“Çrregullimi i shfrytëzimit të Internetit” – sëmundje mentale?

16:04 / 7.10.2012
Është propozuar që fëmijët të cilët shfrytëzojnë pandërprerë veglat elektronike, Internetin apo lojërat kompjuterike të kenë diagnozën e sëmundjes mentale serioze.

Mike Kyrios, profesor i psikologjisë ka thënë për Sun Herald (gazetë ditore australiane) që luajtja e lojërave kompjuterike në masë të madhe është problem serioz, por edhe shfrytëzimi i teknologjive në tërësi po ashtu mund të jetë varshmëri potenciale.

Teza themelore për këtë pohim është që shfrytëzimi i pandërprerë i teknologjive dhe luajtja e lojërave kompjuterike kanë të njëjtat simptoma sikurse edhe çrregullimet tjera të varshmërisë: mbyllja emocionale dhe mungesa e koncentrimit të cilat normalizohen kur personit i kthehen pajisjet. Një varshmëri e tillë ka ndikim shkatërrues në individin dhe familjen për shkak të favorizimit të botës virtuale në krahasim me interaksionin me familjen, madhe edhe në plotësimin e nevojave themelore siç është ngrënia apo ushqyerja.

Me iniciativën e asociacionit psikologjik australian, termi “Internet-use disorder” gjegjësisht “Çrregullimi i shfrytëzimit të Internetit” është futur në manualin ndërkombëtar Manuali diagnostikues dhe statistikor i çrregullimeve mentale (DSM-N, Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders). Bëhet fjalë për ‘biblën psikiatrike’, botimi i plotësuar i të cilës do të dalë në maj, dhe do të ketë edhe termin e sipërpërmendur, bashkë me shënimin: ‘rekomandohet studim i mëtejmë’. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.