E vërteta e kripur për urthin!

21:51 / 10.05.2011

Refluksi është një shqetësim mjaft i përhapur, që prek gati çdo moshë. Megjithatë është vënë re se një përhapje më e madhe te të moshuarit.

Ndryshimet që ndodhin në organizmin e tyre, stili i jetës dhe përdorimi i medikamenteve në mënyrë kronike, janë disa nga shkaqet që i bëjnë të moshuarit të preken më shpesh nga urthi. Pjesa më e madhe e kësaj grupmoshe e përkufizon si “djegie gjoksi” apo “urth”.

Sëmundja e refluksit (prapësimit) gastro¬ezofageal është një kthim prapa jo normal i acidit të stomakut lart në ezofag, tubin e gjatë muskular që lidh pjesën e pasme të gojës me stomakun. Muskuli i quajtur sfinkter, që ndodhet në kufi¬rin mes ezofagut dhe stoma¬kut e që normalisht punon si një portë e që nuk lejon përmbajtjen e stomakut të kthehet lart në ezofag, mund të jetë shumë i dobët ose të hapet "gabimisht". Kjo sjell shfaqjen e sëmundjes dhe simptomat e urthit (djegë¬sirë në stomak). Urthi si një dhimbje ose shqetësim ndihet prej stomakut e përhapet deri në kraharor; shpesh pas ngrënies, por edhe në çdo orë të ditës, madje edhe duke ju zgjuar gjatë natës. Rreth 20-40% e popullsisë vuan nga një simptomë e tillë.

Të tjera simptoma shoqëruese janë:
* Hidhësi në gojë (ose regurgitacion)
* Vështirësi në gëlltitje, sidomos të ushqimeve të thata.
* Dhimbje gjoksi, që shpesh ngatërrohen me një goditje në zemër.
* Ngjirje e zërit, fyt i thatë, kollë gjatë natës dhe ndryshim i zërit.
* Problem me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Ka edhe disa faktorë që mund ta nxisin sëmundjen e urthit, siç janë: duhanpir¬ja, disa sëmundje, konsumimi i alkoolit apo i disa medikamenteve, po ashtu edhe gjatë shtatzënisë e sidomos gjatë tremujorit të fundit të saj në shumë gra.

Urthi zakonisht trajtohet me antacid, preparate që kanë për qëllim neutralizimin e thartirës së tepërt), prokinetikë (preparate që shtojnë tonusin e sfinkterit të sipërm të ezofagut), inhibitorë të pompës protonike të kaliumit. Ndikim kanë edhe masat higjieno-dietetike, siç janë ushqimi i shpeshtë dhe në sasi më të vogla, largimi i mëlmesave, i pijeve me dyoksid karboni, fjetja me kokë sa më lart (15-20 cm) mbi nivelin e shtratit) dhe, nuk preferohet marrja e ushqimit pas orës 20.

“Të domosdoshme janë edhe vizitat e rregullta te gastroenterologu, që të gjejë shkakun dhe arsyen që e shfaqjes së urthit e që mund të haset ndonjëherë edhe te njerëzit neurolabil, mandej te njerëzit që gëlltisin shumë ajër gjatë ngrënies, si dhe te disa sëmundje siç është hernia hiatale e tipit rrëshqitës, etj.”

Urthi nuk është gjithmonë diçka e thjeshtë e joshqetësuese. Nëse nuk arrin të traj¬tohet, ai mund të shkaktojë dëmtime të ezofagut në forma të inflamacionit të tij, ulcerave apo dëmtimit të indit ezofageal, komplikacione të frymëmarrjes, laringjite; sindromin e Barretit e deri në rrezik për shfaqje të kancerit të ezofagut.

Ndaloni dhimbjen e kokës së shkaktuar nga urthi
Dispepsia dhe problemet me tretjen e ushqimeve mund të jetë një shkaku "misterioz" i disa migrenave të fshehta dhe sistemimi i kësaj teprice acide mund të qetësojë dhimbjen e kokës. Refluksi mund të përhapë dhimbjen drejt mishrave të dhëmbëve, mollëzave dhe prej andej drejt syve, një pozicion i zakonshëm i dhimbjeve të kokës së mi¬grenës.

Astma dhe kolla, të lidhura me refleksin
Kolla e vazhdueshme, por dhe astma bronkiale shpesh janë “bashkëshoqëruese” të urthit. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo episod urthi të trajtohet dhe ekzaminohet në kohë, në mënyrë që të shmangen ndërlikimet e mundshme.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.