Dieta që largon helmet nga organizmi

18:36 / 9.10.2012
Lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet mund të ndihmojnë që me shpejtësi ta pastroni organizmin dhe të hiqni disa kilogramë shtesë. Por, kurrsesi mos planifikoni që në mënyrë ambicioze përmes këtij regjimi rigoroz të qëndroni më shumë se disa ditë, në të kundërtën dëmi do të jetë më i madh sesa vetë dobia.

Më së miri do të ishte që këtë dietë ta mbani gjatë fundjavës dhe atë më së gjati një ose dy ditë. Kjo kohë mjafton për ta liruar organizmin nga materiet e dëmshme dhe helmet e grumbulluara.

Rregulli kryesor është që ditën ta filloni me lëng të freskët të shtrydhur, nga agrumet apo portokajtë. Në gotën me lëng të shtrydhur shtoni dy decilitra ujë të vakët, e përzieni dhe e konsumoni. Kjo dietë ju sugjerohet sidomos atyre personave që kanë një organizëm të ngadalshëm, sepse metabolizmi i ngadaltë, tretje jo e mirë, pastrimi jo i rregullt i zorrëve, sjellin deri në grumbullimin e helmeve në organizëm dhe ngadalësojnë eliminimin e dhjamit. Limoni në raste të tilla ka efekt të mirë, sidomos kur merret në mëngjes dhe duke përgatitur mëlçinë, laboratorin më të rëndësishëm natyror për ta kryer funksionin e vet.

Nëse dikush pëlqen kombinimet, mundet që në vend të ujit të vakët të shtojë jogurt pa yndyrë apo edhe qumësht. Për mbajtjen e kësaj diete, edhe pse është mjaft e shkurtër, nevojitet vullnet dhe që në organizëm të mos konsumohet gjë tjetër pos lëngjeve dhe eventualisht ndonjë supë të pastër me perime, pa shtesa apo erëza. Një dietë si kjo ju sugjerohet sidomos atyre personave të cilët kanë konsumuar ushqime të rënda.

Kafjalli: lëng limoni dhe portokalli
Dreka: lëngje nga lloje të ndryshme të perimeve
Darka: lëng trangulli.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.