Farat e lirit dhe kolesteroli

11:43 / 10.09.2009

Farat e lirit qe një kohë të gjatë lidhen me shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore. Megjithatë, studimet e reja tregojnë efekt të rëndësishëm të farave të lirit mbi nivelin e kolesterolit në gjak.

Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje (ku janë përfshirë 1.500 meshkuj dhe femra), shkencëtarët kanë vërejtur se farat e lirit, por JO edhe vaji i lirit, zvogëlojnë sasinë e përgjithshme të LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’).

Testet janë realizuar në atë mënyrë duke iu dhënë pjesëmarrësve në studim sasi të përafërt me një lugë çaji të farave dhe vajit të lirit në ditë.

Veç tjerash është vërejtur se efekti më i madh kishte qenë te femrat, sidomos në periudhën pas menopauzës.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.