Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë?

1:52 / 14.03.2013
Qëllimi kryesor i trajtimit të çifteve me procedurë të IVF-së, është të arrihet një shtatzëni e shëndoshë.

Dr. Ahmet Payaslı
Specialist i Gjinekolog dhe Obstetër - IVF
Spitali Special “Bahceci”, Kosovë
tel. 049 263 222
email: apayasli@bahceci.com

Në laborator të embriologjisë, pas bashkimit të qelizave (spermatozoideve dhe oociteve), bëhet përzgjedhja e embrioneve më të mirë nga të cilët pritet të arrihet një rezultat i shtatzënisë. Por, ka raste kur edhe pas transferit të embrioneve më të mirë, shtatzënia nuk arrihet.

Arsyet pse nuk vjen deri te moszhvillimi i embrioneve pas vendosjes së tyre në kavitet të mitrës, mund të jenë të shumtë: kualiteti i dobët i vet embrionit, defektet gjenetike të embrionit, reagimi i trupit të nënës ndaj embrionit - të cilën mund ta konsideron si trup të huaj, pengesat të cilat mund të gjinden në kavitetin e mitrës, siç janë septumet, formacionet polipoze, etj.

Pas vendosjes së embrioneve në mitër, në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtatzënisë, rol të rëndësishëm luajnë proteinat e shumta, faktorët e rritjes duke ndikuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për rritje të embrioneve.
Prandaj, edhe në disa studime të bëra është vërtetuar se, pos tjerash, problem kyç në zhvillimin e shtatzënisë mund të jetë shtresa e brendshme e mitrës, e ashtuquajtur endometriumi.
Qelizat e ndryshme të cilat gjinden në brendësi të mitrës shpeshherë e pengojnë zhytjen e embrionit brenda në mitër. Një gjendje e tillë qon deri te mundësia për dështim të shtatzënisë. Prandaj edhe Vaksina e Shtatzënisë është një metodë e re e trajtimit e cila përdoret gjatë procedurës së IVF-së, qëllimi i së cilës është të ndihmojë në implantimin e embrionit thellë në mitër.Hulumtimet e para rreth këtij zbulimi kanë filluar që në vitin 2006. Në bazë të këtij hulumtimi, përqindja e shtatzënive klinike pësoi një rritje prej 11.1% në 41.2% . Gjithashtu në hulumtimin e bërë në vitin 2011, zbatim të gjerë gjeti në rastet kur kemi të bëjmë me transfer të embrioneve të ngrira.

Procedurat te cilat duhet bërë para se të zbatohet vaksina e shtatzënisë, janë:
1. Së pari analizohet brendësia e mitrës në hollësi, ashtu që përjashtohen pengesat e mundshme të cekura më lartë.
2. Në ditën kur vendosim të mbledhim qelizat vezë nga vezoret e gruas, merret gjaku nga vena dhe pas një pune shumë delikate në laborator ndahen qelizat e ashtuquajtura, monocitet, nga gjaku të cilat kultivohen në mediume të caktuara me solucione specifike dhe vendosen në inkubator.
Pasi të përgatitet solucioni me qeliza të caktuara, paraprakisht ordinohen edhe hormonet e duhura. Dy ditë para se të bëhet procedura e transferit të embrioneve, vendoset solucioni i përgatitur në kavitetin e mitrës e cila së bashku me citokinet dhe faktorët e rritjes të cilët gjinden në endometrium, ndihmon në zhytjen e embrionit brenda në mitër.
3.
Derisa në njërën anë kryhet një procedurë e tillë, në anën tjetër bëhet përzgjedhja e embrioneve më të mira, ku me procedurën e zakonshme bëhet caktimi i datës së transferit.
4. Në ditën kur vendoset të bëhet procedura e transferit të embrioneve, matet trashësia e endometriumit.
5. Vaksina e shtatzënisë e përgatitur në laborator, mund jepet një ditë para se të bëhet transferi ose në të njëjtën ditë me procedurën e transferit.Një trajtim i tillë gjatë procedurës së IVF-së, sa i përket aspektit teorik ka treguar rritje të mundësisë të pranimit të embrioneve nga ana endometriumit. Në ato raste kur kemi embrione të cilësisë së lartë, mundësia e implantimit të tyre në edometrium është më e madhe, gjithashtu rritja dhe zhvillimi i një shtatzënie më të shëndoshë si dhe zvogëlimin e mundësisë së hedhjes së embrionit nga ana e endometriumit.
Zbatimi i një protokolli të tillë bëhet me pajtimin e çiftit, sidomos iu propozohet çifteve të cilët kanë pasur disa dështime të përsëritura më parë.

Vaksina e shtatzënisë nuk hyn në protokollin e zakonshëm të procedurës së IVF-se, sepse në të shumtën e rasteve kur nuk kemi problem me pranimin e embrionit nga ana e endometriumit, shtatzënia mund të arrihet. Por, një metodë e tillë sidomos ju referohet çifteve të cilët së paku kanë pas dy IVF të dështuara. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.