Dieta nuk garanton jetëgjatësinë

23:52 / 13.09.2012
Ushqimi i pasur me kalori as nuk i bën dëm shëndetit, e as nuk e shkurton jetën, ndërsa që sipas shkencëtarëve dieta prapëseprapë nuk garanton jetëgjatësinë.

 Shkencëtarët nga Qendra Nacionale e Plakjes në Baltimor për 25 vjet rresht kanë bërë eksperimente me majmunët. Njëri nga grupet ishte shërbyer me ushqim me pak kalori, ndërsa tjetri - me shumë proteina dhe sheqer. Rezultati i të dyja grupeve të majmunëve ishte se kishin jetuar njësoj. Sëmundjet që shfaqen me kalimin e viteve tek majmunët ‘në dietë’ ishin shfaqur më vonë. Rreziku nga kanceri ishte më i vogël, por sëmundjet e zemrës ishin më të shpeshta.

Njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shkencëtarët u rekomandojnë ta konsumojnë verën e kuqe, por atë pa alkool, sepse alkooli e shkatërron aftësinë e verës për ta ulur shtypjen e gjakut.

Shkencëtarët nga Barcelona kanë vërtetuar se vera pa alkool pas katër javësh konsumi në masë të madhe e kishte zvogëluar shtypjen e gjakut te njerëzit, të cilët nuk kishin ndryshuar asgjë në shprehinë e tyre të jetës dhe shprehitë ushqimore. Një lloj i tillë i shërimit e zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës për 14%, ndërsa ato të sulmit në tru për 20%. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.