Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog

Publikuar: 8:36 / 16.08.2014
Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
0shares
komente

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Dugagjin Spanca
Otorinolaringolog
 tel: 044 192-847


I nderuar. Në një test për alergjenin në gjak, më ka dalur një infeksion në fyt. ASO ka dalë 400, kurse CRP 20. Më thanë se është i pranishëm streptokoku. Një mjek më këshilloi të marr Eritromicin, për tre muaj, kurse të tjerë më thonë se shërohet me penicilin, sepse eritromicina qenka e dëmshme për lukthin.
Të lutem, më trego se cili është trajtimi i duhur dhe kur mund ta përsëris analizën prapë?
Pres me padurim përgjigjen tënde.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Për marrjen e antibiotikut rekomandohet të bëhet strisho e grykës dhe nëse izolohet Streptokoku (si në rastin tuaj), atëherë patjetër që duhet të jetë edhe antibiogrami në bazë të së cilës ne ordinojmë antibiotikun. Nëse është sensitive në Penicilinë, atëherë mund të përdoren edhe preparatet e Penicilinës. Pra, ju rekomandoj që të merrni antibiotikun në bazë të antibiogramit.
Gjithë të mirat.


Jam 48 vjeç. Me vesh kam probleme shumë më herët, por para nja tre vjetësh, mu është lajmëruar edhe ushtima në të dy veshët. Unë e kam pas timpanin e shpuar, por e kam operuar para dy vjet e gjysmë. Por, ushtima nuk është ndalë. Mjeku më ka përshkruar Bilobil, Vitamin E dhe një tjetër, që nuk po me kujtohet emri. Megjithatë, ushtima mbetet, sidomos kur jam në qetësi është shumë e theksuar.
Doktor, a ka shërim Tinitusi apo duhet me u pajtue me të. Nëse ka, çka duhet të ndërmarr për shërim.
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima në vesh është një simptomë që shqetëson më shumë se 10% të popullatës botërore. Është me rëndësi që të zbatohet protokolli i diagnostikimit me qëllim që të zbulohet shkaktari i vërtet i ushtimës (që janë të shumtë). Në disa raste kur ushtima është me origjinë vaskulare apo muskulare, terapia konservative mund të reduktojë apo zhduk ushtimën në vesh. Në rastet kur ushtima është e shoqëruar edhe me ulje dëgjimit, atëherë amplifikimi sa më i hershëm mund të reduktojë ushtimën. Fatkeqësisht në mjaft raste, ushtima është permanente dhe do t’ju shoqëroj gjatë gjithë jetës. Në këto raste ka mjaftë pajisje që maskojnë zhurmën tuaj e po ashtu edhe një konsultim me psikiatrin ju ndihmon në ambientimin tuaj me zhurmën në vesh. Sidoqoftë, fillimisht ju rekomandoj të paraqiteni pranë repartit të Audiologjisë dhe Vestibulogjisë në Klinikën e ORL-së ku do t’i nënshtroheni disa testeve lidhur me ushtimën tuaj.
Gjithë të mirat. Dr.Dugagjin Spanca.


Përshëndetje i nderuari doktor. Jam 44 vjeçe, e kam nje problem me hundë. Asnjëherë nuk e kam ndjerë ndonjë aromë (që nga lindja). Nga hunda në fyt-gojë, më del një sekrecion i brendshëm i hundëve, ndonjëherë edhe me gjak i përzier. Kjo më ndodh çdo 2-3 ditë. Gjithashtu edhe hundët i kam të zëna gjithmonë, mirëpo kjo nuk më pengon në frymëmarrje.
Desha me ditë a janë në pyetje sinuset apo çka më këshilloni ju të bëj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nga ato të dhëna që jepni juve, bëhet fjalë për një Rhinosinusit kronik. Duhet gjithsesi të bëni ekzaminime radiologjike si dhe testet e alergjisë. Pastaj mund të përcaktohemi për trajtimin e mëtutjeshëm.
Gjithë të mirat.


Fëmija im ka një dëmtim të dëgjimit, i kemi bërë dy herë BRA test. Rezulton me humbje dëgjimi diku rreth 40dB. Në njërin vesh i është vendosur një tub për ajrosje, ku pas kësaj ka një shkallë përmirësimi. Gjithashtu që rreth tre muaj i kemi vendosur amplifikatorë për të testuar, por nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Me amplifikator nuk reagon fare ose reagimi është i njëjtë, pasi që ndonjë herë reagon ndaj zërave edhe pa aparate, nganjëherë jo. Fëmija nuk flet ose flet nja dy tri fjalë, si p.sh. ama, papa, babi etj. Një mjek jashtë vendit më ka sugjeruar t’i bëjë një audiometri subjektive apo playaudiometri, për të parë saktë shkallën e dëgjimit, por mjekët ku ne kemi bërë kontrollet më thonë që me fëmijët që nuk flasin dhe nuk kuptojnë, s’ka mundësi të realizohet ky testim. Sa për njoftim fëmija është mjaft inteligjent dhe kupton gjërat mjaft mirë, por vetëm kur me veprime ja shpjegon, përndryshe me fjalë nuk kupton ose shumë pak i kupton fjalët. Më intereson të dijë, a mund të bëhet ky testim - audiometri subjektive, ose playaudiometri, për të parë në cilët tinguj reagon dhe nëse po, ku mund të kryhet ky testim.
Shpresoj në përgjigjen tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. E kuptoj shqetësimin tuaj. Janë disa teste diagnostike të cilat bëhen me qëllim që të identifikohet dhe të përcaktohet shkalla e dëmtimit të dëgjimit.
Fillimisht bëhen emisionet otoakustike TeOAE, nëse kemi rezultat negativ atëherë mund të kërkojmë teste tjera si DPOAE dhe ABR. Me një dëmtim të dëgjimit 40 dB, megjithatë fëmija do të duhej të fliste më shumë. Është mjaftë e nevojshme që të evaluohet edhe nga psikiatri i fëmijëve.
Këtu tek ne mund të bëhet Audiometria Objektive –BERA apo ABR, por jo edhe Play Audiometria. Mund të sillni fëmijën tuaj me gjithë dokumenatcionin tuaj që posedoni këtu në Kl e ORL-së në Prishtinë, Reparti i Audiologjisë, dhoma nr. 39 ku do t’i bëjmë edhe një re-evaluim të dëgjimit të fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat, Dr. Dugagjini.


Përshëndetje doktor. Para një muaji kam pasur probleme me dhimbje koke, kam bërë një rëntgen dhe përfundimi ka dalë: pansinusitis. Kam përdorë një terapi 10 ditore dhe prapë kam dhimbje koke, kohë pas kohe.
Doktor, a është operacioni zgjidhja e vetme apo të provoj sërish me terapi?

Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. E kuptoj problemin tuaj. Duhet sqaruar mirë natyrën e sëmundjes. Nëse kemi ndonjë pengesë mekanike në drenimin e sinuseve (devijim i perdes së hundës, polipe, etj), atëherë rekomandohet ndërhyrje kirugjike. Shpeshherë sinusitet vijnë si pasojë e alergjive në substanca të ndryshme. Mjekimi në këtë rast është medikamentoz.
Çdo të mirë, Dr. Dugagjin Spanca.


I nderuar doktor. Veshi i majtë më kullon vazhdimisht. E pastroj çdo mëngjes me pambuk veshi. Para një muaji vetëm ushtimë më tingëllonte. Nuk dëgjoja mirë. E pastrova veshin me hidrogjen, tash atë ushtimë nuk e kam, vetëm që vesi më kullon vazhdimisht, kam një erë të keqe.
Çfarë më këshilloni?
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi nga veshët ndodh për shkak të infeksionit me veshin e mesëm. Me atë rast ndodh perforimi i membranës dhe sekreti del jashtë nëpërmjet kanalit të jashtëm të dëgjimit.
Ju duhet ta bëni strishon e veshit dhe një shikim me mikroskop. Pas ekzaminimeve vijmë në përfundim se a mundemi vetëm me terapi apo duhet edhe ndonjë intervenim kirurgjik për ta shëruar veshin tuaj.
Me respekt.


Jam 24 vjeçe, ka 8 vite që vuaj nga dëgjimi i dobët. Para 3- 4 vjetësh jam operuar (timpanoplastikë). Në fillim kam pas sukses, por mandej dëgjimi filloi të ulej. Para një viti kam vendos aparat dëgjimi. Të lutem doktor, a ka ndonjë mjek të specializuar tek ne për vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm. Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nëse dëmtimi i dëgjimit është i karakterit transimisiv, ndoshta duhet të provohet me ri-intervenim kirurgjik (përsëritje të operacionit). Në varësi të tipit të dëmtimit të dëgjimit, unë do ju rekomandoja tipin e amplifikimit. Po ashtu, aparati të cilin ju e përdorni duhet të jetë është i përshtatshëm dhe i programuar që t’i përgjigjet shkallës suaj të dëmtimit të dëgjimit. Nuk e kam shumë të qartë se çfarë mendoni për “vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm”. Nëse mendoni për aparate që vendosen në kanal dhe janë të padukshme, mund t’i gjeni pa ndonje problem edhe në Kosove. Nëse mendoni për Bone-Anchored Hearing Aid, atëherë kjo metodë, akoma nuk ka filluar të aplikohet tek ne.


I nderuar doktor, kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. E kemi pasur nëpër mjek, është operuar, por sërish ka dhembje edhe tashmë veshi i kullon vazhdimisht.
Çka na preferoni ju që të bëjmë dhe ku të drejtohemi.
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të suksesshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


Përshëndetje i nderuar. Vazhdimisht kam ushtimë të vogël në vesh që, shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks që t’i përdori deri të shpenzohen. I kam përfunduar, mirëpo pa ndonjë rezultat. Ende e kam këtë ushtimë, të cilën e ndjej kur jam në qetësi, vetëm. Po ashtu, e kam bërë audiogramin që ka rezultuar me një dëmtim të vogël të nervit të dëgjimit.
Doktor, të lutem, më trego, se ç’duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem (si p.sh. përdorimi i tepërt i telefonit, muzika, apo diçka tjetër, etj)?
Ju dëshiroj suksese dhe shëndet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga disa shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike e diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës.
Nga të dhënat që jepni ju, thoni se është diagnostikuar dëmtim i nervit të dëgjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


Përshëndetje i nderuar. Në vesh kam vazhdimisht një ushtimë të vogël dhe shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks, por pa ndonjë sukses. Poashtu, e kam bërë audiogramin dhe më është thënë se nervi i dëgjimit është pak i dëmtuar.
A mund ta di, ç’duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem?
Ju dëshiroj suksese dhe shendet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga mjaft shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike dhe diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës. Nga të dhënat që jepni juve, është diagnostikuar dëmtim i nervit të degjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


I nderuar. Kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. Është operuar, por sërish ka dhembje, veshi i kullon vazhdimisht. Çka na preferoni ju që të bëjmë?
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të suksesshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


Jam 48 vjeç. Me vesh kam probleme qysh herët, por para tre vjetësh më është lajmëruar edhe ushtima në të dy veshët. Timpanin e shpuar e kam bërë operacion para dy vjet e gjysmë. Por, ende kam ushtimë në vesh. Mjeku më ka dhënë Bilobil, Vitamin E edhe një preparat tjetër, i cili nuk po më kujtohet.
Doktor, a ka shërim Tinitusi apo duhet me u pajtuar me të. Nëse ka shërim, çka duhet të ndërmarr?
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Ushtima në vesh është një problem mjaft kompleks dhe që nganjëherë edhe pa shërim definitv. Së pari, duhet të sqarohet natyra e ushtimës, pasi që janë një sërë faktorësh që e shkaktojnë atë. Kjo bëhet me anë të disa ekzaminimeve, siç janë Rtg apo CT e kokës dhe unazave të qafës, Echo Doppleri i rrjedhjes vertebro-basilare, parametrave heatologjikë, shtypja e gjakut, etj. Kur shkaktarët janë idiopatik (të panjohur) dhe kur terapia e ordinuar nuk sjell përmirësime, atëherë sipas protokollit duhet të kyçet edhe psikiatri që pacienti ta ketë më lehtë përballjen me ushtimën. Ju rekomandoj një vizitë të detajizuar si dhe disa ekzamime për evaluimin e disa parametrave që mund të ndikojnë në paraqitjen e ushtimës.
Me respekt.


Përshëndetje doktor. Jam 19 vjeçar dhe me sa kujtoj, që nga mosha 14-15 vjeçe frymëmarrja përmes hundëve më është vështirësuar. Poashtu, erërat e ndryshme më nuk i ndjej si më parë. Dhimbje nuk kam, as ndonjë shtrembërim të ashtit të hundës. Nganjëherë marr frymë më lehtë, e nganjëherë më me vështirësi dhe me anën e djathtë marr frymë fare rrallë fare. Me përdorimin e pikave për hundë, më përmirësohet frymëmarrja përkohësisht.
Pres përgjigje. Me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Problemet tuaja lidhen me rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Patjetër që duhet t’u nënshtrohesh disa ekzaminimeve, siç janë: Rhinoskopia, Rtg apo Ct e hapësirave paranazale si dhe testet kutane alergjike. Nga ato që përmendët, nëse nuk kemi ndonjë pengesë mekanike, duhet të shikohet në drejtim të një Rhinosinusiti alergjik apo edhe të një Rhiniti vazaomotor.
Me respekt, Dr Dugagjini.


Jam 17 vjeçare, kam problem me dëgjim në veshin e majtë. Prej përafërsisht 5 ose 6 muaj me parë, zhurma në vesh që e ndjeja tingëllonte si një lloj goditje, herë me shpejt herë me ngadalë. Pastaj, kohën e fundit si të zgjohem nga gjumit e deri sa të bie përsëri në gjumë, ndjej zhurmë në vesh, si një lloj zhurme që bëjnë makineritë; po ashtu nuk kuptoj mirë kur më flasin njerëzit dhe nuk i perceptoj mirë fjalët. Kam bërë 4 kontrolle. Gjatë kontrollit të parë mjeku ka konstatuar se kam dyllë në vesh. Në kontrollin e dytë dhe të tretë kam bërë incizimin e dëgjimit, ku mjeku ka konstatuar se nuk dëgjoj fare me veshin e majtë, ndërsa me të djathtin dëgjoj pak. Ai më ka preferuar që t’i nënshtrohem një operacioni për shkak të një infeksioni në vesh. Ndërsa në kontrollin e fundit mjeku ka konstatuar se kam devijim në hundë dhe se sinusin e kam të mbushur me sekret. Ai më preferoi ti nënshtrohem ndërhyrjes për rregullimin e devijimit të hundës, duke thënë se ulja e dëgjimit dhe zhurmat janë pasojë e mbylljes së shkaktuar në hundë.
Përshëndetje.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nga të dhënat që paraqisni është e vështirë të jap përgjigje të qartë. Fillimisht duhet definuar gjërat mirë në baze të ekzaminimeve që keni dhe që do t’i bëni. Nëse keni ushtimë në vesh duhet parë se ku është shkaktari, nëse keni ulje të dëgjimit duhet pare se a kemi ulje konduktive apo perceptive. Nëse ulja e dëgjimit është perceptive, atëherë mund të vijnë në shprehje amplifikatorët ( aparatet ) e dëgjimit. Nëse kemi dëmtim konduktiv të dëgjimit, atëherë mund të vijnë në shprehje edhe intervenimet në vesh apo edhe korrigjimin e devijimit të perdes së hundës.


I nderuari doktor. Ka 3 vite që më paraqitet një problem në veshin e majtë, mbyllet nganjëherë hermetikisht, e gjatë lëvizjes hapet sikur nuk ka ndodhë asgjë. Dhembje nuk kam, por më shkakton depresion. Kam vizituar disa mjekë; më kanë pastruar me aspirator e si rezultat nuk kam pasur problem përafërsisht një muaj, por pastaj kjo përsëritej. Mjeku ka konstatuar se shkak është frymëmarrja e vështirësuar nga perdja e vrimës së majtë të hundës. Kam përdor pika antibiotik për vesh si deksametazon neomycin por edhe disa antibiotik tjerë si dhe hidrogjen 3%. Më kanë sugjeruar që të operohem në hundë për shkak se kanali i veshit nuk po ajroset dhe se ai po mbyllet. Dëshiroj të di se nëse operohem, a do të eliminohen këto pengesa në vesh, se përndryshe me frymëmarrje nuk kam edhe aq probleme.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nga të dhënat që jepni, fitohet përshtypja se problem tek ju qëndron në disfunksion të tubës auditive. Zakonisht kur kemi disfunksion të tubës, pikat e hundës mund t’ju ndihmojnë me tepër. Megjithatë, ju rekomandoj edhe një vizite në ORL ku përveç ekzaminimit fizikal në ORL do t’ju bëhet edhe Timpanogrami. Në bazë të rezultateve do të vendosim për mënyrën e trajtimit.


Përshëndetje i nderuar doktor. Kam pasur probleme me ekuilibër, marramendje. I kam kryer analizat, rezonancën magnetike të trurit, Echo, Dublerin e qafës dhe të gjitha kanë dalë mirë. Rëntgeni i pjesës së epërme të kurrizit dhe qafës - pa deformime patologjike. Mjeku ORL, më tha se veshët janë mirë, por ka mundësi, që qendra kinestetike, apo lëngu i ashtuquajtur, endolimfë, është bërë i ndjeshëm. Për dhjetë ditë përdori hapat: amoxicilin 1000 mg 2x1, eglonyl 50 mg 2x1, vertigo 1x1. Kam përmirësime, por ende nuk mund të bëj dy rrotullime për 360 shkallë, diçka që përpara se kam pasur problem. Doktor, ju drejtohem juve që të më jepni ndihmesën tuaj.

PËRGJIGJE:
Nga të dhënat që juve ofroni, shoh se keni bërë mjaft ekzaminime, por jo edhe përpunimin vestibulogjik. Të rekomandoj të paraqitesh për ta bërë edhe Testin kalorik – elektronistagmografinë me ç’rast, ne, mund të identifikojmë se a është marramendja e karakterit periferik si dhe funksionin e kanaleve semicirkulare në veshin e brendshëm.
Nga qëndrimet më të reja nëse përjashtohen shkaktarët qendror dhe Morbus Mennier në afate më të gjata, marramendja trajtohet vetëm me reponime otolitike apo me ushtrime të akomodimit të refleksit vestibulokular.


Jam një nënë dhe kam një shqetësim. Djali im ka bajamet dhe mish të huaj në hundë. Sëmuret shpeshherë dhe na kanë rekomanduar ta bëjmë operacion pa bisturi, me rreze. A ka ndonjë rrezik apo efekt anësor nëse bëhet me këtë lloj mënyre.
Ju lutem, na ktheni përgjigje sa më parë.

PËRGJIGJE:
E kuptoj që si prind jeni të brengosur. Nuk e kuptoj se çfarë lloji të procedurës i është rekomanduar. Sot, në shumë qendra të avancuara kanë filluar të zbatojnë teknika të reja me laser ku edhe efektet anësore janë, thuajse minimale. 


Përshëndetje doktor. Jam 24 vjeç, ka 8 vite që vuaj nga dobësia në të dëgjuar. Para 3- 4 vitesh jam operuar për timpanoplastikë. Në fillim kam pasur sukses, por pastaj dëgjimi filloi të më binte sërish.
Para një viti e kam vendosur aparatin e dëgjimit, por, dua t’ju pyes se a ka në Kosovë ndonjë mjek i specializuar për vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm?
Ju lutem, më ndihmoni.
Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nëse dëmtimi i dëgjimit është i karakterit transimisiv, ndoshta duhet të provohet me ri-intervenim kirurgjik (përsëritje të operacionit).
Në varësi të tipit të dëmtimit të dëgjimit, unë ju rekomandoj tipin e amplifikimit.
Po ashtu, duhet parë se aparati të cilin juve e përdorni, është i përshtatshëm dhe i programuar që t’i përgjigjet shkallës suaj të dëmtimit të dëgjimit.
Nuk e kam shumë të qartë se çfarë mendoni për “vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm”. Nëse mendoni për aparate që vendosen në kanal dhe janë të padukshme, mund t’i gjeni pa ndonjë problem edhe në Kosovë. Nëse mendoni për Bone-Anchored Hearing Aid, atëherë kjo metodë akoma nuk ka filluar të aplikohet tek ne.


Përshëndetje i nderuar. Vazhdimisht kam ushtimë të vogël në vesh që, shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks që t’i përdori deri të shpenzohen. I kam përfunduar, mirëpo pa ndonjë rezultat. Ende e kam këtë ushtimë, të cilën e ndjej kur jam në qetësi, vetëm. Poashtu, e kam bërë audiogramin që ka rezultuar me një dëmtim të vogël të nervit të dëgjimit.
Doktor, të lutem, më trego, se ç’duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem (si psh përdorimi i tepërt i telefonit, muzika, apo diçka tjetër, etj)?
Ju dëshiroj suksese dhe shëndet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga disa shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike e diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës.
Nga të dhënat që jepni ju, thuani se është diagnostikuar dëmtim i nervit të dëgjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


I nderuari doktor. Ka disa muaj që shpesh në të dy veshët dëgjoj një zhurmë sikur fërshëllimë, e cila është e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditë e pastaj largohet, por që kthehet prapë pas disa ditëve. Çfarë e shkakton fërshëllimën në vesh dhe a mund të largohet tërësisht, qoftë me medikamente apo me ndonjë veprim tjetër.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima në vesh është një fenomen mjaft i shpeshtë. Janë shumë arsye që e shkaktojnë ushtimën në vesh. Shpeshherë është e përkohshme dhe largohet vetvetiu apo pas përdorimit të disa medikamenteve. Nëse ushtima persiston për një kohë më të gjatë, atëherë duhen bërë disa ekzaminime të veshit, qarkullimit të gjakut në qafë (rrjedhës vertebtobazilare), gjendjes së unazave të qafës, etj. Në varësi të rezultateve do të përcaktohemi për terapi. Nuk janë të rralla rastet kur edhe pas terapisë nuk zhduket plotësisht ushtima. Në vendet e zhvilluara kanë filluar të aplikohen edhe sesione me psikoterapi për ambientim më të lehtë me ushtimën në vesh. Nëse ushtima në vesh shoqërohet me dëmtim të dëgjimit, amplifikimi i dëgjimit mund ta largojë ushtimën e veshëve.


I nderuar doktor, kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. E kemi pasur nëpër mjek, është operuar, por sërish ka dhembje edhe tashmë veshi i kullon vazhdimisht. Çka na preferoni ju që të bëjmë dhe ku të drejtohemi.
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të suksesshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


I nderuari doktor. Ka disa muaj që shpesh në të dy veshët dëgjoj një zhurmë sikur fërshëllimë, e cila është e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditë e pastaj largohet, por që kthehet prapë pas disa ditëve.
Çfarë e shkakton fërshllimen në vesh dhe a mund të largohet, tërësisht qoftë me medikamente apo me ndonjë veprim tjetër?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima në vesh është një fenomen mjaft i shpeshtë. Janë shumë arsye që e shkaktojnë ushtimën në vesh. Shpeshherë është e përkohshme dhe largohet vetvetiu apo pas përdorimit të disa medikamenteve.
Nëse ushtima persiston për një kohë më të gjatë, atëherë duhen bërë disa ekzaminime të veshit, qarkullimit të gjakut në qafë ( rrjedhës vertebtobazilare) gjendjes së unazave të qafës, etj. Në varësi të rezultateve do të përcaktohemi për terapi. Nuk janë të rralla rastet kur edhe pas terapisë nuk zhduket plotësisht ushtima.
Në vendet e zhvilluara kanë filluar të aplikohen edhe sesione me psikoterapi për ambientim më të lehtë me ushtimën në vesh. Nëse ushtima në vesh shoqërohet me dëmtim të dëgjimi, amplifikimi i dëgjimit mund të largojë ushtimën e veshëve.


I nderuar. Kam një fëmijë që vuan nga veshët qe një kohë të gjatë. Është operuar, por sërish ka dhembje, veshi i kullon vazhdimisht. Çka na preferoni ju që të bëjmë?
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Kullimi i veshëve është mjaft i shpeshtë te fëmijët. Nuk kam informacion se çfarë operimi është bërë tek fëmija juaj. Unë them se duhet një ekzaminim i hollësishëm i gjendjes së veshit të mesëm dhe duhet parë se sa funksionale është tuba auditive. Nëse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk është funksionale, atëherë edhe operimet e veshit mund të mos jenë të sukseshme. Kjo gjë vërtetohet nga disa procedura diagnostike të cilat mund të bëhen edhe te ne në Kosovë.


Përshëndetje i nderuar. Në vesh kam vazhdimisht një ushtimë të vogël dhe shpesh më irriton. Kam qenë te otorinolaringologu në QKUK dhe më ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks, por pa ndonjë sukses. Poashtu, e kam bërë audiogramin dhe më është thënë se nervi i dëgjimit është pak i dëmtuar. A mund ta di, ç@duhet të bëj dhe prej cilave gjëra duhet të ruhem (si psh përdorimi i tepërt i telefonit, muzika, apo diçka tjetër, etj).
Ju dëshiroj suksese dhe shendet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ushtima është një fenomen mjaft i shpeshtë që mund të shkaktohet nga mjaft shkaktarë. Duhet bërë një ekzaminim të hollësishëm dhe disa teste laboratorike dhe diagnostike për të sqaruar natyrën e ushtimës. Nga të dhënat që jepni juve, është diagnostikuar dëmtim i nervit të degjimit. Shpeshherë dëmtimi i dëgjimit shoqërohet me ushtimë në vesh. Amplifikimi i dëgjimit te këta persona mund të sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimës në vesh.


Jam 24 vjeçe, ka 8 vite që vuaj nga dëgjimi i dobët. Para 3- 4 vjetësh jam operuar (timpanoplastikë). Në fillim kam pas sukses, por mandej dëgjimi filloi të ulej. Para një viti kam vendos aparat dëgjimi. Të lutem doktor, a ka ndonjë mjek të specializuar tek ne për vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm. Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nëse dëmtimi i dëgjimit është i karakterit transimisiv, ndoshta duhet të provohet me ri-intervenim kirurgjik (përsëritje të operacionit). Në varësi të tipit të dëmtimit të dëgjimit, unë do ju rekomandoja tipin e amplifikimit. Po ashtu, aparati të cilin ju e përdorni duhet të jetë është i përshtatshëm dhe i programuar që t’i përgjigjet shkallës suaj të dëmtimit të dëgjimit. Nuk e kam shumë të qartë se çfarë mendoni për “vendosjen e aparateve të dëgjimit të brendshëm”. Nëse mendoni për aparate që vendosen në kanal dhe janë të padukshme, mund t’i gjeni pa ndonje problem edhe në Kosove. Nëse mendoni për Bone-Anchored Hearing Aid, atëherë kjo metodë, akoma nuk ka filluar të aplikohet tek ne.

Fotografia: Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.