brenda një enë gjaku artificiale e cila përbëhet nga materiale sintetike si dakron. Në këtë mënyrë eleminohet pjesa e zgjeruar e aortës.

Në vitet e fundit janë zhvilluar disa teknika të reja, principet e të cilave i solli Parodi. Këto teknika quhen të mbyllura sepse barku apo kraharori nuk hapet dhe janë shumë të përhapura sot në botë. Këto teknika quhen:

EVAR ( Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi endovaskular i aneurizmës) ose TEVAR ( Thoracic Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi torakal endovaskular i aneurizmës). Sipas kësaj teknike hyhet me kateter nga pjesa e kanalit inguinal (rrëza e kofshës) në enën e gjakut. Stenti i cili është i mbuluar nga jashtë me dakron ose PTFE ndodhet në majën e kateterit. Stenti është një enë gjaku artificiale i cili vendoset në pjesën e aneurizmës me anën e kateterit. Kjo proçedurë zgjat zakonisht vetëm një orë dhe është më e lehtë dhe e rehatshme për pacientin. Në proçedurat EVAR ose TEVAR zakonisht pacienti është i zgjuar. Kjo proçedurë kryhet me ndihmën e aparatit të angiografisë dhe të nesërmen ose pas një dite pacienti mund të dalë nga spitali. Avantazhi i kësaj teknike është se kjo mund të zbatohet në pacientë të cilët nuk e tolerojnë dot operacionin dhe për të cilët operacioni do të ishte me rrezik të lartë si p.sh pacientë të moshuar, pacientë me sëmundje të rënda mushkërie dhe zemre. Kjo teknikë nuk mund të zbatohet në të gjithë pacientët për arsye të vendndodhjes së aneurizmës, si edhe çarjes së enës së gjakut apo disa gjërave të tjera negative që pengojnë proçedurën. Një gjë tjetër lidhur me proçedurën është se këta pacientë duhet të ndiqen vazhdimisht, sepse grafti mund të luajë nga vendi ose aneurizma mund të zhvillohet përsëri në anët e graftit. Këto janë disavantazhe të rralla, por mund të ndodhin.

Pra tani ju e dini; aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Për këtë arsye, çdo person mbi moshën 50 vjeç dhe sidomos ata që kanë hipertension duhet të kontrollohen të paktën një herë me një metodë tepër të thjeshtë si ekografia. Ata që kanë zgjerim të enës së gjakut duhet të kontrollohen çdo 6 muaj ose një herë në vit deri sa të vijë koha e ndërhyrjes. Koha e kontrollit caktohet nga mjeku sipas diametrit të zgjerimit. Kjo sëmundje mund të operohet me sukses me metodën e operacionit të hapur ose me teknikat e mbyllura EVAR ose TEVAR.

Zgjerimi çon në çarje, pra, aneurizma në diseksion të aortës!

Muri i enëve të mëdha arteriale të gjakut përbëhet nga 3 shtresa. Shtresa më e brendshme krijon një sipërfaqe të rrëshqitshme në mënyrë që gjaku të rrjedhë lirshëm, kurse shtresa e dytë përbëhet nga fibra elastike dhe muskuj duke bërë të mundur zgjerimin e enëve të gjakut sipas çdo rrahjeje të zemrës dhe menjëherë me anën e forcës elastike merr formën e mëparshme. Shtresa e jashtme është si një mbulesë që mbështjell enën e gjakut. Hipertensioni i vazhdueshëm shkakton trauma të rëndësishme dhe prishje të shtresës elastike. Si pasojë, në shtresën e brendshme që quhet INTIMA, krijohen çarje të vogla nga të cilat një pjesë e vogël e gjakut të aortës hyn midis shtresës së brendshme dhe të mesit. Kjo gjendje quhet diseksion aorte dhe shkakton një dhimbje shumë të fortë e cila përshkruhet si “sikur po më çahet diçka përbrenda”, një shprehje kjo me të vërtetë e saktë. Në diseksionet e aortës ka dy gjëra të rëndësishme. Një nga këto është se gjaku që hyn mes dy shtresave mund të përparojë dhe krijon një rrugë dytësore që quhet “lumen i rremë”. Në këtë rast disa organe që marrin gjak nga aorta nuk furnizohen më siç duhet me gjak dhe jeta e këtyre organeve mund të rrezikohet. Rasti i dytë është që meqë muri i enës së gjakut dobësohet, pra ka rrezik për çarje. Nëse aorta çahet, në shumicën e rasteve pacienti humb jetën. Në diseksionet e aortës është shumë e rëndësishme vendi i fillimit të diseksionit. Nëse diseksioni është në pjesën e sipërme të aortës, afër zemrës, pacienti duhet të merret menjëherë në operacion. Koha është shumë e rëndësishme. Nëse diseksioni është poshtë vendit të daljes së enës së gjakut që ushqen krahun e majtë, atëherë ka rrezik çarje ose rrezik mosfurnizimi të mjaftueshëm të organeve me gjak. Pacienti shtrohet menjëherë në spital; ulet tensioni dhe ndiqet në spital. Në diseksionin e aortës është e rëndësishme të vihet diagnoza dhe të zbatohet trajtimi i duhur menjëherë. Kjo shpëton jetën e pacientit.

Diagnoza e aneurizmës së aortës abdominale është vënë për herë të parë në shekullin e XIV-të, por nuk ka patur ndonjë trajtim të duhur deri në fillimet e shekullit të XX-të. Edhe Albert Einstein kishte këtë sëmundje dhe operimi i tij ishte i suksesshëm përsa i përket kohës së tij. Aneurizma e tij u operua duke u përdorur një copë cellofani. Einstein pas këtij operimi jetoi edhe 6 vite të tjera derisa aneurizma e tij u ça përsëri dhe i shkaktoi vdekjen. Trajtimet e sotme moderne kanë filluar të praktikohen pas vitit 1950 dhe janë gjithnjë e më shumë drejt përsosmërisë.

Trajtimet e duhura për rastet e ko­mplikuara të kirurgjisë së aortës si aneurizma apo diseksioni, fatkeqësisht nuk zbatohen për momentin në Shqipëri apo Kosovë, përveç se në Spitalin Amerikan të Tiranës. Që nga koha e krijimit deri tani, Spitali Amerikan i ka dhënë përparësi trajtimit të aneurizmës dhe çarjeve të aortës, falë ekzistencës së qendrës kardiokirurgjikale 24/7, pra në shërbim të pacientit çdo ditë, çdo orë.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.