Bëhuni zemërgjerë dhe zgjatjani jetën vetes

23:12 / 18.02.2013
Shkencëtarët nga Universiteti amerikan Buffalo kanë zbuluar që zemërgjerësia ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Ata pohojnë që ofrimi i ndihmës njerëzve tjerë ruan shëndetin dhe zgjat jetën.

Studimi pesëvjeçar i kryer në 846 vullnetarë ka treguar që kur duhet të përballeni me situatat stresuese, ata të cilët zakonisht i ndihmojnë njerëzit tjerë shumë më lehtë kalojnë nëpër të gjitha problemet, ndërsa po ashtu kanë edhe rrezik të zvogëluar nga vdekja e papritur. Në mesin e situatave stresuese janë përfshirë sëmundjet serioze, plaçkitjet, humbja e punës, problemet financiare dhe vdekja e anëtarëve të familjes, përcjell Daily Mall.

Vullnetarët në anketa kanë dhënë përgjigje për atë se sa i kanë ndihmuar anëtarët e familjes vitin e kaluar, miqtë, fqinjët ose njerëzit krejt të panjohur në kuadër të punëve të shtëpisë, blerjes së ushqimeve, ruajtjes së fëmijëve, sigurimit të transportit.

"Ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë se si ofrimi i ndihmës të tjerëve ndikon në shëndetin tonë dhe se si lehtëson efektet negative të stresit. Përfundimi ynë është që të ndihmuarit e personave tjerë redukton rrezikun nga vdekja e papritur.
Gjatë pesë viteve, sa ka zgjatur hulumtimi, kemi zbuluar që vdekja e papritur në mes atyre që kanë ndihmuar njerëzit tjerë është jashtëzakonisht e rrallë", ka thënë Michael J.Poulin, udhëheqës i hulumtimit.

Shkencëtarët kanë theksuar që edhe pse dihet që izolimi shoqëror dhe stresi kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve, nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse marrja e ndihmës nga të tjerët po ashtu mbron nga stresi në mënyrë të njëjtë sikurse ofrimi i ndihmës të tjerëve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.