Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci., neuropsikiatre

Publikuar: 19:42 / 20.03.2014
Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci., neuropsikiatre
0shares
komente

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti, mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci.
neuropsikiatre
tel. 044 147 427; 044 752 380
 


Përshëndetje. Jam 28 vjeç, qe 5 vite kam marramendje që më pengon në punët dhe aktivitetet e përditshme. Kohët e fundit kam filluar të ndjej pasiguri kur jam jashtë shtëpisë, sikur do të më ndodh diçka. Marramendja ka fillua para 5 vitesh, pas një alivanosje e cila ka zgjatur disa minuta (kam qenë ulur e jo i shtrirë, d.m.th. më kanë mbajtur në pozicionin ulur). Prej atëherë më merren mendtë (non stop). Kam bërë shumë analiza, siç janë CT dhe RM e kokës, veshin e brendshëm, sinuset, dhe të gjitha këto kanë rezultuar mirë. Barnat që kam përdorë janë tanakan, helex, paroxetin, amyzol, ansilan, eglonyl. Kam bërë edhe fizioterapi, etj., por që të gjitha këto - pa sukses. Pas rezonancën magnetike, më është përshkruar diagnoza: Empty Stella nga shkaqe të panjohura. Çka do të thotë kjo?
Ju falënderoj.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Marramendja te ju nuk është pasojë e çrregullimit të qendrës së drejtpeshimit në tru, sëmundjeve të veshit të brendshëm për çka dhe është vërtetuar me hulumtimet të cilat janë bërë nga mjeku që ju ka udhëhequr deri më tani. Njëri nga faktorët është stresi i cili padyshim është tek ju.
Sella turcica (shala turke) është një formacion kockor në bazën e trurit, vend ku është e vendosur gjëndra e hipofizes. Empty sella (shala e zbrazët) përdoret si shprehje kur me metoda radiologjike shihet se gjëndra e hipofizës është e rrafshuar ose e tkurrur. Empty sella mund të jetë primare dhe sekondare. Në rastin e parë ekziston defekt i vogël anatomik mbi gjëndrën rritë presionin në sella turcica dhe bënë që ajo të rrafshohet. Kjo është e lidhur me obezitetin (mbipeshën) te gratë dhe shtypjen
e larte të gjakut. Çrregullimi mund të jetë një shenjë e presionit idiopatik intrakranial.
Në rastin e dyte është zvogëlimi i gjëndrës në zgavrën e saj pas një lëndimi, intervenimi kirurgjik, rrezatimi. Për shkak të dëmtimit të gjëndrës individi do të ketë shenja nga mosfunksionimi i saj; çrregullimi të menstruacioneve, infertilitet, lodhje, tolerancë të zvogëluar ndaj stresit dhe infeksionit.
Ju duhet të bëni vizitë te neuropsikiatri dhe endokrinologu.


Përshëndetje dr. Myrvete. Babai ka pësuar hemorragji cerebrale në vitin 2008, në dy vende në kokë. Pas operimit ka mbetur me paralizë të dorës së djathtë dhe pa përqendrim, por edhe nuk merr iniciativë për të folur kurrë, vetëm përgjigjet shkurt. A është ky ndonjë dëmtim nga gjaku apo depresion i shkaktuar nga paraliza?
Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:
E nderuar. Invaliditeti ka ndikim në 75% të të mbijetuarve, mjaftueshëm për zvogëlimin e aftësisë së tyre punuese. Pasojat e gjakderdhjes janë trupore, mentale, emocionale, ose të kombinuara, të gjitha. Çrregullimi i përgjigjet regjionit të dëmtuar në tru; ku dhe sa është dëmtimi. Problemet emocionale nga gjakderdhja në tru mund të lajmërohen nga dëmtimi i qendrave emocionale në tru ose nga frustracioni dhe vështirësitë në adoptim me kufizimet e reja. Vështirësitë emocionale pas gjakderdhjes përfshijnë anksiozitetin, sulmet e panikut, pamundësinë e shprehjes së emocioneve, maninë, apatinë dhe psikozën. 30-50% e të mbijetuarve vuajnë nga depresioni pas gjakderdhjes në tru, të cilin e karakterizon letargjia, çrregullimi i gjumit, zvogëlimi i vetëvlerësimit dhe tërheqja. Depresioni mund të zvogëlojë motivimin dhe të keqësojë situatën, por mund të mjekohet me barna adekuate.
Prindi juaj duhet të bëjë vizitë të rregullt te neurologu për të marrë mjekimin adekuat.


Përshëndetje e nderuar. Mami im është në moshën 48 vjeçe dhe ka probleme në ecje. Sidomos nuk ka ekuilibër gjatë ecjes, i zhargitet këmba e djathtë nëse lodhet pak, ka mpirje në këmbë dhe shtangim ndonjëherë tek gishtat e këmbës, nuk ka fuqi, lodhet shpejt. Gjatë gjumit mund t’i ngrihet këmba si të kishte ndonjë ngacmim në nerva dhe ka dhimbje të mëdha brenda sekondës. Ka bërë rezonancën në kokë dhe palcë kurrizore. Në kokë ka ndryshime, kurse palca kurrizore është në rregull.

Cila sëmundje mund të jetë më e afërt sipas simptomave që ju tregova.

Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Për të përcaktuar cili është shkaktari i ecjes së vështirësuar te nëna e juaj, duhet bërë vizitë te neurologu! Të ecurit e vështirësuar mund të jetë nga dëmtimet qendrore dhe periferike të sistemit nervor, por dhe të natyrës tjetër.


Ju falënderoj shumë për mundësinë që na jepni për te komunikuar në ketë formë! Kam problem me koncentrim kur dua të lexoj diçka dhe, para një viti kisha disi shkëputje të vetëdijes, si e dehur u bëra dy herë brenda javës nga 5-10 sekonda. Pasi i bëra të gjitha analizat, më doli yndyra në gjak pak e lartë, por jo në atë shkallë që të mund të jetë shkaktar. E kam incizuar qarkullimin e gjakut me dopler dhe ka dalë mirë rezultati. Ndonjëherë më duket sikur do të më shfaqet prapë problemi e veçanërisht në vende që nuk janë mjaft të ajrosura.

Ju lutem, a mund të më udhëzoni?

Ju falënderoj shumë.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Mungesa e koncentrimit shfaqet në lodhjet fizike e mendore, sëmundjet e ndryshme interne, depresioni, situatat stresogjene, etj. Nuk përmendni ndonjë të dhënë tjetër për dy situata të ndërprerjes së vetëdijes/si ka qenë, kur është lajmëruar, në cilën gjendje, si ju ka parë dikush afër, jeni mjekuar...

Ju duhet të bëni vizitë te neuropsikiatri!


Jam 21 vjeçare, kam dhembje të mëdha të kokës. Kam bërë kontrolle të shumta. Disa mjekë më thonë se kam damarët e mbyllur të kokës, disa që kam ciste mbrapa syve. Veten e ndjej shumë të lodhur dhe nuk mund të ngopem me gjumë, kam marramendje, shqetësime tek të pamurit dhe dobësim të gjymtyrëve.
Kisha dashur të me jepni një këshillë apo të më tregoni se si mund ta evitoj dhimbjen që ndjej. Ndoshta e kam nga shikimi i pandërprerë i televizorit apo përdorimi i shumtë i kompjuterit.
Përshëndetje të veçanta.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Është me rëndësi ku i ke bërë kontrollet, te cili specialist, cilat analiza i ke bërë! Mungojnë shumë të dhëna në lidhje me kokëdhimbjen të cilën e përmendni. Lajmëroheni te neurologu vendor, ose në klinikën e Neurologjisë në QKUK, në Prishtinë.


Përshëndetje doktoreshë. Vëllait tim, mjekët i kanë thënë që ka paralizë cerebelare. Vëllai është i vetëdijshëm, flet, vetëm që nuk ec. Mjekët i kanë preferuar terapi fizikale, sepse muskuli është i shtrënguar në të dyja këmbët dhe në dorën e djathtë. Ai merr tableta lioresal 10 mg.
Faleminderit dhe pres përgjigje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Paraliza cerebrale është gjendje e krijuar nga dëmtimi i trurit të fëmijës intrauterin, në lindje ose në vitet e e para të jetës. Etiologjia është e ndryshme; intrauterin mund të jenë: viruset (p.sh. rubeola e nënës), bakteret (sifilisi) ose parazitet (toksoplazmoza), asfiksioni perinatal dhe trauma e lindjes (lindja që zgjatë, pozita jo me kokë, forcepsi, vakumi, etj), ikterusi i rëndë për shkak të Rh-inkompatibilitetit ose ABO-senzibilizimi. Në vitet e para të jetës si shkaktar: lezionet vaskulare, encefaliti dhe meningjiti. Si pasojë e dëmtimeve trurore lajmërohen: shtangimet e gjymtyrëve, defekti mental, epilepsia. Të tre elementet nuk duhet gjithmonë të shfaqen. Shpesh mungon defekti mental dhe epilepsia, e mund të kenë lëvizje të pavullnetshme të dorës, gishtërinjve të shuplakës, ose pamundësi për të kryer një veprim.
Duhet të trajtohet nga neurologu, ftiziatri me masa të rehabilitimit të ndikojmë në standardin e jetës.


Jam 21 vjeçare, kam dhembje të mëdha të kokës. Kam bërë kontrolle të shumta. Disa mjekë më thonë se kam damarët e mbyllur të kokës, disa që kam ciste mbrapa syve. Veten e ndjej shumë të lodhur dhe nuk mund të ngopem me gjumë, kam marramendje, shqetësime tek të pamurit dhe dobësim të gjymtyrëve.
Kisha dashur të me jepni një këshillë apo të më tregoni se si mund ta evitoj dhimbjen që ndjej. Ndoshta e kam nga shikimi i pandërprerë i televizorit apo përdorimi i shumtë i kompjuterit.
Përshëndetje të veçanta.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Është me rëndësi ku i ke bërë kontrollet, te cili specialist, cilat analiza i ke bërë! Mungojnë shumë të dhëna në lidhje me kokëdhimbjen të cilën e përmendni. Lajmëroheni te neurologu vendor, ose në klinikën e Neurologjisë në QKUK, në Prishtinë.


Përshëndetje doktoreshë. Sado që lexoj, nuk po mundem ta mbaj në mend. Ku qëndron problemi, çka të bëj?
Të lutem, më jep një përgjigje?

PËRGJIGJE:
I nderuar. Për të mësuar (mbajtur mend) nuk mjafton vetëm motivi, qëllimi për të cilin duhet mësuar. Nëse jemi të lodhur, të brengosur, të uritur, pa gjumë, vëmendja jonë do të jetë "atje, jo këtu", nuk do të mund të përqendrohemi në informatën që e kemi përpara. Kot e mban librin përpara derisa vëmendja ik diku tjetër; në situatën e përjetuar më parë...Për t'u regjistruar informata (për të mbajtur mend) duhet të jemi të vëmendshëm, të kemi koncentrim aq sa na duhet dhe të zhvendosim vëmendjen nga një informatë në tjetrën aq sa na duhet. Nëse na shfaqet një pengesë e papritur p.sh. zhurmë, të neglizhojmë atë dhe të vazhdojmë aty ku ngelëm.
Duhet të lajmëroheni te neuropsikiatri për të diskutuar më detajisht ku qëndron problemi.


Përshëndetje doktoreshë e nderuar. E kam bërë CT e kokës dhe vlerat janë në kufij të normales. Mirëpo, e kam të paqartë se çka do të thotë "atrofi e lehtë e masës kortikale subfrontale që nuk i përgjigjet moshës së pacientit”. Unë jam 16 vjeçar. Ju faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Duhet ditur pse ju kanë udhëzuar për incizim të thellë të kokës. Humbje e masës trurore që nuk i përgjigjet moshës, mundë të ndodhë nga shumë faktorë të cilët kanë dëmtuar indin truror. Është e rëndësishme diagnoza klinike, jo vetëm rezultati i incizimit, prandaj duhet bërë vizitë nga neurologu/psikiatri.


Jam një vajzë 15 vjeçe. Vuaj nga epilipsia. Barnat i marr me rregull.
Çfarë këshille mund të më japësh?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nuk mundë jap këshilla tjera nga ato të përgjithshmet të cilat i ke nga mjeku yt, nëse janë vetëm këto pak të dhëna. Nëse ke nevojë mund të lajmërohesh në klinikën e Neurologjisë në QKUK, në Prishtinë.


E nderuara dr. Myrvete. Nipi im si 18 vjeçar ka filluar ta humb vetëdijen, tani ka 25 vjet. Kemi qenë te disa mjekë, por thonë se përmes aparateve nuk po shohim se diçka nuk është në rregull. Ai para se ta humb vetëdijen thotë se e di dhe vetëm i shtrëngon duart, nuk lëshon zë a as nuk shkumon për gojë. Thotë se gjatë asaj periudhe sa i zgjat kjo gjendje (30-50 sekonda), ju dëgjoj krejt çka flisni, por nuk mundem t’ju përgjigjem. Kisha dashur të di se ku mund të drejtohem për të gjetur shërim nip im. Në familjen tonë, askush s’ka pasur simptoma të tilla. Nipi im është i martuar.
Me nderime nga Agimi.

PËRGJIGJE:
I nderuar Zotëri Agim. Nga këto pak të dhëna për humbjen e vetëdijes së nipit tuaj, nuk mundë të diagnostikohet sëmundja. Ai duhet të lajmërohet në Klinikën e Neurologjisë në QKUK në Prishtinë për të kryer disa ekzaminime dhe për të vendosë për trajtimin e tij adekuat.


Nëna ime 65 vjeçe ka pasur infarkt cerebral, iu ka paralizuar dora, këmba e majtë dhe i është paraqitur epilepsia qe tri vite. Në EEG-në e fundit nuk shihen shenjat epileptike sipas doktorit, ndërsa nënës i dridhet këmba e shëndosh (ana e djathtë). Nëna merr terapi kundër epilepsisë.
Pyetja ime konkrete është: pse dridhet këmba e shëndosh 7-8 herë brenda ditës, që përcillet me dhembje. Nganjëherë i dridhet edhe dora.
Ju lutem të na jepni një përgjigje që t’më udhëzoni se çka të bëj më tutje? Zoti ju shpërbleftë. Arbëresha.

PËRGJIGJE:
E nderuara Arbëresha. Edhe pse në EEG nuk shihen ndryshimet që flasin për epilepsi, nuk do të thotë të ndërpritet terapinë e dhënë nga doktori.
Duhen edhe disa të dhëna tjera për sëmundjen, gjithsesi kontrolli neurologjik, sipas nevojës edhe analiza të gjakut.


E nderuara doktoreshë. Kam motrën e cila ka probleme që në maturë. Kishte raste kur për momentin sikur humbte kujtesën, shkëputej nga realiteti e sikur zverdhej në fytyrë, nuk ndjehej mirë. Tani është në fakultet, vitin e tretë, i përsëritet shpesh kjo situatë. Është nxënëse e mirë. Dje pati shqetësim më të madh pasi kishte dhimbje koke gjithë ditën, ishte zverdhur, i dhembte barku, natën edhe më e shqetësuar, ka nxjerrë shkumë nga goja, ka bërtitur, nuk ka qenë e qetë fare, i dridheshin duart, rrinte si e ngrirë. Sot është duke pushuar, i kemi dhënë kamomil edhe ushqim, deri tani duket e qetë, por si e plogësht pas një ankthi. Gjatë ditës dje edhe i errësohej ambienti, ishte shumë e lodhur, e plogësht. Është 21 vjeçe.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Sipas të gjitha këtyre të dhënave, motra juaj lëngon nga epilepsia. Patjetër duhet të lajmërohet te mjeku neurolog për të bërë ekzaminimet e duhura dhe për të marrë mjekimin adekuat. Është mirë të incizoni me telefon celular nëse rastësisht i ndodhë edhe një herë për t'i treguar pastaj neurologut, në mënyrë që të sqarohet më mirë çdo gjë rreth këtyre krizave.


E nderuara doktoreshë. Shqetësimi, lodhja, humbje e disponimit, mendimet e këqija, vesvesja, më paraqiten padashje. Gërditëm për gjithçka. Krejt këto gjëra më lodhin trurin. Doktoreshë, si t’i parandaloj këto probleme që më mundojnë tash e katër vite. Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Ankesat të cilat i përmendni ju, tregojnë dhe për atë se ju i njihni si të huaja, të mundimshme kundër vullnetit tuaj. Megjithatë, forca e vullnetit dhe aftësia e kontrollit të mendimeve dhe veprimeve të tilla gjithmonë lëshon, zbehet dhe ju i nënshtroheni atyre mendimeve ose veproni ashtu siç nuk dëshironi. Dhe, e gjithë kjo ju bënë të ndiheni e shqetësuar, pa disponim, lodhje, etj. Kjo në psikiatri quhet çrregullim obsesiv-kompulsiv. Për të marrë mjekimin adekuat duhet patjetër të bëni vizitë te psikiatri aty ku jetoni (duhet të keni parasysh se nëse duhet të komunikoni përmes përkthyesit, ai të jetë njeri të cilin nuk e njihni).


Përshëndetje doktoreshë e nderuar. E kam bërë CT e kokës dhe vlerat janë në kufij të normales. Mirëpo, e kam të paqartë se çka do të thotë "atrofi e lehtë e masës kortikale subfrontale që nuk i përgjigjet moshës së pacientit”. Unë jam 16 vjeçar. Ju faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Duhet ditur pse ju kanë udhëzuar për incizim të thellë të kokës. Humbje e masës trurore që nuk i përgjigjet moshës, mundë të ndodhë nga shumë faktorë të cilët kanë dëmtuar indin truror. Është e rëndësishme diagnoza klinike, jo vetëm rezultati i incizimit, prandaj duhet bërë vizitë nga neurologu/psikiatri.


Përshëndetje doktoreshë. E kam djalin 3 vjeç e gjysmë, para 5 jave ka pas një ngërç dhe ka shkumua prej goje. Ngërçi ka zgjatë rreth 5 min. Në pritje përgjigjes, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
I/e nderuar. Nga këto pak të dhëna, te djali juaj po ndodhë një zbrazje patologjike e aktivitetit truror. Cili është faktori, a do të ketë përsëri, duhet
të përcillet, të kontrollohet nga neurologu për të vendosë për hulumtimet adekuate.


E nderuara dr. Myrvete. Doktoreshë, a ka efekte anësore përdorimi i tabletave Tegretol për qumështin e nënës dhe a mund të ketë pasoja apo efekte anësore tek bebja e cila ushqehet me qumështin e nënës?
Po ashtu, a mund te keqësohet gjendja shëndetësore e nënës e cila ka epilepsi nëse gjatë periudhës së gjidhënies (psh. muaji i gjashtë) nuk përdor tableta?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Tegretol tabletat kanë efekte anësore, mundim, vjellje, kokëdhimbje, përgjumësi, turbullim i të pamurit etj., të cilat në shumicën e rasteve lajmërohen kur doza e barit është në koncentrim të lartë në gjak.
Sa i përket gjidhënjes, nuk ka koncentrim të lartë në qumështin e nënës, andaj nuk është i rrezikshëm për përdorim. Gjendja e nënës e cila ndërprenë terapinë për 6 muaj mund të keqësohet nëse shpeshtohen sulmet epileptike. Për të gjitha është neurologu i cili vendos për mjekimin. Ndërprerja e terapisë pa lejen e neurologut është gabim i cili ka pasoja mjaftë negative. 


Përshëndetje e nderuar. Mami im është në moshën 48 vjeçe dhe ka probleme në ecje. Sidomos nuk ka ekuilibër gjatë ecjes, i zhargitet këmba e djathtë nëse lodhet pak, ka mpirje në këmbë dhe shtangim ndonjëherë tek gishtat e këmbës, nuk ka fuqi, lodhet shpejt. Gjatë gjumit mund t’i ngrihet këmba si të kishte ndonjë ngacmim në nerva dhe ka dhimbje të mëdha brenda sekondës. Ka bërë rezonancën në kokë dhe palcë kurrizore. Në kokë ka ndryshime, kurse palca kurrizore është në rregull.

Cila sëmundje mund të jetë më e afërt sipas simptomave që ju tregova.

Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Për të përcaktuar cili është shkaktari i ecjes së vështirësuar te nëna e juaj, duhet bërë vizitë te neurologu! Të ecurit e vështirësuar mund të jetë nga dëmtimet qendrore dhe periferike të sistemit nervor, por dhe të natyrës tjetër.


Ju falënderoj shumë për mundësinë që na jepni për te komunikuar në ketë formë! Kam problem me koncentrim kur dua të lexoj diçka dhe, para një viti kisha disi shkëputje të vetëdijes, si e dehur u bëra dy herë brenda javës nga 5-10 sekonda. Pasi i bëra të gjitha analizat, më doli yndyra në gjak pak e lartë, por jo në atë shkallë që të mund të jetë shkaktar. E kam incizuar qarkullimin e gjakut me dopler dhe ka dalë mirë rezultati. Ndonjëherë më duket sikur do të më shfaqet prapë problemi e veçanërisht në vende që nuk janë mjaft të ajrosura.

Ju lutem, a mund të më udhëzoni?

Ju falënderoj shumë.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Mungesa e koncentrimit shfaqet në lodhjet fizike e mendore, sëmundjet e ndryshme interne, depresioni, situatat stresogjene, etj. Nuk përmendni ndonjë të dhënë tjetër për dy situata të ndërprerjes së vetëdijes/si ka qenë, kur është lajmëruar, në cilën gjendje, si ju ka parë dikush afër, jeni mjekuar...

Ju duhet të bëni vizitë te neuropsikiatri!


Përshëndetje e nderuar. Mami im është në moshën 48 vjeçe dhe ka probleme në ecje. Sidomos nuk ka ekuilibër gjatë ecjes, i zhargitet këmba e djathtë nëse lodhet pak, ka mpirje në këmbë dhe shtangim ndonjëherë tek gishtat e këmbës, nuk ka fuqi, lodhet shpejt. Gjatë gjumit mund t’i ngrihet këmba si të kishte ndonjë ngacmim në nerva dhe ka dhimbje të mëdha brenda sekondës. Ka bërë rezonancën në kokë dhe palcë kurrizore. Në kokë ka ndryshime, kurse palca kurrizore është në rregull.
Cila sëmundje mund të jetë më e afërt sipas simptomave që ju tregova.
Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për të përcaktuar cili është shkaktari i ecjes së vështirësuar te nëna e juaj, duhet bërë vizitë te neurologu! Të ecurit e vështirësuar mund të jetë nga dëmtimet qendrore dhe periferike të sistemit nervor, por dhe të natyrës tjetër.


Ju falënderoj shumë për mundësinë që na jepni për te komunikuar në ketë formë! Kam problem me koncentrim kur dua të lexoj diçka dhe, para një viti kisha disi shkëputje të vetëdijes, si e dehur u bëra dy herë brenda javës nga 5-10 sekonda. Pasi i bëra të gjitha analizat, më doli yndyra në gjak pak e lartë, por jo në atë shkallë që të mund të jetë shkaktar. E kam incizuar qarkullimin e gjakut me dopler dhe ka dalë mirë rezultati. Ndonjëherë më duket sikur do të më shfaqet prapë problemi e veçanërisht në vende që nuk janë mjaft të ajrosura.
Ju lutem, a mund të më udhëzoni?
Ju falënderoj shumë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Mungesa e koncentrimit shfaqet në lodhjet fizike e mendore, sëmundjet e ndryshme interne, depresioni, situatat stresogjene, etj. Nuk përmendni ndonjë të dhënë tjetër për dy situata të ndërprerjes së vetëdijes/si ka qenë, kur është lajmëruar, në cilën gjendje, si ju ka parë dikush afër, jeni mjekuar...
Ju duhet të bëni vizitë te neuropsikiatri!


Përshëndetje doktoreshë e nderuar. Kam një problem tash e 7 muaj. Në fillim kam pasur kokëdhembje si dhe dhimbje lukthi. Pas incizimit të kokës, mjeku më ka thënë se kam ngarkesë psikike. Jam mjekuar me disa qetësues, tani jam duke përdorur Citalopram 20 mg dhe Diazepam 5 mg. Shqetësimet më kanë kaluar (kam pasur frikë të madhe të qëndroj vetëm në shtëpi, si dhe se do të më ndodhte diçka dhe do të vdisja). Tani kam herë pas here një dhimbje koke që dallon nga dhimbja e zakonshme si dhe ndonjëherë siklet trupi.
Doktoreshë e nderuar, jam e shqetësuar dhe pres ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Jeni mjekuar me disa qetësues (cilët dhe sa kohë?) dhe nuk keni patur përmirësime. Shkaku primar i dhimbjes së kokës më së shpeshti është jashtë saj. Mund të jetë kokëdhimbje migrenoze, e tumorit, nga sëmundje të syrit, veshit, dhëmbit, hundës dhe sinusëve, ngarkesës psikike, etj. Për kokëdhimbjen të cilën e keni kohë pa kohe, mungojnë shumë të dhëna të rëndësishme. A duhet të bëhet ndonjë incizim ose analizë tjetër, duhet të vendos neuropsikiatri.


Përshëndetje e nderuara dr.Myrvete. Jam një vajzë 17 vjeçare, vuaj shumë nga marramendja, ndonjëherë kam aq shumë marramendje saqë s’mund të ngrihem në këmbë. Kam qenë te shumë mjekë, por asnjëherë nuk më është gjetur shkaktari. Kam bërë dhe një incizim të kokës dhe disa kontrolle të shumta, por pa ndonjë rezultat. Shpesh gjatë natës kam marramendje dhe kur më del gjumi, shtrëngohem aq fort saqë nuk lirohem dot. Shumë herë kam patur edhe alivanosje.
Shpresoj se do të marr një përgjigje nga ana juaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Marramendja është përjetim subjektiv i lëvizjes së objekteve përreth teje ose lëvizjes, rrotullimit, fundosjes së trupit tënd. Kjo mundë të përcillet me ndjenjë të mundimit, vjelljes, zbehjes, djersitjes. Shkaktarët janë: sëmundjet e nervit të dëgjimit, çrregullimi i qarkullimit të gjakut në tru, tumori, migrena, skleroza e shpërndarë, sëmundje hematologjike, etj. Edhe pse keni bërë CT e cila nuk ka evidentuar ndryshime patologjike, ju duhet të vizitoheni te neurologu vendor ose në QKUK në Prishtinë.


Përshëndetje doktoreshë. Vëllait tim, mjekët i kanë thënë që ka paralizë cerebelare. Vëllai është i vetëdijshëm, flet, vetëm që nuk ec. Mjekët i kanë preferuar terapi fizikale, sepse muskuli është i shtrënguar në të 2 këmbët dhe në dorën e djathtë. Ai merr tableta lioresal 10 mg.
Faleminderit dhe pres përgjigje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Paraliza cerebrale është gjendje e krijuar nga dëmtimi i trurit të fëmijës intrauterin, në lindje ose në vitet e e para të jetës. Etiologjia është e ndryshme; intrauterin mund të jenë: viruset (p.sh. rubeola e nënës), bakteret (sifilisi) ose parazitet (toksoplazmoza), asfiksioni perinatal dhe trauma e lindjes (lindja që zgjatë, pozita jo me kokë, forcepsi, vakumi, etj), ikterusi i rëndë për shkak të Rh-inkompatibilitetit ose ABO-senzibilizimi. Në vitet e para të jetës si shkaktar: lezionet vaskulare, encefaliti dhe meningjiti. Si pasojë e dëmtimeve trurore lajmërohen: shtangimet e gjymtyrëve, defekti mental, epilepsia. Të tre elementet nuk duhet gjithmonë të shfaqen. Shpesh mungon defekti mental dhe epilepsia, e mund të kenë lëvizje të pavullnetshme të dorës, gishtërinjve të shuplakës, ose pamundësi për të kryer një veprim.
Duhet të trajtohet nga neurologu, ftiziatri me masa të rehabilitimit të ndikojmë në standardin e jetës.


Përshëndetje të nderuar, jam një vajzë, e brengosur shumë për shëndetin e mamit.
Ka 10 vite që ka probleme serioze me këmbën e majtë, i rin e mpirë, dhe nuk e ka në kontrollin e saj. Në kohën kur ishte shtatzëne, dmth para 20 viteve, ka filluar të ketë probleme me tension, pra tension shumë të lartë të gjakut, më kujtohet që bëhej edhe nervoz shumë shpesh. Tani, nga konsultimet dhe kontrollet te mjekë dhe neurologë të ndryshëm, i kanë thënë se problemi i këmbës është me bazë nervore, mirëpo asnjë terapi nuk po i ndihmon, vetëm sa po përkeqësohet. Tani tensionin e gjakut e ka mirë 140-80 zakonisht, duke përdorur terapinë më poshtë.
Pasi që jemi këshilluar tek neurologia, që ta bëjmë MRI e kokës, e kemi bërë, konstatimi është më poshtë.
Konstatimi radiologjik: Në t2 dhe flair prezantohen hipersinjale të shumta difuze dhe lakuna iskemike multiple në pons dhe ganglione bazale si dhe masën e bardhë preventikulare. Të gjitha të dhënat në MRI shkojnë në favor të Encefalopatisë me natyrë vaskulare të avancuar, me lakuna të shumta iskemike si pasojë e mikrotrombozave në pons dhe ganglione bazale.
Më pas në një ordinancë tjetër, raporti specialistik, thotë:
TA- 160/80, Dg. Dihemiparesis spastica pp. 1.sin. Observim. Th.1.Lemod solu amp. 60 mg III ditë im. 40 mg III ditë im. 20 mg III ditë. 2.Scopryl plus tabl. 20/25 1+0+0. 3. Risset tabl. 1 mg 0+0+1/2.
Neurologjikisht: Deficit i dyanshëm piramidal i shkallës së pareses dyanshëm më i shprehur majtas. Probleme kognitive.
Bazuar në ndryshimet imazherike të cilat paraqesin një diseminim, rekomandoj hospitalizim klinik.
Pasi jemi vizituar tek neurologu, ashtu siç e kam cekur, pas 9 injeksioneve që i ka marrë me terapi, nuk ka asnjë përmirësim, vetëm përkeqësime, shikimi është dobësuar në masë shumë të madhe, ajo thotë se po sheh sikur të ishte brenda në ujë, si dhe problemin më të madh e ka me drejtpeshimin, për shkak të këmbës.
Ju lutem shumë, më udhëzoni.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Sipas të dhënave nga dokumentacioni, nëna juaj ka pasoja nga infarkte të shumta të vogla nëpër disa vende të indit trunor. Duhet të kontrollohet shtypja e gjakut me barna përkatëse, të bëhet analizë e yndyrave në gjak dhe të lajmërohet në klinikën e Neurologjisë në QKUK ku mund të kryhen edhe disa ekzaminime tjera.


Jam 21 vjeçare, kam dhembje të mëdha të kokës. Kam bërë kontrolle të shumta. Disa mjekë më thonë se kam damarët e mbyllur të kokës, disa që kam ciste mbrapa syve. Veten e ndjej shumë të lodhur dhe nuk mund të ngopem me gjumë, kam marramendje, shqetësime tek të pamurit dhe dobësim të gjymtyrëve.
Kisha dashur të me jepni një këshillë apo të më tregoni se si mund ta evitoj dhimbjen që ndjej. Ndoshta e kam nga shikimi i pandërprerë i televizorit apo përdorimi i shumtë i kompjuterit.
Përshëndetje të veçanta.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Është me rëndësi ku i ke bërë kontrollet, te cili specialist, cilat analiza i ke bërë! Mungojnë shumë të dhëna në lidhje me kokëdhimbjen të cilën e përmendni. Lajmëroheni te neurologu vendor, ose në klinikën e Neurologjisë në QKUK, në Prishtinë.


Së pari të përshëndes dhe te përgëzoj për vullnetin tënd që keni ndaj pacientëve që kanë nevojë për këshilla. Djalit tim në moshën 2 vjeçare i janë shfaqur ngërçe në nofull dhe e kam mjekuar në QKUK,  Klinika e neuropsikiatrisë. Mjekët kanë filluar me pika të apilepsinit, kam bërë vazhdimisht EEG dhe 2 vite kam vazhduar me pika, apilepsin, por prapë ka pas konvulsione. Pas dy viteve e kam mjekuar në Gjermani. Atje ia kanë  zbuluar epilepsinë, Roland.

Mandej, kanë kërkuar llojin e barnave dhe tash e 2 vjet e gjysmë, djali merr Ospolot 50 mg. Fatmirësisht me ndihmën e mjekëve gjermani, djali më nuk ka pas konvulsione. Djali tashti ka 7 vjet,.qe 3 vite e gjysmë nuk ka konvulsione, është shumë mirë.

Të lutem, më këshilloni si të veproj? 

PËRGJIGJE:

I nderuar. Epilepsia Roland është emërtuar sipas vendit ku ndodhë zbrazja patologjike në tru. Karakterizohet me ndryshime n elektroencefalogram në regjionin centrotemporal. Pikërisht gjumi i aktivizon zbrazjet patologjike. Lajmërohen edhe sulmet grand mall të epilepsisë. Kjo formë ndryshe quhet: epilepsia beninje e fëmijërisë me zbrazje centrotemporale.

Ju duhet të veproni sipas këshillave të neurologut-epileptolog (në klinikën e neurologjisë në Prishtinë).


Përshëndetje. Tani jam 22 vjeçare, prej moshës 6 vjeçe marr Tegretoll. Tani e kam dozën 1200mg, që dmth, tri herë në ditë në sasi prej 400 mg. Mjekët më kanë thënë se kam Eplilepsi Parciale. I kam bërë të gjitha analizat si: rezonancën, EEG, CT, të gjitha kanë dalë negative. Mirëpo, unë akoma kam sulme, sidomos në gjumin e parë të natës, kam sulm në këmbë e ndonjëherë edhe në dorë. Ndodh që edhe ditën më kapin sulmet, por më rrallë. Natë, nderi në 5 herë mund të kem sulme, ato zakonisht zgjasin deri në një minutë.
Ju lutem, çka më këshilloni të bëj?
Faleminderit. Me respekt A.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Kur themi se ke epilepsi parciale, epilepsi fokale, d.m.th se ekziston lezioni fokal, dëmtimi i lokalizuar, pa marrë parasysh i vogël ose i madh dhe cilat janë kualitetet patologjike. Kjo nuk mund të përcaktohet sipas formës ose lokalizimit me përjashtim në rastet kur i sëmuri ka parandjenjë nga shqisa e të nuhaturit ose shijes nga goja, e cila shpesh është pasojë e tumorit në tru. Sulmet parciale, së pari klasifikohen sipas çrregullimit të vetëdijes: a është e çrregulluar vetëdija ose jo gjatë sulmit, nëse nuk është e çrregulluar vetëdija, sulmi është i thjeshtë, kur është e çrregulluar vetëdija, sulmi është kompleks parcial.
Personat që kanë të çrregulluar vetëdijen gjatë sulmit parcial, mund të manifestojnë sjellje të çrregulluar, të çuditshme. Sulmi parcial mund të gjeneralizohet në sulm motorik (shtangie, dridhje të gjymtyrëve).
Ju duhet të bëni kontrolle të rregullta te neurologu juaj, t'iu përmbaheni këshillave mjekësore. Gjithashtu, duhet të përcaktoni nivelin e barit që përdorni në gjak si dhe testet për funksionimin e mëlçisë.


Jam nënë e dy fëmijëve 11 dhe 4 vjeç Me djalin e vogël kemi pas një problem. Pas lindjes ka pasur një gjakderdhje në tru (minimale) dhe ka një pompë në kokë hydrocefalus. Ai ka lindur në Gjermani me operacion të planifikuar, gjithçka ishte mire, diku mbas disa orëve ka pasur lëvizje të shpeshta të syve dhe ka qarë shumë, ka vazhduar edhe natën. Shtatzënia ime ishte në rregull, pa asnjë problem. Nuk e di pse ndodhi kjo. Disa mjekë na thanë që fëmija ka qarë shumë pas lindjes, prandaj mund të jetë edhe ky njëri nga shkaqet.
Faleminderit për ndihmesën.
Ju përshëndes. V.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Hydrocephalus është rritje jo normlae e sasisë së lëngut trunor, e cila mund të jetë e përcjellur me rritje te kokës, nëse është paraqitur në fëmijërinë e hershme. Por, në të gjitha rastet është e rritur hapësira nëpër të cilën rrjedhe lëngu trunor (likvori). Likvori është nën presion të rritur te hydrocefalusi.
Hydrocefalusi te fëmija i juaj (sipas të dhënave që i referoni) ka ndodhur pas lindjes. Shkaktar është gjakderdhja në tru si pasojë e traumës së lindjes.


Dr. Myrvete. Respekt për këto këshilla. Kam një problem,  para 8-9 muajsh kam pasur atak paniku. Psikiatri më ka udhëzuar të bëj kontrolle të zemrës, mushkërive, të gjakut, EEG, të gjitha janë në rregull: CT e trurit; lezion vaskular iskemik i vjetër temporo-medial-bazal, majtas.

Doktoreshë, çfarë më rekomandon?

S.

PËRGJIGJE:

I  nderuar. Lezion vaskular iskemik d.m.th; mosushqyeshmëri e indit të trurit, si pasojë e çrregullimit të qarkullimit të gjakut në enët e gjakut të trurit. Shkaktarët janë të shumtë: shtypja e lartë e gjakut, sëmundje të zemrës, duhani, yndyrat e rritura në gjak, mosaktiviteti fizik, stresi, etj.

Mungojnë shumë të dhëna tjera nga ju. Ju duhet të lajmëroheni te neuropsikiatri vendor ose në Kl.e Neurologjisë në QKUK në Prishtinë për të marrë mjekimin adekuat.


E nderuara doktoreshë. Unë vuaj nga epilepsia dhe jam i martuar. A trashëgohet kjo sëmundje të fëmija im dhe a mund të kem fëmijë tjetër pa e trashëguar sëmundjen?
Q.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Më pak se 2 persona në çdo 100 (2%) mund të kenë epilepsi gjatë jetës së tyre. Rreziku për fëmijën, babai i të cilit ka epilepsi është vetëm pak më i lartë. Nëse nëna ka epilepsi dhe babai nuk ka, rreziku është ende më i vogël se 5%. Nëse të dy prindërit kanë epilepsi rreziku është pak më i lartë.
Shumica e fëmijëve nuk do të trashëgojnë epilepsinë nga prindërit, por mundësinë e trashëgimit për disa lloje të epilepsisë.


E nderuara doktoreshë. Shqetësimi, lodhja, humbje e disponimit, mendimet e këqija, vesvesja, më paraqiten padashje. Gërditëm për gjithçka. Krejt këto gjëra më lodhin trurin. Doktoreshë, si t’i parandaloj këto probleme që më mundojnë tash e katër vite. Përshëndetje nga Gjeneva, Lina, 33 vjeçe.

PËRGJIGJE:
E nderuara Lina. Ankesat të cilat i përmendni ju, tregojnë dhe për atë se ju i njihni si të huaja, të mundimshme kundër vullnetit tuaj. Megjithatë, forca e vullnetit dhe aftësia e kontrollit të mendimeve dhe veprimeve të tilla gjithmonë lëshon, zbehet dhe ju i nënshtroheni atyre mendimeve ose veproni ashtu siç nuk dëshironi. Dhe, e gjithë kjo ju bënë të ndiheni e shqetësuar, pa disponim, lodhje, etj. Kjo në psikiatri quhet çrregullim opsesiv-kompulsiv. Për të marrë mjekimin adekuat duhet patjetër të bëni vizitë te psikiatri aty ku jetoni (duhet të keni parasysh se nëse duhet të komunikoni përmes përkthyesit, ai të jetë njeri të cilin nuk e njihni).


E nderuara doktoreshë. Kam motrën e cila ka probleme që në maturë. Kishte raste kur për momentin sikur humbte kujtesën, shkëputej nga realiteti e sikur zverdhej në fytyrë, nuk ndjehej mirë. Tani është në fakultet, vitin e tretë, i përsëritet shpesh kjo situatë. Është nxënëse e mirë. Dje pati shqetësim më të madh pasi kishte dhimbje koke gjithë ditën, ishte zverdhur, i dhimbte barku, natën edhe më e shqetësuar, ka nxjerrë shkumë nga goja, ka bërtitur, nuk ka qenë e qetë fare, i dridheshin duart, rrinte si e ngrirë. Sot është duke pushuar, i kemi dhënë kamomile edhe ushqim, deri tani duket e qetë, por si e plogësht pas një ankthi. Gjatë ditës dje edhe i errësohej ambienti, ishte shumë e lodhur, e plogësht. Është 21 vjeçe.
Aurora

PËRGJIGJE:
E nderuara Aurora. Sipas të gjitha këtyre të dhënave, motra juaj lëngon nga epilepsia. Patjetër duhet të lajmërohet te mjeku neurolog për të bërë ekzaminimet e duhura dhe për të marrë mjekimin adekuat. Është mirë të incizoni me telefon celular nëse rastësisht i ndodhë edhe një herë për t'i treguar pastaj neurologut, në mënyrë që të sqarohet më mirë çdo gjë rreth këtyre krizave.


Përshëndetje e nderuar doktoreshë. Në fillim, të përgëzoj për vullnetin e mirë për këtë gjest human që po bëni duke u munduar që së paku me shpjegime, sadopak të ma ndihmoni neve që kemi nevojë për Ju.
Unë jam student, 21 vjeç, gjatë fjetjes me shtrëngim të nofullës bëj kërcitjen e dhëmbëve. Këtë e kam bërë edhe më herët, por tani ka filluar të më pengoj. Desha t’ju pyes se cilat janë pasojat dhe si mund të mënjanohet ky problem.
Faleminderit.
Me respekt, Kreshniku.

PËRGJIGJE:
I nderuar Kreshnik. Kërcitja me dhëmbë gjatë gjumit ka si rrezik potencial stabilitetin e dhëmbit, ndërsa për atë që është i zgjuar pranë teje, është fenomen jo i këndshëm..Si do që të jetë, duhet bërë vizitë te neuropsikiatri për të njohë shkakun, burimin dhe për trajtim adekuat.
Gjithë të mirat, Dr. M.Kabashi.


Qe një kohë të gjatë kam dridhje të lehta të duarve që më pengojnë gjatë shkrimit, pirjes me gotë, etj. A duhet të vizitoj neurologun për këtë, apo mundesh të më këshillosh? Dridhjet i kam përherë, por ato marrin shtohen kur emocionohem, kam tremë, nervozohem, shqetësohem etj. Dridhje të lehta kam madje edhe kur mbaj pesha të rënda. Më këshillo!
Arta.

PËRGJIGJE:
E nderuara Arta. Dridhja e duarve si ju i përshkruani nuk ka bazë organike. Duhet patjetër vizitë nga neurologu për të marrë trajtimin adekuat.


Përshëndetje e nderuar. Fillimisht ju uroj shëndet dhe të përgëzoj për këtë gjest kaq human që po e bën. Jam një vajzë 23 vjeçare dhe vuaj nga epilepsia prej moshës 13 vjeçe. Kam përdorur karbapin, që një kohë i pata ndërprerë me lejen e mjekut, por me përsëritjen e epilepsisë, sërish mjeku më ka rekomanduar t’i përdor. Ka një vit që nuk kam pasur sulm epileptik dhe dashtë Zoti të mos kem kurrë më. Mirëpo, problemi është se unë nuk ndihem e sigurt kur jam jashtë shtëpisë, rri me frikën se mos do më ndodh një sulm, etj. Neurologu nuk më ka dhënë sqarime shtesë për simptomat e epilepsisë. EEG ka dhënë rezultate të mira. Punoj dhe punën e bëj me shumë vullnet, por nuk kam vullnet për jetë, shpesh mendoj edhe për vetëvrasje. Me të fejuarin tim, çdo ditë kam zënka. Problemi qëndron tek unë, ndërsa ai nuk është në dijeni për këtë sëmundje, sepse po shpresoj në shërim . Frikohem se si do të gjendem pasi të martohem! Nuk jam në gjendje të përballoj ndarjen pas martesës. Doktoreshë, desha të di më tepër për epilepsinë dhe a është sëmundje e shërueshme? Dhe, a ka efekte anësore karbapini, sepse, kohët e fundit më shfaqet edhe harresa, humbja e fjalëve në momentin kur flas. Shpresoj në ndihmën tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Edhe pse mjekohesh për epilepsi vite të tëra ke shumë paragjykime nga mungesa e informimit për sëmundjen. Edhe me këtë sëmundje planifikohet jeta. Sëmundjen asnjëri nuk e zgjedh. Nga epilepsia kanë lënguar njerëzit të cilët për kontributin e dhënë në jetë janë quajtur gjeni..p.sh. Charles Dickens, Ptchaikovski, Leonardo da Vinçi, Pitagora, Socrates, etj. EEG mund të jetë pa ndryshime, por nëse sulmet përsëriten, terapia duhet të vazhdon, varësisht nga sulmet dhe koha e lajmërimit. Duhet gjithashtu të bëhen disa analiza të gjakut - për funksionin e mëlçisë, nivelin e barërave në gjak, etj. Patjetër duhet kontroll i rregullt te neurologu vendor, ose në QKUK, Klinika Neurologjike në Prishtinë.


Përshëndetje doktoreshë, e kam djalin 4 vjeç dhe vuan nga epilepsia. Mjeku më ka thënë që e ka të përfshirë gjysmën e trurit. Terapinë e merr çdo tetë orë, njëherë nuk po shihen pasojat e saj, fëmija ka zhvillim të mirë. Doktoreshë, a shërohet plotësisht kjo sëmundje dhe për sa kohë?

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për fëmijën e kësaj moshe duhet ditur: si ka qenë shëndeti i nënës, si ka qenë lindja e fëmijës nga lindja deri në shfaqjen e sulmeve, si ka qenë shëndeti i tij. "Është përfshirë gjysma e trurit" thoni, por duhet ditë nga çka? Duhet kontroll i rregullt te neurologu, për të përcjellë zhvillimin mendor dhe fizik, dhe njëkohësisht sulmet epileptike.


E nderuara dr Myrvete, unë jam diagnostikuar me F.20 para 10 viteve në Gjermani dhe gjendjen akute e kam tejkaluar në spitalin ku kam qëndruar për një muaj. Terapinë e kam të përcaktuar me taxilan 100mg., dhe atë e marr vetëm njëherë në mbrëmje. Pas gjashtë muajsh jam kthyer nga Gjermania në shtëpi dhe kam filluar biznesin tim që e kam ushtruar edhe përpara, praktikisht jam marrë me prodhimin e dyerve, dritareve dhe shkallëve. Por, njëkohësisht kam filluar të kërkoj literaturë psikologjike dhe kam studiuar pak a shumë sëmundjen time dhe prejardhjen e saj. Duke i marrë për bazë të gjithë faktorët si trashëgimia, mjedisi, faktorët biologjikë dhe të tjerat, kam ardhur në përfundim se te rasti im faktori kryesor ka qenë keqtrajtimi nga prindërit e mi, sidomos deri në moshën 5 vjeçe, sepse është ushtruar dhunë e egër, sidomos nga nëna. Nga mosha 7 vjeçe unë kam krijuar mbretërinë time dhe kështjellën e ngurtë ku s’kam lejuar që të tjerët të ndikojnë në mendjen time. Kam qenë i heshtur, me vinte turp shumë (tip emocional, jo aq i shoqërueshëm, agresiv, temperament, jo tolerant, etj). Kurse, sot, jam mësuar ta mbaj nën kontroll edhepse e di se disa funksione të trurit tim nuk funksionojnë. Por, e kam parë një shpresë në literaturë se këtë pjesë të shkatërruar të trurit mund ta marrë një pjesë tjetër e shëndoshë e trurit. Doktoreshë, desha vetëm ta vërtetoj se, a është kjo një e vërtetë apo jo. Qe 10 vite nuk kam pasur recidiv dhe jam një biznesmen i shkëlqyer.
Të përshëndes dhe pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Skizofrenia është sëmundje e cila karakterizohet me çrregullime tç disa funksioneve psikike: të menduarit, percepcionit, emocioneve, vullnetit, me kohë edhe të tjerave. Diagnostikimi me kohë dhe trajtimi adekuat nga neuropsikiatri, familja, shoqëria, duhet të ndihmojë në emisione (përmirësime) të cilat zgjasin për kohë të gjatë. Një studim klinik duke përdorur kritere të rrepta shërimi, gjeti një përmirësim të sëmurëve me skizofreni deri në 14% në pesë vitet e para. John Nash, një matematikan nga SHBA kishte shenja të skizofrenisë paranoide gjatë studimeve të tia në kolegj. Ai duke përdorur medikamente vazhdoi studimet e tia dhe u nderua me çmimin Nobel më 1994. Jeta e tij është përshkruar më 2001 në filmin ‘A beatiful mind’. Ju edhe pse nuk keni patur përkeqësime, merrni terapinë me rregull, mirë është të lajmëroheni te psikiatri vendor.


Djali im 2 vjeç e 10 muaj ka një vit që përdor pika apilespiN (kur në moshën 1 vjet e gjysmë iu paraqit konvulsioni i parë për shkak të temperaturës). Konvulsioni i dytë prapë për shkak të temperaturës iu paraqit mbas 2 muajve prej të parit. Mjekët vendosën me marrë apilepsin. Deri kur duhet të merr pikat megjithëse tash edhe kur ka temperaturë, nuk ka më konvulsione. Mos me ndërprerjen e pikave, do t’i paraqitet konvulsioni? EEG dhe rezonanca magnetike i ka dalë pa veçori patologjike.
Me shpresë që do të keni kohë për brengën tonë si prind, ju falënderojmë.

PËRGJIGJE:
Të nderuar prindër. Nëse djali juaj ka zhvillim normal për moshën e tij, nuk ka arsye të brengoseni

Fotografia: Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci., neuropsikiatre

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.