Artriti urik

23:57 / 31.01.2010
Artriti urik (pezmatimi i nyjave nga acidi urik) është sëmundje që shkaktohet nga çrregullimi i metabolizmit të acidit urik në organizëm, depozitimit të kristaleve të tij në inde dhe shfaqjen e episodeve inflamatore në nyjat përkatëse.

Dr. Avni Kryeziu,
internist-reumatolog
tel. 044 317 322
email: drakryeziu@hotmail.com

Acidi urik është produkt i metabolizmit të purineve. Vlerat normale të tij në gjak varirojnë deri në 7 mg/dl tek meshkujt dhe 6 mg/dl tek femrat. Rritja e nivelit të tij mbi këto shifra, rrit riskun për artrite (pezmatim të nyjave) dhe kalkulozë renale (gurë në veshka).

Etiologjia dhe patogjeneza
Rritja në gjak e përqendrimit të uratëve apo si quhet ndryshe, hiperurikemia, rezulton nga mbiprodhimi i urateve në organizëm, ulja e ekskretimit të acidit urik përmes veshkave apo kombinimi i këtyre dy mekanizmave.
Më poshtë janë dhënë disa nga shkaktarët dhe situatat patologjike që shkaktojnë rritjen e urateve në gjak-hiperurikeminë.

1. Mbiprodhimi i urateve,
- Hiperurikemia primare
* Idiopatike
* Zvogëlimi komplet ose jokomplet i Hipoxantin guanin fosforibosiltransferazes
* Aktiviteti i lartë i sintezës së 5-Fosforibozil-1-pirofosfatit
- Hiperurikemia sekondare
* Konsumi ( hargjimi ) i tepruar i purinëve
* Çrregullimet limfo dhe mielloproliferative
* Sëmundjet hemolitike
* Psoriaza
* Sëmundja e depozitimit të Glikogjenit, tipi 1,3,5 dhe 7

2. Ulja e ekskretimit të acidit urik
- Hiperurikemia primare
* Idiopatike
- Hiperurikemia sekondare
* Ulja e funksionit renal
* Acidoza metabolike ( ketoacidoza ose acidoza laktike)
* Dehidrimi
* Hipertensioni
* Hiperparatireoidizmi
* Barnat si Ciklosporina, Pirozinamidi, Etambutoli dhe dozat e vogla të salicilatëve.
* Nefropatitë

3. Kombinimi i dy mekanizmave të lartpërmendur
* Përdorimi i alkoolit
* Niveli i ulët i Glykozo-6-fosfatazës
* Niveli i ulët i Fruktozo-1-fosfat-aldolazës

Ekzistojnë edhe disa gjendje apo patologji që e bashkëshoqërojnë shfaqjen e kësaj sëmundje e që besohet se janë predispozitë e saj, siq janë obeziteti (mbipesha), diabeti melit (sëmundja e sheqerit ), hipertrigliceridemia (rritja e yndyrave në gjak), etj. Sëmundja paraqitet më shpesh tek meshkujt se sa tek femrat dhe atë 13.6 raste në 100 banorë tek meshkujt dhe 6.4 raste në 1000 banorë tek femrat. Shfaqja e shenjave klinike paraqitet 10 deri 30 vjet pas rritjes së vlerave të urateve në gjak dhe tek meshkujt paraqitet zakonisht në dekadën e 4- 6 të jetës, kurse tek femrat në atë të 6- 8 të jetës. Pothuajse gjithmonë tek femrat shfaqet pas menopauzës. Për dallim nga sëmundjet tjera reumatike, kjo sëmundje është shumë mirë e trajtuar, por nëse nuk trajtohet drejt dhe me kohë, shkakton artrit kronik me formim të tofeve (tofet janë grumbullim i kristaleve te acidit urik në inde) dhe destruksion të rëndë të nyjave që rezulton në invaliditet. Mekanizmi i paraqitjes së artriteve akute inflamatore është precipitimi i kristaleve të urateve në lëngun sinovial. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për paraqitjen e atakut akut inflamator. Besohet se kristalet e acidit urik janë të mbështjella me apolipoprotein E dhe B të cilat parandalojnë përgjigjen inflamatore. Gjendjet si mikrotraumat ose fluksi i madh i acidit urik, i zhveshin kristalet nga kjo apo A dhe apo B dhe shkaktojnë përgjigje të shpejtë inflamatore. I gjithë ky cikël përfundon me shtimin e mediatorëve inflamatorë si Interleukina 1,6,8, TNF-alfa, Prostaglandina E2, Leukotrieni B4, Kininave dhe si rrjedhojë, shfaqjen e një procesi inflamator të vrullshëm (këto substance që i përmenda më lartë, ndërlidhen me procesin e pezmatimit të nyjave nga acidi urik).

Klinika
Ataku i parë i Artritit urik ndodh në dekadën e 4 ose të 5 të jetës. Pothuajse të gjitha ataqet para moshës 50 vjeç, ndodhin tek meshkujt. Shpërthimi i tij para moshës 30 vjeç, është një formë e rrallë dhe zakonisht lidhet me ndonjë çrregullim enzimatik që shkakton mbiprodhim të purineve ose mund të jetë pasoj e sëmundjeve të veshkave. Në 85–90% të rasteve, ataku fillon në një artikulacion dhe atë në artikulacionin e parë metatarsofalangeal të gishtit të madh të këmbës (Podagra).


Artriti urik dhe destruksioni i nyjës MTF të gishtit të madh


Në 3-14 % të rasteve, përfshihen më shumë artikulacione (nyje) dhe sipas shpeshtësisë, artikulacionet që preken më shpesh janë tallokruralët (nyjet rrënjës së shputave), gjunjët, radiokarpalët (nyjat e rrënjës së shuplakave), gishtat dhe bërrylat. Depozitimi i urateve me pasojë artritin urik, haset shpesh në artikulacionet (nyjat) e dëmtuara më parë si në nyjat Heberden (janë ënjtje të nyjave të gishtave të shuplakave). Në shumicën e rasteve, ataku fillon shpejtë, me ënjtje, skuqje dhe nxehtësi të nyjës. Dhembjet janë të një intensiteti shumë të lartë sa që të sëmurit i pengon edhe çarçafi mbi nyje. Ndonjëherë mund të shfaqen edhe shenja të përgjithshme të inflamacionit si leukocitozë (shtim i numrit të rruazave të bardha në gjak), temperaturë e lartë trupore si dhe shpejtim i eritrosedimentimit (sediment i rruazave të kuqe të gjakut i rritur ). Ataku akut i një artriti urik mund të shpërthejë nga përdorimi i diuretikëve (barna që e rrisin punën e veshkave), heparinës intravenoze (bari që e hollon gjakun dhe që jepet në vena), terapisë me proteina të huaja etj.
Pacientët mund të futën në fazën kronike të artritit urik që karakterizohet me përfshirjen e shumë artikulacioneve (shumë nyjave) dhe paraqitjen e tonëve.

Artriti urik me tofe në gishtat e dorës


Paraqitja e artritit urik me tofe është pasojë e një pamundësie kronike për të eliminuar uratet me shpejtësinë e prodhimit të tyre. Kështu, mbetja e tyre, depozitohet në formë kristalesh në kartilago (kërce), membranat sinoviale (cipat që e mbështjellin sipërfaqen nyjore), tendinë (tetivat e muskujve), etj. Tofet mund të hasen kudo në inde, por më shpesh ato hasen në helix dhe antihelix të laprës së veshit, në miokard (muskulin e zemrës), në valvula dhe sistemin përçues të zemrës, në pjesë të ndryshme të syrit dhe në laring. Depozitimet e tyre në gishta, shkaktojnë deformimin asimetrik të tyre.

Diagnoza dhe diagnoza difernciale
Për diagnozën e artritit urik, janë përcaktuar kritere të cilat ndihmojnë për caktimin e saj. Në këto kritere përfshihet triada si artriti akut monoartikular (pezmatimi i shpejtë i një nyje), vlerat e larta të urateve ne gjak (hiperurikemia) dhe përgjigjja e shkëlqyeshme e mjekimit me antimalarik në atakut akut. Radiografitë (incizimet me Rëntgen) e bëra gjatë fazës akute, evidentojnë vetëm edem (ënjtje) të indeve të buta, pa ndryshime në kocka apo në artikulacione (nyje). Ndryshimet tipike radiografike që shihen në fazën kronike janë erozionet (gërryerjet) në nyje, me buzë sklerotike (të forta), të cilat duken me shfaqjen e tofeve. Mirëpo, këto ndryshime, vështirë mund të diferencohen nga erozionet në artritin rheumatoid. Urolitiaza (gurët në veshka) dhe nefropatia (sëmundje e veshkave) nga acidi urik, poashtu janë ndërlikim i hiperurikemisë, andaj gjetja e tyre, ndihmon në caktimin e diagnozës. Diagnoza definitive e artritit urik caktohet nga identifikimi i kristaleve të monosodium urateve brendaqelizore (në polimorfonuklarë) në lëngun sinovial ose nga aspirati i tofeve.
Në diagnozën diferenciale me artritin urik, mund të përfshihen këto sëmundje: sëmundja e depozitimit të pirofosfat kalciumit, celuliti, artriti gonokoksik, artriti psoriatic, artriti reumatoid sidomos ai oligo dhe monoartikular, sy. Reiter, sarkoidoza, artriti septik etj.

Mjekimi
Mjekimi i Artritit urik konsiston në:
* Qetësimin e atakut akut sa më shpejtë që të jet e mundur,
* Parandalimin dhe mjekimin e ndërlikimeve që rezultojnë me krijimin e tofeve dhe destruksionin e nyjave,
* Parandalimin ose mjekimin e patologjive shoqëruese si obeziteti, diabeti mellit, hypertensioni dhe hypertrigliceridemia.
Ataku akut te artriti urik fillimisht kërkon qetësi të artikulacionit të prekur dhe fillimin e terapisë sa më shpejtë për qetësimin e dhembjeve dhe simptomave tjera inflamatore shoqëruese. Nga barërat më të përshtatshme për këtë qëllim janë antiinflamatorët jo steroid, colchicina dhe glukokorikoidët.
Në pacientë tek të cilët diagnoza është e konfirmuar, jepet Indometacini në dozë fillestare 50-75mg në ditë dhe që vazhdon me 50 mg çdo 6- 8 orë me maksimumin e dozës 200mg/24 orë. Ky mjekim vazhdon 3-4 ditë. Mund të përdoren edhe barërat tjera si Brufen, Naproxen, Diclofen, Piroxicam etj. që janë mjaft të efektshëm por efektiviteti i tyre, varet nga fillimi sa më i hershëm i mjekimit. Në rastet kur kemi kondërindikacione për terapinë me AIJS dhe kur diagnoza e sëmundjes nuk është e konfirmuar, përdoret Colchicina që është bari mjaft efikas por pak i tolerueshëm. Jepet me dozë prej 0.5-0.6 mg çdo orë derisa: 1. të qetësohen dhembjet, 2. të filloi eventualisht nauzea, vjelljet ose diarea ose derisa 3. pacienti të ketë marrë maksimum 10 doza. Nëse me 10 doza, çdo orë, nuk qetësohen dhembjet, duhet rishikuar diagnoza. Për t’i ikur ndërlikimeve gastrointenstinale, ky bar mund të jepet intravenoz në dozë 1-2 mg në 20-50 ml. tretje fiziologjike e dhënë për 15-20 min. Nëse nuk qetësohen dhembjet, mund të jepet edhe 1mg pas 6 ore por nuk guxon të kalojë 3 mg për 24 orë. Kundërindikacion absolut për dhënien e colchicinës janë sëmundjet e kombinuara hepato-renale, ulja e filtrimit glomerular nën 25 ml/min si dhe obstruksioni biliar extrahepatik. Glukokortikoidet janë të rezervuara në rastet kur kemi kundërindikacion për dhënien e barnave të përmendura më lartë ose kur ato nuk tregojnë efekt. Prednisoni përdoret në dozë prej 20-40 mg dhe vazhdon 1-2 javë pas qetësimit të simptomave. Prednisoni intrartikular mund të jepet në dozë prej 10-40mg. Po ashtu mund të jepet edhe Triamcinolon në dozë prej 10 mg. Nëse ataku akut nuk qetësohet me njërën nga këto preparate, atëherë mund të përdoret terapi e kombinuar. Po ashtu në rastet me dhembje të forta, mund të ordinohen analgjetik me efekt shumë të fortë si dhe narkotik.

Profilaksa
Për të parandaluar ataqet e përsëritura të artritit urik, përdoret colchicina në dozë prej 0.5-0.6 mg, 1-3 herë në ditë e cila zvogëlon ataqet deri 75-85%. Personat që nuk e tolerojnë këtë bar, mund të përdorin Indometacin 25 mg, 2 herë në ditë. Profilaksa në përgjithësi përdoret derisa vlerat e urateve në gjak, të ulen në vlera normale ose derisa ataku akut të mos përsëritet për 3-6 muaj. Profilaksa me cholchicin dhe AIJS frenon ataqet akute inflamatore por jo edhe depozitimin e kristaleve në inde të cilat në mënyrë të vazhdueshme shkaktojnë destruksione. Për të parandaluar dëmtime të tilla, përdoren barna të quajtura antihiperurikemik që kanë për qëllim, uljen e nivelit të urateve në gjak në vlera nën 6.4 mg/dl. Këtu bëjnë pjesë frenuesit e enzimës xantin-oxidazë, enzimë e cila katalizon oxidimin e hipoxantinës në xantin dhe xantinës në acid urik dhe urikozurikët që nxisin ekskretimin e acidit urik në veshka.

Në grupin e parë bënë pjesë Alopurinoli që fillohet me dozë 100mg dhe vazhdohet me 300-400mg në ditë. Doza maksimale nuk duhet të kalojë 800 mg/24 orë. Kohët e fundit përdoret një preparat i ri i quajtur Flebuxostat i cili ka përparësi pasi ka më pak efekte anësore. Jepet me dozë prej 80-120mg/24 orë.
Prej barnave me veprim urikozurik përdorët Probenecidi i cili fillohet me dozë 500mg, dhe që shtohet 1 gram, dy herë në ditë. Bari tjetër i këtij grupi është Sulfinpyrazone i cili jepet me dozë fillestare 100mg që gradualisht shtohet doza në 800mg, 2 ose 3 herë në ditë. Poashtu përdoret edhe bari tjetër i quajtur Benzbromarone, i cili është bar mjaft efikas dhe që mund të përdoret edhe në insuficiencën renale të moderuar. Nganjëherë këto barna mund të jepen të kombinuara për të arritur efektet e dëshirueshme.

Përveç terapisë medikamentoze, të sëmurët me artirt urik, duhet edukuar në aspekte tjera si përdorimi i pakët i ushqimeve me përmbajtje purinesh, ulja e mbipeshës, mbajtja nën kontroll e diabetit mellit, hipertrigliceridemisë dhe hipertensionit. Kufizimi i marrjes së alkoolit ose abuzimit me të, është ndër masat parandaluese të artritit urik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog
Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog
Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.