Bëni pazar në dyqane për të shmangur stresin

10:12 / 4.06.2013

Për shumë të stresuar, sidomos amerikanë, ilaçi më i mirë për një ditë të vështirë në punë është aroma e një veshje krejt të re, ndjesia e një fustani mëndafshi dhe tingulli i një kartë krediti në bankomat…

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gati një në tre amerikanë theksojnë se kohët e fundit bëjnë pazar në dyqane për të shmangur stresin.

Huffington Post ka gjetur se gratë ishin dy herë më shumë se burrat të prirur të përdorin terapi të shitjes me pakicë, si një mënyrë për të përballuar stresin (40 për qind kundrejt 19 për qind). Dhe nga ana tjetër, meshkujt kishin gjasa më shumë se dy herë nga gratë (34 përqind kundrejt 16 për qind) të thonin se ata kurrë nuk kishin bërë blerje nga stresi.

Por gjinia nuk është një tipar shumë që “stres-blerësit” e kanë të përbashkët. Ata kanë tendencë për të kërkuar vëmendjen, të gjejnë diçka të përkohshme për të lehtësuar stresin e tyre. Sondazhi HuffPost gjeti se ata që bëjnë blerje dhe shmangin ankthin (kundrejt atyre që nuk e bëjnë) ishin edhe:
* 46 për qind më shumë gjasa për të ushtruar për të përballuar stresin
* 86 për qind më shumë gjasa për të ngrënë për të përballuar stresin
* 76 për qind më shumë gjasa për t’u shqetësuar në lidhje me peshën e tyre

Me fjalë të tjera, ‘stres-blerësit’ janë gjithashtu edhe “stress-ngrënësit” dhe “stresi-ushtruesit”, citon Idea. Në të kundërt, të anketuarit të cilët thanë se kurrë nuk bëjnë blerje për shkak të stresit kishin më shumë gjasa për të përballuar duke gjetur rrënjët e ankthit të tyre dhe përballjen me atë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.