Ethet hemorragjike

22:41 / 20.07.2009
Shenjat e sëmundjes janë temperaturë, ethe dhe hemorragji. Burim infeksioni janë kafshët, kryesisht miu dhe insektet. Transmetohet dhe ndërmjet njerëzve me kontakt të ngushtë. Nuk ka mjekim specifik.

Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit. Këto simptome shpesh shoqërohen me hemorragji, që në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes.

Etiologjia
Shkaktarët e etheve hemorragjike janë viruset, të cilat varësisht se cilës familje i takojnë ndahen në katër grupe•:
Filoviridae- Ebola dhe Malburg
Arenaviridae- Lassa dhe New World arenovirus
Bonyaviridae- Etheve Krime-Kongo, Rift Vallery, dhe Ethet me sindromë renale
Flaviviridae- Ethet Denga, Ethet e Verdha, Ethet e Omskut dhe Kiasenurit.

Epidemiologjia

Shkaktarët e etheve hemorragjike janë të përhapur në gjithë globin. Njerëzit mund të infektohen edhe nga strehuesit e eksportuar prej vendeve tjera, që njihen si vende endemike për një lloj të caktuar të caktuar të etheve hemorragjike.

Transmetimi

Ethet hemorragjike transmetohen prej kontaktit të njerëzve me strehuesit. Viruset që barten nga brejtësit transmetohen kur njerëzit vijnë në kontakt me urinën, materiet fekale, pështymën ose ekskrecionet tjera trupore të brejtësve të infektuar.

Virusët e bartur me vektor antropod përhapen më së shpeshti kur mushkonja ose rriqra pickon njeriu. Disa vektor mund t’i transmetojnë viruset në kafshët shtëpiake, dhe njerëzit infektohen duke u kujdesur për këto kafshë ose gjatë therjes së tyre (p.sh. kasapët). Disa viruse përhapen pastaj prej njeriut në njeri (p.sh. Ebola, Marburg, Lassa dhe Krime Kongo).

Pasqyra klinike

Shenjat dhe simptomat specifike varen nga lloji i etheve hemorragjike. Simptomat fillestare janë: ethe, lodhje, marramendje, dhimbje e muskujve, plogështi, humbje e fuqisë. Pacientët shpesh kanë gjakderdhje në lëkurë, në organet e brendshme, nga goja, sytë, veshët. Pacientët mund të kenë shenja të shokut, çrregullime të funksionit të sistemit nervor, komë, delirium etj. Disa lloje të etheve hemorragjike shoqërohen me insuficiencë renale.

Trajtimi

Pacientët me ethe hemorragjike trajtohen me terapi simptomatike, sepse në përgjithësi nuk ka terapi bazë për shërim. Ribavirina- një bar antiviral është efektiv në trajtimin e disa pacientëve me ethe Lassa ose ethe hemorragjike me syndromë renale.

Preventiva dhe kontrolli

Përveç etheve hemorragjike argjentinase për të cilat ekziston vaksinë, për llojet tjera nuk ka vaksinë. Prevenca kryesore është shmangia e kontaktit me strehuesit e infektuar. Nëse veç ka ardhur te shfaqja e sëmundjes, duhet penguar bartja nga njeriu në njeri. Për shkak se shumica e viruseve që shkaktojnë ethe hemorragjike barten nga brejtësit, prevenimi duhet përfshijë:
* kontrollimin e popullimit të brejtësve
* eliminimin e minjve nga shtëpitë dhe vendet e punës
* prishja e çerdheve dhe largimi i bajgave të brejtësve
* për ata virus që barten me vektor antropod prevenimi fokusohet në kontrollimin e gjithë komunitetit. Njerëzit duhet këshilluar për mbytjen e insekteve, veshje adekuate, vendosjen e rrjetave në dritare, dhe barriera të tjera për largimin e insekteve dhe shmangien nga thumbimet.
* te rastet e përhapjes prej njeriut në njeri duhet shmangur kontakti i afërt me personat e sëmurë. Personat e sëmurë duhet izoluar. Kontrolli tjetër është dezinfektimi, përdorimi adekuat i mjeteve punuese nga ana e punëtorëve shëndetësorë.

Disa lloje të etheve hemorragjike më të përhapura në Kosovë

Ethet hemorragjike Krime-Kongo (Crimean-Congo) Ethet hemorragjike Krime-Kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra që është i llojit Nairovirus dhe bën pjesë në familjen Bonyaviridae. Sëmundja së pari është zbuluar në Crimea më 1944 nga ka marrë emrin, më vonë është gjetur edhe në Congo më 1969.

Epidemiologjia - Sëmundja më shpesh haset në Evropën lindore veçanërisht në Bashkimin Sovjetik. Poashtu është e përhapur edhe në Mediteran, Kinë Veriperëndimore, Azi Qendrore etj. Te njerëzit më shpesh përhapet në periudhën prill-shtator.

Transmetimi - Rriqrat Hyaloma janë rezervuar dhe vektorë të virusit Krime­Kongo. Disa kafshë shtëpiake si gjedhet, dhitë, delet dhe lepujt e egër janë strehues të virusit. Transmetimi te njerëzit ndodh kur ata vijnë në kontakt me kafshët e infektuara ose rriqrat. Sëmundja përhapet edhe prej njeriut të infektuar në tjetrin përmes gjakut ose lëngjeve trupore. Poashtu përhapja mund të ndodh nga sterilizimi jo adekuat i mjeteve punuese, kontaminimi i tyre, etj.

Simptomat - Fillimi i sëmundjes është i menjëhershëm me temperaturë të lartë, kokëdhembje, dhimbje shpine, dhimbje nyjesh, dhimbje barku dhe vjellje. Vërehen sy të skuqur, fytyrë e skuqur, gjuhë e skuqur. Me progresionin e sëmundjes shfaqet epistaksë, gjakderdhje në vendin e dhënies së
injeksionit, e cila gjakderdhje fillon nga dita e 4-të e sëmundjes dhe zgjat rreth 2 javë.

Diagnoza - Në hemogram vërehet leukopeni, trombocitopeni, ndryshime karakteristike për koagulimin intravaskular të diseminuar. Në analizat e urinës vërehet hematuri, proteinuri, oliguri, azotemi. Me analiza serologjike përcaktohen antitrupat specifik.

Prognoza - Vdekshmëria është e lartë, ajo sillet prej 10-50%.

Trajtimi - Kryesisht është simptomatik. Shoku luftohet me dhënien e gjakut, te KID jepet heparinë. Ribavarina është mjaft e efektshme.

Profilaksa - Duhet luftuar kundër vektorit. Rriqrat luftohen me Dietil-m­toluanide. Te personat që mund të jenë në kontakt me rriqra këshillohet përdorimi i dorëza ve dhe rrobave mbrojtëse.

Ethet hemorragjike me sindromën renale
Sëmundja shkaktohet nga hantavirusët-familja Bonyaviridae. Karakterizohet me intoksikacion të rëndë shoqëruar me dëmtime kapilare difuze, fenomene hemorragjike, shok, çrregullime të rënda hidroelektrike dhe me insufieieneë renale.

Epidemiologjia - Janë tre serotipe të hantavirusëve:
1. Hantan Seoul dhe Dobrava-Beograd janë shkaktar të etheve hemorragjike me sindrom renale. Virusi hantan është i përhapur në Azi, veçanërisht në Kinë dhe Rusi.
2. Virusi Puumala-shkakton nefropati endemike. Është i përhapur në Skandinavi, Evropën perëndimore dhe Rusi.
3. Virusi Dobrava është i përhapur në Ballkan.

Transmetimi - Barten përmes brejtësve. Njerëzit infektohen me këta virus dhe zhvillojnë sindromë renale pas ekspozimit me urinën, bajgat dhe salivën e brejtësve të infektuar. Transmetimi ndodh edhe kur urina e infektuar dhe materiet tjera bien në kontakt direkt me lëkurën e dëmtuar ose me membranat mukozale në sy, hundë ose gojë. Poashtu njerëzit që punojnë me brejtës të gjallë mund t’u ekspozohen viruseve pas kafshimit të tyre nga kafshët e infektuara. Transmetim i prej njeriut në njeri mund të ndodh, por është shumë i rrallë.

Simptomat - Zakonisht simptomat paraqiten l-2 javë pas infeksionit, por mund të paraqitet edhe pas 8 javëve.

Faza e parë fillon përnjëherë me kokëdhembje intensive, temperaturë të lartë, dhimbje shpine dhe barku, ethe, dridhje, nauze, vjedhje dhe fotofobi. Vërehen ekzantema eritematoze në fytyrë, qafë, shpinë, skuqja e faringut, edema periorbitale.


Faza e dytë zhvillohet në ditën e pestë dhe zgjat 24-48 orë. Karakterizohet me hipotension dhe gjendje shoku. Shenjat tjera janë tahikardi, lëkura e ftohtë, në gjakun periferik-leukoeitozë, neutrofili, tromboeitopeni limfocite atipike.
Faza e tretë zhvillohet kah dita 8-9 e sëmundjes me shenja të insuficieneës renale si oliguri, ndryshime të ekuilibrit elektrolitik, hiperkalemi, hipelfosfatemi dhe hipokalemi. Në të sëmuret shfaqen hemoragjitë të tipit të hematemezës, melenës, petehieve, hematurisë, dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo fazë quhet edhe toksiko-hemorragjike.
Faza e katërt zgjatë 3-6 javë. Të sëmurët paraqesin dobësi muskulare, por më vonë fillojnë të marrin peshën e humbur, rritet aftësia koncentruese e urinës.

Diagnoza përcaktohet me anamnezë klinike karakteristike të shoqëruar me fenomene hemorragjike dhe dëmtime renale. Në analiza laboratorike vërehet rritje e hematokritit, rritje e kaliumit, fosfateve, ulje e kalciumit, ulje e diurezës, proteinuri, leukocitozë. Në analiza serologjike përcaktohen antitrupat IgM.

Trajtimi - Kryesisht është simptomatik: përdoren lëngje si sol. glukozë 5%, solfiziologjik 0.9%, gjak ose plazmë sipas nevojës. Te insuficienca renale jepet lasix, dhe dopamine në doza të vogla. Rezultate të mira ka dhënë edhe Ribavarina.

Prognoza - Vdekshmëria shkon prej 5-15% te ethet hemorragjike me sindromë renale nga hantavirusët, kurse më e vogël se 1% te ata me Puumalavirus.

Profilaksa - Kontrollimi i popullacionit të brejtësve, eliminimi i tyre nga shtëpitë. Shmangia e kontaktit me urinë, bajga, salivë dhe strofulla të brejtësve.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog
Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.