dr. Arbër Neziri, mr.sci., urolog
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.dr. Arbër Neziri, mr.sci.,
urolog
044-136 774
Përshëndetje doktor. Bashkëshorti im para një muaji është operuar me diagnozë: carcinoma papillare urothelialis infiltrans - GI (LOW malignant potential sipas ISUP/ËHO). Kjo diagnozë është konstatuar pas analizës patologjike të bërë në Prishtinë. Ju lutem sa është e rrezikshme kjo sëmundje edhepse ka filluar me terapi (duhet të marr 9 terapi). Shpresoj të më përgjigjeni.
PËRGJIGJE:
Carcinoma uroteliale GrI paraqet tumor malinj të uroteliumit që haset te tr. urinar. Takonisht dg përcaktohet pas intervenimit kirurgjikal, qoftë me operim të hapur ose me TUR (trans uretral resection) i masës tumoroze. Tumoret e uroteliumit dinë shpesh të recidivojnë, por tek burri juaj faktor i volitshëm është shkalla relativisht e ulët e malinjitetit gr.I.
Tani duhet të pasojë terapia me kemoterapeutik.
Përshëndetje doktor. Jam i operuar 3 herë nga hernia, kur isha 11 vjeç. Tash jam 23 dhe kam probleme me testikulin e majtë, rregullisht më dhemb dhe dhimbja shtohet sidomos pas urinimit ose ejakulimit. Testikuli i djathtë (në anën në të cilën jam bërë operacion) është më lart, ndërsa i majti rrinë gjithmonë poshtë dhe kam dhimbje. Para një viti e kam bërë spermo-kulturën dhe strishon, analizat e gjakut. Mjekët kanë konstatuar se kam një infeksion dhe më kanë rekomanduar Ampicilin (në të cilin isha imun).
Çfarë mund të kem dhe si të veproj?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Sigurisht se hernia (me gjasë inguinale), s’ka nevojë të operohet 3 herë, përveçse në rastet me recidive (përsëritje). Si duket edhe testisi ka qenë në kanalin inguinal (i djathti), pastaj është bërë lëshimi (descenzusi) i testisit të djathtë.
Sa i përket dhimbjes, nuk e keni përcaktuar a keni dhembje në testisin e majtë apo në të djathtin. Infeksioni kur përcaktohet me urinokulturë, duhet mjekuar me barna që veprojnë në baktere sipas antibiogramit, pastaj suksesi do të jetë evident.
Përshëndetje doktor. Bashkëshorti im para një muaji është operuar me diagnozë: carcinoma papillare urothelialis infiltrans - GI (LOW malignant potential sipas ISUP/ËHO). Kjo diagnozë është konstatuar pas analizës patologjike të bërë në Prishtinë.
Ju lutem sa është e rrezikshme kjo sëmundje edhepse ka filluar me terapi (duhet të marr 9 terapi). Shpresoj të më përgjigjeni.
PËRGJIGJE:
Carcinoma uroteliale GrI paraqet tumor malinj të uroteliumit që haset te tr. urinar. Takonisht dg përcaktohet pas intervenimit kirurgjikal, qoftë me operim të hapur ose me TUR (trans uretral resection) i masës tumoroze. Tumoret e uroteliumit dinë shpesh të recidivojnë, por tek burri juaj faktor i volitshëm është shkalla relativisht e ulët e malinjitetit gr.I.
Tani duhet të pasojë terapia me kemoterapeutik.
Përshëndetje doktor. Jam i operuar tri herë nga hernia, kur isha 11 vjeç. Tash jam 23 dhe kam probleme me testikulin e majtë, rregullisht më dhemb dhe dhimbja shtohet sidomos pas urinimit ose ejakulimit. Testikuli i djathtë (në anën në të cilën jam bërë operacion) është më lart, ndërsa i majti rrinë gjithmonë poshtë dhe kam dhimbje. Para një viti e kam bërë spermo-kulturën dhe strishon, analizat e gjakut. Mjekët kanë konstatuar se kam një infeksion dhe më kanë rekomanduar Ampicilin (në të cilin isha imun).
Çfarë mund të kem dhe si të veproj?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Sigurisht se hernia (me gjasë inguinale), s’ka nevojë të operohet 3 herë, përveçse në rastet me recidive (përsëritje). Si duket edhe testisi ka qenë në kanalin inguinal (i djathti), pastaj është bërë lëshimi (descenzusi) i testisit të djathtë.
Sa i përket dhimbjes, nuk e keni përcaktuar a keni dhembje në testisin e majtë apo në të djathtin. Infeksioni kur përcaktohet me urinokulturë, duhet mjekuar me barna që veprojnë në baktere sipas antibiogramit, pastaj suksesi do të jetë evident.
Jam 38 vjeçar dhe jam i diagnostikuar me prostatit kronik. Nuk kam shumë dhimbje, por urinoj shpesh dhe ngadalë, nganjëherë kam therje afër zorrës së trashë. Kam marrë për një muaj ciprinol dhe kam qenë më mirë. Gjatë asaj kohe kam bërë analizat në urinokulturë, spermokulturë dhe PSA, të gjitha më kanë dalur mirë me përjashtim të PSA, vlera e ngritur 6.2. Më është dhënë përsëri terapia me ciprinol 10 ditë dhe pastaj furolin 20 ditë (për momentin jam duke marrë) e pastaj përsëri PSA testi. Mua më duket se nuk kam shumë ndryshime me këtë terapi përveç se kur kam marre ciprinol. Në marrëdhënie seksuale nuk kam problem.
Me ndihmo, të lutem.
PËRGJIGJE:
Prostatiti kronik është një sëmundje me dekurs të zgjatur dhe di të jetë mjaft e bezdisshme. Pengesat paraqiten në formë të polakizurisë (urinime të shpeshta), diturisë ( ndjenjë e pakëndshme gjatë urinimit), dhembje përreth regjionin pubik, etj.
Te prostatiti kronik më së miri është të merret sekreti nga prostata, i ashtuquajtur eksprimati i prostatës dhe nëse është infeksioni bakterial të trajtohet sipas antibiogramit.
Ciprinoli shpesh nuk kalon barrierën qelizore prostatike.
PSA- paraqet prostata specifikantigjenin, që është një tumor marker i prostatës.Vlerat normale në plazmë janë deri në 4 nano gram në 1 ml plazmë.
Ai rritet tek tumoret e prostatës, por edhe infeksionet e saj mund ta rrisin vlerën e PSA-së.
Ne rast përkeqësimi të gjendjes suaj, ju sugjeroj një kontroll tek urologu.
Përshëndetje. Jam 33 vjeç, kam vetëm një testikul në skrotum. Problemi tjetër është se deri para 6 muajsh organi im erektohej menjëherë, por herën e parë akti seksual zgjaste vetëm një minutë. Herën e dytë organi erektohej me vështirësi, por akti zgjaste më shumë. Këto 6 muajt e fundit kam pasur probleme pasi organi im nuk erektohet më gjatë ditës dhe në disa raste kam dështuar për të kryer normalisht aktin seksual. E vetmja kohë kur kam ereksion është periudha e mëngjesit, gjithashtu organi asnjëherë nuk më forcohet plotësisht.
Ju falënderoj edhe njëherë që na vini në ndihmë nëpërmjet faqes së internetit dhe ju uroj suksese në punën tuaj.
PËRGJIGJE:
Prania e një testikuli në skrotum do të thotë, se te njëri testis nuk ka përfunduar descenzusi (zbritja e testisit në herdhe), në terninologjinë shkencore kjo dukuri quhet Retentio testis ose kriptorhizëm. Ka edhe raste të rralla kur fare nuk është zhvilluar testisi, ajo dukuri quhet Agenesio testis. Në rastin e retentionit të testisit terapia është kirurgjikale.
Problemet me ereksion mund të jenë të natyrës psikologjike ose organike, besoj se me një terapi të mirë do te rregullohet ky problem
Gjithsesi ju sugjeroje një kontroll te urologu.
Përshëndetje doktor. Nga se shkaktohet përdredhja e testikujve? A mund të shkaktohet nga mbarimi i spermës, pasi ke bërë shumë seks apo je masturbuar shpesh?
Gjithë të mirat.
PËRGJIGJE:
Jo, nuk është ky shkaku i përdredhjes së testikujve. Në fakt, një burri nuk i “mbaron” kurrë sperma. Atij mund t’i pakësohet, nëse bën shumë seks ose masturbon shpesh, por është e pamundur që t’i “mbarojë”. Mbase ju keni pasur në të kaluarën një përdredhje testikujsh. Kjo i referohet një përdredhjeje të kanalit të spermës, që ndërpret furnizmin e testikulit me gjak. Nëse nuk operohet, ose nuk shpërdridhet vetë, testikuli “vdes” dhe duhet hequr. Kjo gjë ndodh më shpesh gjatë vitit të parë të jetës dhe gjatë dy viteve të para të pubertetit. Shkaqet kryesore që sjellin një përdredhje të tillë janë: Testi që nuk ka zbritur poshtë, traumat dhe ushtrimet fizkulturore.
Gjatë masturbimit më del rreth 1 ml spermë dhe jo me ereksion të plotë. Do të kem fëmijë? Cilët faktorë mund të ndikojnë në këtë rast? Theksoj se kam kaluar një infeksion në fshikëzën e urinës dhe kam pasur zmadhim të prostatës, që tashmë është normalizuar.
Pres përgjigjen tuaj.
PËRGJIGJE:
Volumi i lëngut spermatik është nga 2-6 ml. Volume me 1 ml, si në rastin tuaj, mund të behën shkak për infertilitet. Shkaqet për uljen e volumit janë të shumta, por kanë të bëjnë kryesisht me dëmtimin e prostatës dhe vezikulës seminare. Sidoqoftë, mjeku specialist do të përcaktojë me saktësi gjendjen dhe t’i japë zgjidhje problemit.
Përshëndetje dr. Jam 22 vjeç, jetoj në Slloveni. Kur urinoj, ndjej djegie në maje të penisit. Jam i shqetësuar, s’vë gjumë. Kam problem shumë të madh në testis, në anën e majtë e kam një të pëlcitur qe 5-6 muaj. Kam bërë seks me një femër me menstruacione. Kam vizituar mjekun, i cili më ka thënë se jam i infektuar dhe më ka paralajmëruar se do të kem probleme me lindje të fëmijës.
Diagnoza: epididymits ac bill.
Terapia: caps hemomnycin 250 mg, 2x1, 6 ditë dhe 1x1 sërish 6 ditë; tbl orvagyl 2x1.
Të lutem, pres një përgjigje nga ju, sepse jam shumë i shqetësuar.
PËRGJIGJE:
Epididymitis acuta është pezmatim që fitohet gjatë aktit seksual me partner të infektuar me sëmundje të organeve gjenitale. Për ju më së miri është të bëni spermokulturën dhe nëse keni ndonjë infeksion – duhet izoluar shkaktari dhe të fillojë mjekimi sipas antibiogramit dhe mjekimi duhet të shkojë deri në fund të infeksionit.
Para disa viteve kam stërvitur fitnes dhe kam marrë injeksion testosteron (20 copë) dhe prej atëherë më duket se sperma më është trashur.
Doktor, për çfarë bëhet fjalë dhe a mund të kem problem ne të ardhmen për mbarsim?
PËRGJIGJE:
Është i njohur fakti që sportistët që merren me fitnes, por edhe me sporte tjera, marrin terapi hormonale (në këtë rast testosteron) për ndërtimin dhe zhvillimin e muskujve. Testosteroni është hormon seksual mashkullor që ndikon në spermatozoide dhe zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore.
Testosteroni nuk i dëmton spermatozoidet.
Jam 48 vjeçar, ka vite që në penis më janë paraqitur puçrra, tashmë të rritura dhe më përhapur, kanë filluar edhe të kullojnë, kanë erë shumë të keqe. Kam edhe dhimbje.
Të lutem doktor, më tregoni se a mjekohen këto puçrra dhe çfarë pasoja mund të kem nga këto. A kanë të bëjnë këto puçrra me Sidën?
PËRGJIGJE:
Në bazë të përshkrimit të atyre puçrrave, dyshoj se kemi të bëjmë me disa lytha që quhen condiloma acuminata. Karakteristikë e tyre është se fitohen me raporte seksuale nga persona të infektuar. Lagështia favorizon zhvillimin e tyre.
Ekziston mënyra medikamentoze e çrrënjosjes së tyre deri te rruga kirurgjike.
Jam 37 vjeçar, para 6 muajve kam pasur probleme gjatë urinimit, kam pasur djegie dhe kah përfundimi i urinimit disi më ndryshonte urina, disi si e turbullt, si e bardhë. Kam vizituar urologun dhe i kam bërë disa analiza. Ai më ka udhëzuar që të përdori Cyprinol. Për momentin më kanë ndihmuar, por nuk i kam përdorë të gjitha. Tash, kam sërish probleme.
Doktor, a duhet të vazhdoj me të njëjtën terapi, apo duhet ndërmarrë diçka tjetër?
Flm, përshëndetje.
PËRGJIGJE:
Sigurisht është infeksioni traktit urinar. Ju duhet të bëni urinokulturën me antibiogram, pastaj të caktohet lloji i terapisë.
Jam 29 vjeçar, a është jonormale nëse madhësia e penisit është 14cm. A mund të luajt rol negativ nëse dua të kem fëmijë. Nganjëherë më vjen orgazma shumë shpejt, por tash e kam rregullua atë problem se po merrem me fitness (vrapim).
Pyetja tjetër. Testisin e djathtë e kam më të madh se të majtin. A është kjo normale, apo jo. Asnjëherë nuk më bën problem, përveç kur kam qenë i vogël, por pa pasoja.
PËRGJIGJE:
Madhësia e penisit 14 cm nuk duhet të jetë pengesë për fekondim (mbetjen shtatzënë të femrës).
Sa i përket dukurisë se testisin e djathtë e keni më të madh se të majtin, ekzistojnë një mori faktorësh që në disa raste shkaktojnë këtë dukuri, p.sh. zgjerimi i venave të testisit të majtë që në mjekësi quhet varikocela.
Për të dhënë përgjigje më konkrete të kisha propozuar një kontroll urologjike.
Unë vuaj nga veshkat. Mjeku më ka thënë se kam zall në veshka, por unë kam probleme edhe me urinë. Kam dhembje dhe rëndim në fund te barkut dhe nuk mundem ta mbaj urinën. Kërkoj mendimin tuaj.
PËRGJIGJE:
Këto probleme janë tipike për infeksion të traktit urinar. Për të përcaktuar se nga e ka origjinën infeksioni duhen bërë analizat-kliniko-laboratorike dhe ultrazëri fillimisht, pastaj sipas situatës edhe analizat tjera plotësuese për të përcaktuar diagnozën e saktë. Prandaj drejtoheni tek urologu.
Përshëndetje dr. Neziri. jam 35 vjeçar dhe kam problem me mos mundësin për ta mbajtur ujin ose urinim te shpeshtë, rregullisht më pikon uji pika-pika. Kam qenë te një mjek këtu në komunën time, më ka thënë që të bëj urinokulturën, gjë që e kam bërë dhe më ka dal mirë rezultati. Pastaj kam përdorur çaj Blasen und Nierentee, kam përdorur tableta Palin 200 mg. Gjithashtu e kam bërë ekzaminimin endoskopik në Prishtinë, në QKUK, ku më është thënë se çdo gjë është në rregull, por prapë se prapë problemet vazhdojnë. Të lutem më këshillo, ju faleminderit.
PËRGJIGJE:
Pamundësia e mbajtjes se urinës në terminologjinë shkencore quhet Inkontinentio urinae. Urinimi i pavullnetshëm mund të jetë si pasojë e mos-zbrazjes adekuate të vezikës urinare, për arsye të mosfunksionimit të sfinkterit të uretrës, pastaj infeksioneve të ndryshme me ç’rast rritet ndjeshmëria e vezikës urinare dhe shkaktohet e ashtuquajtura inkontinenca urgjente, etj. Sidoqoftë, preferohet të bëhen analizat rutinore biokimike, pastaj urinokultura me antibiogram, uretro-cistoskopia, echo që të matet urina mbetëse pas urinimit dhe pse jo edhe provat urodinamike. Pastaj varësisht nga të dhënat e fituara caktohet diagnoza dhe aplikohet terapia adekuate.
Përshëndetje, doktor. Jam 33 vjeç, 2 vitet e fundit kam probleme me epididimin e djathtë, e herë pas here më formohet një ciste, ku pas terapisë që përdori (antibiotik Pancef - 7 ditë),, ajo më hiqet. Mirëpo, tash më është shpeshtuar kjo dhimbje e testisit; analizat (spermokultura, UK, UK ne Low) më kanë dalë të gjitha mirë. Pyetja e ime është se a mundet me qenë kjo një sëmundje kronike apo çka? Para fillimit të dhembjes në testis, më dhemb fundi i barkut dhe shpina.
PËRGJIGJE:
Sipas të gjitha gjasave ju keni pasur pezmatim të epididimit që quhet epididimitis acuta, pastaj pas aplikimit të terapisë sëmundja është qetësuar. Sigurisht se nuk kemi te bëjmë me ciste pasi ato nuk zhduken me antibiotikë, kur ato paraqiten i vetmi intervenim me të cilin largohen është ai kirurgjikal. Sidoqoftë, ju kisha preferuar analizat: strisho uretrale, spermokultura me antibiogram dhe urinokultura me antibiogram. Nëse izolohet shkaktari që e ka shkaktuar infeksionin, trajtimi do të jetë më i lehte dhe më i saktë me antibiotikë adekuat. Mbes me shpresë se të kam ndihmuar me përgjigjen time.
Përshëndetje doktor. Kam një brengë që më ka përcjellë gjatë tërë jetës dhe ende po vazhdon edhe pse bukur në moshë (51 vjet), por pa ndërprerje. Në çdo moment kur është i ngritur penisi, nuk kalon as 2 minuta, fillon rrjedhja e spermës që po më brengos shumë. Po më çudit fakti që duke u moshuar po bëhem edhe më i dhënë pas seksit. Për t’i kryer obligimet fetare, assesi nuk guxoj pa e pastruar tërë trupin dhe për të shkuar në xhami, sidomos gjatë ditëve të punës. Të lutem, më ndihmoni si të veproj: konsultim me mjekun specialist, përdorim të ndonjë terapie apo...? Faleminderit për ndihmën tuaj.
PËRGJIGJE:
Kjo dukuri, pra rrjedhja e shpejtë e spermës quhet ejaculatio precox, dmth, ejakulim i hershëm. Kjo mund të shkaktohet nga shumë faktorë; ngacmimi i theksuar seksual, pastaj mund të jetë edhe me bazë psikogjene, tek streset, jeta moderne që bëjmë, etj. Sidoqoftë, ju nuk keni treguar se pastaj a keni problem në ngritjen e penisit herën tjetër pas ejakulimit, etj. Mund të provohet me disa preparate p.sh lidokain 2% të lyhet koka e penisit që gjatë marrëdhënia seksuale të zgjat më shumë. Po ashtu, preferohet vizita tek urologu dhe të bëhen analizat rutinore që të prevenohet mundësia e infeksionit.
Jam 27 vjeç. Qysh në moshën 20 vjeçare më është paraqitur një infeksion në kanalin urinar. Gjatë urinimit kisha djegie, mjeku më udhëzoi të bëja analiza e urinës dhe ato më dolën mirë, por që nga atëherë vazhdimisht kam problem me urinim të shpeshtë. Urinoj pothuaj çdo 2 ore, me përjashtim të ndonjë periudhe kohore. Gjatë periudhës kur urinoj, shpesh vërej edhe një dobësim të madh në ereksion dhe një zbutje të penisit. A mund të më tregoni se cili mund të jetë shkaku dhe si të zgjidhet problemi?
Pyetja e dytë është: a është normal penisi 12 cm dhe a është pengesë për fekondim?
PËRGJIGJE:
Sot, ekzistojnë shume analiza në bazë të të cilave përcaktohet prania ose jo e infeksionit urinar, duke filluar nga analizat e urinës, pastaj, urinokultura me antibiogram, strishoja uretrale, spermokultura me antibiogram, eksprimati i prostatës, testet serologjike, testi në chlamidia, mycoplazma e shumë të tjera në bazë të të cilave përcaktohet se a kemi infeksion, apo jo. Dobësimi i ereksionit sigurisht se ka lidhje me këto pengesa gjatë urinimit. Prandaj, zgjidhja e problemeve që shfaqen gjatë urinimit do të ndikojë pozitivisht edhe në jetën seksuale. Madhësia e penisit shpesh është individuale, një penis i zgjatur në ereksion rreth 12cm, nuk do të ishte pengesë për fekondim.
I nderuar doktor Neziri! Jam një pacient me moshë 65 vjeç, banues në Tiranë. Kam probleme me prostatën, prostatite. Para dy vjetësh kisha një gurë në fshikëz të urinës, të cilën e kam hequr me Litotripsi. Mbas ndërhyrjes, volumi i prostates ishte 33 cc, PSA 2,25 ng/ml. Mjeku më dha ilaç, Omnic, që të urinoja me presion. Efektin ky ilaç e bëri shumë mirë dhe nuk kisha urinë reziduale. Meqenëse ky ilaç më jepte aritmi në rrahjet e zemrës, me këshillën e mjekut e ndërpreva. Tani volumi i prostatës bazuar në echo që kam bërë së fundmi, ka volumin 40cc, 80 ml. urinë reziduale. Ngrihem rreth dy herë natën. Probleme shqetësuese si: djegie në urinim, dhembje të testikujve e të tjera, nuk kam. Seks bëj normalisht. Bëj jetë të rregullt, nuk pi duhan, kafe, birrë dhe alkool, përveç verës një gotë, por jo çdo ditë. Zbatoj dietën e të ushqyerit që rekomandohet për prostatën. Çdo ditë bëj fiskulturën dhe ecjen në këmbë një orë në ditë. Jam kundër ilaçeve kimike apo sintetike, të cilat japin efekte anësore. Ju lutem, çfarë mund të bëj, çfarë mendimi mund të më jepni, a mundet të më ndihmoni me kurë natyrale me bazë bimore?
Me respekt, K. H.
PËRGJIGJE:
Lexues i nderuar. Ju keni pasur gurë në fshikëzën urinare dhe prostatit. Është aplikuar litotripsia, thyerja e gurit në fshikëz dhe me sa shohë unë, mjekimi i prostatit tuaj është kryer me mjaft sukses, pasi që është rregulluar frekuenca e urinimit, vrushkulli i urinës etj. Preparatet bimore në mjekimin e simptomave nga prostata, gjithsesi janë më të shëndetshme se barnat tjera në bazë të komponimeve kimike artificiale që shpeshherë kanë mjaft efekte anësore. Por, ekzistojnë indikacionet kur përdoren barërat natyrale dhe ato artificiale. Një preparat bimor, p.sh. është prostamol uno, i cili ka efekt shumë të mirë te personat me LUTS (simptomatologji nga trakti i poshtëm urinar), pothuaj pa efekte anësore. Ju përshëndes përzemërsisht!
Përshëndetje. Jam 70 vjeçar dhe më nevojitet ndihma e mjekut. Analizat më kanë dalë kështu: Djathtas janë pranuar 12 cilindra të prostatës dhe 2 majtas, janë pranuar 12 cilindra të prostatës. Histologjikisht: në njërin cilindër të anës së majtë dhe gjithashtu në njërin cilindër të anës së djathtë, vihet re tumori i ndërtuar nga duktuse të prostatës të mbështetura shpinë me shpinë dhe të shpërndara në mënyrë të çrregullt si dhe të veshura me një qelizë atipike epiteliale, me bërthama hiperkrome. Shtresa e qelizave mioepiteliale mungon. Ndërsa me duktueset e tjera vihet re stromë e proliferuar fibromuskulare dhe duktuese të veshura nga qeliza epiteliale cilindrike dhe shtresa e qelizave mioepitealiale.
Dg.Carcinoma prostatae gleason 3+3=6/10.
Doktor, a mund të më shpjegoni diçka rreth kësaj diagnoze dhe çfarë më rekumandoni të bëj?
Ju faleminderit...
PËRGJIGJE:
Lexues i nderuar. Tek ju pas biopsisë së prostatës është vënë dg. histologjike nga ana e patologut si karcinomë e prostatës, Gleason 3+3=6, Gleson scori ose shkalla e Glisonit përcakton se sa janë agresive qelizat karcinomatoze të prostatës. Sa më të padiferencuara që janë, aq më agresive është karcinoma dhe anasjelltas.
Hapi tjetër që duhet ndërmarrë është të bëni CT-në e abdomenit dhe pelvikut, që të përcaktohet stadi i zhvillimit të sëmundjes. Nëse Ca e prostatës është e lokalizuar në gjëndrën prostatike, atëherë zgjidhje do të ishte prostatectomia radicale, ku largohet në tërësi prostata kanceroze. Nëse sëmundja është përhapur përtej prostatës, atëherë në kombinim vjen terapia hormonale dhe kemoterapia. Mbese me shpresë se të kam ndihmuar me shpjegimin tim për këtë sëmundje serioze.
Jam 48 vjeçar, ka vite që në penis më janë paraqitur puçrra, tashmë të rritura dhe më përhapur, kanë filluar edhe të kullojnë, kanë erë shumë të keqe. Kam edhe dhimbje. Të lutem doktor, më tregoni se a mjekohen këto puçrra dhe çfarë pasoja mund të kem nga këto. A kanë të bëjnë këto puçrra me Sidën?
PËRGJIGJE:
Në bazë të përshkrimit të atyre puçrrave, dyshoj se kemi të bëjmë me disa lytha që quhen condiloma acuminata. Karakteristikë e tyre është se fitohen me raporte seksuale nga persona të infektuar. Lagështia favorizon zhvillimin e tyre.
Ekziston mënyra medikamentoze e çrrënjosjes së tyre deri te rruga kirurgjike.
Jam 37 vjeçar, para 6 muajve kam pasur probleme gjatë urinimit, kam pasur djegie dhe kah përfundimi i urinimit disi më ndryshonte urina, disi si e turbullt, si e bardhë. Kam vizituar urologun dhe i kam bërë disa analiza. Ai më ka udhëzuar që të përdori Cyprinol. Për momentin më kanë ndihmuar, por nuk i kam përdorë të gjitha. Tash, kam sërish probleme. Doktor, a duhet të vazhdoj me të njëjtën terapi, apo duhet ndërmarrë diçka tjetër?
Flm, përshëndetje.
PËRGJIGJE:
Sigurisht është infeksioni traktit urinar. Ju duhet të bëni urinokulturën me antibiogram, pastaj të caktohet lloji i terapisë.
Jam 47 vjeç, jam i martuar, kam fëmijë. Para 10 viteve kanë filluar problemet me organet gjenitale dhe me urinim të shpeshtë, mosmbajtje të urinës si ditën ashtu edhe natën. Rregullisht kam dhimbje dhe djegie nga fundi i stomakut, djegie dhe dhimbje në anus dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Kam dhimbje edhe në muskulaturën e penisit, nganjëherë ndiej therje. Edhe pse i kam kryer disa operacione kirurgjikale të hapura, në riparim të uretrës dhe heqjen e divertikulumit në fshikëz, këtë problem e kam pasur qysh si i vogël. Mjekët e kanë bërë zgjerimin e uretres, urinoj tash më lirshëm, i falënderoj shumë. Një djegie më shfaqet në tërë trupin, më skuqen duart, këmbët më ënjten. Kam përdorur shumë antibiotikë. Në urinë është izoluar E-coli i cili po bëhet shumë rezistues ndaj antibiotikëve. Vërej ndryshime në sqetull në forme gungash. Marrëdhënie seksuale kam shumë rrallë, po ndihem shumë keq, po nervozohem shumë. Doktor, po kam dridhje, ethe dhe temperaturë, djersitje, mundim, marrje mendsh. Pres përgjigje nga ju.
Ju faleminderit.
PËRGJIGJE:
Lexues i nderuar, ju keni bërë disa pyetje të cilave do të mundohem që t’iu përgjigjem.
Së pari, problemet me urinim të shpeshtë ditën dhe natën, dhembjet në fund të barkut dhe pjesën e poshtme të shpinës, kryesisht janë shkaktuar nga problemet me uretër dhe divertikulum të vezikës urinare (zgjerim i fshikëzës urinare), poashtu edhe nga infeksionet urologjike.
Indi i uretres nga ana urologjike paraqet problem të madh te ngushticat dhe infeksionet e ndryshme pasi që edhe pas intervenimeve ka afinitet të zhvillohen prapë ngushticat e saja.
Sa i përket infeksioneve urinare ato shfaqen me sekretim nga uretra, ethe, temperaturë, etj edhe ato janë mjaftë problematike pasi shkaktohen nga baktere të cilat janë mjaft rezistente në terapi. Në shumë raste këto infeksione shkaktohen nga serotipe të ndryshme të E.Colit.
Në këto raste duhet të bëhet urinokultura dhe të caktohet lloji i bakteres (serotipi i E.Colit) që e ka shkaktuar infeksionin dhe të trajtohet sipas antibiogramit.
Gjate këtyre infeksioneve gjithmonë duhet bërë analizat te partneri seksual, pasi që infeksioni mund të përhapet prej njërit partner tek tjetri dhe anasjelltas.
Ndryshimet që i vëreni në sqetull në forme gungash kanë mundësi të jenë të nyejve limfatike ato paraqiten pas reaksioneve inflamatore.
Sidoqoftë, lexues i nderuar ju këshilloj që vizitat t’i bëni të rregullta tek urologu në mënyrë që të shërohen infeksionet dhe problemet e sërishme me ureter të cilat shfaqen me stenozë (ngushtim) të uretrës.
Përshëndetje dr.Arbër. Kam vajzën 3 vjeç e gjysmë dhe çdo herë në analizat e urinës ka pasur mjaftë eritrocite, ndonjëherë 7-10, 15-20. Ka pasur edhe proteina pozitive, por tash nuk ka më. Ia kam bërë urinokulturën rregullisht, disa herë ka rezultuar me escheria coli, por edhe kur ka qenë urina sterile, ajo prapë ka pasur eritrocite në urinë. Qe dy ditë ia kam bërë prapë analizën e urinës, i kanë dalë eritrocitet 250 Ery/uL dhe Sed.urinës 15-20. Ultratingulli i veshkave ka dalë në rregull, poshtu edhe urografia intravenoze ka është mirë. Disa mjekë më kanë thënë se me kalimin e kohës përmirësohet vet, kurse disa më kanë thënë se dyshohet mos ka sëmundje të veshkave (dëmtim). Për momentin më kanë thënë t’i japë vetëm vaj peshku, omega-3 shurup dhe t’ia përcjellim urinën e thjeshtë çdo dy javë.
Ju lutem doktor, më jepni dhe ju një mendim tuajin, a është kjo diçka serioze, apo jo? Pres përgjigjen me padurim.
Punë të mbarë.
PËRGJIGJE:
Prania e eritrociteve në urinë mund të flasë për dëmtime në nivel mikroskopik të veshkave, pra për dëmtim të aparatit glomerular, ku bëhet filtrimi i urinës. Ekzistojnë disa sëmundje të caktuara që e dëmtojnë aparatin glomerular dhe rrjedhimisht edhe praninë e eritrociteve në urinë (normalisht në fushën mikroskopike mund të vërehen disa eritocite-2-3) , p.sh.glomerulonefriti akut ose ai kronik, pastaj reaksionet alergo-imunologjike, prania e gurëve në veshka, etj. Pasi Ehoja dhe Urografia i.v. kanë dalë në rregull, kryesisht kemi të bëjmë me dëmtime në nivel të nefroneve. Në disa raste pezmatimet e grykës-fytit shkaktojnë këtë gjendje në nefrone përmes reaksioneve imune. Sidoqoftë edhe unë pajtohem të bëhen analizat rutinore dhe ato të urinës dhe të përcillet gjendja e saj. Besoj se me kalimin e kohës dhe me prevencë, gjithçka do të normalizohet.
Vajza ime është 13 vjeçe edhe shpesh urinon natën në shtrat, jam shumë e brengosur. Për nga natyra është shumë agresive, temperamente, etj. Të lutem, më ndihmoni, jam shumë e brengosur...
Flm, ju përshëndes ngrohtësisht!
PËRGJIGJE:
Urinimi i pavullnetshëm quhet Enuresis Nocturna. Përgjegjëse për kontrollimin e urinës është qendra e mikcionit (urinimit) e cila tek disa fëmijë zhvillohet më vonë. Kjo është sa i përket natyrës organike të sëmundjes, por si qëndron puna nga ana psikologjike? Assesi nuk bënë që fëmijën ta qortoni për këtë veprim, sidomos nëse ai është agresiv, i tërhequr në vete, etj. Gjithmonë duhet të përdoret shpërblimi në ato raste kur nuk ka urinuar fëmija. Në disa raste terapia medikamentoze është mjaft efektive, por shpesh përdorë edhe të ashtuquajturat: brekë me zile-që të zgjohet fëmija kur fillon të urinojë dhe pastaj ndalon urinimin. Sidoqoftë, ju kisha këshilluar një vizitë te urologu ose edhe konsulte te psikologu! Poashtu, duhet të keni durim pasi fëmija gjendet në periudhën e pubertetit ku shumë ndryshime ndodhi në organizëm.
Përshëndetje. Jam një djalë 33 vjeç nga Tirana. Unë kam vetëm një testikul në skrotum.
Problemi tjetër është se deri para 6 muajsh organi im erektohej menjëherë, por herën e parë akti seksual zgjaste vetëm një minutë. Herën e dytë organi erektohej me vështirësi, por akti zgjaste më shumë. Këto 6 muajt e fundit kam pasur probleme pasi organi im nuk erektohet më gjatë ditës dhe në disa raste kam dështuar për të kryer normalisht aktin seksual. E vetmja kohë kur kam ereksion është periudha e mëngjesit, gjithashtu organi asnjëherë nuk më forcohet plotësisht.
Ju falënderoj edhe njëherë që na vini në ndihmë nëpërmjet faqes së internetit dhe ju uroj suksese në punën tuaj.
PËRGJIGJE:
Prania e një testikuli në skrotum do të thotë, se te njëri testis nuk ka përfunduar descenzusi (zbritja e testisit në herdhe), në terninologjinë shkencore kjo dukuri quhet Retentio testis ose kriptorhizëm. Ka edhe raste të rralla kur fare nuk është zhvilluar testisi, ajo dukuri quhet Agenesio testis. Në rastin e retentionit të testisit terapia është kirurgjikale.
Problemet me ereksion mund të jenë të natyrës psikologjike ose organike, besoj se me një terapi të mirë do te rregullohet ky problem Gjithsesi ju sugjeroje një kontroll te urologu.
Jam 38 vjeçar dhe jam i diagnostikuar me prostatit kronik. Nuk kam shumë dhimbje, por urinoj shpesh dhe ngadalë, nganjëherë kam therje afër zorrës së trashë. Kam marrë për një muaj ciprinol dhe kam qenë më mirë. Gjatë asaj kohe kam bërë analizat në urinokulturë, spermokulturë dhe PSA, të gjitha më kanë dalur mirë me përjashtim të PSA, vlera e ngritur 6.2. Më është dhënë përsëri terapia me ciprinol 10 ditë dhe pastaj furolin 20 ditë (për momentin jam duke marrë) e pastaj përsëri PSA testi. Mua më duket se nuk kam shumë ndryshime me këtë terapi përveç se kur kam marre ciprinol. Në marrëdhënie seksuale nuk kam problem.
Me ndihmo, të lutem.
PËRGJIGJE:
Prostatiti kronik është një sëmundje me dekurs të zgjatur dhe di të jetë mjaft e bezdisshme. Pengesat paraqiten në formë të polakizurisë (urinime të shpeshta), diturisë ( ndjenjë e pakëndshme gjatë urinimit), dhembje përreth regjionin pubik, etj.
Te prostatiti kronik më së miri është të merret sekreti nga prostata, i ashtuquajtur eksprimati i prostatës dhe nëse është infeksioni bakterial të trajtohet sipas antibiogramit.
Ciprinoli shpesh nuk kalon barrierën qelizore prostatike.
PSA- paraqet prosta specifikantigjenin, që është një tumor marker i prostatës.Vlerat normale në plazmë janë deri në 4 nano gram në 1 ml plazmë.
Ai rritet tek tumoret e prostatës, por edhe infeksionet e saj mund ta rrisin vlerën e PSA-së.
Ne rast përkeqësimi të gjendjes suaj, ju sugjeroj një kontroll tek urologu.
Jam një 45 vjeçar, jam i martuar qe 15 vite dhe asnjëherë nuk kam pasur fëmijë. Jam vizituar te mjeku, gjegjësisht te urologu, i kam bërë të gjitha analizat, shumica kanë dalë mirë. Doktori më pat udhëzuar të bëj disa herë spermogramin. Ka 10 vite që e bëj këtë analizë dhe gati gjithherë me del i njëjtë.
Do të doja t’i komentoja këto të fundit: Spermogrami pas aktivitetit, spermatozoidet pas 30 min. kanë dalë 5% shumë aktive, aktiv 25%, të lëvizshme 30%, të palëvizshme 40%.
Doktori më udhëzoi t’i përdor hapat Profertil prej 3 muajsh, por prapë i njëjti rezultat.
Pastaj bëra edhe Strishon uretrale, më doli Staphylococcus aureus, përdora Cloxacillinum 1000 ml.2x1 për 3 muaj rresht dhe prapë e njëjta diagnozë. Klarisin 500ml 2x1, mora për 2 muaj rresht. Sërish i njëjti infeksion, nuk e di si te veproj.
Edhe pse nuk kam kurrfarë dhembjesh në organet gjenitale as ndonjë pengesë, sipas urologut ky mund të jetë shkaktar që lëvizshmëria e spermatozoideve është e kufizuar.
Doktor, çka duhet të bëj më tutje?
Të përshëndes.
PËRGJIGJE:
Në bazë të rezultateve të spermiogramit kemi të bëjmë me oligoasthenozoospermia - dmth, spermatozoidet që i posedoni ju kanë një potencë të zvogëluar për bashkimin me qelizën vezë të femrës si dhe sasia e spermës është e zvogëluar.
Gjithsesi infeksioni i cili është paraqitur duhet të shërohet në bazë të antibiogramit, kjo do të ndikonte në forcimin nga aspekti indirekt i spermiogramit.
Profertili paraqet preparat që përdoret për ushqimin e spermatozoideve dhe në këtë mënyrë rritje e aftësisë fekonduese të spermatozoideve, por nuk keni treguar asgjë për aspektin endokrin- si qëndron puna me statusin hormonal tuajin?
Shpesh problemet endokrinologjike mund të jenë shkaktare të oligoasthenozzospermisë, p.sh vlerat e zvogëluara të testosteronit, etj
Sidoqoftë ju këshilloj vizitat e mëtejme te urologu juaj dhe duhet të keni durim me terapi pasi terapia shpesh di të jetë mjaftë e gjatë deri në shfaqjen e përmirësimeve të para.
I nderuar doktor, motra ime para disa ditësh ka pasë djegësi në urinim, pastaj ka filluar urinimi me gjakderdhje dhe me dhimbje. Kjo nuk i ka ndodhur përpara, ka dy fëmijë, një 6 vjeç dhe një 2 vjeç, është duke përdorur tableta kundër shtatzënisë qe 3 muaj. Ka bërë analizën e urinës që ka dalë: pamja e e turbullt, ngjyra e verdhë, p H 6, pesha specifike 1030, proteinat 0, gjaku dhe hemoglobina+++, leukocitet ++, erotrocitet-mjaft, bakterie mase, qeliza epiteliare 7-8.
Urologu i ka dhënë këtë terapi Enfexia 5 dite 2x1 çdo 12 orë, pas 5 dite të përdor Cipronatin 0+0+1 dhe çaj belushi.
Doktor, a mendon se është terapi adekuate edhe ndonjë sqarim për gjendjen e saj.
Faleminderit
PËRGJIGJE:
Shenjat e sëmundje të cilat i përshkruani ju janë shenja të pezmatimit akut të fshikëzës urinare e që në Urologji njihet me emrin Cistit akut. Kjo sëmundje shfaqet me urinim të shpeshtë që përcillet me dhembje e ndonjëherë edhe me gjakderdhje sidomos tek femrat.
Tek femrat Cistitet acute janë më të shpeshta për arsye të rrugëve anatomike (uretra e shkurtë).
Trajtimi medikamentoz më i rregullti është ai i cili përcaktohet me antibiogram, Urina jepet 3 ditë me radhë dhe përcaktohet shkaktari që e ka shkaktuar infeksionin.
Varësisht nga testimi me antibiotik, përcaktohet antibiotiku që vepron më së miri kundër agjentit infektiv.
Shpresoje se do të mbeteni e kënaqur nga përgjigjja ime.
Jam një burrë 45 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që kam kohë që vuaj. Më kanë thënë se vuaj nga inflamacioni i prostatës, doja të dija nga se shkaktohet dhe çfarë mund të përdor për t’u kuruar?
L.J.
PËRGJIGJE:
Shkaktarët e prostatës apo infeksioni që prek kapsulën e prostatës, janë të shumtë dhe ndahen në: mikrobik, traumatik dhe toksikë. Më të shpeshtë janë prostatitet gonoreike që shkaktohen nga uretriti gonorreik, që çon në stricturë (ngushticë) të kanalit të urinës. Këto mund të ndodhin nga manipulimet me kateter të uretrës, të cilët nuk janë të sterilizuar dhe japin dëmtime të kapsulës së prostatës, gurët e vezikës urinare që lokalizohen mbi gjëndrën e prostatës. Ndër faktorët toksik përmendim pirjen e zgjatur të alkoolit dhe pijeve me ngjyrë si: konjak, uiski. Por dhe pirja e duhanit dhe ambienti i punës (në personat që punojnë me plumb dhe acide). Faktorë të tjerë janë dhe ata termikë, që shfaqen më tepër te personat që punojnë në fonderi dhe ata në dhomat e frigoriferëve të mëdhenj. Ndërsa faktorët traumatikë janë ato që ndodhin nga dëmtimi i kanalit të urinës në frakturat e bacilit. Këtu ndikojnë dhe qëndrimet e gjata ulur në mjete të forta. Për sa i përket trajtimit, do të shtoja se rekomandohet përdorimi i antibiotikëve, por gjithmonë në bazë të përfundimit të urokulturës së antibiogramës. Nëse kjo del negative, përdoren antibiotik me spektër të gjerë dhe analgjetik kundër dhimbjes. Kohët e fundit përdoret indometacin supost ose voltaren supost për të ulur edemën (ënjtjen), përveç kësaj këto kanë veprim antiinflamator. Po ashtu rekomandohet kompleks vitaminash, dezifektantë urinar si flagyl për 10 ditë dhe përdoren preparate bimore për të penguar rritjen e gjëndrës si: Posta Metto dhe Prostamol uno për 3 muaj. Shenjat e sëmundjes zakonisht zhduken që javën e parë të mjekimit. Por nëse zgjasin më tepër se 3 javë, do të thotë se prostata ka marrë formë kronike dhe mjekimi duhet të zgjasë më gjatë. Ai bëhet me cikle dhe periudhë pauze prej 7 ditësh mes tyre".
Nuk e arrij orgazmën kur masturbohem, ndërkohë që kur bëj seks me
partneren, e arrij gjithmonë. Pse ndodh kjo?
Gzimi
PËRGJIGJE:
Ti je i sigurt tashmë që organi yt seksual funksionon më së miri, kështu që kjo mund të jetë thjesht një çështje psikologjike. Mund ta kesh më të lehtë të eksitohesh kur të stimulohet shqisa e të parit, gjë që ta siguron partnerja gjatë seksit. Gjithashtu, unë nuk do të përdorja shprehjen: “Nuk e arrij orgazmën gjatë masturbimit”, por “nuk e kam arritur akoma”, pasi kjo është diçka që mund të arrihet me shtimin e eksperiencës. Ju mund të përdorni tipe të ndryshme lubrifikuesish, kaseta të ndryshme porno ose fillo të fantazosh për të dashurën. Nëse nuk e arrin akoma, mos u humb shpresën dhe shih anën e mirë të gjërave, faktin që nuk ke probleme të tjera.
Jam një djalë i ri nga Kaçaniku. Gjatë masturbimit më del rreth 1 ml spermë dhe jo me ereksion të plotë. Do të kem fëmijë? Cilët faktorë mund të ndikojnë në këtë rast? Theksoj se kam kaluar një infeksion në fshikëzën e urinës dhe kam pasur zmadhim të prostatës, që tashmë është normalizuar.
PËRGJIGJE:
Volumi i lëngut spermatik është nga 2-6 ml. Volume me 1 ml, si në rastin tuaj, mund të behën shkak për infertilitet. Shkaqet për uljen e volumit janë të shumta, por kanë të bëjnë kryesisht me dëmtimin e prostatës dhe vezikulës seminare. Sidoqoftë, mjeku specialist do të përcaktojë me saktësi gjendjen dhe t’i japë zgjidhje problemit.
Shpesh, në fillim të marrëdhënieve, i bëj të dashurës seks oral. Menjëherë pas kësaj atë e zë gjumi dhe rrallë ma shpërblen. Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëj?
PËRGJIGJE:
Megjithëse zakonisht këshillojmë burrat të jenë kavalierë ekziston një ndryshim mes hapjes së derës ose rregullimit të karriges të një gruaje dhe seksit oral në fillim të marrëdhënies. E kuptojmë se ju doni të tregoheni xhentëlmen, por kjo nuk do të thotë që xhentëlmeni nuk ka të drejtë të kënaqet nganjëherë, sidomos kur e ka kënaqur kaq shpesh partneren e vet në të kaluarën. Pra, këshilla jonë është që nganjëherë të kënaqeni ju i pari. Mund t’ju duket paksa vështirë të realizohet, meqë partnerja juaj është mësuar ndryshe, por po ju themi se edhe për atë do të jetë më mirë. Thjesht, ajo mund të mos ketë më fuqi të bëj dashuri pasi ka arritur orgazmën, kështu që, për të, të qenit e dyta do të ishte një lloj lehtësimi, pasi nuk do të kishte më detyrime ndaj teje. Zgjidhja e dytë do të ishte t’i thoje partneres se nuk e ke problem që ta ketë radhën ajo e para, me kusht që ti të jesh i dyti.
Jam E. , 26 vjeç. Problemi im ka filluar që në moshë të vogël. Që atëherë kam pasur nevojë të bëhem synet pasi koka e penisit më dhembte kur e prekja dhe më mblidhte sekrecione të bardha. Jam bërë synet para dy vjetësh, por koka penisit më dhemb përsëri. Kjo dhimbje e kokës më pengon në kryerjen e aktit seksual. Ju lutem të më thoni nga se vuaj dhe si mund të shërohem?
PËRGJIGJE:
Prepuciumi është ajo pjesë e organit seksual që në popull njihet si lafsha. Në disa raste,që në lindje, fëmija i vogël e ka shumë të ngushtuar hapjen e lafshës. Kjo gjë bëhet pengesë për hapjen e saj dhe në shumë raste është shkaktar i një patologjie që quhet fimoza. Në një situatë të tillë, ndërmjet kokës së organit seksual dhe lafshës, herë pas here grumbullohen papastërti të cilat bëhen shkak për ankesë te fëmija i vogël duke dhënë shenja të tilla, si: skuqje, ënjtje dhe dhimbje të organit seksual. Shpeshherë,kur infeksioni ka përparuar, ai qelbëzohet. Në një rast të tillë, kryhet ndërhyrja e menjëhershme operatore. Një gjendje e tillë mund të përsëritet derisa mjekimi përfundimtar do të jetë synetllëku.
Problemi kryesor i një shqetësimi të kësaj natyre është pamundësia për të bërë aktin seksual. Për sa i përket problemit që keni ju konkretisht, është e nevojshme të konsultoheni drejtpërdrejt me kirurgun dhe më pas të vendosni për mjekimin.
Cili është muskuli i pubokosigjeusit dhe si ta lokalizoj?
Ardi
PËRGJIGJE:
- Muskuli i pubokosigjeusit është ai që mban fluksin e urinës dhe kontrollon ejakulimin te djemtë. Për ta lokalizuar, ka dy mënyra: Mënyra e parë është ndalja e fluksit të urinës kur je duke urinuar. Bëje këtë veprim nja dy herë, për të lokalizuar muskulin në fjalë. Një mënyrë tjetër është të futësh një gisht në vaginë dhe të shtrëngosh muskujt. Nëse ndjen një shtrëngim rreth gishtit, atëherë ke gjetur muskulin e duhur.
Në rastin kur e ke lokalizuar, bëj ushtrimet e Kegelit, për t’i forcuar ato dhe për të
shumëfishuar ndjesitë e tua dhe të partnerit gjatë marrëdhënieve.
Doktor, e dashura ime ka një erë shumë të keqe në vaginë. Çfarë mund të jetë?
Lutfiu
PËRGJIGJE:
Mund të jetë infeksion nga myku apo thjesht, ajo duhet t’i kushtojë më shumë
vëmendje higjienës personale. Një nga infeksionet më të shpeshta të organeve
gjenitale te gratë janë edhe vaginitet bakteriale. Ato mund të trajtohen dhe shërohen lehtë. Simptoma të sëmundjes janë era e keqe e vaginës, nganjëherë e shoqëruar me kruarje dhe djegie. Partnerja juaj mund të ketë edhe ndonjë lloj tjetër SST-je, diçka më serioze, si: Klamidia, herpesi gjential ose gonorrea, prandaj është mirë të bëjë analizat sa më shpejt.
Nga se shkaktohet përdredhja e testikujve? A mund të shkaktohet nga mbarimi i spermës, pasi ke bërë shumë seks apo je masturbuar shpesh?
PËRGJIGJE:
Jo, nuk është ky shkaku i përdredhjes së testikujve. Në fakt, një burri nuk i “mbaron” kurrë sperma. Atij mund t’i pakësohet, nëse bën shumë seks ose masturbon shpesh, por është e pamundur që t’i “mbarojë”. Mbase ju keni pasur në të kaluarën një përdredhje testikujsh. Kjo i referohet një përdredhjeje të kanalit të spermës, që ndërpret furnizmin e testikulit me gjak. Nëse nuk operohet, ose nuk shpërdridhet vetë, testikuli “vdes” dhe duhet hequr. Kjo gjë ndodh më shpesh gjatë vitit të parë të jetës dhe gjatë dy viteve të para të pubertetit. Shkaqet kryesore që sjellin një përdredhje të tillë janë: Testi që nuk ka zbritur poshtë, traumat dhe ushtrimet fizkulturore.
Ka ca ditë që vërej një të ënjtur në penis edhe një të skuqur tek maja e penisit! Kam pasur disa djegie në kanalet e urinës dhe djersitje...! Gjithsesi kam bërë analizat e urinës, gjakut dhe urinokulturës që kanë dalë në rregull!
A mjaftojnë këto analiza për të kuptuar nëse ekziston ndonjë infektim seksual, apo duhen analiza tjera shtesë?
Shpresoj se do të më përgjigjeni në pyetjen time!
Gjithë të mirat, Dreni.
PËRGJIGJE:
Skuqja në majë të penisit mund të jetë si pasojë e infeksionit ose e ndonjë reaksioni alergjik në mukozë, lëkurë të penisit. Zakonisht infeksionet manifestohen me urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit etj.
Preja analizave duhet të bëhen këto: strishoja uretrale, urinokultura me antibiogram. Nëse dalin pozitive, mjekimi bëhet me antibiotikë.
Jam 25 vjeç, ka kohë që testikujt e mi më rrinë të ftohtë. Kështu nuk e kam atë ndjesi, por sa t’i pastroj me ujë të ngrohtë, më vjen mundim dhe djersitem. Nganjëherë pas marrëdhënieve kam djegie në kanalet e urinimit.
Më këshillo, çfarë të ndërmarr?
PËRGJIGJE:
Organet seksuale janë të inervuara me fije nervore senzitive (ndjeshmërisë), prandaj organet gjenitale janë shumë të ndjeshme në prekje. Ndërsa koncepti i dhimbjes ndonjëherë mund të jetë subjektiv, varësisht si e perceptojmë atë.
Kam më shumë se 40 vjet, kam problem me kanalin urinor. Para disa vitesh kisha një lëng të bardhë, i ngjashëm me spermën, tani ndjej një djegie nga kanali urinor gjatë urinimit dhe nganjëherë në legenin e urinimit.
Kontrolli mjekësor nuk parasheh ndonjë sëmundje kanceroze në prostatë.
Çfarë mund të jetë kjo?
PËRGJIGJE:
Lëngu i bardhë që kullon nga penisi në të shumtën e rasteve paraqet infeksion të preterit, karakterizohet nga era e rëndë, djegësi gjatë urinimit, skuqje të glansit, etj.
Më së miri është të bëhet strishoja uretrale dhe urinokultura me antibiogram dhe të fillon pastaj mjekimi adekuat.
Sa i përket karcinomës së prostatës ekzistojnë metoda diagnostiko të sakta si: EDK, PSA dhe ekosonografia transrektale. Nëse këto ekzaminime dalin negative, s’keni pse të frikoheni nga kjo sëmundje.
Përshëndetje doktor. Jam 51 vjeç, kam një ënjtje te herdhja e djathtë, ka marrë një formë shumë më të madhe se e majta, urinoj normalisht në intervale të rëndomta si më parë, nuk kam djegie, as dhembje, por, kam djersitje në të dy anët herë pas here dhe më skuqet lëkura. Lëngu që rrjedh apo djersitja e ka një erë shumë të r&