Dr.Valbon Ajazaj, mr. sci., oftalmolog

Publikuar: 1:56 / 18.07.2014
Dr.Valbon Ajazaj, mr. sci., oftalmolog
0shares
komente

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com 
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr.Valbon Ajazaj, mr. sci.
oftalmolog
tel. 044 130 778


Përshëndetje doktor. Djali im 7 vjeç, mban syze qe një vit e gjysmë. E kemi kontrolluar te tre oftalmolog të cilët kanë rekomanduar që syzet t’i bartë gjatë gjithë kohës. Problemi im është se nga mjekët kemi marrë dioptri të ndryshme, njeri ka preferuar që korrigjimi të bëhet me minus e tjetri me plus. Dua t’ju pyes se çka mendoni ju, cila do të ishte zgjedhja më e mirë në këtë rast. Nëse është e rëndësishme për juve ta dini që djali dhe ne si prindër kemi preferuar që të marrim korrigjimin me minus, në njëfarë mënyre, ndoshta jam ndikuar pak nga vetja ime, sepse barti syze me vite të tëra.
Djali është rehatuar shumë me këtë dioptri, mirëpo mua asnjëherë nuk më largohet dyshimi se a kemi bërë zgjedhjen e duhur, a jo!?
Faleminderit shumë redaksisë së telegrafit, por edhe juve për kohën dhe mundin.

Gjithë të mirat. Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Ndonjëherë bëhet fjalë për dioptri të njëjtë, por shkrimi i dioptrisë mund të bëhet në vlerat e kombinuara (plus dhe minus) apo në vlerat plus.
Dallimet e vogla të mjekëve të ndryshëm, brenda dioptrisë së njëjtë (minus apo plus), mund të jenë të pranueshme, mirëpo nëse bëhet fjalë për dallim në kuadër të dioptrive minus dhe plus, atëherë gjithsesi ju rekomandojmë të bëni edhe një vizitë tjetër dhe caktimi i dioptrisë të bëhet pas zgjerimit të bebëzave (pasi në këtë rast saktësia është më e madhe).


Përshëndetje doktor. Unë kam probleme me shikimin (-5 dhe -5.5). Pyetja ime është se kur mund t’i hequr lentet/syzet dhe në ç’moshë.
Ju faleminderit. 

PËRGJIGJE:
E nderuar. Me zhvillimin e teknologjisë në lëmin e oftalmologjisë, është e mundur të largohen të gjitha vlerat e dioptrisë. Pastaj, varësisht nga karakteristikat e syve tuaj, oftalmologu mund t’ju rekomandoje llojin e intervenimit.


Përshëndetje doktor. Kam një pyetje. Nëna ime është 55 vjeçare dhe ka probleme me njërin sy, i shfaqet një dritë çdo 5 minuta, sidomos në mbrëmje dhe thotë që e pengon shumë. Është shumë e merakosur kjo po i ndodh tash së voni.
Të lutem, më kthe një përgjigje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Shfaqjet e dritës (ne forme të shkëndijave apo vetëtimës) mund të jenë shenja të ndryshimeve në fundin e syrit – retinë, dhe kërkojnë ekzaminim detal nga mjeku i syve, pasi ndryshimet në fundin e syrit mund të jenë serioze. Prandaj, ju lutem kërkoni ndihmën e mjekut të syve.


Përshëndetje doktor. Vuaj nga sëmundja e syrit keratokonus, cila secilën herë e më shumë më humbë të pamurit e syrit. Ju lutem, më tregoni, a ka shërim dhe a mund të ndodhë që të humbi të pamurin.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Keratokonusi është sëmundje e sipërfaqes së syrit-kornesë. Sipërfaqja e syrit nga forma sferike bëhet në formë konusi dhe hollohet. Varësisht nga gjendja dhe avancimi i sëmundjes trajtimi është: trajtimi me rreze ultraviolete dhe riboflavin (që ndikon në trashjen e kornesë), futja e unazave speciale në korne dhe nëse gjendja është e avancuar atëherë duhet të bëhet keratoplastika (transplantimi i kornesë). Zakonisht, këto trajtime janë mjaft të suksesshme.


Përshëndetje doktor. Kam një pyetje. Nëna ime është 55 vjeçare dhe ka probleme me njërin sy, i shfaqet një dritë çdo 5 minuta, sidomos në mbrëmje dhe thotë që e pengon shumë. Është shumë e merakosur kjo po i ndodh tash së voni.
Të lutem, më kthe një përgjigje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Shfaqjet e dritës (ne forme të shkëndijave apo vetëtimës) mund të jenë shenja të ndryshimeve në fundin e syrit – retinë, dhe kërkojnë ekzaminim detal nga mjeku i syve, pasi ndryshimet në fundin e syrit mund të jenë serioze. Prandaj, ju lutem kërkoni ndihmën e mjekut të syve.


Përshëndetje doktor. Vuaj nga sëmundja e syrit keratokonus, cila secilën herë e më shumë më humbë të pamurit e syrit. Ju lutem, më tregoni, a ka shërim dhe a mund të ndodhë që të humbi të pamurin.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Keratokonusi është sëmundje e sipërfaqes së syrit-kornesë. Sipërfaqja e syrit nga forma sferike bëhet në formë konusi dhe hollohet. Varësisht nga gjendja dhe avancimi i sëmundjes trajtimi është: trajtimi me rreze ultraviolete dhe riboflavin (që ndikon në trashjen e kornesë), futja e unazave speciale në korne dhe nëse gjendja është e avancuar atëherë duhet të bëhet keratoplastika (transplantimi i kornesë). Zakonisht, këto trajtime janë mjaft të suksesshme.


I nderuari dr. Valbon. Unë kam pasur probleme me syrin e djathtë, kontrollet i kam bërë të gjitha te ju dhe gjithashtu jam bërë operacione me sukses para 4 viteve. Tashti jam duke studiuar jashtë vendit dhe sërish po kam probleme me syrin e operuar. Pas 2 orë leximi, kam dhembje në thellësi dhe në shumë raste më largohet disi dhe me shtrembërohet, më humb orientimi i të lexuarit (më ngatërrohen rendet).
Ç`farë më kishit preferuar të bëj.
Çdo të mirë.
Me respekt, Betimi.

PËRGJIGJE:
I nderuar Betim. Ju keni patur një intervenim të pëlhurës, por mos harroni që problemi kryesor tek ju janë inflamacionet e brendshme të syrit apo uveitet. Ankesat që i përmendni, mund të jenë të lidhura me inflamacionin, prandaj duhet bërë një kontrollim të syrit, për të eliminuar inflamacionet e mundshme, tensionin e syrit dhe në fund të bëhet përcaktimi i syzeve.


Djali im 25 vjeçar qe sa kohë ankohej që me syrin e djathtë ka problem shikimi (shikim të turbullt). Këto ditë është diagnostikuar me Uvitis. Është duke i përdorur ca pika në çdo orë dhe i kanë propozuar operim pas një kohe. Jam shumë i brengosur sepse ai po merr edhe terapi për tuberkuloz, edhepse në analizat e bëra, nuk tregon për një sëmundje të tillë. Jetojmë jashtë Kosovës dhe iu kisha lutur të na ndihmoni se ç'është kjo sëmundje, a ka shërim dhe çfarë lidhje ka kjo me tuberkulozin.  Me padurim pres përgjigjen dhe këshillat tuaja. Me respekt prindi i brengosur, Kanada.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Uveitet apo inflamacionet e syrit mund të jenë të lidhura me sëmundjet e përgjithshme (edhe me tuberkulozin). Pra, uveiti është një pezmatim i syrit i cili vjen nga ndonjë vatër tjetër në organizëm. Prandaj, nëse është përcaktuar që djali juaj ka tuberkuloz, atëherë me trajtimin e tuberkulozit do të duhej që edhe pezmatimi i syrit të përmirësohej. Nëse, uveiti nuk përsëritet, dhe nëse nuk jep komplikime tjera (si p.sh. tension të syrit, apo përfshirje të pjesës së pasme të syrit), atëherë prognoza nuk është e keqe.


Përshëndetje doktor. Ju drejtohem sepse ka filluar të më pengojë drita në sy. Okulisti më ka dhënë Dobradex pika, por problemi ka vazhduar. Pas një jave kam shkuar te një okulist tjetër, i cili më tha të përdori pika loti, sepse e ndjeja sikur më terej syri nganjëherë. Poashtu më ka udhëzuar të fotografoj sinuset, për të cilët, pas incizimit më ka thënë se nuk bëjnë problem. Pastaj më ka dhënë Hiconcil, pika Drinef, Ephedrin, Vitaminë c dhe Chloramfenicol për ta lyrë hundën. Pas një jave përdorimi, tash kam djegësi në të dy sytë, sidomos natën. Ju lutem doktor, tregomëni çfarë të përdori?

PËRGJIGJE:
I nderuar. Nëse nuk keni patur ndonjë trup të huaj në sy, atëherë djegësimi i syve mund të jetë pasojë e ndonjë inflamacioni, apo më shpesh pasojë e terjes së sipërfaqes së syve. Prandaj, duhet përjashtuar prezencën e trupit të huaj dhe infeksionit, e pastaj të përcaktohet sasia e lotit (ekziston një test që quhet Shirmer test), dhe mund të përdor lot artificial. Natyrisht, mos harro: djegësimi i syve shumë shpesh shkaktohet nga pagjumësia, qëndrimi në ambiente me tym duhani, lodhja e tepërt, qëndrimi i gjatë para ekraneve (TV apo kompjuter), etj.


Përshëndetje redaksisë dhe doktorit. Ka disa ditë që më shfaqen disa të rrahura sikur të zemrës në pjesën e sipërme të syrit, afër vetullave vetëm në njërin sy. Qëndroj para kompjuterit me orë të tëra qe disa vite, por këtë problem nuk e kam pasur asnjëherë. Mbes me shpresë se do të marrë përgjigje nga oftalmologu.
Përshëndetje, Zoti ju shpërbleftë.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Së pari duhet parë a keni shenja tjera, p.sh. skuqje të syrit, zgjerim të kapilarëve të syrit, etj, pasi ndonjëherë të rrahura në sy mund të jenë pasojë e sëmundjeve tjera të enëve të gjakut të kokës, p.sh. ndonjë anomali e enëve të gjakut. Gjithsesi, më së miri do të ishte të kontrolloheni te mjeku juaj i syve, dhe të eliminohen sëmundjet e syrit dhe poashtu shumë shpesh kjo është shenjë e sëmundjes së sinuseve, prandaj duhet të konsultohet edhe mjeku i ORL-së.


Doktor, e kam vajzën 6 vjeçe, para disa muajve filloi të lëvizë syrin e majtë, t’i bashkojë qepallat me një lëvizje shumë të shpejtë dhe të shpeshtë, çka më shqetësoi shumë dhe e dërgova te një mjek në Prishtinë, mirëpo ai më tha se e bën për të tërhequr vëmendjen tuaj. Për dy muaj më nuk e përsëriti, mirëpo tash prapë ka filluar dhe tani jo vetëm njërin, por të dy, i bashkon qepallat (më duket më shpesh se normal). Pres një këshillë nga ju.
Nëna e shqetësuar.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Pajtohem me mjekun ku e keni kontrolluar. Nëse nuk ka probleme tjera me sy, atëherë kjo është në kuadër të zhvillimit psikologjik të fëmijës dhe nuk ka nevojë për shqetësim. Me rëndësi është që ju mos t’i kushtoni shumë vëmendje kësaj dukurie dhe ajo do të kalojë vetvetiu.


Përshëndetje doktor, jam 17 vjeç, shpesh kam dridhje të kapakut të syrit të majtë. Nuk di çfarë të bëj, kam qenë te një otorinolaringolog sepse kam shpesh bllokim të hundëve dhe ai më ka thënë se i kam sinuset. A mund të jetë kjo arsyeja që kam dridhje të kapakëve të syrit.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Nëse nuk keni ankesa tjera, atëherë dridhjet e kapakëve janë të natyrës psikologjike, apo lodhjes, stresit etj, prandaj nuk ka arsye për shqetësim.


Përshëndetje i nderuar doktor. Jam 47 vjeçar, para 3 vjetësh kam filluar të bart syza për afër (kompjuter) me dioptri 0,5 dhe për një kohë të shkurtë kam kaluar në 1,5, ndërsa tani edhe kjo dioptri nuk është e mjaftueshme për gazetë apo celular. Çka është problemi im, a mundem ta parandaloj pak gjendjen me ndonjë terapi.
Ju lutem më përgjigjuni.

Isaku.

PËRGJIGJE:
I nderuar z. Isak, dioptria për afër fillon rreth moshes 45 vjeçare dhe zakonisht dioptria duhet rritur çdo 3-5 vite. Megjithatë, ka mundësi që ju keni edhe ndonjë dioptri për larg (hyperopi) dhe në këto raste dioptria për afër rritet më shpejt (për shkak se i shtohet edhe dioptria për larg).
Pa marrë parasysh, nëse pamja me syza është në rregull, atëherë nuk duhet të brengoseni. Parandalim nuk ka, ndërsa ekziston mundësia për intervenime refraktive (nëse keni probleme me pamje në largësi dhe në afërsi, atëherë në moshën tuaj mund të implantohen thjerrëzat multifokale që mundësojnë pamjen në largësi dhe afërsi).


Jam 18 vjeçar, qe 10 vite mbaj syze, diopria ime është +6.50 me +1, dmth dy diopri me një sy edhe tjetri ashtu afërsisht. Doktor, prej nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë gjasat reale për t’i hequr syzet?
Ju përshëndes dhe ju lutem të më përgjigjeni.
Ylberi.

PËRGJIGJE:
I nderuar Ylber, gabimet refraktive zakonisht janë qe nga lindja, sidomos në rastin tuaj. Gjasat per me u largu nga syzat ekzistojnë nëpërmes intervenimeve refraktive megjithëse rezultatet janë të kufizuara tek dioptria plus.


I nderuar, çka është "Papilloma" në mjekësi? Në syrin e djathtë e kam një lyth, nganjëherë e ndiej një dhimbje në sy dhe mbi sy, ana e djathtë e kokës, por ndodh që edhe të skuqet dhe ënjtet pjesa e sipërme e syrit. Kam pak temperaturë, nuk me pengon në të pamur, vetëm se jam e shqetësuar. Pres këshillën tuaj.
Ju faleminderit!
Hidajetja.

PËRGJIGJE:
E nderuara znj. Hidajete. Papilloma është një rritje beninje-tumor beninj, pra e natyrës së mirë, që nuk shkakton probleme. Mund të largohet pa ndonjë problem me anë të intervenimit kirurgjik.


I nderuari doktor, kam problem me syrin e djathtë, nuk mund të shoh mirë (shoh turbullt, siç thonë). Dioptrinë në të majtin e kam 2, kurse në të djathtin 4. Do kisha pasur dëshirë t’i hiqja syzet, të bartja thjerrëza, por nuk më pëlqejnë ato thjerrëza që ta rrisin bebëzën e syrit.
A kam shërim në ndonjë vend të botës dhe a ekzistojnë ato lloje te thjerrëzave që nuk e rrisin bebëzën e syrit.
Rinori

PËRGJIGJE:
I nderuar Rinor, në bazë të letrës tënde, nuk e dimë se a bëhet fjalë për dioptri minus apo plus. Nëse e ke dioptrinë minus, kjo të bën një kandidat të mirë për intervenim laserik. Sa i përket thjerrëzave, duhet të shikosh dhe të konsultosh dyqanet optike, të cilat mbajnë thjerrëza.


Doktor, unë kam bërë vendosjen e thjerrëzave me laser, para 8 muajve, në ordinancën ku punoni ju, por tashti po kam kruarje dhe skuqje të syve, ndonjëherë. Desha t’ju pyes se, a është normale kjo dhe a duhet të përdor pika për sy.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt. Agroni.

PËRGJIGJE:
I nderuar Agron, skuqjet dhe kruarjet e syrit janë zakonisht për shkak të ndonjë reaksioni alergjik nga jashtë, apo tharjes së sipërfaqes së syrit. Varësisht prej shkakut përshkruhet edhe terapia, por me rëndësi është që nuk shkaktojnë dëme brenda në sy.


Përshëndetje doktor Valbon. Jam 24 vjeç, kur shikoj televizion, e veçanërisht kur punoj në kompjuter, shumë herë më thahet loti në sy dhe më dalin disa pika të kuqe në pjesën e bardhë të syrit.
Pres një këshillë nga ju.
Me respekt, Shkodrani.

PËRGJIGJE:
I nderuar Shkodran, ankesat të cilat i cekni, janë shumë të shpeshta dhe janë pasojë e qëndrimit të gjatë para televizionit dhe kompjuterit, por nuk janë serioze. Megjithatë, vet e thoni, shumë shpesh shkaktojnë tharje të sipërfaqes së syrit. Në këto raste është mirë të bëhen pushime të shpeshta gjatë shikimit të TV apo qëndrimit para kompjuterit, dhe mund të përdoren edhe pika lot artificial.


Tung doktor. Një shok i imi ka probleme me sy qe një kohë të gjatë. dg: OU : Macular Distrophy (fundus flavimaculutus or stargards disseas).
Desha të di se si trajtohet kjo diagnozë dhe a janë i vetmi shërim qelizat burimore pluripotente -stem cells.
Faleminderit. Edi.

PËRGJIGJE:
I nderuar Edi, me siguri e din që sëmundja Stargard prek pamjen qendrore dhe zakonisht pamja periferike është mjaft e mirë. Momentalisht ka trajtim parcial vetëm në rast të zhvillimit të membranës neovaskulare horoidale (CNV). Në SHBA, FDA (agjencioni për administrim të barnave), në mars të këtij viti, ke lejuar fillimin e provave klinike në qeniet njerëzore për trajtimin e kësaj sëmundje me anë të qelizave ‘stem cell’ dhe ky është një lajm i mirë. Provat klinike me shtazë eksperimentale kanë dhënë rezultate shumë të mira në trajtimin e kësaj sëmundjeve me anë të kësaj teknologjie (‘advanced cell technology’).
Deri në aplikimin e gjerë në popullatë, shoku yt duhet të mbajë syza me mbrojtje ndaj rrezeve UV dhe në rast të pamjes së dobët mund të ndihmohet me mjete zmadhuese për të mundësuar një shikim më të mirë. Natyrisht, duhet të vizitohet te mjeku i syve rregullisht për të përcjellë gjendjen dhe për të trajtuar eventualisht zhvillimin e CNV.


Përshëndetje doktor. Jam një vajzë 18 vjeçe. Kam një vit që mbaj syze me numër -1. Do t’ju pyesja nëse mund të hiqen përgjithmonë me rreze laser këto syze. Faleminderit.
Alba.

PËRGJIGJE:
E nderuara Alba. Dioptria minus largohet me rreze laser, dhe rezultatet më të mira arrihen me dioptrinë minus. Poashtu, është mirë të dihet nëse dioptria nuk ka ndërruar në 2 vitet e fundit.


Jam 53 vjeçe dhe po ju drejtohem ju duke shpresuar në shërimin dhe sugjerimet e juaja për një brengë dhe shqetësim që e kam me sytë. Kur është ftohtë dhe frynë era, gjatë ecjes më lotojnë sytë, por edhe hundët. Dua të di, a ka ndonjë ilaç për këtë sepse nuk kam qenë te oftalmologu duke menduar se nuk ekziston asgjë që ndalon këtë formë lotësh.
E brengosura, Xheki.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Tek ju duhet të shikohet nëse kanalet e lotit janë të kalueshme. Nëse kanalet e lotit janë të kalueshme dhe ju nuk keni ankesa tjera, atëherë lotimi i syrit është normal (disa mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të jashtme).


Jam Linda kam një problem me djalin tim 10 vjeçar. Atij, sytë i skuqen dhe i paraqiten disa shenja të bardha. E kam dërguar te mjeku dhe më ka udhëzuar që të përdor betabioptal yndyrë, i cili e qetëson, por pas një kohe prapë i skuqen. Vetëm gjatë verës kur jemi për pushime ky problem eliminohet për shkak që fëmija është të shumtën e kohës në ujë. Përveç kësaj, ka një muaj që ka filluar të bart syze me dioptri -0.50, djali është adaptuar shumë mirë, mirëpo skuqja dhe luspat e bardha prapë vazhdojnë. Kjo sëmundje a do të vazhdojë dhe çka më këshilloni. Mbes me shpresë se do marr përgjigje.
Me respekt, Linda.

PËRGJIGJE:
E nderuara Linda. Nga letra juaj duket që djali juaj mund të ketë një inflamacion kronik të kapakëve, që quhet blepharit. Në këto raste duhet të përcaktohet saktë nëse fëmija ka nevojë për syza, dhe pastaj duhet të trajtohet blephariti, i cili zakonisht kërkon kohë dhe durim. Trajtimi kërkon higjienë të mire të kapakëve, largim nga ngacmimet e jashtme (tymi i duhanit, pluhuri, etj), trajtim me terapi. Megjithatë, së pari duhet që oftalmologu të përcaktojë diagnozën e saktë.


Përshëndetje doktor. Kam një pyetje. Nëna ime është 55 vjeçare dhe ka probleme me njërin sy, i shfaqet një dritë çdo 5 minuta, sidomos në mbrëmje dhe thotë që e pengon shumë. Është shumë e merakosur kjo po i ndodh tash së voni. Të lutem, më kthe një përgjigje.
Mirsadi.

PËRGJIGJE:
I nderua Mirsad. Shfaqjet e dritës (ne forme të shkëndijave apo vetëtimës) mund të jenë shenja të ndryshimeve në fundin e syrit – retinë, dhe kërkojnë ekzaminim detal nga mjeku i syve, pasi ndryshimet në fundin e syrit mund të jenë serioze. Prandaj, ju lutem kërkoni ndihmën e mjekut të syve.


Përshëndetje doktor. Vuaj nga sëmundja e syrit keratokonus, cila secilën herë e më shumë më humbë të pamurit e syrit. Ju lutem, më tregoni, a ka shërim dhe a mund të ndodhë që të humbi të pamurin. Faleminderit.
Resmija.

PËRGJIGJE:
E nderuara Resmije. Keratokonusi është sëmundje e sipërfaqes së syrit-kornesë. Sipërfaqja e syrit nga forma sferike bëhet në formë konusi dhe hollohet. Varësisht nga gjendja dhe avancimi i sëmundjes trajtimi është: trajtimi me rreze ultraviolete dhe riboflavin (që ndikon në trashjen e kornesë), futja e unazave speciale në korne dhe nëse gjendja është e avancuar atëherë duhet të bëhet keratoplastika (transplantimi i kornesë). Zakonisht, këto trajtime janë mjaft të suksesshme.
 


 

Fotografia: D.Valbon Ajazaj, mr. sci., oftalmolog

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.