Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior

12:55 / 24.08.2011
"Ëndrra e frikshme e gjithë sportistëve"

Nga Dr. Önder Delialioğlu
Kirurg Ortoped
SPITALI AMERIKAN

Çfarë është ligamenti kruciat anterior (LKA)?

Gjuri ka katër ligamente të fuqishme të cilat mbajnë kockat së bashku. Dy nga këto ndodhen anash, kurse ligamentet anteriror (para) dhe posterior (mbrapa) kruciate ndodhen në mes të kyçit të gjurit.

Cili është funksioni i LKA?

LKA kufizon rrëshqitjen e tibia-s përpara në lidhje me femur-in si edhe kufizon lëvizjet rrotulluese të gjurit. Në këtë mënyrë ky ligament luan rol të rëndësishëm në stabilizimin e gjurit dhe bën të mundur pakësimin e forcave stresuese ndaj gjurit.

Si dëmtohet ligamenti anterior kruciat?

LKA dëmtohet zakonisht kur këmba është e fiksuar në vend dhe trupi kthehet duke përdorur gjurin si qendër rrotullimi ose nga traumat që vijnë drejt në anë të gjurit ose nga tendosja e tepërt e gjurit. Nëse ligamenti dëmtohet si pasojë e një traume të drejtpërdrejtë, atëherë, bashkë me të, zakonisht dëmtohen edhe menisku, kërci dhe indet e tjera. Dëmtimi i LKA ndodh zakonisht gjatë aktiviteteve sportive, nga sforcimi dhe pa kontakt të drejtpërdrejtë.

Cilat janë shenjat e dëmtimeve të LKA?

Gjatë dëmtimit shkaktohet dhimbje. Gjithashtu krijohet një enjtje (fryrje) si pasojë e akumulimit të menjëhershëm të gjakut. Me kalimin e kohës edema ulet dhe i lë vendin mungesës së stabilitetit. Gjatë dëmtimit mund të dëgjohet madje edhe zëri i këputjes së ligamentit, por jo çdo tingull i tillë do të thotë se ligamenti është këputur. Nëse këputja është e pjesshme, dhimbja mund të ndihet vetëm gjatë testit të tërheqjes përpara. Në dëmtimet kronike, aktivitetet sportive dhe sforcimet fizike shkaktojnë ankesa të cilat qetësohen gjatë pushimit.

Kur duhet menduar për operacion të LKA?

Nëse mendohet se ka dëmtim të LKA, operacioni duhet të kryhet sa më shpejt në pacientët e rinj dhe aktivë, sidomos në ata që merren me sport. Është shumë e rëndësishme që pas operacionit pacienti të përshtatet me programet e rehabilitimit. Pacientët të cilët nuk mund të përshtaten me këtë program, pacientët me moshë të madhe dhe ata me aktivitet të pakët nuk duhen operuar.

Nëse do të kemi patjetër një ndërhyrje kirurgjikale, ajo duhet kryer pas zhdukjes së hematomës (mbledhje gjaku) brenda gjurit. Deri në kohën e operacionit, pacienti duhet t’i nënshtrohet disa ushtrimeve fizike të kuadricepsit në mënyrë që të zhvillohen lëvizje të plota të kyçit.

Cilat janë metodat e ndërhyrjes për
rikuperimin e ligamentit kruciat?

Ka disa teknika të ndryshme që përdoren gjatë operacionit të LKA. Çdo kirurg përdor teknika të ndryshme në pacientë të ndryshëm. Qepja e dy anëve të ligamentit është një teknikë e vjetër, e pasuksesshme, e cila nuk përdoret në ditët e sotme. Sot preferohen metoda ku ligamenti krijohet përsëri dhe ligamenti i vjetër nuk përdoret më.

Për krijimin e ligamentit mund të përdoren tendoni patelar ose hamstring i pacientit ose mund të merren pjesë nga kadavrat.

Në operacionin e LKA në ditët e sotme preferohet metoda artroskopike. Operacioni i hapur ka rezultate jo të mira, si edhe pamja kozmetike e operacionit mund të mos pëlqehet nga pacienti duke lënë she­nja të mëdha dhe të dukshme.

Pjesa që do të përdoret si ligament, e quajtur graft, preferohet të merret nga vetë pacienti. Ky ind mund të merret nga tendoni që ndodhet para gjurit, midis patellës dhe tibia-s, ose nga tendonet hamstring që ndodhen prapa gjurit. Këto pjesë të mara stabilizohen brenda tuneleve të krijuara. Për këtë ka disa metoda të ndryshme. Preferohen vidat titanium, vidat prej çeliku ose vida të cilat mund të treten vetë brenda trupit.

GRAFTI KOCKË-TENDON-KOCKË: Ky graft merret me anën e dy prerjeve para gjurit, dy centimetra larg njëra tjetrës. Në kockat tibia dhe femur hapen tunele ku mund të vendoset grafti, i cili pas vendosjes fiksohet me vida titaniumi, çeliku ose vida të tretëshme.

Avantazhet: Fiksimi është i fortë. Ligamenti i ri, i krijuar është i fortë sa origjinali, ose mund të jetë edhe më i fortë.

Disavantazhet: Mund të ketë dhimbje para gjurit. Ankesat janë më të vazhdueshme tek personat që punojnë ulur, duke përthyer gjunjët. Tendoni patelar dobësohet si pasojë e marrjes së graftit.

GRAFTI HAMSTRING: Këtu merret tendoni semitendinous dhe gracilis nga pjesa e brendëshme e gjurit. Kjo metodë preferohet tek pacientët e rinj të cilët e kanë të hapur pllakën e rritjes (dmth që janë akoma në rritje).

Avantazhet: prerja me të cilën merren tendonat është larg pjesës së përparshme të gjurit prandaj nuk ka dhimbje. Tendoni patellar mbetet i shëndetshëm.

Disavantazhet: Koha e përmirësimit kockë-tendon është më e ngadaltë se koha e përmirësimit kockë-kockë, prandaj duhet një kohë më e gjatë shërimi. Tendonat hamstring mbeten vetëm me 10% të forcës së tyre, por kjo nuk vihet re nga pacienti.

ALOGRAFTI: Mund të përdoren tendonat patelar, hamstring ose tendoni i Akilit, të marra nga kadavrat. Për fiksim përdoret i njëjti material.

Avantazhet: Këtu nuk përdoret graft i pacientit, prandaj nuk ka rreziqe dhe komplikacione lidhur me këtë. Koha e operacionit është më e shkurtër.

Disavantazhet: Ka rrezik infeksioni, megjithëse i rra­llë. Alograftet zakonisht shkurtohen pasi kalohen nga përpunimi. Nëse gjatë operacionit nuk zgjatet mjaftueshëm, më vonë krijohen probleme gjatë relaksimit.

Cilat janë rreziqet dhe komplikacionet e këtij operacioni?

Tromboza e venës së thellë: Formimi i mpiksjes së gjakut në venat e thella të këmbës. Mund të ndodhë pas çdo operacioni me gjurin. Ajo shkakton fryrje të këmbës, dhimbje dhe nxehje. Mobilizimi i hershëm pas operacionit, ul rrezikun e trombozës në mënyrë të theksuar.

Infeksion: Rreziku është i rrallë, por i rëndësishëm. Gjatë operacionit i duhet kushtuar kujdes sterilizimit.

Ngurtësim artikulacioni: Ky është komplikacion i rrallë që ndodh nga ngjitjet që krijohen brenda artikulacionit. Për të parandaluar këtë duhet që pas operacionit të fillohen herët programe lëvizjesh të shumta. Rreziku i ngurtësimit dhe imobilitetit është më i lartë nëse operacioni kryhet menjëherë pas dëmtimit.

Shtypja dhe ngjeshja e graftit: Nëse tuneli i hapur në kockë nuk është i përshtatshëm, grafti i ri që vendoset mund të shtypet gjatë lëvizjeve. Zakonisht kjo pengon hapjen e plotë të gjurit. Ky problem rrallë rekuperohet me trajtim fizik, ndaj, në të shumtën e rasteve, nevojitet një operacion i dytë.

Ç’ndodh pas operacionit?

Pacienti mund të dalë nga spitali në të njëjtën ditë; sipas dëshirës së mjekut dhe llojit të anestezisë së përdorur, ose mund të mbahet një ditë në spital. Pas operacionit në gju vihet një mbajtëse gjuri me një kënd të përshtatshëm. Kur pacienti ndihet mirë, ai mund të ngrihet në këmbë duke përdorur mbështetëse dhe mund të ecë duke peshuar mbi këmbën e operuar aq sa të mos ketë dhimbje. Bashkë me mobilizimin fillohen edhe ushtrimet të cilat duhen kryer rregullisht. Javën e parë fillohet program rehabilitimi i cili vazhdon 3-6 muaj sipas materialit dhe graftit të përdorur në operacion. Personat që kanë punë zyre, mund të fillojnë punën javën e parë, kurse ata që duhet të punojnë në këmbë mund të fillojnë punë pas 4-6 javësh. Personat me punë të rëndë mund të fillojnë punë pas 2-4 muajsh.

Operacioni duhet kryer tek

• Sportistët profesionistë të cilët merren
me sporte aktive
• Personat që kanë sportin pasion
• Personat të cilët nuk kanë ankesa gjatë
aktivitetit ditor, por kanë ankesa gjatë
zbritjes dhe ngjitjes së shkallëve
• Personat tek të cilët ndodh shpesh
hematomë e shoqëruar me edemë
• Personat tek të cilët ankesat nuk kanë kaluar
pavarësisht trajtimit konservativ 6 mujor.

MOS HARRONI!

• Ligamenti Kruciat Anterior mundëson
90% të stabilitetit të gjurit.
• Dëmtimet e gjurit përbëjnë një pjesë të madhe
të traumave ortopedike dhe shumica e tyre
kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm.
• Dëmtimet më të shpeshta të gjurit tek sportistët
ndodhin kryesisht tek ligamentet kryesore
që janë LKA dhe ligamentet anësore.
• Operacioni i LKA bëhet shpesh. Në vendet
e zhvilluara çdo vit nga 100 të rritur 6
operohen për këputje të ligamentit LKA.
• Operacioni i LKA është i suksesshëm. 90% e
sportistëve fillojnë sportin aktiv pas 6 muajsh.

Aktivitetet sportive pas operacionit në ligamentin kruciat anterior mund të fillohen në këto periudha kohore:

• Ecje e shpejtë pas 4 muajsh
• Biçikleta pas 4-5 muajsh
• Vrapim i drejtë pas 5 muajsh
• Sportet e tjera pas 6-8 muajsh

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dr. Önder Delialioğlu
Dr. Önder Delialioğlu
Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.