Çfarë dini për rëndësinë e higjienës orale

19:21 / 26.09.2012
Përveç dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, mbajtja e higjienës së zgavrës së gojës mundet edhe të parandalojë shumë sëmundje.

Ju sjellim një varg të gjendjeve të cilat do t’i parandaloni me larjen e rregullt të dhëmbëve.

Sëmundjet e zemrës - Personat e rritur të cilët çdo ditë e mbajnë higjienën e zgavrës se gojës kanë rrezik dukshëm më të vogël nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan.

Sulmi në tru - Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen në mes shkuarjes së rregullt te stomatologu për pastrim profesional të dhëmbëve dhe rrezikut të reduktuar për të pasur sulm në tru.

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve - Ekspertët rekomandojnë që dhëmbët t'i lani me furçë të paktën 2 herë në ditë për të parandaluar krijimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Inflamacioni i mushkërive - Infeksionet dhe sëmundjet e zgavrës së gojës mund të rrisin rrezikun nga krijimi i sëmundjeve respiratore, duke përfshirë inflamacionin e mushkërive dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.

Dobësimi - Pastrimi i rregullt i dhëmbëve i dërgon sinjale trurit që keni përfunduar me ushqim. Lani dhëmbët me furçë pas çdo ushqimi dhe do të reduktoni probabilitetin e ngrënies së tepërt, dhe atë çdo herë. Po ashtu, ka më pak probabilitet që do të doni të hani pas larjes së dhëmbëve, sepse ushqimi ka shije të ndryshme, jo aq të mirë.

Disfunksioni erektil - Shkencëtarët kanë konstatuar që sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë më të shpeshta te meshkujt që kanë probleme me ereksion, në krahasim me meshkujt që nuk vuajnë nga disfunskioni erektim.

Sëmundja e Alzheimerit - Me hulumtime është treguar qe personat të cilat kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe ata të cilëve u kanë rënë shumë dhëmbë kanë rrezik më të mëdha nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.