Ass dr Skender R. Baca, mr.sci., pulmolog

Publikuar: 7:51 / 9.04.2014
Ass dr Skender R. Baca, mr.sci., pulmolog
0shares
komente

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Ass dr Skender R. Baca, mr.sci.
pulmolog-specialist i sëmundjeve të mushkërive
Klinika e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë
tel. 044 199-349


I nderuar doktor. Vajza ime dy vjeçe e gjysmë, rregullisht çdo muaj ose çdo dy javë sëmuret në çerdhe. Simptomat i ka përherë gati të njëjta. Tash i është bërë kollitja e përsëritur sa herë që sëmuret. Analizat e fundit: strishot e fytit dhe hundës, hemogrami, sedimenti ishin befasuese për pediatrin. Të gjitha janë në suaza të normales, përveç një baktere të lehtë në hundë. Pas dy javësh, me ndërrimin e temperaturave, ajo sërish kishte kollitje e cila në dy ditët e para duket e thatë, mandej fillon me këlbazë e pak fishkëllimë në gjoks. Sa herë e vizitoj tek mjekët, mezi dallojnë që ka ndonjë ftohje të lehtë. Bajamen e ka pak të rritur. Para dy muajve një familjare imja ishte tek ne në shtëpi, e diagnostikuar me TBC, tani e hospitalizuar. Unë jam frikësuar, sepse fëmija, po ato ditë kishte herë pas here kollë për disa ditë.
Ju lutem doktor, më tregoni nëse duhet të bëj edhe ndonjë analizë shtesë për të ditur se nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem serioz.

PËRGJIGJE:
Nuk duhet brengosur shumë sa i përket tuberkulozit, sepse fëmija juaj me siguri është vaksinuar menjëherë pas lindjes me vaksinën BCG. Që të jeni të sigurt për këtë duhet bërë testi i PPD3 ose Mantu testi që bëhet në lëkurën e dorës së majtë dhe rezultati fitohet pas 72 orëve.
Në çerdhe, është normale që fëmija vjen në kontakt me viruse dhe baktere të shumëllojshme dhe sistemi imunitar me sukses i lufton këta mikroorganizma, edhepse gjatë kësaj kohe na duket se fëmija po vuan. Natyrisht gjatë kësaj kohe duhet ekzaminuar fëmijën në mënyrë që të eliminohet sëmundja e bronkeve apo mushkërive, dhe për të tjerat duhet pasur durim dhe disa procese duhet lënë rrjedhës natyrore, gjithnjë duke u kujdesur maksimalisht për nevojat e fëmijës për ushqim, pije dhe kushte të lojës, fjetjes, transportit deri në çerdhe, etj.
Me respekt, Dr. Skënder Baca.


Jam 16 vjeçar, kam probleme me bronkit. Kam këlbazë në mushkëri (crp 96). Antibiotikët (Amoksikllav, Lendacin, Klarisin, Ciprofloxacin) nuk po kanë efekt të mirë. Analizën e sputumit e bërë dy herë (të dytën pas 3-4 ditësh) dhe rezultatet janë këto:
1. Është izoluar Klebsiella pneumoniae, janë izoluar kërpurdha të gjinisë candidda spp.
2. Është izoluar E.Coli, nuk janë izoluar kërpudha të gjinisë candida spp.
Doktor, pres ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
Është evidente se bronkiti në rastin tuaj nuk është menaxhuar mirë. Që në fillim duhet bërë ekzaminimet laboratorike të alergjisë (RAST-i që është përcaktim i Imunoiglobulineve E specifike IgE për alergjenë të caktuar) dhe ekzaminimi spirometrik me test të salbutamollit. Marrja e antibiotikëve sikurse në rastin tuaj shpesh është plotësisht e panevojshme, pavarësisht ekzaminimit pozitiv të sputumit në baktere apo myshqe. Dhe poashtu është me rëndësi pirja e duhanit në shtëpi apo banesë, që duhet absolutisht larguar. Duhet përdorur sa më shumë çaje (kamomile, Rigon të kuq, shtogu etj.) dhe, po ashtu duhet menduar edhe në fillimin e rregullt të vaksinës kundër gripit e cila bëhet në çdo vjeshtë.
Me respekt dr Skënderi.


Përshëndetje i nderuar, uroj që mos t’ju shqetësojmë. Nëna ime është tash e një vit në një gjendje jo të lakmueshme. Ka qenë gjatë gjithë kohës tek mjekët, por pa ndryshime. Ekzaminimi i fundit thotë: Ekzaminohen organet torakale me mdct, vërehet se struktura bronhovaskulare në të dy anët e mushkërive është normale. Në mediastinum vërehen gjëndra limfatike lehtë të rritura. Zemra dhe vazat e mëdha të gjakut pa veçori patologjike. Në hapësirën pleurale nuk vërehet lëng i lirë. Ceket se vërehet hernie hiatale e theksuar. Në kockat e dukshme nuk vërehen ndryshime destruktive.
Një mjek tjeter mendon që nena ka probleme me lukthin, 3 herë për 2 muaj ka bërë pastro, Candidiasis oesphagi. Hernia hitalis gastrica Pangastritis. I bëri edhe disa analiza si Spitumi ku doli Candida Albicans, pastaj Urinokultura Eschericha Coli. Këto analiza u përsëriten shumë herë.
Doktor, jemi të shqetësuar dhe kërkojmë ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
Sa i përket gjëndrave limfatike nuk duhet shqetësuar por duhet bërë Le, formula Le dhe strishoja periferike(me ç’rast ekzaminohen edhe rruazat e bardha të gjakut) si dhe duhet eliminuar sarkoidoza me ekzaminimin e gjakut të enzimës ACE. Kurse sa i përket hernisë hiatale është e vërtet se shkakton çrregullime dhe diskonfort, por pa ndonjë rrezik për shëndet. Duhet që patjetër ushqimi të merret sa më shpesh dha në sasi sa më të vogla. Pastaj ndihmojnë edhe preparatet bimore si Pro Herbis dhe nga 2-3 herë në ditë mjaltë nga një lugë gjelle(nëse nuk është alergjike në mjaltë). Dhe në fund, sa i përket problemeve me sekret duhet bërë ekzaminimet serologjike (të gjakut) në Klamidie, dhe mikoplazma. Të gjitha këto çrregullime menaxhohen mirë me terapi përkatëse në bazë të ekzaminimeve të cekura dhe kanë prognozë të mirë.


Përshëndetje doktor i nderuar. Jam 56 vjeçar dhe konsumoj duhan tash e 42 vite. Shqetësimi im kryesor është se kohët e fundit lodhem shumë, kam vështirësi në frymëmarrje nuk mund të eci shumë pasi që lodhem tepër dhe nuk mund të marr frymë, djersitem edhe kam kollë. Jam vizituar te mjeku dhe më ka propozuar të bëj CT të mushkërive ku shkruan: Konsolidim mushkëror në pjesën e sipërme të lobit të poshtëm djathtas që në radhë të parë i përgjigjet pneunomisë, pneunomisë euzinofilike. Në të dy fushat mushkërore vërehet robërim i ajrit që i përgjigjet bronkitit kronik. Rrugët e mëdha ajrore janë të lira. Mediastinumi është me gjatësi normale. Limfonode patologjikisht të zmadhuara (mbi 10mm) nuk vërehen. Pleura nuk është e trashur dhe pa përmbajtje patologjike intrapleurale. Zemra është në formë pozitive dhe madhësi normale. Aorta dhe enët e gjakut janë pa ndryshime patologjike. Struktura kockore e toraksit pa ndryshime patologjike. Organet e abdomenit të sipërm pa ndryshime patologjike.
Doktor, ju kisha lutur që të më sqaroni dhe ndihmoni.

PËRGJIGJE:
Ndërrimet e konstatuara në mushkëri nuk janë të rënda dhe prognozën e kanë të mire me kusht që të ndërpritet duhanpirja menjëherë dhe përgjithmonë ashtu që gjendja e mushkërive do të kthehet në ndërrime fillestare(të shkallës së I), të cilat ndërrime janë të pritura te çdo duhanpirës apo punëtor që është në kontakt me pluhura. Nëse duhanpirja nuk ndërpritet atëherë këto ndërrime që tani janë të shkallës së II përparojnë dhe kalojnë në shkallën e III si dhe bëhen ireverzibile (të pakthyeshme në gjendjen fillestare (të shkallës së I-rë). Në këtë rast duhet aplikuar terapinë e përjetshme e cila shpesh konsiston edhe në përdorimin e pandërprerë të oksigjenit. Përndryshe në ndërkohë duhet që ju patjetër të bëni një Echokardiografi me të cilën do të matet edhe shtypja e gjakut në arterien pulmonare(mushkërore) që tregon për prognozë dhe trajtim të mëtejmë.


Jam 27 vjeçare. Kam pasur një inflamacion në mushkëri, hije infitirative nodulare bazo-lateral - djathtas, hapësirat pleurale janë të lira. Hilusi i djathtë i rritur (SE=48). Diagnoza: Bronchiectasiae lateris dex in regresionem.
Terapia: Fromlid uno a 1000 mg 1x1, broncho- med 3x1 lugë, buscopan 3x1. Pas një muaji kisha përmirësime, por pasi e bëra hemogramin PLT=L 79.
Terapia e njëjtë më përsëritet, por edhe më mpihen shumë duart dhe këmbët.
Doktor, çka më preferoni?

PËRGJIGJE:
PLT=l 79 do të thotë që gjatë numërimit të rruazave të gjakut trombocitet janë numëruar më pak se normalja dhe kjo nuk duhet fare të shqetësoj, sepse është vetëm një matje dhe nëse nuk është e shoqëruar me ndonjë simptomë patognomonike (domethënëse) si p.sh. gjakderdhje njollore nën lëkurore (petehijale), atëherë duhet që vetëm kjo analizë të përsëritet. Sa i përket mpirjes së duarve dhe këmbëve duhet konsultuar neurologu dhe nëse është në rregull statusi neurologjik, atëherë duhet konsultuar edhe dhe kirurgu vaskular. Sa i përket bronkiektazive duhet që të vaksinoheni kundër gripit çdo vjeshtë.
Me respekt, dr. Skënder Baca.


Përshëndetje i nderuari dr. Baca. Prindi im para një viti ka pasur një sulm në zemër ku ka pasuar me 3 stenda dhe pastaj gjendja pas daljes nga spitali ka qenë e mirë. Para pak kohësh kishte vështirësi në frymëmarrje, nuk ngopej frymë dhe pas vizitës te mjeku ka qëndruar në spital për 4 ditë. Për shkak të ftohjes, kishte fituar kallje në mushkëri dhe ishte mbushur me ujë (sipas fjalorit popullor), kishte edhe ngritje tensioni. Doktor, dëshiroj të di se ky ujë ishte i mbledhur si pasojë e ftohjes apo mund të ketë edhe ndonjë problem tjetër.
Faleminderit për përkushtimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Në rastin e babait tuaj, uji (transudati) është mbledhur (grumbulluar) si pasojë e ngecjes së qarkullimit të gjakut, e shkaku i kësaj është pamjaftueshmëria e ventrikulit të majtë të zemrës. Prognoza është e mirë dhe gjersa të jetojë, asnjëherë më nuk do t’i mblidhet uji në pleurën e mushkërisë me kusht që diuretikët të merren me rregull dhe të eliminohet plotësisht përdorimi i kripës së kuzhinës. Edhe aktiviteti fizik duhet përshtatur mundësive dhe kushteve gjegjësisht preferohen vetëm shëtitje të shkurtra në terrene të rrafshëta, sa më pak ngjitjeve nëpër shkalla.
Me respekt.


Ka disa muaj që burri im ka disa probleme, kur zgjohet në mëngjes ka këlbazë të përzier me gjak, por kjo ndodh vetëm herën e parë dhe pastaj këlbaza është e pastër. Nganjëherë ka probleme me frymëmarrje dhe lodhet shpejt. Zakonisht ka erë të keqe në gojë që duket sikur i vjen nga organizmi e jo nga ndonjë problem me dhëmbë. Desha t’ ju pyes se a janë këto simptoma të bajameve, sepse vitin e kaluar një mjek i ka rekomanduar t’i heq bajamet, apo janë mushkëritë e sëmura?

PËRGJIGJE:
Mund të jenë këto shqetësime edhe nga mushkëritë, nga bajamet (tonsillat) por edhe nga lukthi (nëse ka probleme me thartinë pas ushimit etj. Sidoqoftë duhet që të bëhen ekzaminimet laboratorike (Sedimentimi i eritrociteve, hemogrami, formula leukocitare, helikobakteri i pilorit), radiografia e mushkërive dhe strishoja në mikrobiologji e fytit dhe hundës. Në këto raste terapia është e gjatë dhe duhet të jetë këmbëngulëse por gjithësesi është efikase.


Përshëndetje, unë jam 16 vjeçe dhe kam probleme me frymëmarrje. Nuk mund të ngopem me ajër, kam dhimbje në gjoks dhe në pjesën e prapme të qafës. Kam vizituar shumë mjek, disa thonë të mungojnë vitaminat, disa më thonë se kam probleme me mushkëri. Kam përdorë barna të ndryshme, por pa suksese.
Nëse do të mund të më ndihmonit, u jam shumë mirënjohëse.

PËRGJIGJE:
Duhet që t’i kemi në dispozicion ekzaminimet si testet alergjike, laboratorike të gjakut e poashtu edhe radiografinë e mushkërive nëse e keni bërë. Më pastaj duhet bërë edhe spirometrinë. Problemet që i parashtroni nuk janë për brengosje, sepse e kanë prognozën e mirë dhe me terapi dhe kujdes përkatës shumë shpejtë kalojnë. Nëse etiologjia (shkaktari) është alergjia atëherë përveç terapisë me korttikosteroide topike (lokale-spraj ose inhalime) që zgjatë me muaj, duhet përdorur edhe terapinë shtesë (suplemetare) me qumësht blete (mjalti i mbretëreshës), qumësht dhe djathë proteinik. Poashtu duhet respektuar regjimin higjienodietetik që konsiston në mospirjen e duhanit, shëtitje në ajër të pastër dhe marrjen e lëngjeve dhe çajnave në sasira të mëdha (2-3litra/ditë).


Ju përshëndes përzemërsisht. Jam 31 vjeçe dhe vuaj nga bronhiti akut. Kam frymëmarrje të vështirësuar, fishkëllimë në gjoks, dhimbje të kohëpaskohshme. Kam qenë konsumuese e duhanit, tani e ndezi ndonjëherë. Ju lutem më jepni një këshillë se çfarë duhet të përdor që ta stabilizoi gjendjen time, sepse jam ne stres të madh dhe gjithmonë po e mendoj se më është afruar vdekja?

PËRGJIGJE:
Nuk duhet të shqetësoheni, as për cenim të shëndetit, e as për cenim të jetës, sepse kjo diagnozë është tejet e lehtë, ka varshmëri më së shumti me duhanpirje (nëse vazhdoni kjo sëmundje e lehtë bëhet me komplikime dhe mund ta ketë prognozën e vështirë), kurse prej barnave preferohet vetëm shurupet – bimore – ekspektorans (që e lehtësojnë eliminimin e këlbazës) si p.sh. Bronkobalsamina, 3x2 lugë gjelle e shoqëruar me një çaj bimor (shtogu, mali, mente, etj.)


I nderuar doktor. Jam 67 vjeçar. Mjekët ma kanë përshkruar këtë diagnozë: neoplazma malignum lobi sup. lat. dex dhe se duhet filluar aplikimin e cht sipas regjimit g + f. C3. 4.0.
Pres informata shtesë nga ju për këtë sëmundje. Faleminderit për përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Përveç aplikimit të kësaj terapia preferohet të përdorni edhe qumësht blete 2x1 lugë e vogël, çaj të gjelbër 3x1 (të ngrohët-jo të vluar, apo edhe të ftohët - i quajtur edhe ice tee, si dhe shurupi Varumin, i cili është kombinimin i ekstrakteve bimore. Ky tretman është i vazhdueshëm dhe nuk e pengon marrjen e terapive tjera.


Përshëndetje doktor i nderuar. Jam 56 vjeçar dhe konsumoj duhan tash e 42 vite. Shqetësimi im kryesor është se kohët e fundit lodhem shumë, kam vështirësi në frymëmarrje nuk mund të eci shumë pasi që lodhem tepër dhe nuk mund të marr frymë, djersitem edhe kam kollë. Jam vizituar te mjeku dhe më ka propozuar të bëj CT të mushkërive ku shkruan: Konsolidim mushkëror në pjesën e sipërme të lobit të poshtëm djathtas që në radhë të parë i përgjigjet pneunomisë, pneunomisë euzinofilike. Në të dy fushat mushkërore vërehet robërim i ajrit që i përgjigjet bronkitit kronik. Rrugët e mëdha ajrore janë të lira. Mediastinumi është me gjatësi normale. Limfonode patologjikisht të zmadhuara (mbi 10mm) nuk vërehen. Pleura nuk është e trashur dhe pa përmbajtje patologjike intrapleurale. Zemra është në formë pozitive dhe madhësi normale. Aorta dhe enët e gjakut janë pa ndryshime patologjike. Struktura kockore e toraksit pa ndryshime patologjike. Organet e abdomenit të sipërm pa ndryshime patologjike.
Doktor, ju kisha lutur që të më sqaroni dhe ndihmoni.

PËRGJIGJE:
Ndërrimet e konstatuara në mushkëri nuk janë të rënda dhe prognozën e kanë të mire me kusht që të ndërpritet duhanpirja menjëherë dhe përgjithmonë ashtu që gjendja e mushkërive do të kthehet në ndërrime fillestare(të shkallës së I), të cilat ndërrime janë të pritura te çdo duhanpirës apo punëtor që është në kontakt me pluhura. Nëse duhanpirja nuk ndërpritet atëherë këto ndërrime që tani janë të shkallës së II përparojnë dhe kalojnë në shkallën e III si dhe bëhen ireverzibile (të pakthyeshme në gjendjen fillestare (të shkallës së I-rë). Në këtë rast duhet aplikuar terapinë e përjetshme e cila shpesh konsiston edhe në përdorimin e pandërprerë të oksigjenit. Përndryshe në ndërkohë duhet që ju patjetër të bëni një Echokardiografi me të cilën do të matet edhe shtypja e gjakut në arterien pulmonare(mushkërore) që tregon për prognozë dhe trajtim të mëtejmë.


Përshëndetje i nderuar, uroj që mos t’ju shqetësojmë. Nëna ime është tash e një vit në një gjendje jo të lakmueshme. Ka qenë gjatë gjithë kohës tek mjekët, por pa ndryshime. Ekzaminimi i fundit thotë: Ekzaminohen organet torakale me mdct, vërehet se struktura bronhovaskulare në të dy anët e mushkërive është normale. Në mediastinum vërehen gjëndra limfatike lehtë të rritura. Zemra dhe vazat e mëdha të gjakut pa veçori patologjike. Në hapësirën pleurale nuk vërehet lëng i lirë. Ceket se vërehet hernie hiatale e theksuar. Në kockat e dukshme nuk vërehen ndryshime destruktive.
Një mjek tjeter mendon që nena ka probleme me lukthin, 3 herë për 2 muaj ka bërë pastro, Candidiasis oesphagi. Hernia hitalis gastrica Pangastritis. I bëri edhe disa analiza si Spitumi ku doli Candida Albicans, pastaj Urinokultura Eschericha Coli. Këto analiza u përsëriten shumë herë.
Doktor, jemi të shqetësuar dhe kërkojmë ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
Sa i përket gjëndrave limfatike nuk duhet shqetësuar por duhet bërë Le, formula Le dhe strishoja periferike(me ç’rast ekzaminohen edhe rruazat e bardha të gjakut) si dhe duhet eliminuar sarkoidoza me ekzaminimin e gjakut të enzimës ACE. Kurse sa i përket hernisë hiatale është e vërtet se shkakton çrregullime dhe diskonfort, por pa ndonjë rrezik për shëndet. Duhet që patjetër ushqimi të merret sa më shpesh dha në sasi sa më të vogla. Pastaj ndihmojnë edhe preparatet bimore si Pro Herbis dhe nga 2-3 herë në ditë mjaltë nga një lugë gjelle(nëse nuk është alergjike në mjaltë). Dhe në fund, sa i përket problemeve me sekret duhet bërë ekzaminimet serologjike (të gjakut) në Klamidie, dhe mikoplazma. Të gjitha këto çrregullime menaxhohen mirë me terapi përkatëse në bazë të ekzaminimeve të cekura dhe kanë prognozë të mire.


I nderuari Dr. Baca. Kam një vajzë një vjeçe, e cila para 6 muajve pati bronhitis dhe kjo po i përsëritet çdo muaj. Ajo ka temperaturë të lartë, kollë të thatë, ndonjëherë ka edhe vjellje. Vajzën e kam lindur në javën e 38-të të shtatzënisë -lindje cezariane, 2500g. Tashti i ka rreth 8 kg., në 6 muajt e parë ka qenë shumë mirë. Është në çerdhe, e ushqej me gji dhe ushqime të tjera. Ka përdorur: Bisolex, ventolin, amoksikllav, amoksicilin, etj.
Po brengosem, pse ka bronhitis kaq shpesh dhe si mund të shërohet?

PËRGJIGJE:
Së pari, duhet të largohet absolutisht duhanpirja nga shtëpia (banesa), sepse edhe një cigare e ndezur, sistemin respirator (të frymëmarrjes) të fëmijë e dëmton dhe paraqitja e bronkitit, pastaj është e pashmangshme.

E dyta: kur vajza juaj t’i mbush 24 muaj, duhet t’ia bëni testet alergjike në mënyrë që nëse konstatohet mbindjeshmëria (hipersenzitiviteti), atëherë të aplikohet terapia përkatëse dhe masat e duhura parandaluese. Poashtu si masë parandaluese preferohet vaksina kundër gripit (një herë në vit-çdo vjeshtë) gjersa fëmija t’i mbush 5 vjet, kurse për rivaksinime të mëtejme kundër gripit të vendoset më pastaj.

E treta: në të ardhmen asnjëherë më, mos i jepni fëmijës bisolex, sepse tani edhe në tregun kosovar ka ekspektorans (barna për lehtësim të qitjes së këlbazës) bimor (aguliçe, timian, gëllia) të cilët janë më të përshtatshëm dhe më efikas. Dhe në fund, mund të thuhet se prognoza është e mirë sepse me rritjen e fëmijës edhe sistemi imunitar pjekët dhe forcohet, ashtu që pritet shërim i plotë pa pasoja të përhershme.

E katërta: fëmijët që shkojnë në çerdhe duhet të mbrohen nga parazitozat (e zorrëve) që bëhet me mebendazol 2x1 dozë për 3 ditë resht, që njëjtë përsëritet pas 2-3 jave, dhe ky protocol vazhdon për çdo 6 muaj gjer në moshën 5 vjeçe. Kjo është në përputhje me rekomandimet e OBSH (Organizatës Botëror të Shëndetësisë) për vendet siç është Kosova me parizotoza të shumta.


Përshëndetje, i nderuari Z.Baca. Jam 36 vjeçar. Para 7 viteve kam qenë i shtrirë në spitalin e mushkërive ku kam pasur një ftohje të lehtë në anën e djathtë. Pas një trajtimi një javësh, jam liruar nga spitali, ndërsa një vit më vonë kam fituar ajër në mushkëri. Pas një ndërhyrje nga kirurgët torakalë, pas një jave jam liruar nga spitali në gjendje të përmirësuar. Megjithatë, prej atëherë, unë, nganjëherë po kam probleme në anën e djathtë, kam dhimbje si dhe djegësi të lehtë. Poashtu, dhimbjet ndonjëherë më kalojnë edhe mbrapa.
Unë jam vizituar edhe të një mjek tjetër, i cili më ka preferuar vetëm Paracetamol apo diklofen tableta si dhe diklofen yndyrë për lyerjen ku kam dhimbje.
Doktor, unë dua të marr edhe mendimin tënd.

PËRGJIGJE:
Nuk keni nevojë të brengoseni fare. Tani ju nuk jeni i sëmurë fare, por gjendja e krijuar nga sekvellat (pasojat e mbetjeve nga patologjitë e përjetuara), shkaktojnë herë pas here dhembje të cilat mjekohen me antiinflamatorë jo steroid (kundërpezmatues), siç janë diklofenaku, ketoprofeni, aspirina, të cilat gjenden në formë të tabletave apo drazheve, yndyrave (për përdorim lokal=aty ku ndieni dhembje) si dhe injeksioneve.
Dhembjet dhe shqetësimet që i evidentoni ju janë pasojë e ngjitjeve në mes të fletëve të mbështjellësit të mushkërive (adherencave pleurale) dhe paraqitja është tipike gjatë ndërrimit të motit (lagështia e madhe) ashtu që këto dhembje i përngjajnë dhembjeve reumatizmale të nyjeve dhe trupit te të sëmurët kronik reumatik. Kjo gjendje nuk është sëmundje aktive dhe me këtë duhet të pajtoheni dhe bashkëjetoni me te ashtu që gjatë dyshimeve në aktivitet patologjik duhet ti bëni ekzaminimet laboratorike (sedimentimi i eritrociteve- SE, hemogrami dhe formula leukocitare) në mënyrë që të vendoset për bërjen e rëntgenit të mushkërive. Përndryshe rëntgenin duhet evituar maksimalisht për shkak të rrezatimit.
Për shqetësimet lidhur me ëntjen e syve duhet të bëni ekzaminimet laboratorike(urea, kretinina, glikemia, urina) dhe të konsultoni nefrologun.


Përshëndetje. Jetoj në Paris dhe meqenëse jam shëndetlig kam dëshirë të kem një këshillë nga ju. I sëmurë dhe i shëruar jo plotësisht para 30 vitesh nga TBC, tani jam 50 vjeç. Në Francë kam ardhur para 3 vitesh me këto simptome: kollë me këlbazë të përzier me gjak dhe njëherazi të shoqëruar me gurë të vegjël të mprehtë. Kam bërë të gjitha analizat laboratorike dhe ato radiologjike si: rtg pulmo, scaner, fibroskopi-bronkoskopi dhe përpos analizave laboratorike që kanë dalë strikt normale me përjashtim të atyre radiologjike, ku vërehen shenja se kam qenë i trajtuar në të kaluarën. Nga mjekët nuk mora ndonjë terapi apo këshillë, vetëm më thanë se nuk ka rrezik nga këto simptoma. Tani kam kërkuar përsëritjen e të gjitha analizave laboratorike edhe radiologjike, sepse për mua si pacient këto simptome nuk janë normale dhe duhet trajtuar urgjent. Pres, këshillën tuaj.
Ju falënderoj që më parë.

PËRGJIGJE:
Lexues i respektuar. Absolutisht nuk keni nevojë të brengoseni për shëndetin dhe gjendjen momentale shëndetësore tuajën dhe nuk ka as rrezik për përhapje të sëmundjes në rrethin tuaj familjar dhe të punës. Kjo mund të konstatohet me besueshmëri të lartë duke u bazuar në ekzaminimet dhe analizat që i keni bërë në Francë dhe as që keni nevojë t’i përsërisni ato tani, por vetëm pas dy viteve me qëllim të evaluimit (përcjelljes së aktivitetit i cili ka shumë, shumë pak gjasa të ekzacerboj (përsëritet). Përjashtimisht, nëse në ndërkohë keni ankesa të mëdha kollë perzistente, temperature, ethe të vazhdueshme analizat përsëriten edhe më herët. Këshilla kryesore është që të bëni një jetë normale duke respektuar regjimin higjienodietetik (ushqime të pasuara me kalcium si qumështi, djathi si dhe tabletat multiminerale që mund të merren në barnatore edhe pa recetë mjekësore. Obligative është vakcinimi kundër gripit çdo vjeshtë. Pastaj punë dhe pushim ditor e javorë normale. Absolutisht ndalohet duhanpirja, jeta e çrregullt e natës me alkool të tepruar dhe gjumë jot ë rregullt. Ashtu siç keni jetuar të gjitha këto vite pa ndonjë problem madhor në lidhje me mushkëritë ashtu do të jetoni edhe në të ardhmen pa shqetësime të mëdha. Me respekt.


Përshëndetje, jam një vajzë 22 vjeçe. Kur kisha 10 vjet, kam pasur një lloj ciste e formuar nga barnat (antibiotikët) në mushkëri edhe me kollitje e kam qitur jashtë. Kam dhembje në anën e djathtë, sidomos kur ndryshon koha, disa vite kam pas edhe koll, me kalimin e kohës, më është ndalë, mirëpo tash kam problem me frymëmarrje, nuk ngopem dot. Kam bërë analiza e fotografime, por te secili mjek që shkoj, më jep tjetër diagnozë. Kohët e fundit, përveç që nuk mund të ngopem me frymë dhe dhembje në anën e djathtë kam edhe rrahje të shpejta të zemrës, 150 për minutë, tension të ultë, temperaturë të brendshme, më ushtojnë veshët. Analizat tsh 1,40 T4 1,27.T3 3.35 dhe EKG kanë dalë mirë.
Doktor, si qëndron problemi te unë?

PËRGJIGJE:
Së pari duhet të bëni ekzaminimin e echodoplerkardiografisë që të konstatohet gjendja e funksionit të dhomave të zemrës si dhe të matet shtypja e gjakut arterial mushkëror (PSAP-i), pastaj radiografitë që i keni t’i sillni në Klinikën Pulmologjike të QKUK-së që edhe një herë t’i ekzaminojmë në mënyrë konziliare në mënyrë që të mund të japim një konkludim meritor për gjendjen e mushkërive pas epizodës që keni përjetuar në fëmijëri. Këtë mund ta bëni çdo të hëne prej orës 9:00-11:00 në ambulancën specialistike të Klinikës Pulmologjike. Duhanpirja është ne rëndësi shumë të madhe në rastin tuaj(prej pyetjes së parashtruar nga ju nuk kuptohet se a jeni apo nuk jeni konsumuese e duhanit). Dhe në fund duke u bazuar në moshën tuaj, prognoza e këtyre shqetësimeve është e mirë, sepse proceset reparabile janë të mundshme dhe të mëdha. Me respekt.


Përshëndetje. Jam 23 vjeçar, duhanpirës qe 5 vite dhe gjithashtu kam një histori të mëhershme të sëmundjeve pulmonare (si fëmijë kam pasur disa herë ndezje në mushkëri dhe bronhitis). Shqetësimi im kryesor është se kohët e fundit kam filluar të liroj këlbazë me ngjyrë dhe trajtë jo të zakonshme - ajo është e zezë dhe shumë e dendur. Ndonjëherë ajo shfaqet me njolla (pikëza) ngjyrë kafe, dhe dy herë më duhet se në të kam pasur edhe njolla (vetëm një njollë) gjaku, gjë kjo që më ka shqetësuar pa masë dhe më ka futur në një agoni të thellë.

Më tmerron ideja që të vizitoj mjekun, nga frika e më të keqes...

Ju lutem për ndihmë!

A.M.

 PËRGJIGJE:

Nuk duhet të brengoseni, sepse kjo është njëra prej episodeve që ndodhin herët ose vonë te duhanpirësit, sepse ngacmimet e bronkeve nga duhani e dëmtojnë mukozën (sipërfaqen e bronkut) dhe gjakderdhja e imët është e paevitueshme. Mirëpo, nëse nuk ndërpritet duhanpirja dhe nëse përsëriten këto episode të prezencës së gjakut në këlbazë, atëherë duhet që të bëhen analizat: pikë së pari laboratorike (sedimentimi i eritrociteve-SE, hemogrami-pasqyra e gjakut, ekzaminimi citologjik i këlbazës) pastaj ekzaminimi radiologjik ose rëntgeni i mushkërive dhe gjithsesi konsulta te pulmologu me rezultatet e këtyre ekzaminimeve. Gjithsesi, këshilla kryesore mbetet që të ndërpritet duhanpirja, edhepse jeni i ri dhe tani për tani nuk i ndjeni efektet e dëmshme të duhanpirjes.


Jam 17 vjeçare, por kam probleme me frymëmarrje. Kam bërë të gjitha kontrollet dhe kanë dalë të gjitha mirë. Herë pas here më ndalet, dmth me vështirësi marr frymë. Mund të më tregosh pse ndodh kjo?

 PËRGJIGJE:

Duhet gjithsesi të shihet edhe një herë spirometria që të jepet konkludimi i duhur. Poashtu duhet ekzaminuar frymëmarrja me auskultim (stetoskop-dëgjuese) në mënyrë që të vërehen se a janë pengesat e frymëzënies (dispnesë) gjatë inspirimit (frymëmarrjes) apo ekspiriumit (frymëqitjes). Në bazë të të dhënave që shihen në pyetjen tuaj mund të thuhet se pengesat tuaja nuk janë serioze dhe se trajtohen shumë mirë dhe mjaftë lehtë.


Përshëndetje. Jam 23 vjeç, duhanpirës qe 5 vite dhe gjithashtu kam një histori të mëhershme të sëmundjeve pulmonare (si fëmijë kam pasur disa herë ndezje në mushkëri dhe bronhitis). Shqetësimi im kryesor është se kohët e fundit kam filluar të liroj këlbazë me ngjyrë dhe trajtë jo të zakonshme - ajo është e zezë dhe shumë e dendur. Ndonjëherë ajo shfaqet me njolla (pikëza) ngjyrë kafe, dhe dy herë më duhet se në të kam pasur edhe njolla (vetëm një njollë) gjaku, gjë kjo që më ka shqetësuar pa masë dhe më ka futur në një agoni të thellë.
Më tmerron ideja që të vizitoj mjekun, nga frika e më të keqes...
Ju lutem për ndihmë!
A.M

PËRGJIGJE:
Ju nuk duhet të shqetësoheni për simptomat e përmendura, sepse në 99% të rasteve të duhanpirësve kjo është e pritur (nuk është normale, por e pritur). Kështu, juve ju mbetet vetëm që të mobilizoheni psikikisht dhe ta ndërprisni duhanpirjen menjëherë dhe përgjithmonë, sepse personat alergjik që janë duhanpirës, në 80% të rasteve zhvillojnë astmën bronkiale, kurse joduhanpirësit alergjik vetëm në 7% të rasteve. Pra, fati i shëndetit tuaj është në duart e juaja. Ju këshilloj, poashtu që të bëni një ekzaminim laboratorik bazik: SE, hemogrami dhe formula Le, ashtu që të orientohemi për masat e mëtejme.


Jam Rina, 17 vjeçe. Kam probleme me frymëmarrje. Kam bërë të gjitha kontrollet dhe kanë dalë të gjitha mirë. Herë pas here me vështirësi marr frymë.
Mund të më tregosh, pse ndodh kjo?

PËRGJIGJE:
Frymëmarrja rregullohet kryesisht nëpërmjet dy sistemeve: atij kimik dhe psikik e që të dyja kanë lidhje me trurin. Sistemi psikik është tejet i rëndësishëm dhe ai funksionon në mënyrë të vullnetshme dhe të pavullnetshme(dhe kjo e fundit mund të jetë arsyeja që ju ndonjëherë keni probleme me marrjen e frymës). Nuk duhet të brengoseni sepse me kohë dhe ushtrime ky problem zgjidhet shumë mirë. Në momentin që keni frymëzënie mos lejoni që t’ju përfshijë paniku (“se do të ndodhë diçka e tmerrshme”), uluni apo nëse jeni në shtëpi shtrijuni, qetësojeni veten duke ia përsëritur vetvetes fjalët: “se e tëra kjo do të kaloj së shpejti dhe se ju do të bëheni mirë”). Sidoqoftë, duhet të jeni nën kontroll të pulmologut edhe kur nuk keni probleme të bëni herë pas here vizita mjekësore.


I nderuar doktor, nuk e di me saktësi nëse jeni personi i duhur të cilit unë duhet t’i shkruaj, por duke shfletuar faqet e internetit në mes të tjerave lexova edhe emrin Tuaj dhe mendova që gjithsesi diçka për problemin tim mund të më sqaroni.  Unë jam një nënë e një vajze që në gusht mbush 6 vjeç. Ka disa ditë që ka shfaqur një sëmundje e cila nga ana ime është e panjohur. Pas ekzaminimeve të shumta që ia bënë në spital, i dhanë mjekimin e Clamoxyl 500 mg. Emërtimin e sëmundjes në gjuhën mjekësore unë nuk e di. Ata më thanë që ka një infeksion, pasi në incizimin që i bënë në anën e djathtë, panë një rreth si hije e zbehte në mushkëri. Edhe në analizat e gjakut panë që kishte shenja infeksioni, ka dy -tre ditë ka pas temperaturë të lartë, këmbët, duart dhe hunda i ftohen shumë kur i rritet temperatura dhe marrin një ngjyrë shumë të zbehtë. Ka shumë ethe në momentin që do i hip temperatura, këto kohët e fundit ka edhe rënie në peshë pak, anomali në ushqyerje, dhimbje po në anën e djathtë ku i vunë re edhe shenjën në skopi. Vajza vazhdon të jetë e zbehtë, mezi i jap pak ushqim sa për të pirë ilaçet, temperatura ka filluar të mos jetë e lartë, duke krahasuar se nuk mund ta ulnim edhe pas dhënies së ilaçeve, pasi asaj i vajti edhe 39.9 e ndoshta edhe më shumë. Unë jam në ankth dhe dua të di nëse është e mundur se cili ka qenë shkaku që është arritur deri në këtë gjendje. Unë shpesh i kam bërë kontrolle, por nuk më ka rezultuar të ketë ftohje, ka pasur disa kohë kollë në fillim të thatë, por pas përdorimit të një shurupi, sikur iu zbut pak, tani ka një frymëmarrje të shpeshtë, edhe kur nuk ka temperaturë, ka pak kollë, më tepër se herët e tjera dhe pak të ngarkuar, jo të thatë, por edhe jo shumë me sekrecione.
Ju lutem, nëse keni mundësi, më shkruani për mënyrën e trajtimit të fëmijës nga ana ime?
Me respekt Vaizja.

PËRGJIGJE:
Vajza e juaj me siguri ka pas një pezmatim (inflamim apo ftohje) akute, e cila duhet të kaloj pa pasoja, por patjetër duhet evaluimi (përcjellja ) e shërimit (faza e rekovalescencës, siç quhet në latinisht). Prej analizave që duhet bërë (përveç atyre rutinore) është edhe PPD3 (nëse nuk e keni bërë gjithsesi të bëhet). Ky ekzaminim na tregon për imunitetin e vajzës suaj kundër tuberkulozit, së cilës sëmundje qytetarët e Kosovës i janë ekspozuar çdo ditë (në çerdhe, shkolla, autobusë, restorante etj.) për shkak të situatës epidemiologjike të disfavorshme. Në fund, më së shumti pas një muaji, vajzës suaj duhet t’i bëhet një ekzaminim pulmologjik në mënyrë që të mbyllet kjo histori e sëmundjes e cila me siguri e ka përfundimin e mirë.


Përshëndetje!Vazhdimisht bëj vrapim bregut të detit në Durrës. Më ndodh që duhet të ndaloj një ose dy hapa për të bërë frymëmarrjen e thellë dhe të vazhdoj përsëri vrapimin. Pse më ndodh kjo? Nuk më duket se kam shqetësime të tjera. Jam 44 vjeç. Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Kjo që ju ndodh juve është normale, posaçërisht nëse keni edhe një mbipeshë të vogël. Pastaj, varet a jeni duhanpirëse (aktive apo pasive), si dhe a keni pas më parë ndonjë sëmundje kardiovaskulare apo pulmologjike. Gjithmonë preferohet (kjo vlen edhe për ju) që para se të filloni kurse të tilla vrapimi (që janë shumë të shëndetshme), t’i bëni disa ekzaminime bazike: EKG, Ekokardiografia, konsulta kardiologjike, spirometria, testet alergjike kutane dhe konsulta pulmologjike, ashtu që të jeni të sigurt se organizmi juaj është i aftë që t’i nënshtrohet sforcimeve fizike. Testi tjetër që mund ta aplikoni vet është ky: para se të filloni vrapimin, e matni vet pulsin tuaj (sa rrahje të zemrës i keni për një minutë në qetësi), frekuencën e frymëmarrjes(sa herë në qetësi merrni frymë normale është 24_16 eventualisht 20). Pastaj pas vrapimit të lehtë, disa minutësh ndaleni dhe prapë e matni pulsin dhe frekuencën e frymëmarrjes (të cilat natyrisht se janë të rritura). Pushoni një minutë dhe prapë këta dy parametra i matni (ato duhet të jenë të zvogëluara) dhe nëse ende janë mbi vlerat nga fillimi prapë i matni pas edhe një gjysmë minute apo një minute dhe ato definitivisht duhet të rikthehen në vlerat normale (identike me ato matje të fillimit në qetësi). Nëse ky test realizohet kështu dhe është normal, ju nuk keni fare nevojë të brengoseni, nëse jo atëherë menjëherë të lajmëroheni te pulmologu dhe kardiologu.


Jam 27 vjeçe dhe kam probleme me frymëmarrje, nuk mundem të ngopem me frymë dhe e hapi gojën sikur do të më merr gjumi. Kjo gjendje më zgjat me orë dhe pastaj ndihem e lodhur dhe vetëm shuplakat e dorës dhe shputat e këmbëve i kam shumë të lodhura, sa nuk mundem as të lëviz. Këtë problem e kom qysh nga puberteti, por me intervale të ndryshme, kohët e fundit më është zhdukur, por tash më është shfaqur përsëri. Një mjek më ka thënë që e kam psikologjike dhe më ka thënë të fry ndonjë qese ose balon, por kjo s’po më ndihmon fare. Zakonisht më ndodh pasdreke. Më ndihmoni ju lutem!
Linda nga Gjakova.

PËRGJIGJE:
Pjesërisht edhe për ju vlen përgjigja që i është dhënë më lartë Rinës, me vërejtje se duhet të plotësohet me ekzaminime laboratorike të (T3, T4, TSH) dhe konsultës endokrinologjike, sepse mosfunksionimi adekuat i gjëndrës tireoide mund t’i shkaktoj simptomat të cilat i evidentoni ju. Sidoqoftë, problemet e juaja nuk janë serioze në kuptimin që mund ta cenojnë shëndetin, por duhet përcjellja e vazhdueshme e pulmologut, gjersa këto ankesa të shuhen në tërësi.


Kam disa probleme me shëndet, kollitje të herëpashershme, lodhje, lirim të këlbazës. Jam vizituar te mjeku, më ka propozuar të bëj fotografim të mushkërive. Pasi e kam bërë këtë më ka udhëzuar të bëj CT të mushkërive, ku shkruan: Mushkëritë janë me densitet normal dhe pa ndryshime patologjike fokale, përveç ca bullave të vogla emfizematoze subpleurale bill.
Rrugët bronkiale janë të kalueshme. Hapësirat pleurale janë të lira. Kalcifikime hilare bill. Rritje milimetrike e limfonodeve mediastinale.
Nuk vërehen ndryshime destruktive kockore në toraks. Pamje normale në disa skena të abdomenit të sipërm.
Përfundim: Limfadenopati e lehtë mediastinale.
Doktor, jam e brengosur. Pres përgjigje tuaj.
Ju faleminderit për këshilla.

PËRGJIGJE:
Nuk duhet të brengoseni për këtë gjetje diagnostike. Atë çka duhet bërë është plotësimi i ekzaminimeve të cilat janë të lehta dhe të lira.
1. Duhet bërë ekzaminimi i ACE, enzimë që tregon se a mund të bëhet fjalë për sarkoidozën e nyjeve limfatike e cila është sindromë e lehtë e padëmshme dhe me prognozë të mirë (në të vërtet kjo sindromë është një çrregullim i lehtë imunitar-alergjik që trajtohet mirë edhe në Kosovë).
2. Duhet bërë PPD3 në Klinikën e pulmologjisë të QKU-K (bëhet vetëm të hënave prej orës 9-11 në mënyrë që të vërtetohet se ndoshta keni qenë në kontakt me ndonjë të sëmurë nga tuberkulozi ashtu që nyjet limfatike mediastinale kanë reaguar.
3. Duhet përcjellë SE i gjakut, Le, formula Le, analiza të cilat bëhen në çdo laborator.


I nderuari doktor. Pres me padurim përgjigjen tuaj.
Jam 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Qe një kohë të gjatë kam probleme me frymëmarrje dhe shtrëngime në gjoks, mirëpo jam edhe konsumuese e cigares. Kam provuar disa herë ta shmang këtë ves të keq, por assesi s’kam gjetur forcë të tërhiqem nga ajo pavarësisht që po i vërej pasojat në shëndet. Kam qenë disa herë te mjeku pulmolog, por më vjen turp që të kërkoj ndihmë më, ndërsa cigaren nuk mund ta lë. Pas një kontrolli mjekësor dhe në bazë të fotografimit të mushkërive, mjeku nxori përfundimin që unë paskam pasur që nga fëmijëria një ftohje në mushkëri dhe tani kjo kohë pas kohe po më paraqitet, gjithashtu unë jam alergjike në polen dhe në miell të grurit.
Kam përdorur shumë terapi. Për një kohë e rrallova bukur shumë cigaren, por fillova të shtoja peshë. Jam e gjatë 1,78, ndërsa peshoj 96 kg. Tani kam prapë shtrëngime në gjoks dhe frymëmarrje të vështirësuar. Mjeku më ka thënë që kam shtrëngim të muskujve dhe më ka dhënë tableta neurobex. Shpesh herë e vërej që kur jam e stresuar më shumë e kam frymëmarrjen e vështirësuar dhe shtrëngime të gjoksit, megjithëse temperaturë apo kollitje nuk kam.
Ju lutem doktor i nderuar, çka më preferoni? Pres me padurim përgjigjen dhe këshillën tuaj.

PËRGJIGJE:
Nëse nuk mundeni apo nuk dëshironi ta sakrifikoni duhanpirjen, atëherë fatkeqësisht duhet të pajtoheni me mjekim të vazhdueshëm, por edhe me frikë nga ndonjë sëmundje e mushkërive. Sa i përket alergjisë, prognoza është e mirë, sepse i keni në disponim edhe barnat përkatëse (antihistaminikët, kortikosteroidet, terapinë suplementare), por edhe masat mbrojtëse-parandaluese(preventive). Ju këshilloj që rregullisht të shkoni në konsulta pulmologjike si dhe të konsultoheni me mjekun tuaj familjar për mbipeshë e cila poashtu e keqëson sëmundjen mushkërore. Kurse , sa i përket sëmundjes së “ftohjes” që nga fëmijëria me siguri bëhet fjalë për bronkiektazi e cila poashtu menaxhohet mirë dhe ka prognozë të mirë.


I nderuar doktor. E kam një djalë e një vajzë. Djali i ka 6 vjet, vajza 2 vjet e gjysmë. Djali kur ka qenë i vogël ka lëngua nga bronkit, por qe 3 vite më s’ka pas probleme.  Vajza peshon 10 kg, është shumë e lëvizshme. A duhet që të peshon më shumë vajza në këtë moshë?. Vajza ëshët shumë nervoze, por edhe sa herë që ftohet pak në fyt, i bllokohen hundor, i kalon në gjoks. Pres mendimin tuaj. Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Nëse në shtëpi pihet duhani, duhet që rreptësisht ta ndaloni në mënyrë që t’i kurseni edhe fëmijët edhe veten, përndryshe fëmijët vazhdimisht do të jenë të sëmurë dhe vazhdimisht do të kenë nevojë për mjekim. Sa i përket nervozes së fëmijës duhet të keni durim dhe ti kushtoni kohë dhe me dashuri t’ia bëni me dije se ajo është personi më i vlefshëm për ju. Sa i përket peshës së fëmijës duhet në këshillimore pediatrike të qendrës familjare të konsultoheni rregullisht për ushqimin, pijet dhe mundësitë e dietave në mënyrë që pesha të jetë nën kontroll dhe ideale.


Përshëndetje doktor i nderuar. E kam djalin 26 muajsh dhe prej fillim të vitit 2010 ka Bronchitis obstruens recidivans. Kam qëndruar dy herë nga 7 ditë me djalë në pediatri, në Gjakovë, djali është inhaluar me Salbutamol, Atrovent, Sir Pertussin. 15 ditë ka qenë mirë, por sërish i është paraqitur gërhitja në gjoks. Nuk shkon 2 javë dhe bllokohet, ka vështirësi me frymëmarrje. Nuk po di më se çfarë të bëj. Ju kisha lutur që të më sqaroni dhe të më ndihmoni.
Fletëlëshimi me epikrizë:
Epikriza: (Gjendja dhe rrjedha e sëmundjes, konstatimet laboratorike etj, të cilat e vërtetojnë sëmundjen, propozimet për shërim të mëtutjeshëm).
Hospitalizohet për shkak të kollitjes të shoqëruar me gërhitje në gjoks. Para një jave është lëshuar nga spitali ku është trajtuar 1 javë për shkak të nxënies në gjoks.
Anamneza e jetës: fëmija i parë nga shtatzënia e parë gjatë shtatzënisë ka pasë në muajt e fundit disa herë ITU ku është trajtuar edhe në spital. Lindja me S.C. PTL 3800gr., paska qëndruar 10 dite në spital, është ushqyer me gji dhe nga muaji I 4 –te edhe me ushqim plotësues, i vaksinuar me rregull, në muajin e 5- të ka pasur ITU ku ka pasë recidiv edhe disa herë, nxënie në gjoks ka filluar që në gjashtëmujorin e dytë të vitit të parë dhe para dy muajve është ordinuar edhe galitifen sir.
Anamneza e familjes; mohojnë sëmundjet në familje të karakterit hereditar.
Statusi në pranim; djali i moshës 26 muaj me vetëdije të rujatur, afebril, tahydispnoik, eukardik, eutonik, gryka me edem dhe heperemi të grykës, në auskultim të toraksit mbi mushkëri; frymëmarrja me Wheezing gjatë ekspiriumit FR; 40 / min, Ekzaminimi nëpër siteme tjera në normë
Lab Se; 6/12… WBC;12.9…. RBC;4.56…HGb; 11.3…..HCT;32,9….MCV;72.5 ...PLT;349 ...Lymf;32.4...Neut; 54.7...CRP(-)…Uriona pvp…Parazitet ne feces; Giardia lamblia.
Th: infusion, Ampicillin 1 ditë dhe pasë marrjes së rezultateve laboratorike i është larguar, Kortikosteroide, Inhalim me salbutamol, Atrovent, Sir Pertussin.
Shkon në shtëpi në gjendje të përmirësuar me terapi; Spray Flixotide 50mcg 2 +0+2 / 1 muaj: Sir Flagyl /10 ditë.
Rezultati i analizës së parazitëve në feces ka dal mirë, pa parazite.

Ju lutem doktor, të na këshilloni çfarë të bëjmë ne që djalit t’i largohet kjo gërhitje nga gjoksi.
Me respekt nga familja Tahiri, Gjakovë.

PËRGJIGJE
Fëmija juaj paska pasur parazitozë, ashtu që kjo ka mund të jetë shkaku i alergjisë dhe problemeve bronkitike. Duhet të bëhen testet alergjike të lëkurës, pastaj fëmijës i duhet mbrojtja atiparazitare (sir. Vermox 2x1 lugë gjelle 3 ditë, pastaj pas dy jave njëlloj përsëritet dhe ky tretman vazhdon çdo 6 muaj gjerë në moshën 5 vjeçe, e pastaj sipas nevojës).
Duhet të largohet duhanpirja absolutisht nga shtëpia (banesa): asnjë tym asnjëherë të mos ndizet.
Pas ekzaminimit të testeve alergjike rikonsulta pulmologjike.


Përshëndetje, jam Violeta dhe jam e interesuar të di diçka më shumë rreth ujit në mushkëri, cilat janë simptomat fillestare dhe shkaktarët.
Faleminderit, pres përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Uji në mushkëri tubohet (mblidhet ose derdhet) në
1. alveola (brenda në mushkëri dhe kjo ndodh në 90% të rasteve si pasojë e ngarkesës së zemrës që ndërlidhet, pikësëpari, me përdorim të tepruar të kripës së kuzhinës), dhe
2. pëlhurë (pleurë), si pasojë prap, e ngarkesës së zemrës, pezmatimeve (tuberkulozi, bakteret tjera), tumoreve (primare në pleurë apo sekondare-metastaza nga organet tjera) apo sëmundjeve të veshkave, mëlçisë, etj.


Jam 33 vjeçar, kam problem me frymëmarrje, sidomos para dhe pasi të bie shi, por edhe herëve tjera.
Doktor, shpresoj të më ndihmoni.

Flm.

PËRGJIGJE:
Nëse pini duhan, urgjentisht dhe përgjithmonë duhet ndërprerë këtë shprehi. Nëse nuk i keni bërë testet alergjike duhet t’i bëni sa më parë dhe pastaj të bëhet rikonsonsulta pulmologjike. Poashtu, është i rëndësishëm edhe vendbanimi dhe vendi i punës (ndotja e ambientit etj.)


I nderuar doktor. Jam 67 vjeçar. Mjekët ma kanë përshkruar këtë diagnozë: neoplazma malignum lobi sup. lat. dex dhe se duhet filluar aplikimin e cht sipas regjimit g + f. C3. 4.0.
Pres informata shtesë nga ju për këtë sëmundje. Faleminderit për përgjigjen

PËRGJIGJE:
Përveç aplikimit të kësaj terapia preferohet të përdorni edhe qumësht blete 2x1 lugë e vogël, çaj të gjelbër 3x1 (të ngrohët-jo të vluar, apo edhe të ftohët - i quajtur edhe ice tee, si dhe shurupi Varumin, i cili është kombinimin i ekstrakteve bimore. Ky tretman është i vazhdueshëm dhe nuk e pengon marrjen e terapive tjera.


Ju përshëndes përzemërsisht. Jam 31 vjeçe dhe vuaj nga bronhiti akut. Kam frymëmarrje të vështirësuar, fishkëllimë në gjoks, dhimbje të kohëpaskohshme. Kam qenë konsumuese e duhanit, tani e ndezi ndonjëherë.
Ju lutem më jepni një këshillë se çfarë duhet të përdor që ta stabilizoi gjendjen time, sepse jam ne stres të madh dhe gjithmonë po e mendoj se më është afruar vdekja
?

PËRGJIGJE:
Nuk duhet të shqetësoheni, as për cenim të shëndetit, e as për cenim të jetës, sepse kjo diagnozë është tejet e lehtë, ka varshmëri më së shumti me duhanpirje (nëse vazhdoni kjo sëmundje e lehtë bëhet me komplikime dhe mund ta ketë prognozën e vështirë), kurse prej barnave preferohet vetëm shurupet – bimore – ekspektorans (që e lehtësojnë eliminimin e këlbazës) si p.sh. Bronkobalsamina, 3x2 lugë gjelle e shoqëruar me një çaj bimor (shtogu, mali, mente, etj.)


Doktor i nderuar, ju përshëndes shumë. E kam djalin 18 muajsh dhe prej se i ka pasur 13 muaj ka pasë Bronchitis obstruens recidivans. Kam qëndruar 10 ditë me djalë në pediatri, në Prishtinë, djali është inhaluar me sol.spalmotil, sol NaCl infuzione, amp.Cephtiaxon, amp Nirypan, pastaj tbl. Pronison. Dy muaj ka qenë mirë, por sërish i është paraqitur, pastaj qëndruam në spital të Vushtrrisë, meqë jemi nga këtu. Nuk shkon një javë dhe bllokohet, ka vështirësi me frymëmarrje. Ia kemi bërë IGE dhe i ka dalë mirë. Nuk po di më se çfarë të bëj. Ju kisha lutur që të më sqaroni dhe të më ndihmoni.

PËRGJIGJE:
Pasi që fëmija juaj i ka vetëm 18 muaj duhet pritur edhe 6 muaj që t’ia bëni testet alergjike (IgE është e përgjithshme ashtu që duhet bërë testet alergjike specifike-veç e veç për secilin alergjen në gjak apo në lëkurë). Deri atëherë rreptësisht ndalojeni duhanpirjen në shtëpi (absolutisht në asnjë vend të mos pihet duha

Fotografia: Ass dr Skender R. Baca, mr.sci., pulmolog

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.