Epigjenetika dhe kodi histonik

13:44 / 23.04.2011
Fundi apo fillimi i zbërthimit të fenomenit trashëgimi?!

Dr. Ergyl Gafuri
Pediatër-astmolog
Spitali rajonal-Pejë (reparti pediatrik)
Laboratorin mikrobiologjik ”Dr Vanina”
Rr “Nëna Tereze” Nr 3 (rruga e spitalit)
Tel. 044/049-220 768

Projekti i zbulimit të gjenomit human është paramenduar si pika kulminante e zbulimeve në gjenetikë (apo fundi!?). Ky disponim e përcolli fundin e shekullit të kaluar me shpresë që kur të deshifrohet kodi i ADN-së, atëherë shkencëtarët shumë lehtë do të mund të gjejnë shkakun gjenetik të çdo sëmundjeje si dhe barin adekuat për to.
Gjerë tani është menduar për gjene në mënyrë shumë mekanike, si formë e renditjes së shkronjave. Gjenomi Human është paramenduar si Libri i Jetës. Mirëpo, përkundër këtyre pritjeve sensacionale është zbuluar se gjenomi ynë nuk është shumë i ndërlikuar apo më mirë me thënë nuk ka shumë më tepër gjene se bimët!? Është pritur se përafërsisht do të janë 100-120 000 gjene, mirëpo, në fund ka rezultuar se janë diku përafërsisht 30 000.

Çka po ndodhë pra nëse gjenet e njeriut nuk dallojnë shumë nga ato të bimëve, ndërsa ne jemi potencialisht shumë më të ndërlikuar (kompleks)?!
Është besuar se do të jemi në gjendje të identifikojmë komponentët gjenetike të sëmundjeve të thjeshta, çka në të vërtet është treguar se është detyrë shumë e vështirë.
Ideja e qasjes si një gjen një sëmundje as për së afërmi nuk i shpjegonte problemet. Sasia prej 30 000 gjeneve, nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar kompleksitetin e njeriut. Si duket ka pas diçka që iu ka ikur nga vëmendja shkencëtarëve?!

Çka është ajo që iu ka ikur nga vëmendja shkencëtarëve?!
Gjurmët e para e asaj çka është anashkaluar gjenden në fenomenet paradoksale shumë mbresëlënëse: e para tek minjtë binjak (të famshmit agouti), të cilët edhepse janë binjak identik (pra kanë sekuencat e ADN-së të njëjtë), dallojnë totalisht në ekspresionin gjenetik, varësisht nëse nëna shtatzënë konsumon donorët e grupeve metil (acidi folik p.sh.).


Agouti minjët binjak

Dhe rasti i dytë, tek njeriu që haset në sindromat Prader Willi dhe Angelman, dy sëmundje shumë të ndryshme për nga ekspresioni gjenetik, por me sfondin gjenetik identik.
Të ndalemi shkarazi tek rasti i dytë, delecioni i kromozomit 15 (në të njëjtin vend) varësisht a rrjedhë nga nëna apo nga baba, jap sëmundje plotësisht të ndryshme. Pra, fetusi në zhvillim e sipër manifeston këto gjendje shumë të ndryshme. Dhe, si pra kromozomi i 15-të e di nga cili prind po vjen? Pra, duhet të ekzistojë ndonjë shenjë apo gjurmë në atë kromozom që formohet në formacionet e vezëve apo spermatozoideve të gjeneratës së mëparshme i cili tregon: Hej, kujdes?! Unë vij nga nëna ose unë vij nga babai dhe ne funksionojmë ndryshe. Edhepse sekuencat e ADN-së janë të njëjta.

Konfiguracioni gjenetik i ndryshëm qëndron në gjurmët që janë të vendosura mbi gjenet, varësisht a vjen nga nëna apo nga baba. Kjo tregon se kodi i trashëgimisë është diçka më komplekse se thjeshtë sekuenca e ADN-së. Dmth është vërejtur se kemi të bëjmë me një nocion të ri e që është - Shënjimi i gjenomit.

Çka do të thotë shënjimi i gjenomit?
Thjeshtë, gjenet kanë kujtesën (memorien). Pra diçka tjetër përpos ADN-së është në gjendje të kaloj nga gjenerata në gjeneratë. Kjo ,papritmas, ka vënë në spikamë një dukuri tepër intriguese në këtë botë ende të panjohur!? Shtresa e fshehtë e cila ndikon në gjenet tona e aftë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të ka ndikim në funksionet e tyre dhe kjo quhet Epigjenetika. Dmth, trashëgimia, pra nuk po u varka vetëm nga gjenet të cilat i kemi trashëguar, por edhe nga ajo se a janë ato gjene aktive apo joaktive. Aktivitetin e gjenit e kontrollon ndërprerësi, pra ngjitja e substancave kimike e cila dikton a thua a është gjeni i aktivizuar apo i mbyllur. Pra, pyetja e janë gjenet e hapura apo të mbyllura quhet epigjenetikë. Tani është vërejtur edhe fenomeni epigjentikë i cili i mundëson gjeneve të janë të hapura apo të mbyllura. Epigjentika, pra sqaron se si qenia njerëzore mund të krijohet nga më pak se 30 000 gjene dhe gjithashtu pse projekti i gjenomit human nuk i japë të gjitha përgjigjet. Pra, tani fillon të komplikohet trashëgimia kur të qitet edhe epigjenetika. Dhe fitojmë kompleksitetin që shpjegon diversitetet e ekspresioneve gjenetike në mënyrë shumë më kreative dhe më të suksesshme se sa vetëm me sekuencat e ADN-së. Sfida e ardhshme e mjekësisë moderne është deshifrimi i kodit epigjenetik, pra të zbulohen të gjitha kombinimet e ndërprerësve të cilat
egzistojnë. Projekti i gjenomit human, nuk është fundi, por fillimi i zbulimit.

Kodi histonik
Shumë shkencëtarë besojnë se kombinimet e sakta të këtyre modifikemeve kovalente e bëjnë kodin histonik specifik. Mendohet se gjetja e kodit histonik do të ishte barazi me studimet e Votson dhe Krik-ut për ADN kodin nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar. Sipas kësaj hipoteze, kodi histonik saktësisht e kishte caktuar se si ndërrimi i caktuar në ambientin e jashtëm determinon modifikimin e caktuar të histonit dhe e cila më tutje qon kah transkripcioni i gjenit të caktuar. Pra, ithtarët e kësaj teorie, besojnë në lidhjen e qartë pasojë-shkak në mes botës interne dhe eksterne. Natyrisht, pasi që kodi histonik nuk është i vërtetuar, shumë shkencëtarë kundërshtojnë mundësinë e rregullimit rigid (të drejtpërdrejtë) të përgjegjës së organizmit në ndërrimet e ambientit të jashtëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Dr. Ergyl Gafuri, pediatër-astmolog
Dr. Ergyl Gafuri, pediatër-astmolog
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.