Çanta e rënda, dëmtojnë shpinën e fëmijëve

23:57 / 30.08.2012
Pasi që jemi duke iu afruar fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët paralajmërojnë që çantat shumë të ngarkuara mund të shkaktojnë dhimbje dhe lëndime në shpinë.

“Kur çanta përdoret si duhet, ajo bëhet një mjet i vërtetë ndihmës që nuk dëmton shëndetin e fëmijëve”, përcjell EverydayHealth deklaratën e dr. Melanie Kinchen.
Lëndimet krijohen kur çantat janë shumë të rënda dhe kur mbahen ose ngrihen gabimisht.

Prindërit dhe mësuesit duhet t'i mësojnë fëmijët se si të ngrehin dhe bartin çantën, ndërsa ekspertët sjellin disa këshilla:
* Çantat më të mira janë ato anatomike.
* Zgjidhni çantën, madhësia e së cilës i përshtatet fëmijës suaj ose zgjidhni atë me rrotëza që fëmija juaj të mos ketë nevojë të bartë çantën.
* Të dy rripat e çantës shtrëngoni në mënyrë të njëjtë për të shpërndarë barabartë peshën e çantës.
* Librat ose fletoret më të mëdha lërini më afër shpinës dhe largoni çdo gjë që është shumë e rëndë.
* Mësoni fëmijën të mbajë çantën si duhet, që të ulet deri te çanta dhe ta ngrejë duke përdorur këmbët, jo shpinën.
* Fëmija le të mbajë vetëm gjërat e domosdoshme, të tjerat le t'i lërë në shtëpi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.