Antioksiduesit mbrojnë nga tumoret dhe ngadalësojnë plakjen

10:03 / 23.03.2013

Antioksiduesit janë aleatët më të mirë të organizmit në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike, por edhe të plakjes së qelizave. Më së shumti gjenden në perime dhe në pemë me lëvozhga.

Pemët me kokrra të kuqe, kundër inflamacioneve
Polifenolët, përbërësit aktivë në pemët me kokrra të kuqe, në mënyrë të shkëlqyeshme luftojnë kundër inflamacioneve në organizëm. Falë tyre, rreziku nga sëmundjet e zemrës është më i vogël, kanë efekt pozitiv në artrit, ngadalësojnë plakjen e lëkurës, kanë efekt antikancerogjen dhe e forcojnë imunitetin.

Pemët me lëvozhga,për mbrojtje nga kanceri
Minerali selen në përqindje të madhe gjendet në arrëzat braziliane, por edhe materiet e tjera ushqyese nga pemët me lëvozhga, siç janë bajamet dhe arrat kanë efekt vrasës ndaj radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë qelizat. Ato kështu e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.

Vitamina c mbron enët e gjakut
Vitamina C është një antioksidues i fuqishëm, ndërsa vendimtar është roli i saj në parandalimin e infeksioneve nga bakteret dhe viruset, si dhe sinteza e kolagjenit dhe mbrojtja e enëve të gjakut. Ajo gjithashtu mbron qelizat e ADN-së dhe redukton rrezikun nga mutacionet gjenetike, Burimet më të mira natyrale të kësaj vitamine janë agrumet, papaja dhe brokoli.

Domatja, ndër perimet më të shëndetshme
Studimi i universitetit finlandez Juopio ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë rregullisht domate, dukshëm e ulin rrezikun nga sulmi në zemër. Përbërësi i shëndetshëm, i cili zvogëlon mundësinë e krijimit të droçkave në gjak dhe shtresave dhjamore në muret e enëve të gjakut është glikopeni, antioksidues që, përveç në domate, mund të gjendet edhe në shalqi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.