Ass.dr.Violeta Zatriqi mr.sci, kirurge plastike–estetike

11:52 / 5.01.2013
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Ass.dr.Violeta Zatriqi mr.sci
Poliklinika “Zatriqi”
Aktash I, nr. 60 (Bregu i Diellit)
tel. 044 136 976; 049 136 976


 

Përshëndetje doktoresha Violeta. Kam disa puçrra të kuqe si mpikse gjaku në trupin tim (kudo në krah, bark dhe këmbë). Pasi bëra një vizitë, mjeku më tha se janë hemangioma. Nuk më dha asnjë lloj mjekimi.
Mua, këto hemangioma po më shtohen, ndërsa të vjetrat po zmadhohen.
Ju lutem, më thoni se ç’duhet të bëj?
Po pres me padurim përgjigjen tuaj.
Faleminderit.

 

PËRGJIGJE:
Hemangiomat mund t’i trajtosh me injeksione sklerotizant apo me rreze laser.
Duhet t’i drejtohuni fillimisht kirurgut vaskular e pastaj dermatologut për trajtim me laser.


Jam 21 vjeçare. Dëshiroj të bëj operacion plastik në vithe me qellim të zmadhimit të tyre. Nuk kam bërë ndonjëherë ndërhyrje kirurgjike. Dëshiroj të di sa zgjat operacioni, a mund të ketë ndonjë pasoj apo dhembje pas tij.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Ky intervenim realizohet në narkozë totale me incizonin. Mes vijës gluteale bëhet preparimi i xhepit ku plasohet proteza, lihet një dren dhe plaga qepet. Cikatriksi nuk është i dukshëm. Madhësinë dhe formën e protezës e caktojmë së bashku, varësisht nga madhësia e vitheve, konstruksioni yt dhe dëshira e pacientit.
Pas operimit, nuk rrini ulur në vithe një muaj.


Jam 28 vjeçare, kam dy lindje. A ka mundësi mjekimi që të eliminoj rrudhat dhe celulitin dhe të dukem si më parë?
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Lëkura e varur e barkut së bashku me strijat, ka mundësi të eliminohen. Po ashtu edhe celuliti. Mjekimi zgjatë deri në dy javë. Barku juaj pas operimit do të duket i rrafshët, pa rrudha, por nëse planifikoni të keni sërish fëmijë, atëherë mundësia e lëshimit të lëkurës dhe paraqitjes së striave mund të përsëritet; është proces natyral, sepse gjatë shtatzënisë rritet dhe fryhet lëkura.


Dr. Violeta. Jam 19 vjeçe, kam një pyetje. Mamilla (maja) e gjirit ndodhet brenda, nganjëherë del jashtë, por për pak kohë. Më shqetëson shumë ky problem, ju lutem më shkruani se çka duhet të bëj.
Flm dhe punë të palodhshme.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, e nderuar paciente. Mendoj që ky shqetësim ka mundësi të rregullohet, por ju kisha këshilluar që mos të nguteni menjëherë me intervenime estetike, sepse jeni shumë e re. Kirurgjikisht mund të operohet maja e gjirit dhe të qitet jashtë, por unë ju këshilloj që këtë shqetësim mund ta rregulloni me rastin e lindjes dhe gjidhënies së fëmijës. Pra, keni durim edhe ca vite.


Përshëndetje. Unë kam qime të zeza në fytyrë në pjesën e poshtme të mjekrës. Jam 23 vjeçare, qimet kanë filluar të më dalin në moshën 17-18 vjeçare, mirëpo tani qimet janë më të forta dhe po më përhapen edhe më shumë në mjekër. Kam bërë disa analiza në vitin 2004 që të shoh pse po më dalin qimet, mirëpo mandej i kam ndërprerë.
Tani kam filluar t’i bëj këto analiza: testosteronin dhe prolaktinen. Testosteroni ka dalë 117.5 dhe prolaktina 602,8. Doktori internist-endokrinolog më ka rekomanduar të përdor Diane 35, kam përdorur 2-3 kuti dhe pastaj m’i ka ndërprerë. Dostinex 0.5mg e kam përdor një tabletë në muaj.
Pastaj kontrollin e kam pasur mas 3 muajve me të njëjtat analiza, testosteroni më ka dal 104, kurse prolaktina 1359. Pasi më është rritur prolaktina, mjeku në ka propozuar të marr një Dostinex në javë dhe terapinë ta vazhdoj 4 javë. Pas 4 javësh, Prolaktina më ka dalë 188,6 dhe kam vazhduar me Dostinex 1 tablet në dy javë. Edhe tri tableta është dashur t’i marr dhe rezultati i prolaktines pas kësaj terapie ka dalë 341,7.
Tash jam duke e vazhduar terapinë me Dostinex, mirëpo desha ta di se a janë të dëmshme këto tableta që unë më vonë të mos mbes shtatzënë, edhepse doktoresha më ka thënë se këto tableta që po i përdor unë janë për të rregulluar këto hormone që të mos mbes sterile.
Desha të di mendimin tuaj, sa është i dëmshëm trajtimi me rreze laser?

PËRGJIGJE:
Qimet largohen me mjaft suksese me rreze laser, nuk është vërtetuar që ka ndonjë efekt anësor. Ajo bëhet me disa seanca, hiqen vetëm qimet me ngjyrë të zezë, por me rëndësi është edhe kontrolli dhe mjekimi te endokrinologu.


Përshëndetje dr.Violeta. Jam 31 vjeçe, kam dëshirë ta bëj operacion gjoksin sepse e kam shumë të madh, më lodh shumë dhe më është bërë stres i madh. Do të doja të merrja disa informata nga juve, se sa mund të zvogëlohet gjoksi im dhe a mund të eliminohet fare?
Sa për informacion gjinjtë e mi, të dy, peshojnë 7 kile. Unë jam 1.60 cm dhe peshoj 67 kg. Jam shëndoshur nga stresi, nga madhësia dhe rëndesa e gjoksit më dhemb shtylla kurrizore, sa nuk i mbaj dot.
Ju përshëndes dhe pres përgjigje.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente, nuk ka kurrfarë problemi, keni mundësi t’i bëni gjinjtë operacion, dmth t’i zvogëloni aq sa dëshironi. Ne kemi përvojë, kemi raste kur kemi larguar deri 4 kg nga njëri gji. Ju duhet të bëni një vizitë dhe pastaj aty informoheni për detaje tjera. E vetmja anë negative është se më nuk do të keni gjidhënie për fëmijët e ardhshëm.


Përshëndetje. Kam lindur një vajzë dhe tash më janë lajmëruar venat në këmbë. A ka mundësi t’i eliminoj?
Pres përgjigje nga ju. Respekt.

PËRGJIGJE:
Venat janë më të theksuara, zakonisht pas lindjes dhe për këtë shqetësim duhet të konsultoni kirurgun vaskular, i cili varësisht nga stadi i paraqitjes së venave, aplikon edhe metoda të ndryshme kirurgjike apo jokirurgjike me injeksione.


Në mollëzat e fytyrës kam kapilare të pëlcitura, a mund t’i eliminohen me operacion apo vetëm me anë të laserit ose ndonjë preparati tjetër.
Ju faleminderit
.

PËRGJIGJE:
Tretmani i kapilarëve të paraqitur në fytyrë bëhet duke filluar nga aplikimi i disa injeksioneve të ashtuquajtura sklerotizant, e pastaj me rreze laser, ndërsa me operacion nuk trajtohen, pra nuk shërohen.


Përshëndetje. Unë km një lyth prej lindjes në anën e majtë. Kur kam qenë 5 vjeçare kam bërë kontroll në Suedi. Më kanë thanë se nuk bën me e largua, sepse është i lidhur me sy dhe me vesh. Aspak nuk më pengon, por dua të ju pyes se nëse vendosi ta heq, a mund të kem pasoja nga kjo ndërhyrje? Flm dhe suksese.

PËRGJIGJE:
Së pari, desha të dijë se çfarë moshe keni tani, se ky formacion si e quani ju lyth a ka pësuar ndryshime gjatë rritjes. Çfarë ngjyre ka, të gjitha këto tregojnë për natyrën e këtij formacioni. Nuk e kam të qartë se si një lyth mund të ketë lidhje me sy e me vesh, është pak absurde, andaj këshilla ime është që ju të vizitoheni tek ne dhe brengat apo lythat, sidomos në regjionet ku mund të ngacmohen është mirë të operohen. Ky është qëndrim i të gjithë kirurgëve plastik, kudo në botë; më mirë është të operohet, se sa të lihet e të ndërroj natyrën.


E nderuar, kam një problem. Jam 33 vjeçare, e martuar nënë e dy fëmijëve, por ajo çka më pengon është se jam pak e dobët dhe mollëzat nuk i kam të theksuara sa duhet. Më intereson të dijë se operacioni për mbushje a është i përkohshëm apo i përhershëm?

PËRGJIGJE:
Mollëzat kanë mundësi të rriten për nga vëllimi, pra të fryhen dhe të theksohen me operacion plastik, që nënkupton marrjen e yndyrës nga vetë pacientja dhe mbushja e mollëzave, por kjo është afat shkurte deri në 6 muaj, ndërsa unë më shumë e preferoj rritjen e mollëzave me injeksione, qoftë të përkohshme për 1 vit apo të përjetshme siç është injeksioni Aquamid, me të cilin e bëjmë rritjen e mollëzave aq sa ju dëshironi.


Përshëndetje dr.Violeta. Jam 31 vjeçe, kam dëshirë ta bëj operacion gjoksin sepse e kam shumë të madh, më lodh shumë dhe më është bërë stres i madh. Do të doja të merrja disa informata nga juve, se sa mund të zvogëlohet gjoksi im dhe a mund të eliminohet fare? Sa për informacion gjinjtë e mi, të dy, peshojnë 7 kile. Unë jam 1.60 cm dhe peshoj 67 kg. Jam shëndoshur nga stresi, nga madhësia dhe rëndesa e gjoksit më dhemb shtylla kurrizore, sa nuk i mbaj dot.
Ju përshëndes dhe pres përgjigje.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente, nuk ka kurrfarë problemi, keni mundësi t’i bëni gjinjtë operacion, dmth t’i zvogëloni aq sa dëshironi. Ne kemi përvojë, kemi raste kur kemi larguar deri 4 kg nga njëri gji. Ju duhet të bëni një vizitë dhe pastaj aty informoheni për detaje tjera. E vetmja anë negative është se më nuk do të keni gjidhënie për fëmijët e ardhshëm.


Përshëndetje. Unë kam qime të zeza në fytyrë në pjesën e poshtme të mjekrës. Jam 23 vjeçare, qimet kanë filluar të më dalin në moshën 17-18 vjeçare, mirëpo tani qimet janë më të forta dhe po më përhapen edhe më shumë në mjekër. Kam bërë disa analiza në vitin 2004 që të shoh pse po më dalin qimet, mirëpo mandej i kam ndërprerë. Tani kam filluar t’i bëj këto analiza: testosteronin dhe prolaktinen. Testosteroni ka dalë 117.5 dhe prolaktina 602,8. Doktori internist-endokrinolog më ka rekomanduar të përdor Diane 35, kam përdorur 2-3 kuti dhe pastaj m’i ka ndërprerë. Dostinex 0.5mg e kam përdor një tabletë në muaj. Pastaj kontrollin e kam pasur mas 3 muajve me të njëjtat analiza, testosteroni më ka dal 104, kurse prolaktina 1359. Pasi më është rritur prolaktina, mjeku në ka propozuar të marr një Dostinex në javë dhe terapinë ta vazhdoj 4 javë. Pas 4 javësh, Prolaktina më ka dalë 188,6 dhe kam vazhduar me Dostinex 1 tablet në dy javë. Edhe tri tableta është dashur t’i marr dhe rezultati i prolaktines pas kësaj terapie ka dalë 341,7. Tash jam duke e vazhduar terapinë me Dostinex, mirëpo desha ta di se a janë të dëmshme këto tableta që unë më vonë të mos mbes shtatzënë, edhepse doktoresha më ka thënë se këto tableta që po i përdor unë janë për të rregulluar këto hormone që të mos mbes sterile. Desha të di mendimin tuaj, sa është i dëmshëm trajtimi me rreze laser?

PËRGJIGJE:
Qimet largohen me mjaft suksese me rreze laser, nuk është vërtetuar që ka ndonjë efekt anësor. Ajo bëhet me disa seanca, hiqen vetëm qimet me ngjyrë të zezë, por me rëndësi është edhe kontrolli dhe mjekimi te endokrinologu.


E nderuara doktoreshë. Pasi kam lindur fëmijën e dytë, në vrimën anale më ka mbetur nj copëz lëkurë e zgjatur, nuk më dhemb, nuk kam asnjë shqetësim tjetër, përveçse më bezdis dhe përpiqem që t’i bëj masazh me kremra tërë kohën, por pa ndonjë ndryshim.
E kam dhe një shqetësim tjetër: buzët e vaginë i kam shumë të theksuara, prandaj jam e interesuar t’i zvogëloj. Kur vishem me xhinse më pengojnë, më duhet përherë me dorë i rregulloj.
Të lutem doktoreshë, më jep më tepër detaje për ndonjë korrigjim të mundshëm.

PËRGJIGJE:
E nderura paciente, për problemin që keni në zorrën e trashë duhet konsultuar me kirurgun e përgjithshëm, gjegjësisht abdominal, sepse ju keni hemorroide të cilat shumë shpesh paraqiten si pasojë e lindjeve. Ndërsa, sa i përket shqetësimit rreth organit gjenital, konsultoni gjinekologun.


Përshëndetje, jam 24 vjeçe dhe kam një shenjë shumë të madhe në fytyrë. Ana e majtë e hundës së bashku me një pjesë të faqes duken si të djegura dhe vende-vende janë të kuqe. Këtë shenjë e kam që foshnjë, pasi më ka dalë në këtë pjesë të fytyrës një flluskë e mbushur me qelb e cila pasi është çarë është përtharë me vështirësi. Nuk e kam idenë se çfarë sëmundje kam kaluar, për këtë arsye kam frikë të ndërhyj për ta rregulluar edhe pse e dëshiroj me shpirt një gjë të tillë.
Ju lutem, më jepni ju një sugjerim, a është e rrezikshme kryerja e një operacioni plastik në rastin tim?

PËRGJIGJE:
E nderura paciente, nuk e kam idenë të jap një përgjigje pa ju parë. Pa ekzaminim, është e pamundur të jepet një përgjigje korrekte. Kirurgjia estetike është shume specifike dhe varet nga rasti në rast.


E nderuara mjeke, së pari ju përshëndes juve dhe pastaj dëshiroj t'ju pyes një pyetje të cilën e kam dërguar edhe një muaj më herët por nuk kam pasur përgjigje. Si duket jeni shumë e ngarkuar, por sidoqoftë iu falënderohem nëse më jepni një përgjigje sa më të shpejt nëse mundet. Vajza ime tash i ka 9 vjet dhe e ka një shenjë në faqe menjëherë pas syrit që u shfaq pas 4 javësh kur lindi, të cilën mjeket në Zvicër e quajtën hemangiomw. Kjo shenjë para 9 viteve ishe më e madhe dhe kishte ngjyrën e vishnjës, mirëpo tani hetohet shumë pak, ndërsa unë brengosem sepse mjekët më thanë se kur t’i mbush 7 vjet, do t’i humb e gjitha. Vajza e ka bërë disa terapi në Zvicër. Terapinë e parë e ka bërë me rreze laser kur i ka pasur 6 javë, dhe çdo 6 javë ka pasur terapi të këtilla kështu që deri sa i ka mbush një vit ajo ka kryer 5 terapi me laser dhe një terapi të fundit të cilën mjekët e quajtën terapi e rëndë (Schwere therapie). Pasi i përfundoi terapitë nuk ka përdor asnjë lloji kremi për fytyrë, mirëpo vetëm verës ka përdorur krem për tu mbrojtur nga rrezet e forta të diellit. Dëshirojë të di, se çka mendoni ju, a ka mundësi që t’i zhduket vet apo duhet të operohet. Përshëndetje. Mami e brengosur!

PËRGJIGJE:
Përshëndetje nënë e brengosur. Fillimisht ju kërkoj falje për vonesë të përgjigjes, por na kuptoni, angazhimet e mëdha ditore po ndikojnë në vonesa të përgjigjeve edhe pse kjo s’ka arsyetim. Nuk keni nevojë të brengoseni për fëmijën tuaj; terapinë që e ka marrë fëmija është e qëlluar, të cilën nuk keni mundësi ta bëni në Kosovë (pra, ka pas fat qe ka qenë në Zvicër). Nëse kjo hemangiomë pas rrezatimeve me reze laser ka filluar të zbehet ajo nuk ka shanse të përsëritët me në atë regjion. Duke u rritur fëmija, ajo gradualisht do të zhduket sepse ketë e ka ndihmuar terapia e cila ka bere sklerotizimin e enëve të gjakut të kësaj hemangiome. Pra, mama e brengosur, s’ka vend për brengosje! Me respekt Dr. Violeta


Përshëndetje znj. Doktoreshë. Jam 20 vjeçare. Para disa viteve kam pësuar një aksident, djegie në fytyrë e tash më ka mbet shenjë e kuqe dhe si e ngritur. A ekziston mënyrë që kjo të largohet? Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente, djegia që ju e keni pasur, me siguri ka qenë e shkallës së II-të, të cilat kur mjekohen në mënyre konservative përfundojnë me një skuqje dhe të ngritur e cila në mjekësi njihet me emrin keloid. Kjo mund të mjekohet ashtu që për ta larguar ngjyrën e kuqe, duhet përdorur ung Dermatix - të cilën duhet ta përdorni 2 herë në ditë, si dhe duke përdor një pllakë të silikonit vetëm në mbrëmje në periudhë kohore deri 1 vit. Por një gjë duhet ta dini, se nuk ka medikament i cili do ta eliminojë në tërësi shenjën. Sa i përket intervenimit kirurgjik në ketë rast duhet të dini se nga një herë, pas operimit të keloideve, sërish mund të paraqitet shenje e njëjtë. Pra, këshilla ime është të vizitoni kirurgun plastik dhe të filloni pastaj mjekimin me këto preparate të cekura më lartë.


E nderuara doktoreshë. Jam 22 vjeçe dhe kam problem me herpes në buzë që më paraqitet shumë shpesh dhe zgjat deri në 10 ditë. Kam përdorur preparate të preferuara nga dermatologët e ndryshëm, mirëpo pa sukses. Herpesi më paraqitet në të dy buzët dhe shpërndahet shumë shpejt. Kam dëgjuar që mbushja e buzëve ka pasur sukses në largimin e paraqitjes së herpesit?
Shpresoj të më ktheni përgjigje.
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
E nderuar, mbushja e buzëve nuk ndikon në parandalimin e paraqitjes së herpesit. Mbushja e buzëve është vetëm çështje estetike, derisa për mjekimin e herpesit duhet të përdorni krem aciklovir si dhe tab. aciklovir.


Jam 24 vjeçe dhe desha t'iu bëja një pyetje: çfarë ndodh me silikonin që kemi në trup (gjoks, vithe, këmbë, etj.) psh., pas 20-30 vjetësh.
Faleminderit

PËRGJIGJE:
Pas 20 -30 viteve gjoksi juaj, me silikon apo pa të, do të lëshohet, andaj pas një periudhe të caktuar, nëse duhet të bëhet ngritja e gjinjve, duhet të ndërrohet edhe proteza, varësisht nga struktura e gjinjve, vitheve apo këmbëve, në atë periudhë kohore.


Jam 28 vjeçare,  kam dy lindje. A ka mundësi mjekimi që të eliminoj rrudhat dhe celulitin dhe të dukem si më parë?

Linda

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Linda. Lëkura e varur e barkut së bashku me strijat, ka mundësi të eliminohen. Po ashtu edhe celuliti. Mjekimi zgjatë deri në dy javë. Barku juaj pas operimit do të duket i rrafshët, pa rrudha,  por nëse planifikoni të keni sërish fëmijë,  atëherë mundësia e lëshimit të lëkurës dhe paraqitjes së striave mund të përsëritet;  është proces natyral, sepse gjatë shtatzënisë rritet dhe fryhet lëkura.

 

Dr. Violeta , si ka mundësi t’i largoj piklat e kuqe në fytyrë. Po ashtu, a mund t’i zvogëloj edhe veshët?

PËRGJIGJE:

Veshët mund t’i operosh dhe pastaj t’i kapësh flokët pa problem. Operimi zgjatë 1-1 orë e gjysmë, bëhet me anestezion lokal, sipas dëshirës sate. Mjekimi zgjatë 2 javë, një javë i mbanë fashat rreth veshëve.

Ndërsa, ndërsa pikat e kuqe mund të hiqen me laser.


Jam 30 vjeçe dhe jam e interesuar të eliminoj sprijat të cilat i kam nga pubertet. Kam provuar me kremra të ndryshme kundër tyre, por pa sukses. Strikat janë në këmbë,  lartë te nënsqetullat si dhe duart i kam të trasha. Gjithashtu te këmbët i kam në pjesën e të brendshmeve si dhe poshtë te pulpat e këmbës.

Doktoreshë, çfarë më rekomandoni?

Ju faleminderit dhe gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:

Nuk ka asnjë tretman që në tërësi do t’i mënjanojë sprijat. Mund t’ju ndihmojë në disa raste trajtimi me rreze laser, por definitivisht nuk mund t’i eliminojë.

Këmbët mund t’i holloni me liposukcion, ndërsa strijat jo, nëse janë me ngjyrë të kuqe, ato mund të zbardhen me rreze laser.

Në shumicën e rasteve në moshën e pubertetit  kur personi shton peshë menjëherë dhe për shkak të ndryshimeve hormonale, mund të vie deri te shtimi i peshës dhe lëkura nuk është shumë elastike andaj pëlcet, qahet dhe paraqiten strijat.

 

Jam 20 vjeçe, para 3 mujash kam pasur një lloj infektimi në sy, i cili më është përcjellë  me tre fryrje të lëkurës në fytyrë në formë të akneve, afër syrit dhe në ballë. Kam vizituar dermatologen në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më ka thënë që mund të jetë lloj alergjie ose infektim nga ndonjë insekt. Kam përdor antibiotikë 8 ditë, më pas më është shëruar syri, mirëpo në ato vende që më është fryrë lëkura, më kanë mbetur si vrima me një diametër afërsisht 0.5 cm dhe nuk më është regjeneruar lëkura e humbur.

Kisha dashur të di si t’i eliminoj këto dhe çfarë trajtimi duhet bërë.

Përgjigje:

Ju preferoj një konsulte tek dermatologu (për tretmane me dermoabrazion).


E nderuara doktoreshë. Pasi kam lindur fëmijën e dytë, në vrimën anale më ka mbetur një copëz lëkure e zgjatur. Nuk më dhemb, nuk kam asnjë shqetësim tjetër, përveçse më bezdis dhe përpiqem që t’i bëj masazh me kremra tërë kohën, por pa ndonjë përmirësim. Kam edhe një shqetësim tjetër. Në vaginë, buzët i kam shumë të theksuara, dëshiroj t’i zvogëloj ngase kur vishem me xhinse, më pengojnë shumë.
Pres përgjigjen tuja rreth shqetësimeve të mia.

Përgjigje:
Lëkura e lëshuar në vrimën anale, me siguri është nodul hemoroidal, që paraqitet zakonisht pas lindjeve. Mund të përdorni krem Faktu dhe të tentoni ta ktheni brenda. Në qoftëse kjo nuk keni gjakderdhje dhe nuk ju shkakton dhimbje, mund të trajtoheni në këtë mënyrë, apo mund t’i nënshtroheni intervenimit kirurgjik për mënjanimin e saj. Sa i përket problemit vaginal, me sa kuptova juve ju pengon klitorisi që mund të zvogëlohet, por duhet të keni parasysh që mund të keni problem me orgazëm.


Përshëndetje dr.Violeta. Unë jam 39 vjeçe dhe më shqetësojnë shumë rrudhat rreth syve, sidomos kur qeshem më vërehen shumë. Desha ta di se si t’i eliminoj dhe a janë efektive kremrat kundër rrudhave. Tjetër, intervenimi me botoks a është i dhembshëm, a ka efekte anësore, si dhe sa kohë zgjatë procedura?
Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente. Kremrat nuk mund t’i eliminojnë rrudhat. Rrudhat rreth syve eliminohen vetëm me aplikimin e botoksit në mënyrë adekuate. Kohëzgjatja e veprimit të botoksit është 6,9,12 muaj, varësisht nga intensiteti i rrudhave dhe tipi i lëkurës. Injektimi i botoksit bëhet pa anestezion dhe nuk është fare i dhimbshëm. Krejt tretmani zgjatë 10 minuta.


Unë jam nga Tetova dhe jam 22 vjeçare. Më pengojnë shumë qimet e zeza në fytyrë dhe fyt, ndërsa tash kam edhe në pjesën e gjoksit. Kam përdorur Diane35 dhe Yasemin, por pa ndonjë efekt.
Lona.

PËRGJIGJE:
Lona, këto preparate që i pini ju nuk kanë efekt për largim e qimeve. Ju kisha preferuar një kontroll tek gjinekologu, të bëhet analiza hormonale, kontroll te endokrinologu dhe pastaj pasi të keni analizat e kompletuara, nuk do të ketë nevojë për medikamente dhe lajmëroheni për tretman me rreze laser, sepse vetëm kështu mundeni t’i hiqni qimet e zeza. Por, duhet të keni durim, meqë kjo zgjatë me muaj të tërë. Ju këtë mundeni ta bëni edhe në Shkup, meqë e keni më afër.


Kam hequr 25 kg me dieta, por tani më është lëshuar lëkura, sidomos në duar dhe rreth krahëve më janë bërë stria. Kam dëshirë të di se a mund te hiqen?
Laura

PËRGJIGJE:
Lëkura e lëshuar në bark, krah dhe duar pas humbjes së menjëhershme të peshave të mëdha ka mundësi të hiqet vetëm me operacion plastik estetik Shenjat janë minimale që me kalimin e kohës janë të padukshme.


Vajza ime ka një shenjë në faqe. Tash i ka dy vjet. Ka lindur pa të, por pas 2 muajve i është paraqitur. E kam pasur te dermatologu dhe më ka thënë se e ka prej lindjes. Shenja është e kuqe dhe vazhdimisht rri e nxehtë. Mjeku më ka thënë se është enë e gjakut, e cila deri në 5 vjet ka për t’u larguar vet. Dua të di, qka mendoni ju, a ka mundësi që t’i zhduket vet apo duhet të përdoret laseri apo operacioni. Përshëndetje.
Nora

PËRGJIGJE:
Shenja e paraqitur tek fëmija juaj është që nga lindja, por ajo fillimisht ka qenë e vogël e pa dukshme. Kjo shenje në termin mjekësor quhet hemangiom dhe ka të bëjë me grumbullim të enëve të gjakut. Fëmija juaj është i vogël për intervenim kirurgjik. Ka disa metoda të trajtimit të tyre, sepse ekzistojnë edhe disa lloje të hemangiomave të cilat kanë tretmane të posaçme, varësisht se cili lloj është. Pra, mund te trajtohet me injeksione/ sklerotizant, pastaj me rreze laser, si dhe me operacion plastik estetik, por ka forma të hemangiomes të cilat me rritjen e fëmijës mund të zbehet dhe të largohet. Ju këshilloj vizite specialistike tek kirugu plasik, sepse ai është kompetent për këtë sëmundje.


Në mollëzat e fytyrës kam kapilare të pëlcitura. A mund të eliminohen me operacion, laser apo me ndonjë preparat tjetër. Ju faleminderit
Zana

PËRGJIGJE:
Zana, këto kapilare të shfaqura në mollëza më së miri është t’i trajtoni me laser, ndërsa me operacion plastik s’ka mundësi të hiqen. Edhe me disa injeksione, mund të ketë sukses trajtimi, por së pari provoni tretmanin me rreze laser.


Jam 28 vjeçare, kam dy lindje. A ka mundësi mjekimi që të eliminoj rrudhat dhe celulitin dhe të dukem si më parë?
Linda

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Linda. Lëkura e varur e barkut së bashku me strijat, ka mundësi të eliminohen. Po ashtu edhe celuliti. Mjekimi zgjatë deri në dy javë. Barku juaj pas operimit do të duket i rrafshët, pa rrudha, por nëse planifikoni të keni sërish fëmijë, atëherë mundësia e lëshimit të lëkurës dhe paraqitjes së striave mund të përsëritet; është proces natyral, sepse gjatë shtatzënisë rritet dhe fryhet lëkura.


Jam 20 vjeçe, 1, 66 cm, 49 kg (para një viti kam peshuar 51-52 kg). Kam probleme me lëkurën, më është bërë disi e lëshuar dhe më janë shfaqur disa vijëza të dukshme dhe ngjajnë si të mbushura me dhjam e ndonjëherë edhe si plasaritje të brendshme në pjesët rreth kofshëve, në ije (këto më janë shfaqur më herët, por nuk i kam dhënë rëndësi) dhe në gjinj (janë shfaqur brenda 2 -3 muajsh). Kane filluar të më pengojnë sa here që i shoh në trupin tim. Në jetën e përditshme jam mjaft aktive.
Ju lutem, ç`farë më preferoni ju?
Faleminderit. Me respekt, Rina. R.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente, me sa unë e kuptova, ju keni probleme me paraqitjen e strijave në lëkurën tuaj. Është një shqetësim, por fatkeqësisht nuk ka ende ndonjë tretman adekuat i cili do t’i eliminonte në tërësi sprijat. Ka kremra të ndryshme, trajtim me rreze laser, por asnjëra nga këto, nuk mundet t’i mënjanoj në tërësi. Më vjen keq, por ju duhet te pajtoheni me fatin.


Përshëndetje, jam 24 vjeçe dhe kam rrudha në ballë dhe rreth hundës, fryrje të faqeve si dhe vija vertikale. Desha të di, çfarë është butoxi?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Paciente e nderur, ju jeni e re për të filluar trajtimin e rrudhave me butox (ky preparat bënë paralizimin e muskujve aty ku aplikohet) dhe në këtë mënyrë pengon paraqitjen e rrudhave.
Ju këshilloj aplikim të acidit hijalurinidik, e jo butox , por megjithatë, së pari duhet t’ju vizitoj.


Para 13 viteve kam pësuar një aksident, kam thyer këmbën në tre vende nën gju, aty jam operuar dhe më kanë vendosur një metal për bashkimin e ashtit të thyer. Por, pas largimit të këtij metali , më kanë mbet tri rima në këmbë.
Doktoreshë, desha të di, a ka mundësi të eliminohen ato pasi që më pengojnë shumë në pamje.

PËRGJIGJE:
Është krejt normale mbetja e cikatriksit në vendet ku ka qenë i aplikuare fiksatori. Ekzistojnë disa metoda të operimit për largimin e cikatrikseve, por a ka mundësi të aplikohet tek ju, varet nga lëkura rreth këtyre cikatrikseve, andaj ju këshilloj një vizitë tek ne dhe në bazë të ekzaminimit, vendosim se çka më tutje. Më vjen keq që nuk po mundem t’ju ndihmoj përmes shkrimeve, por një gjë duhet të dini se operacionet estetike janë tejet individuale, qe do të thotë, janë të veçanta për çdo njeri e sidomos kur është fjala për cikatrikse.


E nderuara doktoreshë. Jam 12 vjeçe, para dy viteve jam përvëluar në këmbë me çaj, por më ka mbetur ende shenja në këmbë. Çka të bëj, duhet operuar apo preferoni ndonjë medikament për t’u hequr shenja.
Me respekt, B.

PËRGJIGJE:
Djegiet me çaj shkaktojnë djegie të shkallës së II-të dhe ato zakonisht përfundojnë me një cikatriks (shenjë). Është dashur që me mbarimin e mjekimit të fillohet me aplikimin e disa kremrave kundër shenjës. Tani është pak vonë, por mund të provoni me përdorimin e një yndyre Dermatix, 2 herë në ditë dhe pllakave të silikonit.
Një vizitë specialistike tek kirurgu plastik është e mirëseardhur për të parë se në cilën fazë është cikatriksi dhe se a ka nevoje për intervenim kirurgjik.


E nderuar dr. Violeta. Në pjesën e poshtme të këmbëve, prej gjurit e poshtë, te pjesa e muskulit, i kam këmbët më të trasha në krahasim me pjesën e sipërme të këmbëve. Unë mendoj që aty ka mjaft dhjam.
Si ka mundësi të bëj heqjen e këtij dhjami, sa zgjatë mjekimi dhe pas sa kohe mund të qëndroj sërish në këmbë?
Faleminderit, Alma.

PËRGJIGJE:
Për të konstatuar se a keni celulit ju në pjesën e kërcirit, duhet të vizitoheni tek ne dhe, pastaj nëse me të vërtet keni celulit, është i mundur largimi i tij me anë të liposukcionit, intervenim i cili ka mundësi të bëhet edhe me anestezion lokal. Mjekimi zgjat 2 javë pas operimit, me ç’rast ngelin disa mavijosje që largohen brenda 2 javësh.


Përshëndetje doktoreshë! Jam 36 vjeçar, jam me diabet qe 11 vite, me terapi intensive (insulinë). Ka një vit e gjysmë që ka filluar të më paraqitet "depigmentimi", njolla pa ngjyrë në pjesët e trupit.
Së pari, kanë filluar në pjesët intime, pastaj edhe në ato të dukshme, dhe së fundi shqetësuese janë bërë ato në fytyrë.
A ka ndonjë sugjerim apo këshillë që mund të ma jepni apo, a është e nevojshme të vie në ordinancë për ndonjë rekomandim, qoftë edhe estetik.
Ju lutem mu përgjigjni!

PËRGJIGJE:
I nderuar, për këto shqetësime, duhet të drejtoheni tek dermatologu, unë nuk jam përgjegjëse për këtë sëmundje.


Dr. Violeta, jam 20 vjeçare jam e interesuar të bëj zmadhimin e vitheve por, desha të di fillimisht, sa orë zgjatë intervenimi, a bëhet me anestezion lokal apo të përgjithshëm, si dhe sa zgjat mjekimi total.
Ju përshëndes përzemërsisht. Shpresoj të takohemi së shpejti.

PËRGJIGJE:
E nderuar, operimi i zmadhimit të vidheve bëhet me anestezion të përgjithshëm, operacioni zgjat diku rreth 1 orë e gjysmë, incizioni bëhet mes vitheve dhe ajo ngel e padukshme. Mjekimi zgjatë dy javë, ndërsa deri një muaj pas operimit duhet të keni kujdes ku të uleni. Madhësinë dhe formën e caktojmë gjatë vizitës, pasi të shohim formën dhe madhësinë e vitheve tuaja.


Jam 30 vjeçe, do doja vetëm pak ta mbushi gjoksin. Doktoreshë, a mbesin vijat në lëkurë sipërfaqësore dhe, nëse mbes shtatzënë gjate 9 muajve, a do të më pengojë silikoni. Po, pas lindjes së fëmijës, a mbetet forma e gjoksit sikur përpara?

PËRGJIGJE:
E nderuar, normalisht që një cikatriks (shenjë) e vogël do të ngel në lëkurë, gjë që është normale, sepse diku duhet të bëhet incisioni për t’u plasuar proteza. Protezat unë i plasoj nën muskul, andaj nuk do të keni pengesa gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes.
Ekziston mundësia e lëshimit të gjinjve pas lindjes, por kjo është individuale dhe varet nga madhësia e protezave. Andaj, është mirë që ju të bëni një vizitë, e pastaj në bazë të madhësisë së protezës, ju tregojmë sa është mundësia e lëshimit të gjokseve pas gjidhënies.


Përshëndetje. Mbesa ime 2 vjeçe e 6 muaj është operuar nga zemra para dy vjetësh në Itali. Dg. Tetrallogy of Faliot, PFO.
Desha të di, a ka mundësi që shenj anë gjoks të eliminohet me operim plastik, çfarë janë mundësitë në Kosovë, sa mund të kushtoj, a ka siguri 100%, a bëhet kjo me profesionalizëm? Kërkoj ndjesë, por në shumë klinika private, për përfitime të tyre, bëjnë teste, analiza dhe japin terapi të gabuara.
Ju kisha lutur, të më orientoni se ku duhet të drejtohem?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje i nderuar, më vjen keq për mosbesimin komplet ndaj shëndetësisë kosovare, por, besoni, të gjithë mjekët dhe të gjitha ordinancat private nuk futen në një thes, ka dhe atë mjaft profesionalizëm shëndetësor edhe në këtë Kosovë të varfër. Duhet të dini se ku të drejtoheni dhe besoj se do të jeni të kënaqura me shërbimin dhe cilësinë mjekësore.
Te kalojmë te pyetja juaj. Përgjigjja ime për këtë shqetësim është se vajza është ende e vogël për trajtim kirurgjik, që nënkupton intervenim kirurgjik për largim të cikatriksit. Krejt është normale që pas operimit të ngelë një shenjë. Pra, po e shihni edhe ju që edhe mjekët e Italisë nuk kanë mundësi të mënjanojnë në tërësi shenjën. Me fjalë të tjera, ku bëhet prerja me skalper, do të mbetet shenjë, por e cila ka mundësi të mjekohet. Tek mbesa juaj duhet të fillohet me preparate medikamentoze, e jo me operim. Unë ju kisha preferuar një vizitë specialistike tek kirurgu plastik që të përshkruhen kremrat dhe preparatet tjera të nevojshme, e pastaj pas pubertetit, dmth pasi që të mbaroj rritja e vajzës, vjen në konsiderim intervenimi kirurgjik.


Jam 29 vjeçare dhe gjinjtë i kam me celulit. Doktoreshë, a bën me anestezion lokal dhe me shpuarje që ta largoj celulitin nga gjoksi që më pengon shumë.
Flm.

PËRGJIGJE:
Ka mundësi zvogëlimi të gjinjve, por ky intervenim është mjaft i dhembshëm, andaj nuk preferohet të bëhet me anestezion lokal, por me anestezion të përgjithshëm. Se cilën metodë kirurgjike do ta aplikojmë, këtë do ta përcaktojmë pas një vizite që do ta bënio ju tek ne.


Përshëndetje. Para dy vjetësh kam bërë operacion plastik hundën dhe buzën. Operacioni në hundë ka qen i suksesshëm, mirëpo më pas kam vënë pak silikon në buzë sepse njëra anë e buzës është e zhvilluar më pak.
Desha t’ju pyes nëse ka mundësi këtu në Kosovë të bëhet heqja e një pjese të silikonit në anën ku është vendosur më shumë dhe a është e sigurt se do të bëhet mirë.
Respekt.

PËRGJIGJE:
Ju kisha preferuar një vizitë specialistike tek unë me të gjithë dokumentacionin që keni rreth intervenimit tuaj. Në bazë të ekzaminimit do te vendosim se çka më tutje, nëse është aplikuar protezë e silikonit, ajo ka mundësi të mënjanohet e nëse është në formë të injeksionit, atëherë s’ka mundësi. Por, ju mos hezitoni, ejani dhe unë ju premtoj se nëse nuk ka mundësi të ndonjë zgjidhjeje adekuate, nuk do t’ju maltretojmë. Sëmundje që keni pas ju është një problematikë mjaft e madhe dhe kërkon disa herë intervenime kirurgjike për të arrit një rezultat definitiv të mirë, pra kërkon durim dhe bashkëpunim të pacientit me mjekun.


Jam 37 vjeçar, më shqetësojnë disa të ënjtura në forma kokrrash nëpër trup si në krahë, këmbë, në pjesën e barkut dhe në shpinë. Njëherë i kam operuar dhe kam hequr tri nga to, janë shumë të vogla si masë yndyrore duken dhe nuk janë të ngjitura për trup, vetëm se ishin nën lëkurë, por pas operacionit më dolën prapë në pjesët tjera të trupit.
Pyetja ime është, a ka ndonjë tretman të veçantë për këtë përveç operacionit?

PËRGJIGJE:
Pacient i nderuar, nëse doni mund t’i operoni të gjitha këto ndryshime që ju i quani kokrra, e të cilat në gjuhën mjekësore ne i quajmë lipoma. Lipoma është një masë dhjamore, e cila nuk është e rrezikshme për jetë, pra mund t’i operoni apo mund t’i lëni ato në trupin tuaj, por duhet t’i përcillni se ato nganjëherë mund të rriten dhe të shkaktojnë pengesa në indet përreth, apo edhe të inflamohen. Pra, duhet të bëni analizën e gjakut, gjegjësisht, të yndyrave, të shihni si janë vlerat e tyre.


Përshëndetje doktoreshë. I kam dy nishane (lytha të zeza) në fytyrë. Dua që t’i largoj. Jam konsultuar me kirurgun këtu në Tetovë, më ka thënë se munde t’i largosh vetëm me anë të operacionit, porse pas largimit, mbesin shenja në fytyrë. Për t’i larguar ato, më ka thënë se duhet të përdorë një krem dermatix., sepse me laser nuk mund të largohen pasi që janë mbi lëkurë. Pres mendimin tuaj doktoreshë.
Shumë faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar paciente; këto dy nishane duhet patjetër të operohen nga ana e kirurgut (preferohet kirurgu plastik), ndërsa, sa i përket dermatixit, ai është një preparat i cili përdoret pas operimit, që në vete ka përmbajtje të silikonit dhe prevenon formimin e cikatriksit. Ky preparat përdoret 2 herë në ditë, 6 muaj me radhë.


E nderuara Dr. Violetë. Vajza ime tash ka mbush 6 vjet, para dy vjetësh është përvëluar në fytyrë, asnjë shenjë nuk i ka mbetur, përpos një shenje nën mjekër, në anën e djathtë, afër fytit. Shenja ka madhësi afër 2 cm apo sa një kokërr fasule, në prekje është e fortë dhe duket sikur gjëndër dhjamore. Ju lutem, nëse ka mundësi të më tregoni se a ka mundësi të hiqet, a mbetet shenjë dhe, a është e rrezikshme për vajzën time? Ju faleminderit shumë për përgjigjen dhe ju uroj punë të mbarë.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, fëmija juaj ka pas djegie të shkallës së dytë dhe shenja të cilën ju e përshkruani është kelloid,. pasojë e djegies. Ajo është e fortë, e kuqe, ka mundësi edhe të kryhet estetikisht, është jo shenjë e mirë. Kjo ka mundësi të operohet apo fillimisht të trajtohet me kremra dhe preparate të ndryshme, e nëse nuk përmirësohet shenja, atëherë ka mundësi të operohet. Pas operimit, shenja është fillimisht e kuqe, e cila me kalimin e kohës mbetet e zbehtë.


Dr. Violetë. Jam 19 vjeçe, kam një pyetje. Mamilla (maja) e gjirit ndodhet brenda, nganjëherë del jashtë, por për pak kohë. Më shqetëson shumë ky problem, ju lutem më shkruani se çka duhet të bëj.
Flm dhe punë të palodhshme.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, e nderuar paciente. Mendoj që ky shqetësim ka mundësi të rregullohet, por ju kisha këshilluar që mos të nguteni menjëherë me intervenime estetike, sepse jeni shumë e re. Kirurgjikisht mund të operohet maja e gjirit dhe të qitet jashtë, por unë ju këshilloj që këtë shqetësim mund ta rregulloni me rastin e lindjes dhe gjidhënies së fëmijës. Pra, keni durim edhe ca vite .


Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për punën që bëni. Jam 50 vjeçe, para një viti - në qershor të vitit 2009 e kam prerë dorën me dritë të neonit duke e pastruar dritën. Prerja është bërë në pjesën e sipërme të shuplakës së dorës, kah gishti i vogël dhe e di që prerja ka qenë e thellë, sepse e kam parë shumë mirë që një copë e qelqit (dritës) ka hy thellë. Kam pasur edhe gjakderdhje, madje shumë. Menjëherë pas prerjes kam qenë te mjeku, kam marrë injeksionet e duhura, barnat, më ka qep me 3 penj. Deri në kohën e heqjes së penjve, kam pasur kontrolle të shpeshta, mirëpo prej se e kam prerë edhe tash gishti i vogël, gishti pas gishtit të vogël e deri tek pjesa e sipërme e shuplakës ku është bërë prerja, ende më rri e mpirë, e shpesh herë edhe disa shtangime të forta. Nganjëherë nga shtangimet më dhemb komplet krahu, dorën e kam të lëvizshme, të gjitha punët i bëj, si në punë, ashtu edhe në shtëpi, por kjo që vazhdimisht më rri e mpirë, më shqetëson, ose më thënë, më pengon psikikisht. Doktoreshë, sa mund të zgjasë kjo, a do të më largohet dhe çka më preferoni?
Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Ju kisha këshilluar një vizitë specialistike tek kirurgu plastik, pra një ekzaminim të dorës dhe pastaj ju duhet të bëni një incizim të nervave të shuplakës, sepse pirja e gishtërinjve mund të jetë pasojë e lëndimit të nervave, andaj me një analizë EEMG, përcaktohet saktësisht vendlokalizimi i lezionit dhe nëse kjo është prezente, atëherë duhet të operoheni.


Doktoreshë, unë jam e interesuar të bëj drejtimin e këmbëve sepse i kam të trasha edhe po ashtu, gjunjët e trashë. Poshtë gjinjve këmbët nuk janë të drejta. Si mundem t’i rregulloj këmbët që të marrin formën e duhur.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuara paciente, ka mundësi t’i drejtoheni këmbët, duke bërë hollimin e pjesëve me celulit. Ky intervenim ka mundësi të bëhet edhe me anestezion lokal. Mjekimi zgjatë 2 javë.


Përshëndetje dr Violetë, jam 32 vjeçe, kam bërë vetullat tatuazh, por tani doja t'ju pyesja nëse është e mundur që të bëhet mbjellje e tyre?

PËRGJIGJE:
Ka mundësi të bëhet mbjellja e vetullave, por unë këtë procedurë nuk e bëj.


Jam 29 vjeçe, gjinjtë i kam me celulit. A mund të bëhet kjo me liposukcion dhe gjinjtë e mi të marrin formë të duhur? Flm.

PËRGJIGJE:
Paciente e nderuar, ka mundësi të bëhet zvogëlimi i gjinjve me liposukcion, por procedura kryesore është me operim, ndërsa liposukcioni është procedurë shtesë. Andaj., ju këshilloj një vizitë, e pastaj të vendosim për procedurën e trajtimit.


Përshëndetje. E nderuar dr. Violeta Jam 38 vjeçe. Këmbët i kam të holla në krahasim me trupin. Ku qëndron problemi dhe a më ndihmon ndërhyrja kirurgjike?
Të lutem, m’u përgjigj.

PËRGJIGJE:
E nderuar, ka disa mundësi zgjidhjeje për ty. Këmbët mund të trashen, pra, të plotësohet vëllimi i tyre me ind autolog, që nënkupton marrjen e indit yndyror me anë të liposukcionit nga ndonjë pjesë e trupit (bark) dhe vendosja në këmbë. Metoda tjetër është mbushja dhe modelimi me proteza të silikonit. Këto intervenime bëhen me anestezion të përgjithshëm, mjekimi zgjatë rreth 2 javë.


Përshëndetje. Doktoreshë, jam rreth të 30-ve. Që nga lindja i kam disa pika në trup, ngjyrë kafeje, por kohët e fundit kanë marrë ngjyrë në të zezë. Kam bërë një kontroll dhe më kanë thënë që duhet të operohen menjëherë, por unë jam e shqetësuar se thuhet se nuk duhet te ngucen lythat. Diagnoza: cutis red.dorsi.
Doktoreshë, ju lutem, më jepni një këshillë.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, e nderuar. Lythat, bengat duhen të operohen, nuk ekziston asnjë kirurg plastik në botë i cili thotë që nuk guxon të operohen. Përkundrazi, ato, sa më herët që operohen, aq më mirë është, e sidomos bengat që fillojnë të ndërrojnë ngjyrën, të rriten, apo që janë të lokalizuara në regjionet që mund të ngacmohen – lëndohen. Pra, konsultoni kirurgun plastik për t’i operuar, sepse vetëm kirurgu plastik është specialisti i cili merret me këtë problematikë, e jo mjekët tjerë (operimi, shpesh, nga ana e mjekëve të lëmive të tjera, besoni, mund të lë pasoja të rënda).


Ju dëshiroj punë të mbarë dhe shëndet të mirë. Djali im është 16 vjeç, para 3 viteve ka filluar me ju lajmërua një lyth e zezë mbi buzën e sipërme. Para një viti, iu kanë lajmëruar edhe dy të tjera, që po i rriten vazhdimisht. Mbi to paraqiten edhe qime të cilat janë shumë të forta. Doktoreshë, kam filluar të shqetësohem shumë ngase tani po shoh që kanë filluar t’i paraqiten edhe disa tjera nëpër fytyrë.
Pres përgjigjën tënde.

PËRGJIGJE:
E nderuar, ju nuk keni nevojë të brengoseni, djalin duhet ta dërgoni për vizitë specialistike tek kirurgu plastik, sepse ai është përgjegjës për këto ndryshime. Djali juaj është mjaft i rritur, andaj me anestezion lokal mund të kryhet intervenimi kirurgjik, me ç’rast bëhet largimi i këtyre bengave të qimëzuara. Besoni, nuk ka vend për shqetësim.


Ju përshëndes doktoreshë dhe ju përgëzoj për punën që po bëni. Ju kam dërguar edhe një sms më herët dhe s’kam marrë përgjigje. Unë km shumë qime të zeza në trup dhe dëshiroj të bëj depilimin me rreze laser në bark. Dua që t’i zhduk të gjitha. Kam qime edhe në shpinë, por pak. Edhe ato dua t’i heq. Ndërsa, qimet në gjoks, dua t’i përgjysmoj. Pres të më përgjigjeni nis kjo mund të realizohet, me sa seanca arrihet efekti i dëshirueshëm. Kështu siç jam, ndihem keq, sidomos në pishina dhe deti. Jam me stres.
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
Fillimisht të falënderohem. Unë me të vërtetë mundohem t’i ndihmoj pacientëve. Sa i përket brengës suaj që ju shqetëson kaq shumë, ka zgjidhje – tretman me rreze laser. Unë nuk e kam këtë aparat, ju mund të trajtoheni në ndonjë klinikë private dhe aty do të njoftoheni se sa seanca do të ketë nevojë. Përgatituni, tretmani juaj zgjatë disa muaj.


Ju përshëndes doktoreshë. Jam 45 vjeçe, rrudhat në fytyrë, edhepse në moshë, shumë po më pengojnë. Jam shumë e interesuar që të bëj mbushjen e rrudhave me injeksion.
Unë jetoj jashtë Kosovës, por së shpejti do të vie atje për pushime.
Pres të më shkruash.

PËRGJIGJE:
Për moshën tuaj është normale paraqitja e rrudhave, por rrudhat në fytyrë mund t’i largoni pa problem. Ajo bëhet me injeksioneve, së pari ju këshilloj aplikimin e butoxit për largimin e rrudhave horizontale në ballë dhe atyre vertikale mes vetullave, si dhe rreth syve, buzëve. Pastaj, pas një ose dy javësh, rrudhat e mbetura, mund t’i mbushni me një lloj injeksioni, me acid hijalurinidik. Kohëzgjatja e këtij intervenimi jokirurgjik është - 1 vit.&

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ass.dr.Violeta Zatriqi mr.sci, kirurge plastike–estetike
Ass.dr.Violeta Zatriqi mr.sci, kirurge plastike–estetike
Ass.dr.Violeta Zatriqi mr.sci, kirurge plastike–estetike
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.