dr. Samire Gashi - Braina, psikiatër
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.dr. Samire Gashi - Braina, psikiatër
tel. 044 115533
Përshëndetje e nderuar, ju përgëzoj për punën tuaj. Jam 28 vjeçe, e martuar, nga natyra jam, këmbëngulëse, pozitive dhe ambicioze. Nuk kam pasur probleme me depresionin, mirëpo që e vogël përjetoj disa sulme që në internet i kam hasur si “deja vu”, më duket se atë moment e kam përjetuar më parë (ambientin, aromën në dhomë, dritën apo errësirën që mbizotëron, mënyrën se si flasin njerëzit). Në ato momente më plogështohet gjithë trupi, kam nevojë të ulem se më këputen këmbët dhe duart. Nëse jam duke folur, ndalem, sepse nuk kam fuqi të vazhdoj dhe më duket se do të më bie të fikët, por nuk alivanosem dhe nuk shkëputem nga realiteti. Kjo ndodh disa sekonda apo një minutë dhe dalëngadalë më kalon e unë e marr veten. Por problemi është se nëse më ndodh disa herë në ditë, më mundon shumë dhe fillojnë mendime të këqija në kokë që i luftoj shumë dhe nuk lejoj të më preokupojnë, mirëpo më kaplon një depresion i lehtë dhe më bën të jem e brengosur dhe jo e lumtur pa ndonjë shkak. Kjo periudhë zgjat 10 deri 15 ditë dhe pastaj më kalon. Ka fillimin më të lehtë me nga një sulm, kah mesi sulmet shpeshtohen deri në disa herë në ditë dhe atëherë jam shumë keq, pastaj si kalon një javë dalëngadalë, sulmet rrallohen dhe pas dy javëve gjendja më përmirësohet krejtësisht.
Vitet e fundit i regjistroj këto ndryshime dhe e kam vërejtur së këtë periudhë e përjetoj në çdo dy muaj. Është interesant se kam edhe aurë, e di se kur do të ndodhë dhe besoni doktoreshë se i ndryshoj planet që kam, pasi në ato momente mendoj se do të marr vendime me të cilat ma vonë nuk do të jem e kënaqur.
Më falni që e zgjata, por deri tash nuk kam folur me njeri për këtë, nuk kam përdorur asnjëherë ilaçe, edhepse jam e martuar, nuk kam akoma fëmijë, sepse nuk duam vetë, por mund të them se kam shumë stres nga provimet, nga lufta e përditshme me ambientin i cili më rrethon, nga dëshira për të arritur qëllimet që ia kam vënë vetes (në aspektin e shkollimit e kam fjalën) dhe që ndoshta jam pak e ashpër me veten time. Nuk pranoj kurrë të mos mund të arrij atë që e kam vendosur.
Më tregoni a është kjo sëmundje psikike, a duhet të shkoj te mjeku, çfarë të bëj?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Me vëmendje e kam lexuar letrën tuaj. Kisha pas dëshirë të të takoj dhe të bisedonim më gjerësisht për problemet që ju preokupojnë. Këto përjetime që ju i prezantoni, hyjnë në kuadër të çrregullimit disociativ. Me pak fjalë do mundohem t’ju shpjegoj se për çfarë bëhet fjalë.
Termi disociativ dmth, simptomat rrjedhin nga mungesa e koordinimit të funksioneve të ndryshme psikologjike, përderisa te ju vie në shprehje çrregullimi i depersonalizimit – që paraqitet me episode të përsëritura ose të qëndrueshme depersonalizimi gjatë të cilave njerëzit kuptojnë se janë observues të shkëputur nga proceset mendore ose nga trupi i tyre ose janë në ëndërr. Njerëzit me këtë çrregullim shpesh tregojnë për përshtypjen sikur janë duke parë një lojë, më shumë se sa janë duke marrë pjesë në jetën reale ose janë duke e parë vetën nga distanca. Episodet e depersonalizimit përbëjnë çrregullim vetëm kur individit i shkaktojnë shqetësime të dukshme. Çrregullimi zakonisht është kronik me përmirësime dhe keqësime varësisht nga shkalla e ankthit dhe depresionit. Pacienti është i vetëdijshëm për natyrën subjektive të kësaj përvoje. Përderisa në tabllon klinike përshkruajnë ndjesinë e të qenurit ireal, të përjetimeve ireale të percepcioneve, poashtu referojnë se emocionet i kanë të mpira dhe veprimet mekanike. Në mënyrë paradoksale ankohen se kjo mungesë ndjeshmërie është tepër e pakëndshme. Simptomat e përshkruara përcillen me ankth, depresion deja vu – dhe ndryshime në përvojën e kalimit të kohës. Shpeshherë duhet përjashtuar shkakun primar, depresionit, ankthin e gjeneralizuar apo sindromën organike duhet eliminuar.
Etiologjia nuk dihet dhe trajtimi është mjaft i vështire, një kombinim i terapisë së sjelljes dhe psikoterapi kishin me dhënë rezultate.
Sidoqoftë, nëse ankesat e sipërshënuara ju pengojnë, lajmërohu!
Jam një vajzë 22 vjeçe. Kam një problem shumë të madh psikik që e kam shumë të vështirë ta heq qafe. Vuaj nga një fobi që, dashje pa dashje, më duhet të përballohem me të çdo ditë, quhet ankth, fobi sociale (shoqërore). Më dridhen duart kur jam përballë njerëzve që i shoh rrallë ose kurrë, por jo para personave të familjes sime. Kjo më ndodh psh kur ha ose pi para tyre ose ju shërbej me pije ose me çdo gjë. Si të di se ka për të ardhur dikush që nuk vjen shpesh ose që më intereson mendimi i tij/saj. Bëhem nervoz, më kap stresi. Më është bërë jeta e mërzitshme, edhe të tjerë po e vërejnë këtë.
Çka më sugjeroni? Pres me padurim përgjigjen tënde.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ju ndjeni pasiguri, nervozë, ankth e simptoma tjera në vende ku duhet të paraqiteni e sidomos para njerëzve të panjohur. Kjo gjendje dhe kjo frikë që juve ju përcjell ju pamundëson që të funksiononi dhe i ikni takimeve të tilla dhe me çdo kusht nuk doni të ballafaqoheni me situata të tilla. Një pyetje do ta bëja: pse po i respektoni aq shumë njerëzit me të cilët keni kontakt, kujdes më tepër duhet ta doni veten, e pastaj të tjerët. Sido që të jetë, preferenca ime do të ishte që ju ta vizitoni patjetër psikiatrin. Mos i humbni shpresat.
Përshëndetje. Së pari ju përgëzoj për punën që po e bëni dhe po ju ndihmoni shumë njerëzve. Jam 23 vjeçe, e martuar. Kam problem me frymëmarrje, kam qenë te mjeku, kam menduar që jam e ftohur, por mjeku më ka thënë se e kam prej frikës, sepse shpesh herë kur gaboj diçka, frikohem shumë, më vjen një ligështi prej lukthi, mandej më zihet fryma edhe bllokohem në gjoks dhe në hundë. Bëhem shumë nervoz dhe e tërë trupi më dridhet, koka më ushton, kam përdorë Bronles 375mg 3x1, Lexarium1.5mg 2x1, Amoxilin 500m çdo 8 orë. Kam përdorë dhe bedoxin. Jam shumë e brengosur, nuk e di se çfarë të bëj, të lutem doktoreshë, më trego çfarë të bëj. Pres përgjigjen tuaj dhe ju urojë punë të mbarë.
Faleminderit shumë.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, te ju behet fjalë për çrregullim ankthi dhe ju kisha preferuar që sa më parë ta kontaktoni psikiatrin dhe të fillohet me terapi adekuate. Prandaj, mos humb kohë.
Përshëndetje. Së pari ju përgëzoj për punën që po e bëni dhe po ju ndihmoni shumë njerëzve. Jam 23 vjeçe, e martuar. Kam problem me frymëmarrje, kam qenë te mjeku, kam menduar që jam e ftohur, por mjeku më ka thënë se e kam prej frikës, sepse shpesh herë kur gaboj diçka, frikohem shumë, më vjen një ligështi prej lukthi, mandej më zihet fryma edhe bllokohem në gjoks dhe në hundë. Bëhem shumë nervoz dhe e tërë trupi më dridhet, koka më ushton, kam përdorë Bronles 375mg 3x1, Lexarium1.5mg 2x1, Amoxilin 500m çdo 8 orë. Kam përdorë dhe bedoxin. Jam shumë e brengosur, nuk e di se çfarë të bëj, të lutem doktoreshë, më trego çfarë të bëj. Pres përgjigjen tuaj dhe ju urojë punë të mbarë.
Faleminderit shumë.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, te ju behet fjalë për çrregullim ankthi dhe ju kisha preferuar që sa më parë ta kontaktoni psikiatrin dhe të fillohet me terapi adekuate. Prandaj, mos humb kohë.
Përshëndetje zonjë, më vjen mirë që jeni inkuadruar për ndihmë gjithë atyre që kanë probleme të ndryshme psikike. Unë kam një pyetje për burrin, jemi martuar gati 1 muaj dhe ai në gjumë, shpesh zgjohet, ndoshta tre apo katër herë (i frikësuar, flet dhe shikon në dhomë, sikur sheh diçka) trembet keq, nuk e din se çka po i ndodh. Para 7 muajve pas një vdekje të një familjari, burri im merr barna për depresion-Cipralex.
Ju lutem, pres mendimin tuaj.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, fillimisht ju përshëndes. Shumë pak kemi të dhëna për sëmundjen e shokut tuaj, por me sa e kuptova ka problem me gjumë dhe se është nën ndikimin e barnave antidepresive. Sipas jush sëmundjen e ka precipituar vdekja e një anëtari të familjes, por mendoj se duhet doemos të vizitohet burri juaj sërish te psikiatri dhe ta merrni konfirmimin e plotë të tij për atë se a duhet të vazhdoj, të shtojë terapi apo terapia duhet të ndërpritet. Nëse problemet ju kanë lajmëruar pas vdekjes së anëtarit të familjes, duhet të kalojë një periudhe kohore derisa ai të pajtohet me humbjen dhe të stabilizohet në aspektin psikik. Prandaj, shpresoj se burri juaj nuk ka pasur përpara probleme të kësaj natyre. Mbesim me shpresë që gjithçka do të bëhet mirë.
Përshëndetje! Jam një vajzë 27 vjeçe. Vuaj nga ankthi, së pari më është paraqitur në klasë të gjashtë të shkollës fillore. Por, në fillim, ankthet i kam pasur të lehta, por tash kanë filluar të bëhen edhe më të vështira po më pengojnë shumë. Nëse ëndërroj duke m’u zënë fryma, atëherë edhe ditën do të kem probleme me frymëmarrje, ose nëse ëndërroj se më është paralizuar fytyra, atëherë gjatë ditës kam për të pasur këtë ndjenjë. Duart më dridhen sidomos, nëse ndonjë mysafir e shërbej me kafe, ose kur jam në provim.
Ju përshëndes dhe jam në pritje të një përgjigje nga ju.
Faleminderit!
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, jeni mjaft e ngarkuar, e nderuar. Përpara e keni pasur ketë gjendje, por nuk ju ka penguar, tani kjo situatë po ju pengon në kryerjen e detyrimeve të përditshme. Me prezantimin e gjendjes suaj, ju duhet t’i drejtoheni menjëherë psikiatrit dhe të bisedoni shtruar për problemet që ju brengosin. Pra, mos humbeni kohë.
Përshëndetje doktoreshë Së pari desha t`ju përgëzoj për punën tuaj, që ndoshta një ditë do të jetë profesioni im. Unë kam një problem që në psikologji quhet “ADHD”` ose rritje e hiperaktivitetit. Kam problem me përqendrimin në mësime, nuk mund të përqendrohem në mësim...e lexoj mësimin, por është e pamundur të arrij të fus diçka në mendje. Kisha dashur që të më jepni një përgjigje të shpejt, sepse është urgjente. Profesorët po shpjegojnë, kurse unë kurrsesi t’i mësoj mësimet. Unë tanimë kam një ilaç për këtë sëmundje që nuk preferohet (marihuanë), por nuk dua ta bie punën për ta përdorur atë. Kështu që, të lutem, më ndihmo!.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Problemi juaj është mjaft brengosës. E themi këtë në bazë të asaj se jeni shumë i shqetësuar për gjendjen tënde dhe në bazë të asaj se po mendoni se ilaçi juaj është “marihunaa. Jo, ky është një gabim shumë i madh dhe mos lejo në asnjë mënyrë të involvohesh në ‘ujëra të turbullta’, se nuk të qojnë në shërim, por në shkatërrim. Ju mungon koncentrimi në shkollë, por unë mendoj se nuk është hiperaktiviteti në pyetje, po një ngarkesë e juaja qe përkon me moshën tënde. Jeni në fazën e pubertetit dhe në një periudhë kur nuk e dini se kush në fakt jeni, jeni në kërkim të identitetit tuaj personal. Prandaj, kujdes, bisedo me prindërit për problemet që të preokupojnë dhe mundohu ta gjesh një zgjedhje më të mirë dhe assesi drogën.
Përshëndetje e nderuara dr. Samire. Nëna ime ka qenë paciente në spitalin regjional të Prishtinës para 8 viteve, ndërsa që ju keni qenë mjeke e dhomës. Ajo ka pasur problem me depresion dhe pasi ka qëndruar ne spital, ka pasur përmirësime të suksesshme të shëndetit të saj.
Një neuropsikiatër tjetër i kishte caktuar terapinë shtëpiake të cilën e ka përdor një kohë të gjatë dhe pasi që e kishte ndërprerë ka qenë shumë mirë.
Dg. Çrregullim depresiv
Th. Tab.Fluoxetin 20mg S.1-0-0
Tab.Bensedin 5mg S.1-1-1
Tani është e mërzitur dhe prapë ka probleme të çrregullimit depresiv. Ishte në vizitë tek një psikiatër tjetër, ai e kishte lexuar fletëlëshimin tuaj dhe e ka caktuar këtë terapi
Tab. Flusetin 20mg 1+0+0
Diazepam 2mg 1-0-1
Desha t’ju pyes më hollësisht, a keni mundësi te me këshilloni se a ka ngjashmëri kjo terapi dhe si të përdoret? A ka mundësi për fillim të jetë terapi më e shpeshtë e më pastaj gradualisht të reduktohet? Cila është këshilla e juaj?
PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Nëna juaj vuan nga çrregullimi depresiv rekurent F33. Do të thotë, para një periudhe kohore ka pasur një episod depresiv që është rikthyer pas disa vitesh. Terapia që tani nëna është duke e përdorur është e njëjtë dhe ju sugjeroj që ta vazhdoni terapinë e filluar, por nënkuptohet që vazhdimisht të jetë nën përcjellje të psikiatrit.
Për sa i përket dozës për të cilën ju kërkoni ta merrni mendimin tim, duhet të caktohet nga mjeku i saj. Vetëm ai e din më së miri se në çfarë doze dhe sa kohë duhet të trajtohet nena juaj. Sidoqoftë edhe një herë ju përshëndes!
Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Para tri vite jam diagnostikuar me çrregullim ankthi dhe pas terapisë me citalopram gjendja filloi të kthehet në normalitet dhe asnjëherë s'kam pas ndonjë problem për më shumë se një vit. Tash jam i martuar dhe jetoj në Evropë, por më dukët që ankthi ka filluar të kthehet. Nuk më pengon në kryerjen e detyrave dhe është i përballueshëm deri diku por vendosa të konsultohem me juve. Unë e di që nëse kthehem në Kosovë nuk do ta kem këtë ankth, pasiguri dhe frikë për të ardhmen në përgjithësi. Desha të di nëse do zhduket ky ankth pasi adaptimit këtu në vend të huaj apo si mendoni? Ndonjë këshillë?
Të uroj shëndet dhe lumturi.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Nuk mendoj se keni arsye që të ktheheni mbrapa. Mendoj se pas një trajtimi adekuat gjithçka është ‘kthyer në normale’. Nuk ka vend për shqetësim por, nuk keni siguri dhe besim të mjaftueshëm në vetvete dhe me thënë se ‘jam mirë’.
Sigurisht se më mirë e ndieni veten në vendlindje sesa në vendin ku tani jetoni, por mendoj se me kohë do të adaptoheni dhe çdo gjë do të vie në vendin e vet. Vazhdoni të punoni dhe do t’ia dilni kësaj gjendje edhe pa medikamente, por duhet punuar më tepër me vetveten.
Ju preferoj që të merreni me sport apo të dilni me miq dhe shokë në mënyrë që ta tejkaloni më lehtë këtë gjendje. Suksese!
Jam një vajzë 29 vjeçe. Kam qenë e martuar, jam ndarë nga burri. Shakatare ka qenë e kaluara ime. Para se të martohemi unë i kam treguar atij disa gjëra, porse kur u martuam, i çdo ditë tentonte që të dinte çdo gjë që kisha kaluar unë. Unë, ndoshta nuk jam sjellë mirë, sepse me gjithë tentimet që bënte ai dhe kureshtjen për atë kohë, unë nuk i tregoja çdo gjë. Unë isha në presion aq të madh nga ai, sa gati nuk jam çmendur, kam pasur edhe mendime për vetëvrasje. Shkova në spital për t’u shëruar, burrit i thashë se nuk mundemi me qenë më bashkë. Pastaj, ai më tha që do të tentojmë të zgjedhim problemin, por t’i tregoja çdo gjë të kaluarës. Unë nuk doja ta humbas burrin dhe fillova t’i tregoja të gjitha që kisha përjetuar dhe në fund, ai më tha që kjo punë ka përfunduar dhe më nuk do të bisedojmë.
Dhe martesa jonë përfundoi kur unë nuk isha e sigurt se a po e dua vetëm burrin tim Mbas ndarjes me të, nuk kam ndjerë nevojë ta thërras askënd.
Në jetën time e kam pas edhe një herë një rast me një djalë jashtëzakonisht xheloz. Kam qenë me të 2 vite. Poshtu, edhe ai ka kërkuar që të di gjithçka për jetën time. Ato që unë ia kam treguar atij, ai ia ka përcjellë babait tim.
Doktoreshë, pikërisht për këto arsye, kërkoj ndihmën tuaj, sepse kam ndonjëherë edhe dhembje koke, kur e ndjej veten fajtore, por edhe ndjehem keq para familjes, e sidomos babait.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Pas një lidhjeje të dështuar dhe të pasuksesshme, pa e kthjell mendjen mirë, keni vendosur dhe jeni martuar me personin ‘prapë të gabuar’. E nderuar, para se të vendosni që të martoheni, duhet mirë të mendoni. Është shumë me rëndësi ta njihni personin paraprakisht, të keni njohuri të mjaftueshme për karakterin e tij, personalitetin dhe ‘të mirat dhe të këqijat’ e tij, në mënyrë që sadopak ta njohësh atë. Personi që me të vërtet ju donë, unë mendoj, se nuk do t’i kishte interesuar e kaluara juaj. Por personi në fjalë, e ka shfrytëzuar papërgatitjen tuaj për të hyrë në jetën bashkëshortore dhe me shantazhime të vazhdueshme ka menduar të vazhdojë jetën me ty. Gabimi kryesor yti qëndron në atë se pa i njohur mirë personat në fjalë, fillon dhe ju bindesh kërkesave dhe sugjerimeve të tyre. Është e pamundur që në jetë të mos gabojmë, por unë mendoj se ju gaboni pikërisht në atë që po ju besoni njerëzve pa i njohur mirë karakteret e tyre. Shkurt, prej një gabimi po e bëni gabimin tjetër dhe me këtë rast ju e humbni besimin dhe sigurinë në vetvete. Përmende në një rast se keni tentuar të vetëvriteni, shumë gabim. Duhet të mendoni para se të veproni.
Do ju sugjeroja qe të kontaktoni me psikiatrin dhe më hollësisht të diskutoni për problemet e juaja.
Doktoreshë, kam nevojë për këshillën tënde. Jam 27 vjeçe, kam qenë e martuar, kam 2 fëmijë që jetojnë me babin e tyre. Unë tashti jam fejuar dhe kam jetë shumë të mirë. Asgjë nuk më mungon, kam kontakte me fëmijët, në familje kam raporte të mira. Por, tërë kohën kam një parandjenjë se po vdes, më kaplon frika. Nuk po mundem të ha, as të pi. Kam qenë te mjeku dhe më ka dhënë Haldol, 7 pika në mëngjes, 7 në mbrëmje, lexilium, gjysmë në mëngjes, një në mbrëmje dhe starcitin, një në mëngjes, por pa ndonjë përmirësim. Kam çrregullime gjumi dhe frikohem se po do ta përjetoj këtë me të fejuarin që e kam të mrekullueshëm.
Të lutem doktoreshë, çka më sugjeroni?
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Me sa e kuptova jeni duke u trajtuar nga ana e psikiatrit dhe merrni terapi pakëz ‘të rënduar’. Arsyen e ndarjes nuk e keni përmendur, por është shumë me rëndësi në këtë rast. Nga martesa e parë keni dy fëmijë për të cilët interesohet ish burri juaj. Atëherë mirë, jeni fejuar tani dhe shpresoni në një lidhje më të suksesshme. Brengat tuaja aktuale janë shumë të arsyeshme, fëmijët janë ata të cilët të sjellin në këtë gjendje. Nëse mendon të kesh sukses në martesën e dytë, duhet të fillosh nga e para. Duhet bindur veten se fëmijët do jenë mirë, ndërsa ju duhet të vazhdoni jetën.
Sa i përket terapisë, po më duket paksa e tepruar, por sidoqoftë, ju vendosni se te cili psikiatër të drejtoheni. Mos u frikoni nga e ardhmja!
Përshëndetje e nderur! I fejuari im me të cilin jemi që prej 9 vitesh, i ka të gjitha kushtet si, materiale, sociale, familjare, ka shoqëri të gjerë, e respektojnë të gjithë, nuk ka pasur asnjë vështirësi në jetë, është shumë i pashëm dhe ka pasur lidhje me shumë femra të llojeve të ndryshme. Ai është 30 vjeçar, kohët e fundit se zë vendi vend, ka shtrëngime në zemër, turbullime në lukth, ka filluar me mendime që i ka kaluar të gjitha kënaqësitë e jetës. Kurrgjë s’është më interesant për të, është jashtëzakonisht nervoz, në disa raste përdor edhe dhunën fizike, e humb totalisht kontrollin, është bërë i dhunshëm edhe me familjarët e vet, thyen gjëra, nganjëherë e lëndon edhe vetveten, shfaq xhelozi te pakuptimtë. Ndonjëherë shpif dhe imagjinon gjëra në lidhje me mua dhe i duhet kohë për me u bind që i ka shpifur vet dhe që s’janë të vërteta... Të nesërmen bëhet pishman, e urren vetveten me raste, më thotë se nuk është për mua, unë meritoj më shumë, etj. Mbyllet në vete, konsumon alkool vazhdimisht. Më thotë se s’është mirë psikikisht, bile edhe nuk më qëndron besnik. Ju lutem, tregomëni, a është lloj depresioni apo është fazë kalimtare që i ndodh gjithsecilit dhe a duhet të kemi mirëkuptim qoftë edhe për dhunën fizike! Ju lutem të më përgjigjeni, sepse më parë s’kam marrë përgjigje.
PËRGJIGJE:
Të përshëndes këtë radhë, do ta marrësh përgjigjen gjithsesi. Së pari të sqarohemi, kjo çka po i ndodhë të fejuarit tuaj nuk i ndodhë ‘gjithsecilit’. I fejuari juaj aktualisht qenka në një stad të depresionit, por të shprehur siç e quajmë neve ne psikiatri agjitim të theksuar psikomotor, dmth.shqetësim i përcjellur me veprime edhe të dhunshme. Nuk kam informacion të mjaftueshëm se a ka problem me gjumë, me disponim, vullnet et. Por, me sa e kuptova paska nevojë imediate për psikiatrin dhe duhet menjëherë të fillohet me terapi. Ndoshta ka nevojë për hospitalizim, por detyra jote e parë është ta sjellësh te psikiatri dhe me kujdes të vlerësohet rasti. Ndihma juaj në këtë rast është e domosdoshme. Mos u hidhëro, por gjeje mënyrën se si ta bindësh të shkojë te mjeku. Pra, mos humb kohë, por drejtohu te mjeku se atje e ka shërimin.
Jam 15 vjeçe, nxënësja më e mirë në klasë, dëgjoj arsimtarët, mundohem që të arrij çdo gjë në mësime dhe ia dal. Jam e urtë në shkollë dhe mundohem që të jem e mirë me të gjithë, por në shtëpi jam krejt e kundërta, shumë nervoze edhe për një fjalë të vogël çmendem krejt, u bërtas të gjithëve. Kur kam qenë më e vogël edhe punoja në shtëpi, i ndihmoja mamit, por tani ‘s’ma do’ asgjë. Jam shkatërruar plotësisht, madje edhe me njerëz tjerë, reagoj sikur të prek diçka që ekspodon. Kur i bërtas dikujt, nervozohem po edhe pendohem disi, ndonjëherë edhe qaj, duke menduar në vete pse s’jam si më parë. Shpeshherë më ka shkuar mendja edhe të bëj vetëvrasje ose të ikë nga shtëpia.
Ç’duhet të bëj?
PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar, jeni ne fazën e pubertetit dhe kjo është arsyeja pse e ndieni vetën kështu. A e dini se në pubertet bëhen ndryshime të mëdha, si në aspektin fizik ashtu edhe në sferën psikike. Ju ende jeni në kërkim të identitetit tuaj, bëni veprime që nganjëherë çuditeni edhe vetë se ‘pse’. Por kjo fazë është kalimtare dhe se çdo fëmijë e kalon këtë fazë.Nuk keni arsye të brengoseni por ju kisha sugjeruar që më tepër të bisedoni me të afërmit tuaj, të keni durim, të dëgjoni, sepse është e nevojshme në këtë fazë të merrni konfirmimet dhe sugjerimet e prindërve, sepse ata janë të parët që duhet të udhëzojnë në rrugë të drejtë. Në asnjë mënyrë nuk duhet humbur shpresat, por vetëm përpara. Thashë, është periudhë kalimtare, pra kërkohet nga ju që të jeni pak më e durueshme.
Përshëndetje. Jetoj në perëndim, jam i martuar, i kam dy fëmijë. Jam vesveseli. Çdo gjë që ha, më duket se më bën dëm. Shpesh herë kam vizituar mjekun, por analizat dalin mirë. Po dola nga shtëpia, më zihet fryma, më dhemb lukthi. Shpesh mendoj se do të vdes. S’kam vullnet për jetë.
Do t’ju falënderohesha, sikur të marr përgjigjen tuaj, doktoreshë.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nuk e keni precizuar saktë se kur ju kanë lajmëruar këto probleme, por e kuptova se datojnë që moti. Fillimisht mos u shqetësoni, sepse ka zgjidhje për këto ankesa. Edhepse keni humbur shpresën për momentin, unë mendoj se duhet shkuar përpara. Është në pyetje një ankth i përcjellur në momente të caktuara me atak paniku. Ju sugjeroj të konsultoheni me psikiatrin në vendin ku jetoni. Një kohë keni me përdorë terapi dhe besoj se çdo gjë do të bëhet mirë. Suksese!
Fëmija im është 12 vjeçar dhe ai tërë kohën e mban një shishe me ujë. Arsyeja e tij sa kam mund ta kuptoj edhe pse nuk ka dëshirë të flas në lidhje me këtë problem është se ka frikë mos po ngulfatet edhe nuk mund të marrë frymë. Po ashtu, ka frikë nga hapësirat e mbyllura, nuk dëshiron të qëndrojë vetëm në shtëpi. Tjetër, është më pak i zhvilluar se sa fëmijët e gjeneratës së tij. Doktoreshë, a mund të ndikojë edhe kjo ngarkesë e tij në zhvillim? Ju kisha lutur të më këshilloni se si të veprojmë.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar! Fëmijën tuaj e mundon ankthi, frika nga hapësirat e mbyllura, frikë se ‘po ngulfatet’. Aktualisht nuk ka besim në vete dhe siguri, që janë parakushte themelore për funksionim normal. Fëmijën e mundon ankthi i përcjellë me frikë se do ‘t’i ndodhë diçka’, ‘shishen me ujë e bartë për shkaqe të risigurimit të vetvetes. Vetëm në këtë mënyrë është më ‘i sigurt’. Është mjaft brengosës problemi të cilin ju e përshkruani, por mendoj se në ndihmë do t’ju dalë psikiatri, prandaj, mos hezitoni. Me kujdes duhet të merren informacione nga fëmija, prindi dhe arsimtari i fëmijës me qëllim që të arrihet arsyeja e një frike të tillë. Tung!
Përshëndetje. Jam i martuar, kam një fëmijë, por brengosem sepse e luaj bixhozin shumë. Dita-ditës po shkatërroj gjithçka, familjen dhe të afërmit e familjes.
I kam humbur shpresat. Ju lutem, pres ndihmën tuaj.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Fillimisht të përgëzoj për iniciativën që ke ndërmarrë për t’i ndihmuar vetvetes. Motivacioni është ai që të shtyn që ta braktisësh një shprehi të tillë, e cila po ju sjell humbje të madhe, si financiare, ashtu edhe probleme të shumta në familje. Vetëdijesimi është shumë me rëndësi në këto raste. Mirë, atëherë ju kisha sugjeruar ta vizitoni Psikiatrin dhe sigurisht se do te trajtoheni në mënyrë adekuate. Nëse ky vullnet i juaji dominon, nuk do të ketë problem sa i përket mjekimit. Sukses....
Përshëndetje doktoreshë, jam një 18 vjeçar që kam nevojë për këshillën tuaj. Ka 8 muaj që trajtohem pasi vuaj nga një gjendje ankthi-depresive, përdori antidepresiv (deprozel 30 mg), diazepam (2mg).Gjendja ime dukshëm është përmirësuar, por shqetësimi im fillon kur dëgjoj për sëmundjet e njerëzve, shqetësohem tepër për ata, sepse kam pasur një përjetim të keq në fëmijëri kur me diagnostikuan gabimisht me sëmundje zemre.
Doktoreshë, ju lutem, si të reagoj kur ndodhem pranë situatave të tilla. Jam nxënës superior, por kjo ngarkesë nuk më hiqet dot.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Shumë bukur e përshkruani situatën në të cilën gjendeni. Barnat të cilat i keni përdorur dmth. antidepresivë me anksiolitikë, kanë dhënë efektin e duhur, por mos harro duheni edhe ju vet të investoni në shëndetin tuaj dhe në tejkalimin e situatës së tanishme. Ju preferoj që të diskutoni me psikiatrin tuaj dhe ndalu, pikërisht, në atë që ty të mundon, dmth. e kaluara dhe stresi që keni përjetuar në moshën e re. Aty qëndron esenca e ankthit tuaj. Me ndihmën e tij do ta tejkalosh sëmundjen.
Përshëndetje e nderuar. Unë, së pari nuk e di nga t'ia filloj...Jam shume me stres ditëve të fundit. Me miken time, kam biseduar shumë gjera përmes mesazheve...dhe kam frikë se ajo do t'ia tregoj dikujt ato. Nervoza ime është e tepruar saqë po nuk e bëjnë ato që i them i godas. A është kjo punë nga stresi apo si? Vërtet u ndjeva shumë e gëzuar që tani mund te flas me ju pikërisht për gjërat të cilat i kam. Çka më thoni ju, si të veproj? Jam shumë e penduar që ia kam dërguar mesazhet. Ju lutem të më ktheni përgjigjen. Ju përshëndes, ia kaloni sa më mirë!
PËRGJIGJE:
E nderuar! Përderisa i keni dërguar mesazhe shoqes suaj, jam e bindur se keni pasur besim tek ajo. Por, tani jeni penduar dhe ndiheni e zhgënjyer për një veprim të tillë. Pse jeni e penduar, ka arsye të shumta: ndoshta tani po e njihni më mirë karakterin e saj dhe të lënë të mendosh se ke gabuar, apo ndoshta marrëdhëniet e juaja me të kohët e fundit janë të ‘ftohta’(këto janë vetëm disa nga supozimet sepse ju nuk keni dhënë informata më të hollësishme dhe pak dimë për shoqen tënde).Sidoqoftë, mos u ktheni mbrapa, këtu nuk ka vend për pendim, por, kujdes herëve tjera, duhet të kesh besim dhe të hapësh zemrën vetëm njeriut të besueshëm.
Ju përshëndes doktoreshë e nderuar dhe ju përgëzoj për punën që bëni. Ajo që do t’ju pyes është vajza ime 5 vjeçe. Ajo është mjaft e zgjuar (mban mend shumë), inteligjente, por është mjaft nervoze, çan për çdo gjë, na ofendon me fjalë, nuk përshëndet askënd nga të njohurit (nuk ua zgjat dorën) dhe është tepër kokëfortë. Sa herë që kam provuar me të mirë, nuk kam arritur ta bind të sillet si duhet, madje as dajaku nuk ka bërë punë. Më duhet edhe të ceku se nuk ha shumë, nuk mund ta përcaktoj nëse nuk ka oreks apo nuk di të ulet e të hajë si të tjerët (ulet e ngritët disa herë gjatë ngrënies. Më duhet të them se ajo edhe kur ka qenë si bebe, ka qene (pas lindjes kam rënë edhe unë në depresion) një fëmijë i parehatshëm, nuk ka fjetur kurrë gjatë dhe gjithmonë është ankuar disi në mënyrën e saj. Kërkoj ndjesë sepse e zgjata paksa, por me të vërtetë kam nevojë për ndihmën tuaj, jam në hall. Ju përshëndes.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, zemërimi juaj zonjë është i arsyeshëm. Jeni e brengosur me sjelljet e fëmijës tuaj edhepse thoni se është “inteligjente dhe e zgjuar”. Por më mungon një informacion se a është fëmijë i vetëm apo keni edhe të tjerë fëmijë. Nëse është fëmijë i vetëm reagimet e saj janë plotësisht normale, sepse përqendrimi i vëmendjes është vetëm te ajo dhe mënyra e reagimit të saj. Ju kisha këshilluar që mos e kontrolloni dhe mos reagoni ndaj çdo veprimi të saj, bëhuni se nuk po e vëreni (edhe përkundër këshillave tuaja që ti mos i bëj veprimet e tilla, ajo i përsërit). Do ju sugjeroja që vajzën ta qoni në shkollë (parashkollor), apo në ndonjë institucion për fëmijë për qëndrim ditor, sepse mendoj se fëmija juaj ka nevojë për socializim dhe për moshatarët e saj. Sido që të jetë, nëse sjelljet e saj persistojnë pas masave të marra,duhet drejtuar te psikiatri i fëmijëve për këshillim të mëtejmë.
Përshëndetje. Jam një djalë 20 vjeç. Unë kam frikë nga errësira dhe nga mendimet, këto më ndodhin vetëm natën, ndërsa ditën nuk kam fare problem. Çdo herë kur fle, flejë me dritë dhe nuk më zë gjumi, kam shumë mendime, mendoj gjëra të çuditshme që i kam dëgjuar. Më shumë jam i fiksuar pas fantazmave dhe çdo herë mendoj se nuk jam vet në atë dhomë kur flejë, çdo herë ndjehem në ankth se do të më ndodh diçka, do të vi dikush e shumë gjëra të tjera. Dua ta ndaloj këtë problem dhe këto mendime.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, djalosh nga letra juaj kuptova se keni frikë nga errësira dhe fantazmat që fare nuk ekzistojnë dhe se të lajmërohen vetëm natën. Kjo ka lidhje me fëmijërinë tënde, sigurisht të ka frikësuar dikush nga gjërat e tilla. Nuk ke nevojë aspak të brengosesh se gjëra të tilla nuk ekzistojnë(flas për fantazmat, ato i ka krijuar imagjinata e njeriut). Mos shiko filma me tematikë të tmerrshme, mos rri me njerëz që tregojnë dokrra të tilla, por bëhu më i fortë dhe largoju temave të tilla. Thuhet se çka mendon ditën edhe natën, reperkutohen, prandaj mos mendo në gjërat e tilla dhe mendo më pozitivisht për veten dhe të ardhmen tuaj. Me kohë do të risigurohesh se çdo gjë është në rregull dhe nuk ke me pas probleme të tilla. Ju kisha këshilluar të bisedoni për këtë problemin tuaj me prindin apo shokun më të ngushtë. Tung.
Përshëndetje doktoreshë. Më vjen mirë për kurajën tënde për të ndihmuar të sëmurët. Unë kam një pyetje për burrin tim. Jemi martuar gati qe një muaj. Natën ai zgjohet 3 deri 4 herë i frikësuar, trembet, shikon nëpër dhomë sikur sheh diçka. Nuk e din se çka po i ndodh. Para 7 muajsh i ka vdekur një i afërm familjar dhe prej atëherë merr barna për depresion, Cipralex.
Doktoreshë, m padurim presim përgjigjen tënde.
PËRGJIGJE:
E nderuar, fillimisht ju përshëndes. Shumë pak kemi të dhëna për sëmundjen e shokut tuaj, por me sa e kuptova ka problem me gjumë dhe se është nën ndikimin e barnave antidepresive. Sipas jush sëmundjen e ka precipituar vdekja e një anëtari të familjes, por mendoj se duhet doemos të vizitohet burri juaj sërish te psikiatri dhe ta merrni konfirmimin e plotë të tij për atë se a duhet të vazhdoj, të shtojë terapi apo terapia duhet të ndërpritet. Nëse problemet i janë lajmëruar pas vdekjes se anëtarit të familjes, duhet të kalojë një periudhë kohore derisa ai të pajtohet me humbjen dhe të stabilizohet në aspektin psikik. Prandaj, shpresoj se burri juaj nuk ka pasur përpara probleme të kësaj natyre.
Mbesim me shpresë që gjithçka do të bëhet mirë.
Përshëndetje. Së pari ju përgëzoj për punën që po e bëni. Jam 23 vjeçe, e martuar, kam një problem me frymëmarrje. Kam qenë te mjeku, kam menduar që jam e ftohur, por mjeku më ka thënë se e kam prej frikës, sepse shpeshherë kur frikohem, gaboj diçka, më vjen një ligështi prej lukthi, më zihet fryma edhe bllokohem krejt në gjoks dhe në hundë. Bëhem shumë nervoz dhe tërë trupi më dridhet, koka më ushton, kom përdorë Bronles 375mg 3x1 Lexarium1.5mg 2x1 Amoxilin 500m çdo 8 orë, bedoxin, por nuk më ka kaluar.
Jam shumë e brengosur dhe po bëhem nevrike, nuk e di se çfarë të bëj.
Të lutem doktoreshë, më ndihmo! Pres përgjigjen tuaj dhe ju uroj punë të mbarë. Faleminderit shumë.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje, te ju bëhet fjalë për çrregullim ankthi dhe ju kisha preferuar që sa më parë ta kontaktoni psikiatrin dhe të fillohet me terapi adekuate, prandaj mos humb kohë.
Përshëndetje. Jam një vajzë 15 vjeçe, për moshën që e kam, kam shumë probleme, kam shumë frikë, stres, jam shumë nervoze, impulsive. Asgjë nuk më duket interesante, çdo gjë është e kotë, shumë shpejt nervozohem, s’kam vullnet për jetë, thjeshtë jam ftohur nga jeta edhe pse se kam jetuar mjaft.
Qe 2 vite, unë gjithmonë kam probleme shëndetësore, gjithmonë më dhemb diku. Kur shkoj të konsultohem me mjekun, thotë se nuk kam asgjë. Gjithmonë frikohem kur më dhemb diku, mendoj se kam sëmundje të keqe, nuk mundem të jem e qetë. Nuk ndjehem mirë kur ka zhurmë, shumë njerëz. Ndodhë të më skuqet fytyra, koka më dhemb shumë. Kur kam qenë më e vogël edhe punoja në shtëpi, i ndihmoja mamit, por tani s’ma do asgjë. Kam mbetur mbrapa me mësime dhe kjo më brengos shumë, gjithmonë kam qenë numër një për mësim, tash s’kam vullnet as për të mësuar. Nuk jam e kënaqur dhe e lumtur me asgjë. Ndonjëherë mendoj edhe të bëj vetëvrasje.
Ju përshëndes dhe pres një përgjigje nga ju.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar. Shumë mirë po e kuptoj gjendjen tuaj emocionale. Jeni 15 vjeçare dhe plotësisht e pakënaqur me jetën? Ngadalë, merre veten me të mirë. Jeni në fazën e adoleshencës, fazë kjo e cila lehte nuk tejkalohet. Ka ndryshime shumë evidente si ne aspektin fizik dhe psikik. Në këto raste duhet përkrahja e familjareve, sidomos prindit, shokëve, shoqeve dhe arsimtarëve. Patjetër duhet të ketë njohuri për ketë gjendje në të cilën jeni, familja jote, me ndihmën e tyre ke me dalë nga situata. Bisedo hapur me nënën, apo me ndonjë shoqe që ke besim në të. Mos mendo që do të përmirësohesh ‘brenda natës’..Keni durim, mos rri në shtëpi, mos u izolo, sepse në atë mënyrë vetëm edhe më keq do të ndihesh. Sa më shumë dil në natyrë, mendimet e zymta mund t’i mposhtësh duke biseduar dhe duke e shpreh atë çfarë ndjeni.
Më pengoj ajo që keni shkruar se ‘kam jetuar mjaft’. Ju ende nuk e dini se çka është jeta, të lutem, sepse jeni shumë e re. Duhet ballafaquar me jetën e jo të dorëzoheni. Ku është entuziazmi, elani i një vajze të re e të sjellshme....Jo, zemër, merre veten me të mirë, nuk ka vend për zhgënjime, sepse nuk keni arsye. Filloni me menduar pozitivisht, e largoju këtyre mendimeve. Do të të preferoja që të vizitoni psikiatrin, mendoj dhe jam shumë e sigurt se do të dilni nga kjo situatë.
E nderuara doktoreshë. Jam 45 vjeçe, nënë me tre fëmijë. Kam një sëmundje të pashërueshme, ta them që më shqetëson dhe më përcjell me vite të tëra. Tani jam lodhur shumë shpirtërisht edhe jam e demoralizuar tërësisht. Sa herë që kam kontakt me shoqëri apo në zyre apo kudo tjetër, trupi më shtrëngohet fort sa më duket nganjëherë që po të isha balon, do të eksplodoja prej shtrëngimit të muskujve të fytyrës, më së shumti. Në raste kur jam me ndonjë shoqe apo me këndo që jam vetëm duke e dëgjuar, më kap një stres i papërballueshëm që më ngulfat në fyt, tërë trupi më nxehet dhe më skuqet fytyra, qafa, sikur të bie në prush. Herë pas here përdori tableta diazepam që të qetësohem. Punën e kam shumë të mirë, poashtu edhe jetën private.
Të falënderohem për ndihmesën.
PËRGJIGJE:
E nderuar! Problemi të cilin e prezantoni nuk ka të bëjë fare me siç e quani ju ‘sëmundje e pashëruar”. Në të vërtet ankesat e sipërpërmendura datojnë një kohë të gjatë, por për ‘sëmundje të pashëruar’, nuk bëhet fjalë. E themi këtë duke u mbështetur në te dhënat se kjo pasiguri e shprehur, ky jostabilitet në përgjithësi dhe ky ankth i shprehur në raport me situatat e ndryshme, të qon të mendojmë se te ju bëhet fjalë për një çrregullim ankthi gjithëpërfshirës, që manifestohet me simptomat e lartpërmendura. Poashtu, vërehet se keni një frikë sociale, por jo shumë të shprehur. Keni një punë të mirë dhe një familje të përkryer, kjo është ajo që ju bënë të ndiheni mirë dhe njëkohësisht krenare. Arsyen e ankesave tuaja duhet kërkuar qysh në rininë tuaj. Mos përdor barna pa rekomandim të mjekut. Këshilla ime do të jetë që të vizitoni një herë Psikiatrin dhe se me një konsultë do të vlerësohen më detajisht ankesat e juaja.
Ju do ta merrni mjekimin e duhur. Pra, mos hezitoni, shërimi është te mjeku .Tung!
Gruaja ime është 26 vjeçe. Punon në arsim. Para dy viteve ka rënë në depresion dhe me një terapi të dhënë në spitalin psikiatrik në QKUK dhe qëndrimin aty për 3 javë, ka filluar t'i përmirësohet gjendja. Dhe pas 6 muajsh ka pas një gjendje stabile. Mirëpo, kohë pas kohe, fillon të bëhet goxha nervoze ose mërzitet në vete, e pastaj me përkrahje "intensive" nga familja i përmirësohet gjendja. Mirëpo ndodh (2-3) herë në vit, që kur ka gjetur barna (bensedin - diazepam) në shtëpi që i ka pas prej kohës së terapisë (që e ka ndërpre para 10 muajsh) i ka pirë 20-30 copa përnjëherë. Dhe, një rast së fundmi para një muaji e ka blerë në qytet një kuti bensedin (20 copa - 10mg). Por nëse përjashtojmë këto raste, ajo është në gjendje emocionale shumë të mirë, bile më të mirë se gjithë anëtarët e familjes.
Pyetja? Si ta bindi që kur është në gjendje më të rëndë, të mos pi barna me shumicë?
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Një pyetje shumë me vend. Tani shoqja juaj qenka në gjendje stabile pas një episodi depresiv dhe të trajtuar sipas jush, në mënyrë adekuate. Zotëri, duhet ta dini se ajo shprehi e saj nuk është lehtë të largohet. Paraprakisht ajo e paska zgjedhur një mënyrë shumë të dobët të ballafaqimit me situata të ndryshme jetësore. E din se ‘nëse’ nuk i përmbushen kërkesat e saj, ajo do të veprojë në atë mënyrë. Pra, ndërroni qëndrimet e juaja krahas kërkesave të saj. Mos e përkrahni shumë kur bën veprime të tilla, sepse të gjitha i bënë me paramendim. Kjo është një mënyrë e dobët e reagimit në përballje me probleme. Prandaj, këshilla ime do të ishte të përcillet vazhdimisht nga ana e psikiatrit e jo të ndërpriten vizitat, edhepse qenka në gjendje të mirë, aktualisht.
Përshëndetje, jam një vajzë e re dhe kam një problem për të cilin nuk e di se me kë të flas. Jetoj në shtet evropian me të fejuarin tim. Ne jemi njohur vetë dhe jemi fejuar me dëshirën tonë, por unë nuk e di se çfarë kam që vuaj gjatë gjithë kohës. Jam shumë e sinqertë dhe e hapur, kam një shpirt të pastër, por kur mërzitem dhe kur kam ndonjë arsye, bëhem shumë nevrike. Nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër përpara dhe për mua është i pari dhe e dua me gjithë shpirt. Ndjej se jam shumë xheloze edhe pse ai sillet mirë, më mban shumë mirë, ia kalojmë mirë, është me një mentalitet të hapur dhe i kohës. Ai ka pasur lidhje të tjera përpara meje, midis tyre dhe një bashkëjetesë me një të huaj, ku ka jetuar po te kjo shtëpi ku po jetojmë edhe bashkë. Herë pas here gjej gjëra në shtëpi që i përkasin asaj, sikur dhe emrin e saj e lexoj diku. Ne zihemi keq se unë s’duroj dot. E vuaj shumë të kaluarën e tij, i bëj shumë pyetje gjatë gjithë kohës. Ai duke qenë i sinqertë me mua, më përgjigjet, por unë bëhem shumë keq.
Ne jetojmë vetëm, por kam pasur probleme dhe me familjarët e tij për shkak të ndërhyrjes së tyre midis nesh .Muajt e parë këtu kanë qenë mirë, por u bënë disa muaj që ne zihemi, gjithmonë del ndonjë gjë që mua s’më bën të ndjehem mirë. Këtu jam pa punë, rri gjithë ditën në shtëpi, s’kam asnjeri, as miq, as shoqëri dhe jam gjithë kohës vetëm. Më mungon shumë dhe familja ime, sidomos mami me të cilën shprehesha shumë, e kisha shoqe, por tani kur i tregoj për këto që vuaj, më flet gjithmonë dhe atëherë kur unë s’kam faj i jep të drejtë gjithmonë të fejuarit tim. Nuk e di ose unë po vuaj shumë, ose as mami s’po më kupton më. Edhe pse nuk jemi të tillë, por nga zënkat që kemi pasur ne dhe kemi vënë dorë te njëri-tjetri, gjë të cilën nuk e mendonim se do ndodhte ndonjëherë mes nesh. Ai nuk është fanatik, as xheloz dhe mua nuk më ndalon për asgjë, shpeshherë merr mendimin tim. Punon shumë dhe direkt vjen në shpi, për shkakun tim e ka lë dhe shoqërinë e vet. Në fakt, në këtë periudhë nuk jemi dhe mirë nga gjendja ekonomike, ndoshta dhe kjo është një arsye, për këtë unë kam kërkuar të filloj punë, por është një punë me turne edhe gjatë natës, por duke menduar problemet që kemi pasur, mua nuk më pëlqen se s’dua të shpërqendrohemi fare, dua të jemi më shumë kohë bashkë, por ai më thotë: ti don të më kontrollosh se çfarë bëj. Në fakt edhe kjo është një arsye se kam frike ta lë gjithë atë kohë vetëm, kam frikë se mos arrin të më bëjë ndonjë tradhti ose fillon të del me shoqërinë e tij kur unë jam në punë. Ai ka pasur shumë shoqëri, midis tyre shumë edhe femra. Ndonjëherë e mbledh veten dhe mundohem që mos t’i kërkoj shumë llogari, bëj sikur s’më intereson shumë, por është e kotë. E di që dhe ai është shumë i mërzitur me këto gjëra, e mundojnë shumë, por ngaqë më don dhe vazhdon të më durojë. Po kaloj një periudhë shumë të vështirë, ditët e mia të shumtat janë kështu, se di se si do shkojë me mua. Jeta këtu s’më pëlqen fare, ndoshta nqaqë jam pak fanatike në vete. Jam shumë e këputur fizikisht, më dhemb shumë koka, kam stres gjatë gjithë kohës, mendoj pa fund. Herë pas here më duket vetja sikur jam shumë e madhe me sjelljen time dhe s’po shijoj asgjë nga jeta, më duket sikur po plakem më shpejt.
Po e mbyll me kaq duke ju falënderuar dhe ndërkohë duke ju kërkuar falje për gjithë këtë shkrim, ndoshta të bezdisur.
PËRGJIGJE:
E nderuar, jeni e re, jeni martuar me personin qe e keni dashur, por problemi është te xhelozia që po e shprehni tejmase dhe që po të pengon në kryerjen e detyrimeve tuaja. Unë, ashtu e kuptova. Para martesës keni pasur informacion se burri juaj ka pasur një të dashur me të cilën ka bashkëjetuar, poashtu ka pasur edhe vajza tjera. Për të gjitha keni pasur njohuri paraprake, por që burri juaj ju ka treguar me sinqeritet të plotë.
Mendoj se kjo gjendje e juaj është si pasojë e mungesës së shoqërisë, pastaj familjes. Duhet t’i kuptoni gjërat, jeta në kurbet nuk është e lehtë, por duhet të punohet për të ekzistuar. Duhet të dalësh patjetër nga kjo, ta quajmë ‘krizë’. Ajo çka flisni për një lidhje të tij, sigurisht se ka përfunduar, vet fakti se shoku juaj punon vazhdimisht dhe kthehet në kohë të caktuar nga puna. Pra, mblidhe veten, përkushtoju më tepër bashkëshortit tuaj, shprehe dashurinë që ndjen ndaj tij, lëri gjërat e kaluara dhe mos ia përmend të kaluarën.
Nëse nuk mundeni vet ta tejkaloni këtë situatë, kërkoni ndihmën e psikiatrit, gjithsesi do t’ju ndihmojë. Shpresoj se gjithçka do të përfundojë mirë, por durim...
Përshëndetje. Jam 23 vjeçe, jam a martuar dhe ndihem në siklet. Nuk kam qenë asnjëherë te psikologu. Unë jam absolvente në një fakultet privat. Vjehrra ime zakonisht flet se si gratë tjera janë të zonja që studiojnë në fakultetin shtetëror, ndërsa këto private nuk janë kurrgjë. Mua po më pengojnë fjalët e saj, para saj ndjehem e pavlerë, e humbur thau se nuk do të kurorëzoj kurrë punën time. Kur burri më largohet nga shtëpia, jam në siklet, më duket vetja si në ëndërr, nuk më rrihet pa të.
Ju lutem doktoreshë, pse unë ndjehem kështu?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
E nderuar, gjithmonë nuk shkojnë gjërat ashtu siç ti dëshiron të jenë dhe të bëhen. Jeni 23 vjeçe, mjaft e pjekur për të gjykuar dhe për të marrë vendime adekuate. Nuk di çfarë arsye keni që t’i jepni aq rëndësi fjalëve të vjehrrës duke pasur parasysh se është e moshuar dhe absolutisht nuk mundeni të pajtoheni ju me mentalitetin e saj por, as ajo të kuptoj botën tënde. Duhet kohë që ta kuptoni njëra-tjetrën dhe çka është me rëndësi, fjalët e saj, nuk duhet në asnjë mënyrë t’ju dekurajojnë, përkundrazi t’i duhet ta tregojsh veten. Nuk është lehtë të studiosh dhe të jetojsh në bashkësi familjare, ku normal, nuk do të kuptoheni. Këshilla ime do te ishte, vazhdo të studiosh, në asnjë mënyrë mos hy ‘në debat’ me vjehrrën, sepse nuk do të dalësh fituese, por krijoje një atmosferë të mirë në familje. Dmth punët e tua, gjithsesi realizoji, por nuk është momenti të kesh konflikte verbale me personin në fjalë. Keni parasysh se vjehrra duhet respektuar. Mos u lidh aq shumë me bashkëshortin, por nëse je në siklet, dil e shko te ndonjë shoqe apo ndonjë e afërm e jotja, ashtuqë ndërrimi i ambientit do të të sjell disponim më të mirë. Pra, mos u zhgënje, por fjalët e vjehrrës le të