Dyoksidi i karbonit është botoksi i ri

10:14 / 24.11.2012

Niveli i rritur i dyoksidit të karbonit në trup sinjalizon mungesën e oksigjenit, të cilin e liron trupi në gjak dhe përmirëson qarkullimin.

Terapia e injektimit të dyoksidit të karbonit në lëkurë, karboterapia, quhet botoksi i ri, dhe tashmë kanë filluar rrëfimet përrallore për efikasitetin e tij - në mënyrë gjeniale rrafshon rrudhat, largon rrathët rreth syve dhe zbardhon shenjat.

Kjo funksionon ashtu që gazi injektohet nën lëkurë, duke ngritur nivelin e dyoksidit të karbonit në trup çka është sinjal për mungesën e oksigjenit, dhe trupi fillon të lirojë më shumë oksigjen në gjak dhe të përmirësojë qarkullimin.

Njëkohësisht, dyoksidi i karbonit nxit rritjen e kolagjenit në qeliza, dukei rinuar në këtë mënyrë, dhe lëkura bëhet më plotë dhe shenjat e plakjes fshihen. Megjithatë, ende nuk janë kryer hulumtime për efektet mundshme anësor të këtij tretmani.

Mjekët kanë filluar të aplikojnë tretmanin pa pritje të mëdha, por entuziazmi i pacientëve i ka mundësuar biznes të ri fitim prurës, edhe pse pajtohen që do të duhej të bëhen hulumtim më të detajuara për efektet.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.