Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet

0:03 / 31.03.2011
Cili është rreziku i diabetit tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzënisë? Si mund të përballemi me këtë sëmundje, duke ia pakësuar rreziqet? Cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje dhe cilat janë këshillat që duhet të ndjekim për parandalimin e saj.

Ass. dr. Alije Keka-Sylaj

Diabeti është sëmundje e shkaktuar nga çrregullimi endokrin i funksionit të pankreasit. Pankreasi është një gjëndër shumë e rëndësishme në organizmin e njeriut ku prodhohet insulina - hormon i cili e rregullon nivelin e glukozës në gjak. Insulina ndihmon hyrjen e glukozës në qelizat trupore e që e shfrytëzojnë atë si burim të energjisë dhe rritjes. Tek diabetikët prodhimi i insulinës është i zvogëluar (tipi 1), ose nuk vepron në organe (tipi 2).

Çka është diabeti gestational?
Shtatzënia mund të jetë e shoqëruar me diabetin, qoftë kur gruaja është diabetike dhe mbetet shtatzënë apo kur diabeti lajmërohet gjatë shtatzënisë- diabet gestational. Ky diabet mund të paraqitet pasiqë disa hormone të placentës të cilat prodhohen gjatë shtatzënisë bllokojnë veprimin e insulinës se nënës, si pasojë kemi rritjen e nivelit të glukozës në gjakun e nënës. Kur niveli i glukozës rritet në gjakun e nënës, rritet poashtu edhe në gjakun e frytit, sepse, glukoza kalon përmes placentës në gjakun e frytit. Trupi i fëmijës prodhon insulinën vetanake. Nëse niveli i glukozës është i lartë, te fëmija prodhohet më tepër insulinë për ta mbajtur atë në nivel normal. Diabeti gestational zakonisht lajmërohet në muajt e parë të shtatzënisë dhe shpesh mund të kontrollohet me ushqim dietal, por, ndonjëherë nevojitet edhe marrja e insulinës. Nëse shtatzëna ka qenë diabetike para shtatzënisë, atëherë, ajo gjatë shtatzënisë duhet të merr insulinë.

Kush janë më të rrezikuarat?
Çdo shtatzënë mund të sëmuret nga diabeti, por rrezik më të lartë paraqesin gratë e familjarëve që vuajnë nga diabeti, ato që kanë mbipeshë para shtatzënisë, si dhe gratë që mbesin shtatzënë në moshë të shtyrë (mosha mbi 35 vjeçare).

Cilat janë format e diabetit që mund të paraqiten gjatë shtatzënisë?
Varësisht nga pasqyra klinike dhe laboratorike dallojmë disa forma të sëmundjes që mund të lajmërohen te gratë shtatzëna; ▪ prediabeti ose diabeti potencial - kur nuk kemi as shenja klinike as laboratorike, por për shkak të historisë familjare mund të pritet paraqitja e diabetit, ▪ diabeti latent - ku niveli i glukozës mund të rritet në gjendje stresuese, ▪ diabeti laboratorik - kur niveli i glukozës në gjak është i rritur, por nuk ka shenja klinike,
▪ diabeti gestatik - ku kemi çrregullim të tolerancës së glukozës gjatë shtatzënisë, pas një testi diagnostik (OGT-testit). ▪ diabeti manifest - ku kemi simptoma të qarta klinike të sëmundjes, si: polifagia (ngrënia e tepërt), polidipsia (pirja e tepërt), poliuria (urinim i shpeshtuar) të cilat i përcjell hiperglikemia (niveli i rritur i glukozës në gjak).

Si mund ta kuptoj një nënë shtatzënë që vuan nga diabeti?
Nëse nuk keni diabet manifest me simptoma të lartpërmendura, por, keni infeksione të shpeshta bakteriale të rrugëve urinare (urinim të shpeshtë dhe djegie gjatë urinimit), si dhe infeksione mykotike të organeve gjenitale (kruarje dhe sekret të shtuar vaginal), keni mbipeshë apo fitoni shpejt peshë gjatë shtatzënisë, keni pasur më parë aborte spontane apo vdekje intrauterine të frytit, keni lindur më parë fëmijë me peshë mbi 4kg apo edhe keni lindur vet fëmijë me peshë të madhe, keni tension të lartë të gjakut, familjar nga diabeti, atëherë, duhet të bëni analizat e nevojshme laboratorike për të vërtetuar nëse vuani nga diabeti gestational.

Çfarë ekzaminimesh duhen bërë shtatzëna?
Është shumë e rëndësishme që çdo grua shtatzënë pas verifikimit të shtatzënisë, domosdo, të kryej edhe analizat rutinore laboratorike të gjakut dhe urinës. Konfirmimi i diabetit të mundshëm mund të bëhet edhe përmes OGT-testit (testi i ngarkesës me glukozë).

Si ndikon shfaqja e diabetit?
Niveli i tepërt i glukozës në gjak bart pasoja si për nënën, ashtu edhe për frytin. Nëse nëna me diabet gestational nuk e mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, ajo mund të ketë mjaft probleme, si infeksione të shpeshta, dëmtime të enëve të gjakut, të veshkave, retinës, komplikime kardiovaskulare me rritje të tensionit dhe pasoja të tij, dëmtime të nervave, e nëse shtatzënia vazhdon deri në fund, për shkak të frytit të madh, ato zakonisht kanë lindje të vështirë me pasoja si për frytin ashtu edhe për nënën.

Çka ndodh me fëmijën e nënës diabetike?
Fëmijët e lindur nga nëna diabetike kanë shpeshtësi më të lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë për shkak të:
* Anomalitë kongjenitale (anencefalia, spina bifida, anomalitë e sitemit urinar, anomalitë e sistemit kardiovaskular, anomalitë e sistemit gastrointestinal) - që janë më të shpeshta kur niveli i glukozës në gjak është i lartë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë,
* Makrosomia (fëmija me peshë të rritur), çrregullimet neonatale të elektroliteve ose kardiomegalia (rritja e zemrës), që janë pasoj e hiperglikemisë së nënës në muajt e fundit të shtatzënisë,
* Rregullimi i rritjes fetale - fëmija mund të jetë shumë i rritur për moshë (makrosomia) -për shkak të ndikimit të nivelit të rritur të glukozës dhe insulinës, ose mund të jetë shumë i vogël për moshë (mikrosomia) - tek gratë që paraprakisht kanë vuajtur nga diabeti për një kohë të gjatë.
* Sëmundjet pulmonare, për shkak të papjekurisë së mushkërive, si distresi respirator (oksigjenimi i pamjaftueshëm i mushkërive),
* Çrregullimet e metabolizmit dhe elektrolitëve (hipoglikemia, hiperbiluribinemia, hipokalcemia, hipomagnezemia),
* Çrregullimet hematologjike - policitemia, trombocitopenia.

Cilat janë problemet më të shpeshta gjatë lindjes?
Fëmijët e nënës diabetike janë me peshë të madhe dhe gjatë kalimit nëpër kanalin e lindjes mund të pësojnë lëndime të shumta si: lëndime të gërshetimit nervor të dorës (plexus brachialis), fraktura të klavikulës, probleme me frymëmarrje, lëndimet nga mjetet ndihmëse për lindje (forcepsi apo vakuumi),. Prandaj, alternativë më e mirë është lindja e fëmijës me prerje cezariane.

Si të diagnostikohen problemet eventuale tek fëmija i nënës diabetike?
Pas lindjes së fëmijës, duhet të bëhen analizat komplete të gjakut, rëntgeni i toraksit dhe abdomenit, echo e zemrës, ekzaminimi neonatal dhe ortopedik.
Mjekimi i fëmijës - varet nga gjendja klinike, çrregullimet e zhvilluara dhe simptomave, duhet të kontrollohet niveli i glukozës për ta korrigjuar hipoglikeminë eventuale, kontrolli i elektroliteve dhe korrigjimet eventuale, mjekimi i çrregullimeve pulmonare dhe çrregullimeve tjera eventuale, fototerapia tek hiperbilirubinemia eventuale.

Çfarë duhet të ketë parasysh një grua për parandalimin e diabetit dhe problemeve që mund t’i shfaqen asaj dhe fëmijës së saj gjatë shtatzënisë?
Kujdesi në ushqim - t’i shmanget ushqimit i cili përmban karbohidrate me indeks të lartë glikemik (ëmbëlsirave, marmelatave, mjaltit), të ha disa racione (shpesh, por ngapak), ushqimi të jetë sa më i pasur me pemë dhe perime, gjatë ditës të pihen 2-3 litra ujë dhe më pak lëngje të pemëve të pasuruara me sheqer, t’iu shmanget ushqimit të pasur me yndyra shtazore si dhe ushqimi të përmbajë sa më pak kripë.
Shumë lëvizje - të gjitha aktivitetet trupore shpenzojnë energjinë dhe e zvogëlojnë nivelin e glukozës në gjak. Aktivitetet fizike të preferuara gjatë shtatzënisë janë: noti, vrapimi i lehtë dhe ecja (nëse për to nuk ka kundërindikacione tjera).

Nëse niveli i glukozës nuk mund të kontrollohet me dietë, atëherë duhet tretman mjekësor me aplikim të insulinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nënës dhe fëmijës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ass. dr. Alije Keka-Sylaj
Ass. dr. Alije Keka-Sylaj
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.