Dr. Ylfete A. Shatri - Muçaj, Dermatovenerolog & Farmokolog Klinik

20:53 / 27.04.2013
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Ylfete A. Shatri - Muçaj
Dermatovenerolog & Farmokolog Klinik

Unë jam një vajzë 16 vjeçare dhe kam një problem me duart e mia. Shuplakat e duarve më djersiten shumë. Në fillim kam menduar se kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta, por kam vërejtur se ato më djersiten edhe gjatë dimrit. Kjo është ndonjë sëmundje apo ndodh vetëm për shkak të moshës apo stresit?!

Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj!

PËRGJIGJE:
Sa i përket hiperhidrozes apo djersitjes së shuplakave të duarve, ajo varet nga disa faktorë (si p.sh. stresi apo ndonjë sëmundje, që më së shumti vjen si pasojë e stresit). Edhe ju duhet të kontaktoni me dermatologun ose para se të shkoni tek dermatologu mirë do të ishte t’i bëni analizat e hormoneve të tiroides (T3,T4,TSH) e më pas shohim se a duhet kontaktuar edhe endokrinologun. Për antistres përdorni Vit.B6 (Bedoxin tabl 1+0+2) dhe Vit.C eferveta 2x1.

Jam 15-vjeçare, në fytyrë kanë filluar të më formohen pika të zeza. Këso lloje të pikave kam p.sh edhe ne shpinë, mirëpo ato i kam që prej se kam lindur.

Pres këshillën tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:

Varet se çfarë pikash të zeza e keni fjalën (nëse janë nga yndyra, siç i quajmë- comedone, ato pastrohen përmes pastrimit fizikal me vapazon apo losione të ndryshme që përmbajnë keratolitik, e nëse ato janë në formë nishanesh nuk kemi si t’i parandalojmë, përveç aplikimit të kremrave të ndryshme me faktorë mbrojtës nga dielli dhe që përmbajnë antipirin. Mirë do të ishte të paraqiteni tek dermatologu, sepse duhet pare prej së afërmi ndryshimet tuaja.

Jam, 22 vjeçe, nga Prishtina. Kohët e fundit kam kuptuar se përdorimi i lapsit të syve më bën keq (kur e përdor, më skuqen sytë). A mund të jem alergjike nga përdorimi i tij?
PËRGJIGJE:
Të gjitha produktet e kozmetikës dhe ato të higjienës e të kujdesit personal u shkaktojnë alergji personave të ndjeshëm ndaj tyre. Në rastin tuaj, ju jeni alergjike nga përdorimi i lapsit të syve ndaj bëni kujdes në cilësinë e lapsave që përdorni (mirë është të jenë antialergjike) ose në qoftë se alergjia vazhdon, nuk duhet t’i përdorni fare ato.

Unë jam një zonjë 30-vjeçare dhe kam dëshirë të di se çfarë kremi të përdori për moshën time (e kam fjalën për krem kundër rrudhave). E kam lëkuren e thatë, kam pak pigmente (këto më paraqiten zakonisht stinës së vjeshtës dhe pranverës) dhe për momentin jam duke e përdorur krem kundër rrudhave të firmës "nivea Q10", mirëpo nuk po e di se a është adekuate ky krem. Kisha pasur dëshirë të më tregoni se çka të përdori kundër rrudhave, çfarë maske si dhe a ka diçka tjetër që e mbron lëkuren nga procesi i plakjes -veç jo ndërhyrje kirurgjike, si dhe mundësisht më trego ndonjë krem për pigmente.

PËRGJIGJE:
E nderuara zonjë, më vjen mirë që keni një shprehi aq të mirë për mbajtjen dhe ruajtjen e lëkurës. Kjo është një kulturë që secila femër duhet ta ketë, suksese!
Sa i përket problemit tuaj, unë në përvojën time kam mjaft sukses. Lëkura e juaj kërkon një përkushtim, sidomos ditën gjatë ekspozimit në diell, ku në atë kohë duhet të përdorni kremra mbrojtëse nga dielli, ndërsa në mbrëmje kremra ushqyese dhe me depigmentues, të cilat mund t’i gjeni si preparate magjistrale dhe nëpër kozmetika apo barnatore. Edhe kremrat kundër rrudhave duhet të përdoret vetëm përreth syve në mbrëmje.

Përshëndetje doktoreshë e respektuar. Jam 29 vjeçe, gjatë shtatzënisë më kanë dalë disa njolla të kafta në fytyrë. Mjekët gjinekologë më thonin që pas lindjes ato hiqen vet, gjë që nuk ka ndodh. Nganjëherë, ato, zverdhen e kur jam në kontakt me të ftohtin, mbyllen gati si të mavijosura.
A ka gjasa që këto njolla të hiqen, çfarë më rekomandoni?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar, problem i njollave të kafta në fytyrë është multidicsiplinar: Së pari duhet ta di qe sa kohë keni lindur, pra, a kanë kaluar 9 muaj apo jo. Pastaj preferoj analizat hormonale dhe trajtimin me preparate magjistrale, e sipas rastit edhe trajtim fizikal shtesë. Në përvojën time, më se 95% pacientet kanë pasë sukses, por secili rast është individual, te disa trajtimi shkon më shpejt e te disa më ngadalë. Por, suksesi nuk mungon.
Me respekt.

Përshëndetje, jam 22 vjeç, kam akne në fytyrë. Aknet në lëkurë herë dalin, e herë pas here më hiqen, por tani kanë filluar të më formatohen disa kokrra nën lëkurë me madhësi afërsisht sa kokrra e fasules.
Jam shumë i shqetësuar, prandaj ju lutem që të më ndihmoni.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, mirë do ishte, që sa më shpejt të lajmëroheni tek dermatovenerologu, sepse ju, me siguri duhet të filloni trajtimin intensiv me antibiotik dhe vitamina, si dhe terapi lokale me preparate magjistrale. Derisa të caktoni terminin për kontroll, filloni terapinë me antibiotik: 1. Doksicyclin caps a 100mg 2x1 çdo 12 orë, 7 ditë pas buke; 2. B-complex drg 2x1, 7 ditë; Vit.C eferveta 2x1; Vit. B6 tabl 1+0+2, si dhe regjim dietal.

Jam 15 vjeçare dhe kam akne ose puqura në fytyrë. A do të kishit mundur të më ndihmoni më këshillën tuaj se si t’i largoj puçrrat nga fytyra?
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Jeni në moshën më problematike, ku aknet nëse kanë filluar të dalin, ato duhet trajtuar gjithsesi, sidomos nëse janë më të shprehura dhe të acaruara. Nëse nuk janë të shprehura shumë, mund të përdorni preparate të ndryshme të dedikuara për akne dhe lëkurë të ndejshme, si dhe të mbani higjienën personale dhe të keni kujdes në ushqim (të mos përdorni ushqim nga skara, lëngje të gazuara me sheqer, çokolata, grizina-fara, arra, lajthia, kikirikë, etj), të mos përdorni kremra të yndyrshme, gele të ndryshme, kremra ushqyese - të cilat janë të dedikuara për lëkura të yndyrshme dhe të moshës së shtyer. E nëse gjendja e juaj është më e acaruar, ju kisha këshilluar që të paraqiteni tek dermatologu, sepse duhet trajtim edhe me preparate tjera, si antibiotikë lokalë dhe sistemik, vitamina etj.

Jam 28 vjeçare. Më brengos një vijë vertikale e cila po më formohet në mes të vetullave. E di që mosha mund të bëjë të veten, mirëpo më intereson a ka mundësi të parandalohet një gjë e tille dhe çka do të kishte rezultat në këtë rast. A ka ndonjë krem adekuat apo duhet vetëm me ndonjë ndërhyrje tjetër. Ju faleminderit. Mezi pres përgjigjen tuaj!
Shqipe

PËRGJIGJE:
Jeni në një moshë relativisht të re dhe nuk ka arsye për brengosje për një vijë vertikale në mes vetullave, sepse, ajo mund të jetë edhe me predispozita familjare, si dhe e shprehisë së mimikës si pasoje e mosmbajtjes së syzave mbrojtëse të diellit, apo ndoshta edhe keni nevojë për dioptri (për syze). Sa i përket parandalimit , ato që i ceka më lart janë si arsye, si dhe kremrat mbajtëse adstringente dhe ushqyese, të cilat më tepër janë si preparate magjistrale, ku për këtë arsye mund të paraqiteni tek dermatologu i preferuar.

Përshëndetje doktoreshë, jam një djalë 17 vjeçar, kam problem me akne në fytyrë. Para një viti kam përdorur një losion dhe krem të quajtur "DDD-medicament" të cilin e kam siguruar nga Gjermania. Në fillim ka ndikuar pozitivisht, më janë larguar 80% e akneve, por pasi qe isha gjatë pushimeve në det, gjendja më është keqësuar nga kripa dhe uji i detit, kështu që tani preparati të cilin e kam përdorur, nuk po ndikon më. Të lutem, nëse ka mundësi të më këshillosh, të vazhdoj me atë preparat, apo mund të më sugjeroni diçka tjetër.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje i nderuar. Problemi i akneve është mjaft i shpeshtë, sidomos në moshën tuaj. Por, ai duhet trajtuar një kohë të gjatë dhe të jeni i durueshëm. Me siguri problemi i juaj është më serioz, sepse, jo të gjithë personat me akne mund t’i largojnë dhe shërojnë aknet me preparate të gatshme dhe kozmetike që janë në tregun botëror. Andaj, rasti juaj kërkon trajtim nga ana e profesionistit – mjekut (dermatovenerologut), sepse nëse keni superinfeksion (puçrra me qelb, të forta, skuqje dhe dhembje) duhet filluar trajtimin me antibiotik dhe trajtime fizikale shtesë nga ana e profesionistit, që më vonë mos të keni problem me shenja (vraja). Mirë do ishte që sa më shpejt të kontaktoni me mjekun (dermatologun), e deri atëherë, keni kujdes në regjimin dietal (të mos konsumoni ushqim të skarës, çokollata me lajthi, kikirikë, arra, fara, grizina të fërguara dhe konservuara, siç janë çipsi, ‘smoki’ etj , si dhe lëngje të gazuara me sheqer (coca cola), të mos i bëni flokët me gel, ta pastroni fytyrën me ujë të vakët ose me losione antiseptike përmes tuferave të gazës (unë personalisht e preferoj losionin magjistral ANTISEP-V, sepse ka treguar sukses të madh në mirëmbajtjen e lëkurës së ndjeshme dhe me akne).
Me respekt.

Përshëndetje, jam 23 vjeçare. Ka një kohë të gjatë që nën sy kam mavijosje.
Cila do të ishte këshilla juaj doktoreshë?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Sa i përket problemit tuaj , “mavijosja” rreth syve është një problem multidisiplinar, sepse mund të jetë gjenetik, pastaj si pasojë e problemeve shëndetësore (problem me gjëndrën e tiroides, pastaj veshkave, anemisë…), për çka duhen bërë analizat specifike për të vërtetuar shkakun. Por, mirë do ishte që t’iu shoh personalisht. Me respekt.

Përshëndetje. Kam një problem me lëkurë, në disa pjesë të duarve dhe në këmbë më kruhen shumë nganjëherë, tani jam duke përdor Kuterid dhe nëse i lyej me të çdo natë nuk më kruhen më, mirëpo nëse një kohë nuk i lyej, atëherë prapë fillon dhe më kruhet lëkura në disa pjesë të trupit.
Do të doja të dija si mund të më ndihmoni.

PËRGJIGJE:
Sipas përshkrimit tuaj, me sa e kuptova unë, ju vuani nga ekzema (majasili), mirëpo unë nuk preferoj që Kuterid kremi të përdoret vazhdimisht, sepse ky është një kortikosteroid mjaft i fortë dhe aplikimi i tij një kohë të gjatë e dëmton lëkurën (duke e atrofuar-tëholluar, e më pas mund të paraqiten ragada-plasaritje të lëkurës dhe superinfeksione. Mirë do të ishte që të paraqiteni tek dermatologu, se më e arsyeshme është përdorimi i kremrave magjistrale dhe të merret anamneza më e hollësishme, e pastaj edhe trajtimi më adekuat në bazë të llojit të ekzemës.

Jam 24 vjeçe dhe me shqetëson rënia e flokëve. Kam pasur flokë të bukur dhe më janë bërë më të dobët se më bien shumë dhe nuk rriten në mënyrë të duhur. Kam bërë të gjitha analizat dhe më kanë dalë mirë, nuk kam zbokth, nuk di si të veprojë. Flm shumë

PËRGJIGJE:
Rënia e flokëve është si pasojë e shumë faktorëve-shkaktarëve, si p.sh. në radhë të parë stresi (i cili shkakton çrregullime të ndryshme hormonale), pastaj infeksionet e ndryshme bakteriale, virale apo superinfeksione të ndryshme, anemia, sëmundjet autoimune, një dhëmb i prishur, pastaj sy metabolikë apo malapsorcioni, aplikimi i preparateve të ndryshme, siç janë disa prej medikamenteve (antibiotikëve, hormoneve, përdorimi i ndonjë shamponi apo geli që nuk e përballon floku i juaj, dietat e ndryshme etj, etj). Deri sa të paraqiteni tek dermatologu do ju këshilloja që flokët t’i pastroni me shampon, të cilit do t’i shtoni lëng hudhre. Mos e shampononi kokën më shumë se një herë dhe mos përdorni forcë mekanike - pra, pastrim sa më i lehtë. Ndërkohë merrni edhe Bedoxin tabl 1+0+2-si antistres;Vit.C eferveta 2x1; Magnezium eferveta 2x1; Panthenol oribl 2x1.
Pra, analiza ka shumë që duhet bërë dhe gjithsesi duhet të kontaktoni me dermatologun. Suksese!

Babai im ka larguar lythat e zeza te një mjek i njohur në Kosovë? Ju lutem më tregoini se sa është e rrezikshme kjo ndërhyrje?

PËRGJIGJE:
Nuk keni pse të shqetësoheni, lythat e zeza nëse fillojnë të kruhen, skuqen, të shkaktojnë dhembje, rriten dhe mund të gjakosin. Shumë më mirë është të largohen se sa të mbahen, sepse nëse i mbani ato kanë gjasa të jenë të rrezikshme,e nëse largohen, eliminohet rreziku. Unë këshilloj përdorimin e kremrave epitelizuese dhe me faktor mbrojtës nga dielli (me faktor më të lartë se 30 apo 50-SPF 50) si dhe kremra me Antipirin-pra, si preventivë.

Ka dy vite që më janë shfaqur mitiserat, bëj trajtime të veçanta mirëpo pas 1-2 ditëve më shfaqen sërish.

PËRGJIGJE:
Trajtimi i “mitiserave”- comedoneve kërkon një kohë të gjatë. Pas trajtimit duhet mirëmbajtur lëkurën me preparate të ndryshme për lëkurë të yndyrshme, në mënyrë që ato të pengojnë apo zvogëlojnë paraqitjen e serishme të comedoneve. Losionet antiseptike –tharëse, si dhe kremat hidrante me adstringens janë të mira për lëkurën tuaj (siç janë ANTISEP-V losion & krema, DIADERM losion&krem). Mirë është që lëkura të pastrohet sa më shumë përmes gazës me çaj kamomili të vakët e më pas me preparatet e lartshënuara. Ose brenda mundësive të kontaktoni me dermatologun.

Jam 15-vjeçare, në fytyrë kanë filluar të më formohen pika të zeza. Këso lloje të pikave kam p.sh edhe ne shpinë, mirëpo ato i kam që prej se kam lindur. Pres këshillën tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Varet se çfarë pikash të zeza e keni fjalën (nëse janë nga yndyra, siç i quajmë- comedone, ato pastrohen përmes pastrimit fizikal me vapazon apo losione të ndryshme që përmbajnë keratolitik, e nëse ato janë në formë nishanesh nuk kemi si t’i parandalojmë, përveç aplikimit të kremrave të ndryshme me faktorë mbrojtës nga dielli dhe që përmbajnë antipirin. Mirë do të ishte të paraqiteni tek dermatologu, sepse duhet pare prej së afërmi ndryshimet tuaja.

Përshëndetje e nderuara Z. Ylfete. Kam një hall, qysh në moshën e hershme për të cilin ende nuk gjeta zgjidhje. Problemi është tek qimet e padëshiruara në fytyrë dhe nëpër trup. Përdori një aparat depilimi që punon me rrymë dhe një krem nga" oriflame " që gjoja ndikon në zvogëlimin e deri te eliminimi i qimeve. U interesova edhe në internet dhe preferoheshin disa aparate me laser që mund të përdoren edhe në shtëpi, por nuk jam e sigurt a kisha guxuar me i përdor unë. Ju kisha lutur për ndonjë këshillë.
Nora

PËRGJIGJE:
E nderuara Nora, mirë do të ishte që së pari të paraqiteni tek dermatologu për të parë gjendjen tuaj faktike, pastaj do t’i merrni këshillat adekuate në lidhje me trajtimin tuaj adekuat.

Jam 18 vjeçare, kam akne, më trego si t’i eliminoj?
Ardita

PËRGJIGJE:
E nderuara Ardita, para se të vendosni për të kontaktuar me dermatologun tuaj të preferuar ju kisha këshilluar që së pari t’i përmbaheni regjimit dietal dhe regjimit higjenik, ta largoni stresin, si dhe të filloni të përdorni preparatet ANTISEP-V dhe DIADERM komplet (losion dhe krem), e në to është prospekti dhe mënyra e përdorimit.

E nderuara doktoresha Ylfete. Unë e kam një vajzë të vogël 8 muaj e gjysmë dhe në kokë i ka dalë puçërr (përafërsisht sa një monedhë 10 centësh), po e kruan shumë dhe i qet gjak Kjo puçërr i ka dalë ndoshta qe dy muaj a më shumë, por i paraqitet herë pas here. Unë kam provuar me disa kremra të ndryshëm që m’i ka preferuar pediatri, por pa ndonjë përmirësim. Nganjëherë i qes pudër, kur ka kruarje. Pres përgjigjen tuaj. Me respekt, Mana.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuara Mane, sipas përshkrimit tuaj nuk mund ta di saktësisht se për çka bëhet fjalë. Ky rast duhet parë nga afër përmes llupës, e më pas mund të konkludojmë, të japim sugjerime dhe varësisht nga pasqyra klinike edhe terapia. Deri sa të kontaktojmë, vetëm pastroje me sol Povidon jod a 10% dhe lyeje me Chloramphenicol ung a 5%. Me respekt.

Përshëndetje doktoreshë e nderuar. Kam një problem, me gishtin tregues të dorës së majtë. Më është hequr thoni i këtij gishti qe një kohë të gjatë. Mjeku i lëkurës më ka udhëzuar të përdori Rojazol 30g, po e përdori, por kot. Thoni nuk po del, është i skuqur. Jam e shqetësuar për këtë. Pres përgjigjen tuaj që të më ndihmoni! Faleminderit. Lia.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje,e nderuar, edhe rasti juaj duhet parë nga afër përmes llupës, sepse nuk mund të jap konkluzione pa anamnezën e plotë të sëmundjes. Nuk besoj që kremi i lartshënuar mund t’ju ndihmojë. Me respekt.

Jam 45 vjeçare, ka disa vite që kam problem me lëkuren e duarve. Më bëhen varrë, në fillim vetëm si puçrra të kuqe e mandej e tërë lëkura e duarve. Nganjëherë edhe kruhen shumë, e pastaj djegin.
Kam qenë te mjeku dhe më ka thënë se kam ekzemë e formuar nga një lloj alergjie gjatë prekjes si pluhuri, detergjentet etj.
Kam bërë testet e alergjisë te imunologu dhe ai ka konstatuar se nuk kam alergji. Kam përdorur travazol, për një kohë më ka ndihmuar, por pas ndërprerjes, sërish po më paraqitet.
Doktoreshë, kërkoj mendimin tuaj.
Ju faleminderit, me respekt.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar, përshkrimi i gjendjes suaj tregon për diagnozë që keni cekur ju më lart, pra, është lloj ekzeme (majasil), që varësisht nga lloji dhe pasqyra klinike ordinohet edhe terapia lokale, ose ndoshta edhe ajo sistemike, varësisht nga gjendja. Edhe vet ekzema është lloj alergjie (pra, është predispozita familjare kjo që varet edhe nga gjendja juaj shëndetësore dhe kontakti me gjëra të ndryshme që iu ririton lëkurën. Por, më së miri do ishte që ta shohim konkretisht gjendjen tuaj, sepse dallon rasti prej rastit, ashtu siç dallon edhe trajtimi.
Kujdes me gjërat ushqimore, me mëlmesa, konzervans dhe detergjente të ndryshme që e acarojnë gjendjen.

Jam një vajzë 25 vjeçe dhe kam problem me tenin e fytyrë, sepse e kam shumë të thatë. Kam provuar shumë preparate kozmetike dhe nuk më kanë ndihmuar, përveç pomadës Pavloderm (për fëmijë) e cila më përshtatet më shumë. Nuk e di se a është e duhura ta përdor për fytyrë, prandaj desha të marr mendimin tuaj.
Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar, nëse tipi i lëkurës suaj është i thatë, kremi Pavloderm nuk do t’iu ndihmojë, sepse nuk i përshtatet aplikimi për kohë të gjatë. Juve iu nevojitet për mbrëmje kremra mbajtëse dhe ushqyese, e gjatë ditës kremi hidrant (për çka personalisht i preferoj kremrat magjistrale), sepse në bazë të tipit të lëkurës unë e përcaktoj kremin magjistrale të cilën duhet përdorur. Si dhe duhet të konsumoni edhe sa më shumë ujë, elektrolit dhe vitamina.
Me respekt.

Në kohët e fundit në fytyrë më janë shfaqur disa shenja të ngjashme me poret, por disi tw zgjatura dhe në forma të ndryshme, sidomos tek pjesa e poshtme e fytyrës nga mollëzat e faqeve e më poshtë, gjë që kanë bërë të mos kem tenin e bukur si më parw. Ju lutem më tregoni se çfarë mund të përdorë që te zhduken këto apo të më bëhen më të padukshme. Vërtet është diçka që po më shqetëson. Me shumë respekt Alma, 29 vjeçare! Alma

PËRGJIGJE:

Me vjen keq, por në këtë pyetje sido Që të përgjigjem, nuk do të jem e sinqertë dhe e saktë, sepse ky rast duhet patjetër të shihet me sy nga ana e dermatologut, pastaj të jepet një koment apo këshillë. Pra, ju kisha këshilluar që sa më parë të kontaktoni dermatologun tuaj të preferuar! 

Jam Valdrini, 17, kam probleme me fytyrë ngase kam skuqje gati në çdo moment emocionues apo çfarëdo qoftë...shembull kur ulem në tavolinë me një femër fillon ngadalë edhe skuqja ime e "dashur". Kisha dashur të di se si te mënjanohet ky problem që aq shumë po më shqetëson. Kam kërkuar ndihmë në këtë pjesë sepse mund të jetë edhe ajo që kam ndonjë infeksion në fytyrë. Pres me padurim përgjigjen tuaj!
PËRGJIGJE:

I nderuari Valdrin, ju keni një moshë mjaft të re, pra, jeni në kulminacionin e moshës së pubertetit dhe më duket se kjo që juve po ju ndodhë është normale, sepse disa tipa të njerëzve janë më emocional dhe emocionet e tyre janë më të shprehura dhe vërehen përmes lëkurës, sepse siq thuhet: ”lëkura është pasqyra e shpirtit”, andaj mos u bëni merak se ma merr mendja se nuk është gjë serioze. Por nëse kjo vazhdon kontaktoni dermatologun dhe do të keni rastin që më gjerësisht të analizohet problemi juaj. E deri sa të vendosni mirë do të ishte që për një kohë të merrni Vit.B6 (Bedoxin tabl.1+0+2-si antistres), pastaj Ca eferveta 2x1 për një javë dhe më gjatë, Vit.C eferveta 2x1.

Jam një vajzë 23 vjeç dhe kam një problem me lëkurën rreth syve, konkretisht në kapakun e syrit .Më janë shfaqur disa te skuqura të vogla , që më kanë thënë se janë si formë kërpudhe. Doja të dija se nga se mund të shkaktohet kjo sëmundje dhe se me çfarë duhet te mjekohet? Nita

PËRGJIJGE:

Të dhënat tuaja janë të mangëta për të dhënë një koment në lidhje me problemin tuaj, sepse ato të skuqura kanë të bëjnë nga shumë etiologji, prandaj, është e mirëseardhur që edhe ju ta konsultoni dermatologun,,sepse, nëse është vetëm skuqje mbi kapakun e syve mund te përdorni Hydrocortison ung a 1% për sy, te lyeni atë pjesë vetëm në mbrëmje pas pastrimit me caj kamomile për një javë ditë, e nëse nuk ka përmirësim të kontaktoni gjithsesi dermatologun, sepse më mirë është që ky rast të shihet me sy se sa të jepet terapia në këtë mënyrë.

- Jam një vajzë 23 vjeç dhe kam një problem me lëkurën. Më janë shfaqur disa puçrra të vogla të kuqe, që më kanë thënë se janë urtikarie. Doja të dija se nga se mund të shkaktohet kjo sëmundje dhe çfarë shenjash shfaq? Lona

PËRGJIGJE:

Shenjat klinike të urtikaries janë puçrra të vogla në lëkurë, aq sa duket sikur është prekur nga hithra. Pacienti ankohet për prurit (kruarje) të theksuar. Për sa i përket shkaktarëve do të shtonim se janë të ndryshëm dhe të shumtë. Kjo është arsyeja se urtikaria merr emërtime të ndryshme. Shkak i shpeshtë janë polenet dhe pluhuri i shtëpisë. Por urtikaria mund të shkaktohet nga medikamentet dhe në këtë rast quhet urtikarie medikamentoze. Shkaktarë të tjerë të urtikaries mund të jenë disa ushqime, kryesisht produktet e konservuara, të cilat duke pasur ngjyruesin konservant shkaktojnë një reagim më të shpeshtë në organizëm sesa reagimi që bën organizmi ndaj ushqimeve të zakonshme. Në të shumtën e rasteve shkak janë prodhimet e detit, qumështit, çokollatat, pijet alkoolike dhe ato freskuese, etj. Në mjaft raste urtikaria mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm si: rrezatimi i diellit, i nxehti, i ftohti, por dhe nga shtypjet dhe presionet.

Jam 32 vjeçe dhe që nga fëmijëria kam problem me lëkurën, sepse duart më bëhen varrë. Të gjithë më thonë se e kam majasilin dhe që duhet të ruhem në ushqim, psh mos të ha turshi. Kam qenë edhe te mjeku dhe kam përdorë krem për duar, por prapë se prapë kam problem. Shpeshherë duart me qesin edhe gjak. Ju faleminderit. Me respekt Antigona.

PËRGJIGJE:

Po, në bazë të përshkrimit tuaj ju keni një lloj ekzeme apo “majasil”, mirëpo duhet verifikuar cilin lloj dhe prej nga përkeqësohet gjendja juaj. Mirë do të ishte që gjithsesi të caktoni një termin për konsultë dermatologjike prej së afërmi, kështuqë tretmani të jetë sa më adekuat. Deri atëherë keni kujdes me ushqimin, trajtimin higjenik, të mos pastrohen duart me sapun të fortë, gjatë pastrimit të enëve të përdorni dorëza mbrojtëse në mënyrë që të mos acarohen duart nga shamponi apo detergjentet e ndryshme higjenike.

Jam Merita dhe jam 35 vjeçe, brenga ime është se në mollëzat e faqeve kanë filluar të më paraqiten disa vija të kuqe sikurse kapilar të gjakut. Më intereson të dijë shkakun e paraqitjes dhe si të evitohen këto vija të kuqe nga fytyra.

PËRGJIGJE:

Edhe ju duhet ta kontaktoni dermatologun për t’u njoftuar nga afër me gjendjen tuaj lokale (se a ka të bëjë me spaider naevus apo teleangectasi) dhe varësisht nga gjendja pason edhe trajtimi.

Unë jam një vajzë 16 vjeçare dhe kam një problem me duart e mia. Shuplakat e duarve më djersiten shumë. Në fillim kam menduar se kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta, por kam vërejtur se ato më djersiten edhe gjatë dimrit. Kjo është ndonjë sëmundje apo ndodh vetëm për shkak të moshës apo stresit?! Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj!

PËRGJIGJE:

Sa i përket hiperhidrozes apo djersitjes së shuplakave të duarve, ajo varet nga disa faktorë (si p.sh. stresi apo ndonjë sëmundje, që më së shumti vjen si pasojë e stresit). Edhe ju duhet të kontaktoni me dermatologun ose para se të shkoni tek dermatologu mirë do të ishte t’i bëni analizat e hormoneve të tiroides (T3,T4,TSH) e më pas shohim se a duhet kontaktuar edhe endokrinologun. Për antistres përdorni Vit.B6 (Bedoxin tabl 1+0+2) dhe Vit.C eferveta 2x1.

Këtë verë kanë filluar të më dalin prej diellit disa flluska në qafë në formë të rrethit. Më parë si kam pasur, më brengosin shumë, çfarë mund të përdore që t’i largojë. Më parë s’kam qenë alergjike nga dielli, është mungesë e ndonjë vitamine apo diçka tjetër është në pyetje.

PËRGJIGJE:

Edhe ju gjithsesi duhet të kontaktoni dermatologun, ngase janë disa ndryshime në lëkurë që mund të dallojnë nga disa sëmundje të ngjashme dhe se pa i parë ndryshimet nga afër nuk ka shanse të përgjigjemi në mënyrë adekuate, sepse shumë ndryshime janë të ngjashme dhe nuk e dimë se a ka të bëjë me dg. Pityriasis versicolor, Hypopigmentatio apo vitiligo etj., kështuqë sa më shpejt kontakto ose cakto termin te dermatologu.

Jam 17vjeqare. Kam do akne të bardha, shumë të vogla në mjekër. Si t’i eliminoj? Kam përdorur kremra të ndryshme, por pa sukses.

PËRGJIGJE:

Për akne mund të përdorni preparatet magjistrale ANTISEP-V dhe DIADERM ose kontaktoni me dermatologun, sepse ndoshta keni nevojë edhe për trajtim fizikal.

Ju përshëndes. Jam Arta. Unë kam problem me thonj. Thonjtë e gishtërinjve i kam prerë para një viti e gjysmë dhe nuk më janë rritur më. Kam shkuar te mjeku, më ka thënë se më mungon vitamina C dhe se duhet të marr barna, Vitamina C, dhe ushqim që ka vitaminë C. Ashtu kam vepruar, thonjtë më janë rritur pak, mirëpo pasi që më janë rritur më janë thyer dhe më nuk janë rritur, janë bërë ashtu si kanë qenë më parë. A duhet të vazhdoj të pijë Vitamina C a po si duhet të veproj?

PËRGJIGJE:

Mirë do te ishte që sa më shpejt të kontaktoni me dermatologun, sepse problematika e thonjve ka të bëjë më shumë me matrixin e pllakës së thoit, i cili ka për funksion vaskularizimin, ushqyeshmërinë e thoit dhe përmban edhe elementet përbërëse të thoit. Nuk është vetëm Vit.C që ndihmon, pra, duhet bërë ndoshta edhe mbjelljen mikotike të thoit. Gjithsesi të caktoni termin sa më shpejt tek dermatologu, sepse procedura e trajtimit kërkon kohë dhe trajtim adekuat.

E nderuara doktoreshë. Jam një vajzë 21 vjeçe. Kohët e fundit shoh që në fytyrë në varësi të kohës më shfaqen disa njolla kafeje, zakonisht kur ka diell...përdori rregullisht qe një vit kremin dhe losionin ANTISEP V, por doja të dija se çfarë kremi të përdor për të trajtuar këto njolla kafe dhe nëse rrezikoj që të më përhapen më shumë tash në pranverë dhe verë. Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Besoj, se kremi dhe losioni ANTISEP-V iu kanë ndihmuar shumë. E sa i përket njollave ngjyrë kafe, varet nëse jeni tip me predispozita për paraqitjen e njollave kafe apo effelideve, atëherë mirë do të ishte që gjatë eksponimit në diell ju duhet të përdorni kremra mbrojtëse nga dielli, pra, me faktor mbrojtës –SPF mbi 30 e sa më lartë të jetë faktori, aq më mirë do të jetë efekti mbrojtës nga dielli. Mirëpo, duhet të jeni të njoftuar edhe për një arsye, se nëse përdorni barëra me veti fotosenzitive, njollat do të paraqiten edhe më shumë. Ndër barërat (medikamentet) me veti fotosenzitive janë sidomos kortikosteroidet, kontraceptivët, pastaj disa kremra që përmbajnë vajra esenciale etj. Mundësia tjetër është, që në mbrëmje të përdorni krem zbardhues, që do t’i largojë njollat e kafeje (sidomos preparatet magjistrale që përmbajnë Peroksid hydrogjeni apo Hydrochinone) të cilat janë mjaft efikase (por që duhet përdorur një kohë të gjatë – diku mbi 6 javë minimum), mirëpo gjatë ditës duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës dhe kremra që përmbajnë Antipirin.
Metodë tjetër për eliminimin e njollave kafeje është trajtimi me mikrodermoabrazion-disa seanca dhe në fund edhe trajtimi me laser, i cili është mjaft efikas, por që materialisht kushton më shumë. Suksese!
Ju këshilloj që të kontaktoni me dermatologun e juaj të preferuar, varësisht prej pasqyrës klinike.

Përshëndetje. Kam një problem me lëkurë, në disa pjesë të duarve dhe në këmbë më kruhen shumë nganjëherë, tani jam duke përdor Kuterid dhe nëse i lyej me të çdo natë nuk më kruhen më, mirëpo nëse një kohë nuk i lyej, atëherë prapë fillon dhe më kruhet lëkura në disa pjesë të trupit. Do të doja të dija si mund të më ndihmoni.

PËRGJIGJE:

Sipas përshkrimit tuaj, me sa e kuptova unë, ju vuani nga ekzema (majasili), mirëpo unë nuk preferoj që Kuterid kremi të përdoret vazhdimisht, sepse ky është një kortikosteroid mjaft i fortë dhe aplikimi i tij një kohë të gjatë e dëmton lëkurën (duke e atrofuar-tëholluar, e më pas mund të paraqiten ragada-plasaritje të lëkurës dhe superinfeksione. Mirë do të ishte që të paraqiteni tek dermatologu, se më e arsyeshme është përdorimi i kremrave magjistrale dhe të merret anamneza më e hollësishme, e pastaj edhe trajtimi më adekuat në bazë të llojit të ekzemës.

Jam 24 vjeçe dhe me shqetëson rënia e flokëve. Kam pasur flokë të bukur dhe më janë bërë më të dobët se më bien shumë dhe nuk rriten në mënyrë të duhur. Kam bërë të gjitha analizat dhe më kanë dalë mirë, nuk kam zbokth, nuk di si të veprojë. Flm shumë

PËRGJIGJE:

Rënia e flokëve është si pasojë e shumë faktorëve-shkaktarëve, si p.sh. në radhë të parë stresi (i cili shkakton çrregullime të ndryshme hormonale), pastaj infeksionet e ndryshme bakteriale, virale apo superinfeksione të ndryshme, anemia, sëmundjet autoimune, një dhëmb i prishur, pastaj sy metabolikë apo malapsorcioni, aplikimi i preparateve të ndryshme, siç janë disa prej medikamenteve (antibiotikëve, hormoneve, përdorimi i ndonjë shamponi apo geli që nuk e përballon floku i juaj, dietat e ndryshme etj, etj). Deri sa të paraqiteni tek dermatologu do ju këshilloja që flokët t’i pastroni me shampon, të cilit do t’i shtoni lëng hudhre. Mos e shampononi kokën më shumë se një herë dhe mos përdorni forcë mekanike - pra, pastrim sa më i lehtë. Ndërkohë merrni edhe Bedoxin tabl 1+0+2-si antistres;Vit.C eferveta 2x1; Magnezium eferveta 2x1; Panthenol oribl 2x1.
Pra, analiza ka shumë që duhet bërë dhe gjithsesi duhet të kontaktoni me dermatologun. Suksese!

Përshëndetje; jam 40 vjeç. Kam problem me shputa të këmbëve të cilat më plasariten vazhdimisht, e sidomos thembrat. Çfarë terapie më preferoni të përdori. Ju faleminderit.
Ahmeti

PËRGJIGJE:

Deri sa të kontaktoni me dermatologun tuaj të preferuar, mirë do te ishte që në mbrëmje t’i mbani këmbët në çaj kamomili të vakët 10-15 min, në mënyrë që të zbuten, pastaj t’i lyeni me krem, varësisht nga gjendja e keratozës (pjesës së forcuar të këmbës dhe ragades-plasaritjes duhet përdorur edhe kremat: p.sh zbutni me vazelin pastaj lyeni me Bellosalic nën okluzion pjesën e fortë e plasaritjet lyeni me Stanicid krem, pastaj me Sinodrem ung dhe Panthenol ung, por më efikase janë preparatet magjistrale që do t’i përshkruaj dermatologu.

Jam 23 vjeçar, deri në moshën 20 vjeçare as nuk kam ditur çka janë puçrrat, kurse tani më shfaqen kohë pas kohe. Problemi është se ato më hiqen, mirëpo pasi të hiqen ato lënë shenja ngjyrë kafe. Ju lutem, a mund të më tregoni se si mund t’i heq ato shenja?

PËRGJIGJE:

Varësisht nga llojet e akneve dhe trajtimi i tyre edhe shenjat janë të ndryshme. Përdorni losion antiseptik dhe epitelizues për pastrimin e fytyrës, siç është Antisep –V losioni dhe më pas kremra, e më mirë do të ishte që të kontaktoni me dermatologun për të parë prej së afërmi lëkurën dhe për të marrë vendim përfundimtar në lidhje me trajtimin (krioterapi, mikrodermoabrazion, kremra të ndryshme epitelizuese-vitaminoze apo edhe laseroterapi).

Jam 15-vjeçare, në fytyrë kanë filluar të më formohen pika të zeza. Këso lloje të pikave kam p.sh edhe ne shpinë, mirëpo ato i kam që prej se kam lindur. Pres këshillën tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:

Varet se çfarë pikash të zeza e keni fjalën (nëse janë nga yndyra, siç i quajmë- comedone, ato pastrohen përmes pastrimit fizikal me vapazon apo losione të ndryshme që përmbajnë keratolitik, e nëse ato janë në formë nishanesh nuk kemi si t’i parandalojmë, përveç aplikimit të kremrave të ndryshme me faktorë mbrojtës nga dielli dhe që përmbajnë antipirin. Mirë do të ishte të paraqiteni tek dermatologu, sepse duhet pare prej së afërmi ndryshimet tuaja.

Përshëndetje e nderuara Z. Ylfete. Kam një hall, qysh në moshën e hershme për të cilin ende nuk gjeta zgjidhje. Problemi është tek qimet e padëshiruara në fytyrë dhe nëpër trup. Përdori një aparat depilimi që punon me rrymë dhe një krem nga" oriflame " që gjoja ndikon në zvogëlimin e deri te eliminimi i qimeve. U interesova edhe në internet dhe preferoheshin disa aparate me laser që mund të përdoren edhe në shtëpi, por nuk jam e sigurt a kisha guxuar me i përdor unë. Ju kisha lutur për ndonjë këshillë.
Nora

PËRGJIGJE:

E nderuara Nora, mirë do të ishte që së pari të paraqiteni tek dermatologu për të parë gjendjen tuaj faktike, pastaj do t’i merrni këshillat adekuate në lidhje me trajtimin tuaj adekuat.

Jam 18 vjeçare, kam akne, më trego si t’i eliminoj?
Ardita

PËRGJIGJE:

E nderuara Ardita, para se të vendosni për të kontaktuar me dermatologun tuaj të preferuar ju kisha këshilluar që së pari t’i përmbaheni regjimit dietal dhe regjimit higjenik, ta largoni stresin, si dhe të filloni të përdorni preparatet ANTISEP-V dhe DIADERM komplet (losion dhe krem), e në to është prospekti dhe mënyra e përdorimit.

Jam 17vjeqare. Kam do akne të bardha, shumë të vogla në mjekër. Si t’i eliminoj? Kam përdorur kremra të ndryshme, por pa sukses.

PËRGJIGJE:

Për akne mund të përdorni preparatet magjistrale ANTISEP-V dhe DIADERM ose kontaktoni me dermatologun, sepse ndoshta keni nevojë edhe për trajtim fizikal.

Ju përshëndes. Jam Arta. Unë kam problem me thonj. Thonjtë e gishtërinjve i kam prerë para një viti e gjysmë dhe nuk më janë rritur më. Kam shkuar te mjeku, më ka thënë se më mungon vitamina C dhe se duhet të marr barna, Vitamina C, dhe ushqim që ka vitaminë C. Ashtu kam vepruar, thonjtë më janë rritur pak, mirëpo pasi që më janë rritur më janë thyer dhe më nuk janë rritur, janë bërë ashtu si kanë qenë më parë. A duhet të vazhdoj të pijë Vitamina C a po si duhet të veproj?

PËRGJIGJE:

Mirë do te ishte që sa më shpejt të kontaktoni me dermatologun, sepse problematika e thonjve ka të bëjë më shumë me matrixin e pllakës së thoit, i cili ka për funksion vaskularizimin, ushqyeshmërinë e thoit dhe përmban edhe elementet përbërëse të thoit. Nuk është vetëm Vit.C që ndihmon, pra, duhet bërë ndoshta edhe mbjelljen mikotike të thoit. Gjithsesi të caktoni termin sa më shpejt tek dermatologu, sepse procedura e trajtimit kërkon kohë dhe trajtim adekuat.

E nderuara doktoreshë. Jam një vajzë 21 vjeçe. Kohët e fundit shoh që në fytyrë në varësi të kohës më shfaqen disa njolla kafeje, zakonisht kur ka diell...përdori rregullisht qe një vit kremin dhe losionin ANTISEP V, por doja të dija se çfarë kremi të përdor për të trajtuar këto njolla kafe dhe nëse rrezikoj që të më përhapen më shumë tash në pranverë dhe verë. Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Besoj, se kremi dhe losioni ANTISEP-V iu kanë ndihmuar shumë. E sa i përket njollave ngjyrë kafe, varet nëse jeni tip me predispozita për paraqitjen e njollave kafe apo effelideve, atëherë mirë do të ishte që gjatë eksponimit në diell ju duhet të përdorni kremra mbrojtëse nga dielli, pra, me faktor mbrojtës –SPF mbi 30 e sa më lartë të jetë faktori, aq më mirë do të jetë efekti mbrojtës nga dielli. Mirëpo, duhet të jeni të njoftuar edhe për një arsye, se nëse përdorni barëra me veti fotosenzitive, njollat do të paraqiten edhe më shumë. Ndër barërat (medikamentet) me veti fotosenzitive janë sidomos kortikosteroidet, kontraceptivët, pastaj disa kremra që përmbajnë vajra esenciale etj. Mundësia tjetër është, që në mbrëmje të përdorni krem zbardhues, që do t’i largojë njollat e kafeje (sidomos preparatet magjistrale që përmbajnë Peroksid hydrogjeni apo Hydrochinone) të cilat janë mjaft efikase (por që duhet përdorur një kohë të gjatë – diku mbi 6 javë minimum), mirëpo gjatë ditës duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës dhe kremra që përmbajnë Antipirin.
Metodë tjetër për eliminimin e njollave kafeje është trajtimi me mikrodermoabrazion-disa seanca dhe në fund edhe trajtimi me laser, i cili është mjaft efikas, por që materialisht kushton më shumë. Suksese!
Ju këshilloj që të kontaktoni me dermatologun e juaj të preferuar, varësisht prej pasqyrës klinike.

Përshëndetje. Kam një problem me lëkurë, në disa pjesë të duarve dhe në këmbë më kruhen shumë nganjëherë, tani jam duke përdor Kuterid dhe nëse i lyej me të çdo natë nuk më kruhen më, mirëpo nëse një kohë nuk i lyej, atëherë prapë fillon dhe më kruhet lëkura në disa pjesë të trupit.
Do të doja të dija si mund të më ndihmoni.

PËRGJIGJE:

Sipas përshkrimit tuaj, me sa e kuptova unë, ju vuani nga ekzema (majasili), mirëpo unë nuk preferoj që Kuterid kremi të përdoret vazhdimisht, sepse ky është një kortikosteroid mjaft i fortë dhe aplikimi i tij një kohë të gjatë e dëmton lëkurën (duke e atrofuar-tëholluar, e më pas mund të paraqiten ragada-plasaritje të lëkurës dhe superinfeksione. Mirë do të ishte që të paraqiteni tek dermatologu, se më e arsyeshme është përdorimi i kremrave magjistrale dhe të merret anamneza më e hollësishme, e pastaj edhe trajtimi më adekuat në bazë të llojit të ekzemës.

Jam 24 vjeçe dhe me shqetëson rënia e flokëve. Kam pasur flokë të bukur dhe më janë bërë më të dobët se më bien shumë dhe nuk rriten në mënyrë të duhur. Kam bërë të gjitha analizat dhe më kanë dalë mirë, nuk kam zbokth, nuk di si të veprojë. Flm shumë

PËRGJIGJE:

Rënia e flokëve është si pasojë e shumë faktorëve-shkaktarëve, si p.sh. në radhë të parë stresi (i cili shkakton çrregullime të ndryshme hormonale), pastaj infeksionet e ndryshme bakteriale, virale apo superinfeksione të ndryshme, anemia, sëmundjet autoimune, një dhëmb i prishur, pastaj sy metabolikë apo malapsorcioni, aplikimi i preparateve të ndryshme, siç janë disa prej medikamenteve (antibiotikëve, hormoneve, përdorimi i ndonjë shamponi apo geli që nuk e përballon floku i juaj, dietat e ndryshme etj, etj). Deri sa të paraqiteni tek dermatologu do ju këshilloja që flokët t’i pastroni me shampon, të cilit do t’i shtoni lëng hudhre. Mos e shampononi kokën më shumë se një herë dhe mos përdorni forcë mekanike - pra, pastrim sa më i lehtë. Ndërkohë merrni edhe Bedoxin tabl 1+0+2-si antistres;Vit.C eferveta 2x1; Magnezium eferveta 2x1; Panthenol oribl 2x1.
Pra, analiza ka shumë që duhet bërë dhe gjithsesi duhet të kontaktoni me dermatologun. Suksese!

Përshëndetje; jam 40 vjeç. Kam problem me shputa të këmbëve të cilat më plasariten vazhdimisht, e sidomos thembrat. Çfarë terapie më preferoni të përdori. Ju faleminderit.
Ahmeti

PËRGJIGJE:

Deri sa të kontaktoni me dermatologun tuaj të preferuar, mirë do te ishte që në mbrëmje t’i mbani këmbët në çaj kamomili të vakët 10-15 min, në mënyrë që të zbuten, pastaj t’i lyeni me krem, varësisht nga gjendja e keratozës (pjesës së forcuar të këmbës dhe ragades-plasaritjes duhet përdorur edhe kremat: p.sh zbutni me vazelin pastaj lyeni me Bellosalic nën okluzion pjesën e fortë e plasaritjet lyeni me Stanicid krem, pastaj me Sinodrem ung dhe Panthenol ung, por më efikase janë preparatet magjistrale që do t’i përshkruaj dermatologu.

Jam 23 vjeçar, deri në moshën 20 vjeçare as nuk kam ditur çka janë puçrrat, kurse tani më shfaqen kohë pas kohe. Problemi është se ato më hiqen, mirëpo pasi të hiqen ato lënë shenja ngjyrë kafe. Ju lutem, a mund të më tregoni se si mund t’i heq ato shenja? 

PËRGJIGJE:

Varësisht nga llojet e akneve dhe trajtimi i tyre edhe shenjat janë të ndryshme. Përdorni losion antiseptik dhe epitelizues për pastrimin e fytyrës, siç është Antisep –V losioni dhe më pas kremra, e më mirë do të ishte që të kontaktoni me dermatologun për të parë prej së afërmi lëkurën dhe për të marrë vendim përfundimtar në lidhje me trajtimin (krioterapi, mikrodermoabrazion, kremra të ndryshme epitelizuese-vitaminoze apo edhe laseroterapi).

Jam 15-vjeçare, në fytyrë kanë filluar të më formohen pika të zeza. Këso lloje të pikave kam p.sh edhe ne shpinë, mirëpo ato i kam që prej se kam lindur. Pres këshillën tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:

Varet se çfarë pikash të zeza e keni fjalën (nëse janë nga yndyra, siç i quajmë- comedone, ato pastrohen përmes pastrimit fizikal me vapazon apo losione të ndryshme që përmbajnë keratolitik, e nëse ato janë në formë nishanesh nuk kemi si t’i parandalojmë, përveç aplikimit të kremrave të ndryshme me faktorë mbrojtës nga dielli dhe që përmbajnë antipirin. Mirë do të ishte të paraqiteni tek dermatologu, sepse duhet pare prej së afërmi ndryshimet tuaja.

Përshëndetje e nderuara Z. Ylfete. Kam një hall, qysh në moshën e hershme për të cilin ende nuk gjeta zgjidhje. Problemi është tek qimet e padëshiruara në fytyrë dhe nëpër trup. Përdori një aparat depilimi që punon me rrymë dhe një krem nga" oriflame " që gjoja ndikon në zvogëlimin e deri te eliminimi i qimeve. U interesova edhe në internet dhe preferoheshin disa aparate me laser që mund të përdoren edhe në shtëpi, por nuk jam e sigurt a kisha guxuar me i përdor unë. Ju kisha lutur për ndonjë këshillë.
Nora

PËRGJIGJE:

E nderuara Nora, mirë do të ishte që së pari të paraqiteni tek dermatologu për të parë gjendjen tuaj faktike, pastaj do t’i merrni këshillat adekuate në lidhje me trajtimin tuaj adekuat.

Jam 18 vjeçare, kam akne, më trego si t’i eliminoj?
Ardita

PËRGJIGJE:

E nderuara Ardita, para se të vendosni për të kontaktuar me dermatologun tuaj të preferuar ju kisha këshilluar që së pari t’i përmbaheni regjimit dietal dhe regjimit higjenik, ta largoni stresin, si dhe të filloni të përdorni preparatet ANTISEP-V dhe DIADERM komplet (losion dhe krem), e në to është prospekti dhe mënyra e përdorimit.

Jam 25 vjeç dhe vuaj nga aknet. Kam përdor çdo gjë që më është thënë nga të tjerët, si dhe shumë dermatolog dhe nuk ka pasur sukses. Përpara nuk kam pasur problem të tille. Kohët e fundit më janë shfaqur akne 'vullgaris" dhe për këtë nuk ka mundur të më ndihmoj asgjë! Kam përdorur antibiotik të ndryshëm, madje edhe nga ato më të rëndat! Poashtu më kanë thënë të përdor edhe diana kontraceptiv që jam duke përdorur qe 3 muaj. Deri më tani nuk kam pas sukses dhe kjo gjë më shkakton stres, madje edhe depresion. Ju lutem nëse mundeni të më jepni shpjegim, prej nga të gjitha këto akne?! Nuk di pse më ndodh kjo, edhe pse pastërtinë e fytyrës e mbaj nën kontroll tejmase. Ju përshëndes!

PËRGJIGJE:

Pasiqë problemi juaj është një kohë më të gjatë dhe më serioz, ju kisha preferuar që gjithsesi të kontaktoni dhe të caktoni një termin për kontroll dhe trajtim sa më shpejt, pra, para sezonit veror, ose edhe ju filloni si pacienti më lart.

Jam 32 vjeçe dhe që nga fëmijëria kam problem me lëkurën, sepse duart më bëhen varrë. Të gjithë më thonë se e kam majasilin dhe që duhet të ruhem në ushqim, psh mos të ha turshi. Kam qenë edhe te mjeku dhe kam përdorë krem për duar, por prapë se prapë kam problem. Shpeshherë duart me qesin edhe gjak. Ju faleminderit. Me respekt Antigona.

PËRGJIGJE:

Po, në bazë të përshkrimit tuaj ju keni një lloj ekzeme apo “majasil”, mirëpo duhet verifikuar cilin lloj dhe prej nga përkeqësohet gjendja juaj. Mirë do të ishte që gjithsesi të caktoni një termin për konsultë dermatologjike prej së afërmi, kështuqë tretmani të jetë sa më adekuat. Deri atëherë keni kujdes me ushqimin, trajtimin higjenik, të mos pastrohen duart me sapun të fortë, gjatë pastrimit të enëve të përdorni dorëza mbrojtëse në mënyrë që të mos acarohen duart nga shamponi apo detergjentet e ndryshme higjenike.

Jam Merita dhe jam 35 vjeçe, brenga ime është se në mollëzat e faqeve kanë filluar të më paraqiten disa vija të kuqe sikurse kapilar të gjakut. Më intereson të dijë shkakun e paraqitjes dhe si të evitohen këto vija të kuqe nga fytyra.

PËRGJIGJE:

Edhe ju duhet ta kontaktoni dermatologun për t’u njoftuar nga afër me gjendjen tuaj lokale (se a ka të bëjë me spaider naevus apo teleangectasi) dhe varësisht nga gjendja pason edhe trajtimi.

Unë jam një vajzë 16 vjeçare dhe kam një problem me duart e mia. Shuplakat e duarve më djersiten shumë. Në fillim kam menduar se kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta, por kam vërejtur se ato më djersiten edhe gjatë dimrit. Kjo është ndonjë sëmundje apo ndodh vetëm për shkak të moshës apo stresit?! Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj!

PËRGJIGJE:

Sa i përket hiperhidrozes apo djersitjes së shuplakave të duarve, ajo varet nga disa faktorë (si p.sh. stresi apo ndonjë sëmundje, që më së shumti vjen si pasojë e stresit). Edhe ju duhet të kontaktoni me dermatologun ose para se të shkoni tek dermatologu mirë do të ishte t&rsqu

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dr. Ylfete A. Shatri - Muçaj, Dermatovenerolog & Farmokolog Klinik
Dr. Ylfete A. Shatri - Muçaj, Dermatovenerolog & Farmokolog Klinik
Dr. Ylfete A. Shatri - Muçaj, Dermatovenerolog & Farmokolog Klinik
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.